ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 02.11.2021

Biden kritikon Rusinë dhe Kinën për mospjesëmarrje në Samitin për Klimën

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, është arritur përparim historik dhe se liderët e Kinës dhe Rusisë kanë bërë gabim të madh që nuk kanë marrë pjesë në organizimin e mbajtur në Glasgou. Duke folur në një konferencë, pas ditës së dytë të Samitit, Biden ka theksuar përpjekjet e reja për të ndalur shpyllëzimin deri në fund të dekadës, për të zvogëluar emetimet e metanit, për investim në teknologji të re dhe për të shpenzuar para në infrastrukturë të energjisë së pastër. Читать дальше...

Talibanët ndalojnë përdorimin e valutave të huaja në Afganistan

Evropaelire.org 

Talibanët kanë vënë ndalesë në përdorim të valutave të huaja në Afganistan, duke kërcënuar me dëme tjera në ekonominë që është përballur me shumë vështirësi, prej kur ky grup ka marrë pushtetin në muajin gusht. Prej tani, secili që përdor valuta të huaja për biznes, do të ndiqet penalisht, kanë thënë talibanët në një deklaratë të ndarë me gazetarët më 2 nëntor. “Situata ekonomike dhe interesat kombëtare të shtetit kërkojnë që të gjithë afganët të përdorin valutën afgane në të gjitha transaksionet”, është thënë po ashtu në deklaratë. Читать дальше...

Shefi i CIA-s takohet me zyrtarë rusë të sigurisë

Evropaelire.org 

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara , William Burns, ka udhëtuar drejt Moskës për të biseduar me zyrtarët rusë të sigurië, në kohën e tensioneve të vazhdueshme në mes të dyja shteteve. Burns dhe Nikolai Patrushev, udhëheqës i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, “kanë diskutuar marrëdhëniet Rusi-SHBA”, është thënë në një komunikatë për media të këtij Këshilli më 2 nëntor. “Drejtori i CIA-s, William Burns, me kërkesë të presidentit, është duke udhëhequr një... Читать дальше...

Rritja e shpenzimeve kapitale “dëmton” sektorin privat

Evropaelire.org 

Miratimi i projektbuxhetit nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022 ia ka zbehur shpresat për përkrahje më të madhe për sektorin privat Bashkim Osmanit, pronar i kompanisë prodhuese “Laberion” që merret me prodhimin e lëngjeve në Gjilan. Ai thotë se ka pritur më shumë mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës, pas humbjeve financiare të shkaktuara në vitin 2019, për shkak të masave kufizuese në përpjekje të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19. Kurse, në projektbuxhet, vlera më e madhe... Читать дальше...

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar më 2 nëntor, dhjetë persona të vdekur me koronavirus si dhe 593 të infektuar, bazuar në testimin e 3,391 mostrave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: katër në Shkup dhe nga një në Gostivar, Ohër, Kavadar, Shtip, Prilep dhe Kocan. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7,159 shumica prej të cilëve janë në Shkup. Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 272 raste duke shënuar numrin më të lartë në kryeqytet në dy muajt e fundit. Читать дальше...

Mbi 100 shtete zotohen për ulje të niveleve të metanit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë të ditur partneritetin global për të zvogëluar emetimet e metanit deri më 2030. Komisionarja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti amerikan, Joe Biden, kanë bërë këtë njoftim të martën në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën. Zotimi global për metanin synon të kufizojë emetimet e metanit për 30 për qind, në krahasim me nivelet e vitit 2020. Metani është një prej gazrave serrë më të fuqishëm dhe përgjegjës për një... Читать дальше...

Saga juridike e Manastirit të Deçanit

Evropaelire.org 

Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndaj Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprime mbi të drejtat pronësore të Manastirit të Deçanit, nuk ka mbështetje ligjore, vlerësojnë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se nuk ekziston ndonjë sanksion konkret, penal apo çfarëdo qoftë, në ligj apo Kushtetutë, për subjektet që refuzojnë të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese: Prokuroria e Shtetit të ndërmarrë veprime Më 24 shtator... Читать дальше...

Në Kosovë miratohet vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka miratuar dhënien e vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç. Përmes një komunikate për media, Ministria ka bërë të ditur se vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet në gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe se nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht. “Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe... Читать дальше...



Vuçiq: Republika Sërpska nuk po e shkatërron Marrëveshjen e Dejtonit

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 2 nëntor se nuk e ka lexuar raportin e Përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, në të cilin thuhet se ekziston rrezik nga shpërbërja e këtij shteti dhe për konflikte reale, por shtoi se ka kuptuar se akuzat kryesore janë kundër Republikës Sërpska, dhe se ky entitet i Bosnjës po dëshiron ta shkatërrojë Marrëveshjen e Dejtonit.   "Të gjithë të tjerët kanë shkelur Marrëveshjen e Dejtonit, jo Republika Sërpska... Читать дальше...

Ngrihen dyshime rreth dorëheqjes së Zaevit

Evropaelire.org 

Të gjithë partnerët që përbëjnë koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, janë shprehur se përbërja qeveritare është e qëndrueshme, duke ripërsëritur qëndrimin se janë kundër dorëheqjes së kreut të qeverisë. Ndërkohë, ende nuk dihet se kur Zaevi do ta dorëzojë në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të cilën dorëheqje ai e paralajmëroi menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve lokale të dielën. Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk... Читать дальше...

BE pret që Maqedonia e V. të vazhdojë reformat e lidhura me agjendën evropiane

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje të martën Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian. Ky njëherësh shënon reagimin e parë të bllokut evropian prej mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut më 31 tetor dhe dorëheqjes së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Zaev ka dhënë dorëheqje pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, fituese ka dalë partia opozitare maqedonase VMRO-DMNE. “Ne jemi në dijeni të dorëheqjes së kryeministrit Zaev. Читать дальше...

