ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 27.10.2021

Kryeministri Kurti është kërcënuar, thotë zëdhënësi i Qeverisë

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i tha Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, por nuk dha detaje se nga kush ose në çfarë rrethana. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi Kryeziu. Читать дальше...

Plumbi të cilin e shkrepi aktori Baldwin ishte i vërtetë, thotë policia

Evropaelire.org 

Shefi i Policisë në Santa Fe, Adan Mendoza, tha të mërkurën (27 tetor) se autoritetet kanë gjetur një predhë të plumbit të vërtetë që ishte shkrepur nga arma e zjarrit e përdorur nga aktori, Alec Baldwin, ku për pasojë mbeti e vdekur drejtorja e fotografisë, Halyna Hutchins. Në këtë incident mbeti i plagosur edhe regjisori Joel Souza, por ai pas trajtimit të marrë u lirua nga spitali. Ngjarja ndodhi javën e kaluar derisa po bëheshin provat e xhirimeve të filmit “Rust” në Nju Meksiko. Mendoza dhe prokurorja e qarkut... Читать дальше...

Banorët e zhgënjyer nga toka e premtuar në Hade të Re

Evropaelire.org 

Disa banorë të fshatit Hade në Obiliq, në afërsi të Prishtinës, kanë mbetur pa zgjidhje të qartë për banim pasi u zhvendosën nga fshati i tyre i mëparshëm për t’i lënë vend mihjes për qymyr. Lagjja e re që iu përcaktua për banim ka mungesë të rrjetit të energjisë elektrike dhe infrastrukturë bazike për jetesë.

SHBA-ja lëshon pasaportën e parë me përcaktimin gjinor "X"

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara e kanë lëshuar pasaportën e parë në të cilën përcaktimi gjinor është shkruar me "X". Kjo është vlerësuar një arritje historike për personat që nuk identifikohen si burra apo gra. Njoftimi për lëshimin e pasaportes e bëri Departamenti i Shtetit mirëpo nuk njoftoi se kujt i është dhënë pasaporta. Kjo mundësi, sipas autoriteteve amerikane do t’ju jepet të gjithë aplikuesve për pasaportë pasi të bëhet përditësimi i formularit të aplikimit në fillim të vitit 2022. E dërguara... Читать дальше...

Kosova sanksionon 7 persona dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Evropaelire.org 

Kosova të mërkurën (27 tetor) ka vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe kompanisë AID-ar Properties për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah. Vendimi është marrë nga Qeveria e Kosovës. Zëvëndëskryeminstrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen “konform Rezolutës 1373 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj shtatë individëve dhe një kompanie për lidhjet e tyre me organizatën terroriste Hezbollah dhe rolin e tyre në rrjetin financiar të saj në Gadishullin Arabik”. Читать дальше...

Çmimet vënë në siklet qytetarët

Evropaelire.org 

Çmimet e shumë produkteve të konsumit janë rritur së fundmi në Kosovë. Qytetarët e kanë komentuar në lloj-lloj mënyrash këtë situatë, derisa Qeveria e Kosovës ka thënë se është duke punuar për t’iu ndihmuar atyre.

Prapa dyerve të mbyllura, refugjatët afganë në Kosovë presin vizat

Evropaelire.org 

Mbi 750 shtetas afganë, të cilët ikën nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin mbi këtë shtet në muajin gusht, ende gjenden në Kosovë. Kosova ishte njëra nga shtetet, e cila hapi dyert për pranim të përkohshëm të shtetasve afganë, të cilët mund të qëndrojnë më së shumti deri në një vit. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se që nga fundi i muajit gusht, në Kosovë kanë ardhur 1,286 persona nga Afganistani. Ndërkohë, 528 afganë janë larguar për në SHBA dhe vende të tjera aleate. Читать дальше...



Gjykata Evropiane vendos që Polonia të paguajë 1 milion euro në ditë

Evropaelire.org 

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Poloninë që të paguaj një dënim prej 1 milionë euro në baza ditore për shkak se ka refuzuar të pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë. Komisioni Evropian kërkoi gjobitjen muajin e kaluar pasi autoritetet polake nuk respektuan një vendim të mëparshëm të muajit korrik që urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të aktiviteteve të dhomës. "Përmes vendimit të sotëm zëvendëspresidenti i Tribunalit detyroi Poloninë të paguajë një dënim prej 1 milion euro në ditë... Читать дальше...

