ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 28.10.2021

SHBA rrit ndihmën humanitare për Afganistanin

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të ndajnë 144 milionë dollarë si ndihmë humanitare për krizën në Afganistan. Ndihma do të ndahet drejtpërdrejt te organizatat humanitare, të cilat u ndihmojnë afganëve, përfshirë edhe refugjatët afganë në shtetet fqinje, ka thënë Sekretarja e Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Emily Horne. Organizatat humanitare, që do të marrin ndihmat, do të ofrojnë strehim, kujdes shëndetësor, ushqim, ujë dhe produkte higjienike për afganët dhe refugjatët afganë. Читать дальше...

Facebook ndryshon emrin në Meta

Evropaelire.org 

Facebook ka njoftuar se emri i ri i kompanisë do të jetë Meta. Ndryshimi nuk do të aplikohet në platformat individuale sikurse Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm në kompaninë amë që i ka në pronësi. Kompania, e cila bërë të ditur këtë ndryshim përmes një konference, ka thënë se emri i ri përshtatet më shumë me atë që bën tani. Ajo ka bërë të ditura edhe planet për metaverse – një botë online në të cilën njerëzit do të mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një ambient virtual... Читать дальше...

Biden prezanton planin e rishikuar për shpenzime

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar një plan të rishikuar për shpenzime, duke e konsideruar atë si investim historik për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara. “Askush nuk ka marrë çfarë ka dashur, përfshirë mua”, ka thënë ai, duke pranuar mospajtimet brenda partisë së tij për të arritur pajtueshmëri për një mori projektligjesh. Demokratët duhet të përkrahin pothuajse në mënyrë unanime planin për të kaluar në Kongres. Aty përfshihen investime në infrastrukturë, klimë dhe kujdes për fëmijët. Читать дальше...

Vdes një 17-vjeçare nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Evropaelire.org 

Të enjten në Maqedoni të Veriut ka vdekur një 17-vjeçare me koronavirus. Kjo njëherësh është viktima më e re me koronavirus në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia. Viktima, e cila nuk ishte e vaksinuar, është nga qyteti i Demir Hisarit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktima, e cila vuante nga mbipesha, është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje shumë të rëndë më 19 tetor, pasi një ditë më parë ishte paraqitur për herë të parë për kontroll mjekësor në Spitalin e Manastirit. Читать дальше...

Bullgaria mbyll kufijtë për shumicën e ukrainasve

Evropaelire.org 

Bullgaria do të mbyllë përkohësisht kufijtë për shumicën e vizitorëve nga Ukraina, për shkak të numrit të konsiderueshëm të personave të infektuar me koronavirus në këtë vend të ish-Bashkimit Sovjetik. Kufizimet në udhëtim do të zbatohen nga 30 tetori, ka njoftuar Ambasada e Ukrainës në Sofje. Vetëm ukrainasit që kanë lejeqëndrime bullgare, si dhe anëtarët e tyre të familjes do të mund të hyjnë në këtë shtet, nëse kanë test negativ për koronavirus, dëshmi të vaksinimit, apo dokumente që tregojnë se janë shëruar nga koronavirusi. Читать дальше...

Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane. Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit... Читать дальше...

Kina kundërshton kontaktet ushtarake mes SHBA-së dhe Tajvanit

Evropaelire.org 

Kina ka përsëritur kundërshtimet e veta ndaj lidhjeve ushtarake në mes të Uashingtonit dhe Tajvanit, pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-Wen, ka konfirmuar se një numër i vogël i trupave amerikane janë prezente në ishull. Kina Komuniste, e cila e konsideron Tajvanin si territor të saj, dhe është zotuar për ta përfshirë atë nën regjimin e Pekinit - qoftë edhe përmes forcës - ka rritur presionin ushtarak në këtë ishull, duke përfshirë edhe lëvizjet e aeroplanëve ushtarakë kinezë në zonën ajrore të mbrojtur të Tajvanit. Читать дальше...

Kosova, portë e hapur për diplomacinë ruse

Evropaelire.org 

Në 16 vjetët e fundit Rusia ka pasur një prezencë të madhe diplomatike në Kosovë. Hulumtuesit thonë se nga viti 2005 kur u hap Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, dhjetëra diplomatë rus kanë qenë me mision në Prishtinë. Lulzim Peci, ish-diplomat kosovar, tani drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë se Zyra Ruse kohëve të fundit ka qenë ndër misionet më të mëdha diplomatike në Kosovë. “Me sa di unë, në këtë zyre mbi dhjetë diplomatë kanë qenë në kohën e fundit që për numrin e diplomatëve... Читать дальше...



