ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2021

Новости за 29.10.2021

Moldavia dhe Rusia arrijnë marrëveshje për gazin

Evropaelire.org 

Qeveria moldave dhe Gazprom-i rus thanë se kanë rënë dakord që të zgjasin kontratën për furnizimin e Moldavisë me gaz, nga 1 nëntori. Kontrata do të vlejë për pesë vjetët e ardhshëm. Gazprom tha se marrëveshja është arritur me “kushte reciprokisht të dobishme”. Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme javën e kaluar, pasi kontrata e saj e gazit me Gazprom-in - furnizuesin më të madh të gazit natyror në Evropë - ka skaduar në fund të muajit të kaluar, ndërsa dy palët nuk kanë arritur... Читать дальше...

Rusia regjistroi në shtator mbi 44,000 viktima nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Së paku 44,265 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi dhe shkaqe që lidhen me të, gjatë muajit shtator në Rusi, bëri të ditur agjencia e statistikave në këtë vend, Rosstat. Shifra e publikuar të premten e çon në rreth 462,000 numrin e viktimave nga koronavirusi në Rusi, që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar. Ky numër i të vdekurve është më i larti në Evropë. Gjatë ditës së premte, task-forca ruse për koronavirusin tha se numri i përgjithshëm i viktimave është 236,220. Kritikët... Читать дальше...

Polonia do të ndërtojë mur në kufi me Bjellorusinë

Evropaelire.org 

Parlamenti i Polonisë votoi të premten për ndërtimin e një muri në kufi me Bjellorusinë, për të bllokuar fluksin e migrantëve që hyjnë ilegalisht në Poloni. Mijëra njerëz - kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia - kanë bërë përpjekje për të kaluar kufirin e Polonisë, muajve të fundit. Bashkimi Evropian e akuzon Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus. Muri prej 5.5 metrash do të kushtojë 353 milionë euro. Legjislacioni... Читать дальше...

Biden: E pahijshme sjellja e SHBA-së me paktin Aukus

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se sjellja e Uashingtonit ka qenë “e pahijshme” kur ka bërë marrëveshje për një pakt të ri të sigurisë, që i ka kushtuar Francës miliarda dollarë. Biden i ka bërë komentet të premten, në një takim me homologun francez, Emmanuel Macron. Ka qenë ky takimi i parë i tyre prejse Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia kanë rënë dakord muajin e kaluar për paktin Aukus. Me këtë pakt, Kanbera ka anuluar një marrëveshje prej 37 miliardë dollarësh me Parisin... Читать дальше...

Fleksibiliteti i diskursit amerikan për zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Zyrtarët e SHBA-së kanë shfaqur qëndrim më fleksibil ndaj çështje së zgjidhjes përfundimtare të kontestit Kosovë- Serbi, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, Donika Emini dhe Agon Maliqi. Njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një “zgjidhje ideale” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e ka përmendur zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gjatë një dëshmie... Читать дальше...

Ukraina i shet gaz Moldavisë pas mospajtimeve me Rusinë

Evropaelire.org 

Ukraina bëri të premten dërgesën e parë komerciale me gaz në Moldavinë fqinje. Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme javën e kaluar, pasi kontrata e saj e gazit me Gazprom-in rus - furnizuesin më të madh të gazit natyror në Evropë - ka skaduar në fund të muajit të kaluar, ndërsa dy palët nuk kanë arritur të pajtohen për detajet e një marrëveshjeje të re. Rusia ka kërcënuar se do t’i ndërpresë furnizimet me gaz në Moldavi në fund të vitit, nëse kontrata ekzistuese e gazit nuk zgjatet deri atëherë. Читать дальше...

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin e Buxhetit 2022

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës miratoi të premten Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë eurosh. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga ky buxhet, për herë të parë, mbi 100 milionë euro do të ndahen për ushtrinë e Kosovës. Kjo shumë, sipas Kurtit, përkon me 1.3 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. “Synimi ynë është që brenda mandatit ta sjellim në 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, aq sa e kërkon standardi i NATO-s”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.... Читать дальше...

KQZ nuk i certifikon rezultatet në katër komuna të Kosovës

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë certifikoi të premten rezultatet e rundit të parë të zgjedhjeve lokale në 34 komuna. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se rezultatet nuk mund të certifikohen në katër komuna: Shtime, Ferizaj, Podujevë dhe Kllokot, për shkak të ankesave të ngritura. Për këto ankesa, “presim vendimmarrjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ose të Gjykatës Supreme”, tha Radoniqi. Të premten, Gjykata Supreme refuzoi për herë të dytë ankesën e kandidatit për kryetar të Hanit të Elezit... Читать дальше...