Kosova regjistron 21 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën, më 2 nëntor, janë regjistruar 21 raste me koronavirus, pas testimit të 1.651 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 2 nëntor, 10 persona janë shëruar derisa 441 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.977 persona kanë vdekur. Читать дальше...

OBSH: Evropa rriti numrin e të infektuarve në botë

Evropaelire.org 

Rusia urdhëron punonjësit e shtetit dhe shumë të tjerë të qëndrojnë në shtëpi për një javë për të ndaluar përhapjen e COVID-19; autoriteti më i lartë i barnave në SHBA miraton vaksinën e Pfizerit për përdorim

Yahoo largohet nga Kina

Evropaelire.org 

Kompania amerikane për shërbime të internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po  rrit shtypjen ndaj kompanive të huaja të teknologjisë. Yahoo ka thënë se faqja “nuk do të jetë më e qasshme nga Kina”. Kjo kompani është ndër të fundit që largojnë produktet e tyre nga tregu kinez, pasi edhe Microsoft ka njoftuar në muajin tetor se do të mbyllë rrjetin social LinkedIn në këtë shtet. “Marrë parasysh sfidat biznesore në rritje dhe ambientin ligjor në Kinë... Читать дальше...

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Evropaelire.org 

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.    Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes ka bashkëpunim të përditshëm me NATO-n dhe objektivë e Ministrisë që udhëheq ai është anëtarësimi në NATO. Читать дальше...

Mendoni dy herë para se të bashkëpunoni me Kinën, porosit ministri tajvanez

Evropaelire.org 

Për shtetet në Evropë dhe në mbarë botën, të cilat gjithnjë e më shumë krijojnë raporte të ngushta ekonomike dhe politike me Kinën, ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, ka një porosi: “Duhet të mendoni dy herë”. “Politika juaj e jashtme mund të bëhet e njëanshme nëse mendoni se jeni të varur nga Kina”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. “Pastaj veprimet, sjelljet, politikat tuaja duhet të jenë të kujdesshme, sepse nuk do të donit t'i rrezikonit mundësitë biznesore”, shtoi ai. Читать дальше...

Përkundër masave, Rusia me rekord viktimash nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Rusia raportoi të martën numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi: 1,178. Numri i mëparshëm rekord - 1,161 - u regjistrua më 31 tetor. Sipas task-forcës qeveritare për koronavirusin, shifra zyrtare e vdekjeve nga koronavirusi në Rusi është gati 241,000 - më e larta në Evropë dhe e katërta më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë. Task-forca raportoi të martën edhe për 39,008 raste të reja të të infektuarve - mbi 5,000 prej tyre në Moskë. Për të frenuar përhapjen e infeksionit... Читать дальше...

Guardian: Bosnja në rrezik të ndarjes dhe konfliktit

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe tha se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin e tij në konflikt. Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt tha se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet... Читать дальше...

Çekia me më së shumti raste me koronavirus qysh në mars

Evropaelire.org 

Republika Çeke raportoi të martën 7,591 raste të reja me koronavirus - shifra më e lartë ditore qysh në muajin mars. Në ditën e njëjtë të javës së kaluar u raportuan 4,277 raste të reja. Sipas Ministrisë çeke të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 32 viktima. Në total, Çekia ka regjistruar mbi 1.7 milion raste të të infektuarve me koronavirus dhe 30,807 viktima. Aktualisht, në spitale janë mbi 1,800 pacientë me koronavirus - 284 nga ta në kujdes intensiv. Çekia ka rreth... Читать дальше...

Kryediplomati iranian diagnostikohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, u diagnostikua me koronavirus. “Gjendja e tij e përgjithshme është e mirë dhe ai vazhdon të punojë në karantinë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh. Ai shtoi se agjenda e ministrit tani do të ndryshojë. Shumë zyrtarë iranianë kanë pasur sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Me afro gjashtë milionë raste pozitive, Irani është vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit në Lindjen e Mesme. Ky vend... Читать дальше...

Vdiq psikiatri që zhvilloi terapinë njohëse të sjelljes

Evropaelire.org 

Psikiatri amerikan, Aaron Beck, i cili konsiderohet si baba i terapisë njohëse të sjelljes, vdiq në moshën 100-vjeçare. Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Judith Beck, e cila tha se babai i saj vdiq në shtëpinë e tij në Filadelfia. Terapia njohëse e sjelljes është një qasje e zhvilluar në vitet 1960, e cila i trajnon pacientët që të identifikojnë dhe të largojnë mendimet negative irracionale për veten, botën dhe të ardhmen. Kjo qasje është tani metoda më e praktikuar e terapisë në mbarë botën. Читать дальше...

Liderët botërorë premtojnë t’i japin fund shpyllëzimit deri më 2030

Evropaelire.org 

Më shumë se 100 udhëheqës globalë, që po marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Gllasgou të Skocisë, pritet të nënshkruajnë një zotim për të ndaluar dhe anuluar shpyllëzimin deri në vitin 2030. Deklarata e përbashkët do të nënshkruhet gjatë bisedimeve për klimën, të njohura si COP26, nga liderët e vendeve që kolektivisht përbëjnë 85 për qind të pyjeve të botës, tha përmes një deklarate Zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson. Në mesin e tyre janë: Brazili, Indonezia dhe Republika Demokratike e Kongos... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Россиянка покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






Инвесторы теряют интерес к владимирской экономике?

Эксперт рассказал об оптимальных условиях для сева подсолнечника

РИА Новости: фигурант дела о теракте в "Крокусе" Исломов обжаловал свой арест

Подольские спортсмены выступят на первенстве мира по универсальному бою