Përpjekjet maqedonase për t'i tejkaluar problemet me votimin biometrik

Evropaelire.org 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka angazhuar 400 persona staf teknik për të shmangur të gjitha problemet, të cilat u shfaqën gjatë votimit biometrik në raundin e parë zgjedhor më 17 tetor, përkatësisht për të evituar problemet të cilat kanë të bëjnë me pajisjet që u aplikuan për herë të parë e kanë të bëjnë me leximin e gjurmëve të gishtërinjve të votuesve. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se edhe rezultati nga procesi i votimit nga 44 komunat që kanë shkuar në balotazh nga gjithsej 80 komuna... Читать дальше...

Kosova regjistron 16 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të enjten janë regjistruar 16 raste me koronavirus, pas testimit të 1.557 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 28 tetor, 16 persona janë shëruar derisa 428 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.976 persona kanë vdekur. Читать дальше...

Schmidt: Bosnja përbëhet nga entitetet, e tillë do të mbetet

Evropaelire.org 

Bosnje e Hercegovina përbëhet nga entitetet dhe e tillë do të mbetet, sepse ato janë pjesë e integritetit territorial, të përshkruar me Marrëveshjen e Dejtonit, tha përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt. Schmidt, i cili ka marrë detyrën në muajin gusht, iu drejtua të enjten për herë të parë Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjës. Ai tha se është e qartë se “askush nuk ka interes ta kthejë kohën pas” dhe se “komuniteti ndërkombëtar nuk do të qëndrojë anash”. Читать дальше...

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para qeverisë

Evropaelire.org 

Për dy ditë me radhë punëtorë të kompanisë “NewCo Ferronikeli Complex LLC", po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë zgjidhje pasi mbetën pa punë kur më 8 tetor kompania “Balfin” nga Tirana ndërpreu punën për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike në Evropë.

Serbia gjithnjë e më afër energjisë bërthamore

Evropaelire.org 

Serbia është duke u orientuar drejt energjisë bërthamore pas disa dekadash të moratoriumit për ndërtimin e centraleve bërthamore. Drejtoria për Sigurinë Bërthamore dhe Rrezatim e Serbisë ka njoftuar se ka marrë pjesë në një stërvitje ndërkombëtare më 26 dhe 27 tetor në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këtë ushtrim u simulua një aksident në termocentralin bërthamor Baraka. Stërvitja u organizua nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi i saj... Читать дальше...

Koronavirusi thyen rekorde në Rusi dhe Ukrainë

Evropaelire.org 

Rusia raportoi të enjten shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Sipas raportit zyrtar të Qeverisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan 1,159 të vdekur dhe 40,096 të infektuar. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave në Rusi arrin mbi 235,000 dhe është i katërti më i lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë. Nga e enjtja, Moska është futur në izolim të pjesshëm, për shkak të situatës së rënduar pandemike. Vetëm dyqanet me shërbime esenciale... Читать дальше...

Vuçiq: Serbia mbështet politikën “Një Kinë”

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha ministrit të Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Jiem, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Serbi, se Beogradi e mbështet politikën “Një Kinë”. “Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë. Ju po e bëni atë në të njëjtën mënyrë sikurse Serbia, e cila mbështet politikën e një Kine”, tha Vuçiq. Sipas politikës “Një Kinë”, Kina kontinentale dhe Tajvani janë pjesë të patjetërsueshme të Kinës së bashkuar. Serbia, në anën tjetër, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës... Читать дальше...

Të dyshuarit për lidhje me Hezbollahun nuk janë shtetas të Kosovës

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë tha se personat e sanksionuar për lidhje të dyshuara me Hezbollahun, nuk janë shtetas të Kosovës. Një ditë më herët, Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendosë sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit. Në disa media lokale dhe ndërkombëtare u raportua se këta persona janë qytetarë të Kosovës, por MPJD e mohoi këtë. Sipas MPJD-së, masat e vendosura demonstrojnë angazhimin e Kosovës si pjesë... Читать дальше...

Shpallen rezultatet përfundimtare: 21 komuna në balotazh

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) të enjten ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, 21 komuna do të garojnë në raundin e dytë në balotazh, ndërsa në 17 komuna është vendosur fituesi në raundin e parë. Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, pas shpalljes së rezultateve bëri të ditur se ekziston mundësia e ankesës për këto rezultate brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP). Një ndër... Читать дальше...

Cilat shtete pësojnë më së shumti nga moti ekstrem?