Jetë me aparat

Evropaelire.org 

Ka më shumë se dy vjet që B.G,[emër i njohur për redaksinë], një burrë 40 vjeç nga Prishtina që çdo të dytën ditë i nënshtrohet procesit të dializës në Prishtinë, pasi që atij nuk i funksionon asnjëra veshkë. Dializa është proces i pastrimit të gjakut nga lëndët e dëmshme në trupin e njeriut. B.G thotë se nga mosfunksionimi i veshkave ai ka probleme të mëdha shëndetësore. "Çdo të dytën ditë duhet të bëj dializë nga katër orë. Herë jam mirë e herë më keq. Kjo është jetë me aparat. Kushtet... Читать дальше...

Boksieri nga Shqipëria në Beograd kundër politikës në sport

Evropaelire.org 

Boksieri i kombëtares shqiptare, Nelson Hysa, ka thënë se është padrejtësi që Serbia nuk e ka lejuar kombëtaren e Kosovës të marrë pjesë në Kampionatin botëror të boksit, i cili po mbahet në Beograd nga 24 tetori deri më 6 nëntor. Hysa ka theksuar se problemet politike nuk janë probleme të sportistëve. Ndonëse kanë paralajmëruar se do të solidarizohen me boksierët e Kosovës, në këtë garë po merr pjesë edhe kombëtarja shqiptare, paraqitja e së cilës në hapje në Arenën e Beogradit është shoqëruar me fishkëllima. Читать дальше...

Gara për Shkupin në balotazhin për zgjedhjet lokale

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut, të premten në mesnatë mbyllet fushata elektorale për balotazhin për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, më 31 tetor. Në rundin e dytë do të votohet në 44 komuna nga gjithsej 80 sa ka Maqedonia e Veriut, si dhe për kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. Në rundin e parë më 17 tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, ndërsa në dy të tjera votimi përsëritet për shkak të mosarritjes së pragut të nevojshëm të daljes në votime dhe anulimit... Читать дальше...

OBSH kundër mbylljes së shkollave për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Krahu evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje qeverive që mos t’i mbyllin shkollat, edhe pse numri i rasteve me koronavirus është rritur në shumë vende. OBSH-ja tha se, me afrimin e dimrit, më shumë se gjysma e 53 vendeve të rajonit evropian të saj kanë raportuar rritje të dukshme të shkallës së infeksionit te të gjitha grup-moshat. “Nëse ndërmerren kufizime për të zvogëluar ose kontrolluar transmetimin, shkollat duhet të jenë vendet e fundit që mbyllin dyert dhe të parat që do t’i rihapin... Читать дальше...

Njëzet e tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Njëzet e tetë raste me koronavirus u konfirmuan të premten në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,958 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 25 pacientë. Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 431. Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht është mbi 720,000. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës përsëriti të premten thirrjen për vaksinim... Читать дальше...

Facebook bëhet Meta teksa vihen themelet e "metaversit"

Evropaelire.org 

Teksa ka njoftuar ndërrimin e emrit të kompanisë së tij, nga Facebook në Meta, Mark Zuckerberg ka prezantuar planet për ta ndërtuar "metaversin", një botë digjitale, të bazuar mbi tonën, që shërbehet nga pajisjet e realitetit virtual dhe nga realiteti i shtuar. Projekti pritet të nisë së zbatuari brenda 5-10 vjetëve të ardhshëm. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Vuçiq: Pres përgjigjen e BE-së për deklaratën e Osmanit

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij pret përgjigjen e Bashkimit Evropian në lidhje me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshohet për shkak të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në një konferencë për gazetarë në Beograd, Vuçiq tha se kjo është çështje për BE-në. “Nëse nuk duan ta ndryshojnë [Kushtetutën], atëherë e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiq. Читать дальше...

Qeveria dorëlirë në prag të zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Buxheti i shtetit po keqpërdoret në funksion të fushatës së rundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor dhe kjo mund të rrezikojë qëndrueshmërinë buxhetore, thonë Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, dhe Pal Lekaj, anëtar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës, të mërkurën, më 27 tetor ka ndarë mbi 36 milionë euro për pensione dhe skema sociale. Ndarja e këtyre mjeteve është bërë në kuadër... Читать дальше...

Sërish rekord i viktimave nga COVID-19 në Rusi

Evropaelire.org 

Rusia ka regjistruar të premten një tjetër rekord të viktimave me koronavirus, përkatësisht 1,163 brenda 24 orëve. Sipas task-forcës për koronavirus në këtë shtet, kjo është shifra më e lartë ditore e viktimave, prej kur ka shpërthyer pandemia. Me shifrat e fundit, numri total i viktimave ka arritur në 236,220, njëherësh shifra më e lartë e viktimave në Evropë. Për të ndalur valën e infektimeve, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar një javë të mospunës, nga 30 tetori deri më 7 nëntor... Читать дальше...