Retorikë nxitëse për sigurimin e votave

Evropaelire.org 

Në javën e fundit të fushatës elektorale për balotazhin më 31 tetor në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë ashpërsuar retorikën në takimet me qytetarët duke paralajmëruar, madje, edhe tensione apo të ardhme jo të mirë për vendin. Fushata është përshkallëzuar menjëherë pas publikimit të rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve, më 17 tetor, që si parti fituese nxori VMRO DPMNE-në në 21 komuna nga 80 sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut. LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev fitoi vetëm nëntë... Читать дальше...

Një viktimë dhe 22 raste me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Të mërkurën (27 tetor) në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes nga COVID-19.  Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar edhe 22 raste të të infektuarve nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se kjo shifër ka dalë pas testimit të 2.095 mostrave në laboratorët publikë dhe privatë. Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 20 pacientë, ndërsa raste aktive janë 428.  Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit... Читать дальше...

"S'ka zgjidhje tjetër": Varfëria detyron afganët t'i shesin vajzat e tyre

Evropaelire.org 

Në provincën Badgis, në Afganistan, thatësira dhe varfëria ekstreme po i shtyjnë dhimbshëm shumë familje t’i shesin vajzat e tyre. Disa prej tyre janë ndërmjet 1 vjeç e gjysmë deri në gjashtë vjeç, dhe po shiten për 500 deri në 3.000 dollarë amerikanë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

BE-ja po shqyrton rihapjen e misionit në Afganistan

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian (BE) nuk e ka në plan të njohë zyrtarisht Qeverinë e udhëhequr nga talibanët megjithatë po shqyrton mundësinë e rihapjes së misionit diplomatik në Afganistan, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Ajo për të cilën po angazhohet BE-ja tani është krijimi i një pranie minimale në terren”, tha ajo. Më 24 tetor, Financial Times raportoi se Bashkimi Evropian po synon të rihapë përfaqësinë diplomatike në Afganistan. Читать дальше...

Vdes regjisorja Burbuqe Berisha

Evropaelire.org 

Ka vdekur në moshën 51-vjeçare regjisorja Burbuqe Berisha. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.  "Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit", ka shkruar ndër tjerash ministri Çeku.   E lindur në Shkup, regjisorja Berisha studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve... Читать дальше...

Vetëm 2% e pasurisë së Elon Muskut mund të zgjidhte problemin e urisë në botë

Evropaelire.org 

Një grup i vogël individësh jashtëzakonisht të pasur mund të ndihmojë në përballimin e urisë në botë me vetëm një pjesë të vlerës së tyre neto, tha drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP). Miliarderët duhet të ndërmarrin një hap përpara vetëm një herë, tha David Beasley për CNN, duke theksuar dy personalitetet më të pasura në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk. "Gjashtë miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që do të vdesin nëse nuk i arrijmë. Kjo nuk është e komplikuar", shtoi ai. Читать дальше...

Vdes i mbijetuari i Hiroshimës dhe luftëtar japonez kundër armëve bërthamore

Evropaelire.org 

Luftëtari kryesor kundër armëve bërthamore në Japoni, i cili i mbijetoi sulmit të parë me bombë atomike në botë, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Sunao Tsuboi ishte rrugës për fakultet kur u godit nga shpërthimi në Hiroshimë më 6 gusht 1945, nga i cili pësoi djegie në të gjithë trupin. Rreth 140,000 njerëz u vranë në atë sulm, kurse Tsuboi ia kushtoi jetën e tij fushatës për t'i luftuar armët bërthamore. Gjatë jetës së tij, Tsuboi u takua edhe me Barack Obamën gjatë vizitës së tij historike në Hiroshima si president i SHBA-së. Читать дальше...

Mjete shtesë për pensionistët dhe përfituesit e skemave sociale

Evropaelire.org 

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozimi i ministrit të Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale. Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale. Ndërkaq, përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale. Читать дальше...