Evropaelire.org 

Teksa udhëheqësit botërorë po përgatiten për t’u takuar në Glasgou, për të diskutuar rreth reagimit të tyre ndaj ndryshimeve klimatike, një raport i përvitshëm i rrezikut nga klima ka treguar se stuhi më të fuqishme po i godasin më rëndë njerëzit dhe ekonomitë, teksa të varfrit po i pësojnë humbjet më të mëdha. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Infrastruktura e pakompletuar e pengon zhvendosjen në Hade të Re

Evropaelire.org 

Tri shtëpi në fshatin Hade të Obiliqit po qëndrojnë të rrethuara me ekskavatorë e pluhur nga mihja për qymyr në këtë zonë. Gani Grajqevci së bashku me vëllezërit e tij jetojnë në këto shtëpi në një fshat thuajse tërësisht të evakuuar. Grajqevci është pjesë e projektit të zhvendosjes së banorëve nga fshati Hade për t’i lënë vend mihjes së qymyrit nga Korporata Energjetike e Kosovës. Brenda këtij projekti, vitin e kaluar ai ka nënshkruar kontratë për t’u larguar nga shtëpia e tij në Hade dhe... Читать дальше...

Новости России
Москва

«Радио Зенит» – информационный партнер форума «Мы вместе. Спорт»


Qeveria subvencionon kreditë e bizneseve prodhuese  

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka prezantuar të enjten dy nga masat e Pakos së ringjalljes ekonomike, të cilat parashohin subvencionimin e kredive për bizneset prodhuese dhe mbështetjen e eksportit. Shuma e ndarë për këto dy masa është afër 40 milionë euro. Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se qëllimi i këtyre masave është inicimi i një lokomotive prodhuese, e cila cak përfundimtar ka zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Në kuadër të pakos... Читать дальше...

Kurti: Nuk ndihem i rrezikuar

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se nuk ndihet i rrezikuar, por tha se janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara.   “Janë mekanizmat e shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime nëpër rrjete sociale, të cilat unë nuk kam mundësi t’i ndjek”, tha Kurti në një konferencë për media në Prishtinë, pasi u pyet nga gazetarët se a ndihet i kërcënuar dhe nga kush.   “As dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, shtoi ai. Читать дальше...

Kina kufizon ndërtimin e rrokaqiejve

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kinë nuk do t’i lejojnë më qytetet e vogla të ndërtojnë “ndërtesa super të larta”. Sipas vendimit të marrë, qytetet me popullsi më pak se tre milionë banorë nuk do të lejohen të ndërtojnë rrokaqiej më të gjatë se 150 metra. Ato me popullsi më të madhe se kaq do të mund të ndërtojnë ndërtesa deri në 250 metra. Ministria për Strehim dhe ajo për Menaxhim të Emergjencave thanë se ata që miratojnë projekte që i shkelin rregullat e reja, do të mbajnë “përgjegjësi të përjetshme”. ... Читать дальше...

Si mund t’i përgjigjet Kosova rritjes së çmimeve?

Evropaelire.org 

Për të zbutur situatën e krijuar në Kosovë pas rritjes së çmimeve të produkteve elementare, Qeveria e Kosovës duhet të nisë me subvencionimin e prodhuesve apo të ndërhyjë në planin e politikave sociale. Kështu mendojnë profesori i Ekonomisë, Berim Ramosaj, dhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri. Po ashtu, sipas tyre, edhe ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një mundësi tjetër që mund të përdoret në këtë rast, por e cila pastaj do të ulte të hyrat për buxhetin e shtetit. Buxheti i... Читать дальше...

Banka Botërore pezullon ndihmën pas puçit në Sudan

Evropaelire.org 

Banka Botërore pezulloi ndihmën e saj për Sudanin, pasi ushtria atje organizoi grushtshtet kundër Qeverisë civile. Grushtshteti i së hënës u pasua me protesta mbarëkombëtare dhe u dënua fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar. Agjencitë e lajmeve raportojnë për disa protestues të vrarë dhe të arrestuar, por konfirmime zyrtare të shifrave nuk ka. Bashkimi Afrikan po ashtu e pezulloi Sudanin nga blloku, për shkak të, siç tha, “kapjes jokushtetuese” të pushtetit. SHBA-ja tashmë ka ngrirë 700 milionë dollarë ndihma për këtë vend. Читать дальше...

Ekipe mobile për vaksinim në shtatë qytete të Kosovës

Evropaelire.org 

Në shtatë qytete të Kosovës, ekipet mobile do të bëjnë të enjten dhe të premten vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë tha se ekipet mobile do të jenë të vendosura në sheshet kryesore të qyteteve: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan. Vaksinimi, ndërkohë, do të vazhdojë edhe në të gjitha qendrat e vaksinimit, thuhet në njoftim. Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca - të dyja të miratuara nga Organizata Botërore... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Рыбакина, наряду со Свёнтек, имеет 70% побед на WTA-1000 против соперниц из топ-10






Издание об истории Севастополя передали в главную библиотеку в Хабароаске

Андрей Бочкарев: Многофункциональный комплекс с амфитеатром появится в Перово

ВС Польши: авиацию подняли в небо из-за интенсивной активности России

В городской гимназии № 7 Брянска состоялась акция «Сдаём вместе.День сдачи ЕГЭ родителями»