Përgjigjja e Suedisë ndaj pandemisë ka qenë e ngadalshme, gjen një komision

Evropaelire.org 

Përgjigjja e Suedisë ndaj përhapjes së koronavirusit të ri, ka qenë shumë e ngadalshme dhe përgatitjet për t’u përballur me pandeminë kanë qenë të pamjaftueshme, ka thënë një komision që ka hetuar përgjigjen shtetërore ndaj pandemisë. “Menaxhimi i pandemisë në Suedi është përcjellë me përgjigjje të ngadalshme”, ka thënë të premten komisioni, pasi ka publikuar të dhënat preliminare. “Parandalimi fillestar i sëmundjes dhe masat për kontrollim, kanë qenë të pamjaftueshme për të ndalur apo edhe për të kufizuar përhapjen e virusit në shtet”. Читать дальше...

Për çfarë po përgatiten NATO dhe Rusia?

Evropaelire.org 

NATO dhe Rusia kanë vënë kontakte të drejtpërdrejta në fund të Luftës së Ftohtë, për të mos lejuar që keqkuptimet mes tyre të shndërrohen në konflikte. Moska i ka ndërprerë marrëdhëniet e tilla diplomatike me aleancën e sigurisë, pas akuzave për spiunazh. A ka rrezik për përplasje serioze mes tyre?

Новости России
Москва

Выпуск ЦФА на платформе «Атомайз» поможет снизить нагрузку на экологию


Papa Françesku bën thirrje për përgjigje urgjente ndaj krizës klimatike

Evropaelire.org 

Papa Françesku ka thënë të premten se liderët që do të marrin pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, duhet të përgjigjen me “urgjencë” ndaj krizës klimatike. “Politikanët që marrin vendime, të cilët do të takohen në Glasgou, duhet që me urgjencë të ofrojnë përgjigje efektive ndaj krizës ekologjike”, ka thënë Papa në një mesazh të transmetuar në radion e transmetuesit britanik, BBC. Ai ka thënë se kjo gjë mund të ofrojë “shpresë konkrete për gjeneratat e ardhshme”. Sipas tij, secili... Читать дальше...

BE: Rusia po përdor gazin si armë ndaj Moldavisë

Evropaelire.org 

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Rusia është duke përdorur gazin natyror për ta shantazhuar Moldavinë, një nga kombet më të varfra në Evropë. Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për energji javën e kaluar, pasi kontrata e saj për gaz me kompaninë shtetërore ruse, Gazprom, ka skaduar në fund të muajit të kaluar dhe të dyja palët kanë dështuar që të pajtohen për detajet e një marrëveshjeje të re afatgjate. Gazprom ka zgjatur kontratën deri në fund të muajit tetor... Читать дальше...

Tetëmbëdhjetë kombe dënojnë ngacmimet e Rusisë ndaj gazetarëve

Evropaelire.org 

Një grup prej 18 kombesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur “shqetësim të thellë” ndaj atyre që i kanë cilësuar si “ngacmime në rritje” të Qeverisë ruse ndaj gazetarëve të pavarur edhe mediave tjera në këtë shtet. Deklarata, e publikuar nën emrin Koalicioni për Liri të Mediave, është nënshkruar edhe nga Ukraina, Maqedonia e Veriut, Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Zelanda e Re, Sllovakia dhe Sllovenia. Читать дальше...

OBSH: Nevojiten miliarda dollarë për të arritur synimet për vaksinim

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nevojiten miliarda dollarë për ta furnizuar botën me vaksina dhe ilaçe kundër koronavirusit, deri në shtator të vitit 2022. OBSH ka thënë më 28 tetor nga Gjeneva se 23.4 miliardë dollarë janë të nevojshëm për të parandaluar të paktën 5 milionë vdekje potenciale, si dhe rreth 5.3 miliardë dollarë për ta ruajtur ekonominë globale. Sipas kësaj Organizate, shpërndarja e pabarabartë e vaksinave dhe ilaçeve është duke parandaluar dhënien fund të pandemisë sa më shpejt që është e mundur. Читать дальше...

Biden arrin në Evropë me agjendë të ngjeshur

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden ka arritur të premten në Evropë, për të zhvilluar një agjendë të ngjeshur, përfshirë pjesëmarrjen në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20), që këtë vit mbahet në Romë. Ai do të bisedojë me aleatët për programin bërthamor të Iranit dhe do të zhvillojë një sesion të planifikuar me Papa Françeskun në Vatikan. Biden do të marrë pjesë edhe në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, në Glasgou të Skocisë, teksa bota tenton të përballet me efektet e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Битые корты: Медведев и Александрова вышли в четвертьфинал Miami Open






Мосгорсуд оставил в силе заочный срок экс-редактору Первого канала Овсянниковой

Футболист "Атырау" выбыл до конца сезона

Типография из Химок расширит производство книг и брошюр благодаря региональной поддержке

Экс-аспиранту МГУ Мифтахову запросили три года колонии за оправдание терроризма