Qeveria së shpejti në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ditëve në vijim do të dalë me një pako masash, e cila do t’i ndihmojë qytetarët për të kaluar më lehtë rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.  Në Kosovë, çmimet e artikujve bazikë të konsumit në muajin shtator janë shtrenjtuar deri në pesë për qind dhe ky shtrenjtim ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor. Çmimet më të larta deri në 30 për qind vërehen te vajrat dhe yndyrnat ushqimore, ndërkaq 20 për qind te pemët dhe perimet. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës... Читать дальше...

Новости России
Москва

Музыкант удивляет публику: Революционный ремикс Бянки и Птахи - Тук Тук


Senatorët përkrahin akuza penale kundër Bolsonaros

Evropaelire.org 

Senatorët brazilianë kanë votuar për të rekomanduar akuza kundër presidentit Jair Bolsonaro, për mënyrën se si e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit. Një panel i Senatit ka përkrahur raportin që kërkon ngritjen e akuzave kundër Bolsonaros, përfshirë krime kundër njerëzimit, pasi autoritetet kanë regjistruar më shumë se  600,000 mijë vdekje me koronavirus. Gjetjet do të prezantohen para Prokurorit të Përgjithshëm, zyrtar i emëruar nga Bolsonaro. Presidenti ka thënë se është “fajtor për absolutisht asgjë”... Читать дальше...

Blinken mirëpret lirimin e kryeministrit të Sudanit pas puçit ushtarak

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me kryeministrin e rrëzuar nga pushteti në Sudan, Abdalla Hamdok, pasi liderët ushtarakë që kanë marrë pushtetin, ia kanë mundësuar atij kthimin në shtëpi. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Blinken, në një bisedë telefonike, ka mirëpritur lirimin e Hamdokut dhe “ka përsëritur thirrjen ndaj forcave ushtarake të Sudanit që të lirojnë të gjithë liderët civilë dhe të garantojnë sigurinë e tyre”. Blinken... Читать дальше...

SHBA ia anulon licencën një kompanie kineze për komunikime

Evropaelire.org 

Uashingtoni ia ka anuluar licencën amerikane një prej kompanive më të mëdha kineze për telekomunikime, duke cituar shqetësimet për “siguri kombëtare”. Kompania, China Telecom, duhet të ndalojë ofrimin e shërbimeve në Shtetet e Bashkuara brenda 60 ditëve. Zyrtarët kanë thënë se kontrolli i Qeverisë kineze në këtë kompani, i ka dhënë asaj mundësi “të ketë qasje, të ruajë, t’i pengojë dhe t’i çojë në drejtim të gabuar komunikimet amerikane”. Kjo gjë mund t’i mundësojë asaj “të përfshihet në spiunim... Читать дальше...

Ekspertët e FDA-së përkrahin vaksinën e Pfizerit për fëmijët mbi pesë vjeç

Evropaelire.org 

Një panel i Qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNTech, edhe për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç. Ekspertët e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) kanë përkrahur këtë vendim të martën, duke i hapur rrugën autorizimit brenda disa javësh. Në muajin shtator, kompania Pfizer ka thënë se të dhënat kanë treguar që vaksina kundër koronavirusit është e sigurt për atë grup-moshë. SHBA-ja veçse është duke vaksinuar fëmijët e moshave nga 12 vjeç e lart. Читать дальше...

Shtohen dyshimet nëse talibanët mund ta luftojnë Shtetin Islamik në Afganistan

Evropaelire.org 

Colin Kahl, zyrtar i lartë në Pentagon, ka thënë se është e paqartë nëse talibanët kanë kapacitet për të luftuar grupin militant, Shteti Islamik (IS), edhe pse dihet se të dyja grupet janë “armike”. Kahl, nënsekretar për politika të mbrojtjes, i ka thënë një komiteti të Kongresit më 26 tetor se, komuniteti amerikan i inteligjencës ka vërejtur se talibanët janë “tejet të motivuar” për të ndjekur degën e Shtetit Islamik në Afganistan (IS-K). “Megjithatë, aftësia e tyre për ta bërë këtë gjë, mbetet të shihet”. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Азаренко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Майами






Попавшего неделю назад мальчика нашли мертвым в болоте в Курской области

Более 125 человек выступили на чемпионате по чтению вслух в Электростали

Госдеп: США остро зависят от российского урана как топлива для ядерных реакторов

Тульский «Арсенал-2» сыграл вничью с любительским «Локомотивом»