ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 03.11.2021

Grupi që krijoi softuerin Pegasus futet në listën e zezë të SHBA-së

Evropaelire.org 

Kompania izraelite që qëndron pas softuerit të diskutueshëm Pegasus është shtuar në listën e zezë tregtare të SHBA-së. Pegasus thuhet se është përdorur nga shtete të caktuara për të kontrolluar telefonat e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve. SHBA-ja ka vendosur tani prodhuesin e tij, NSO Group, në “listën e subjekteve” me të cilat ndalon marrëdhëniet e biznesit. NSO Group tha se është “i tronditur” me vendimin dhe shtoi se teknologjia e tij ka ndihmuar në ruajtjen e sigurisë kombëtare të SHBA-së... Читать дальше...

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i avionit bjellorus

Evropaelire.org 

Një avion bjellorus i mallrave u rrëzua të mërkurën në juglindje të Siberisë, duke shkaktuar vdekjen e të shtatë personave në bord. Avioni Antonov An-12, në pronësi të kompanisë bjelloruse Grodno, u rrëzua dhe mori flakë pranë qytetit Irkutsk. Shkaku i incidentit nuk është ende i qartë. “E vetmja gjë që mund të shohim është se, për fat të keq, të gjithë kanë vdekur”, tha Igor Kobzev, guvernator rajonal i Irkutskut. Zyrtarët bjellorusë thanë se avioni është drejtuar nga një ekuipazh prej tre bjellorusësh, dy rusësh dhe dy ukrainasish. Читать дальше...

Takim i ri i nismës "Ballkani i hapur" pa Zaevin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, takohen të mërkurën mbrëma me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd. Darka e punës i paraprin takimit të nismës rajonale “Ballkani i hapur”, që do të mbahet të enjten. Rama u prit në Aeroportin “Nikolla Teslla” në Beograd nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk do të shkojë atje... Читать дальше...

Varësia nga importi rrit çmimet në Kosovë

Evropaelire.org 

Vaji, një produkt bazik në shportën e konsumatorit, deri në fillim të vitit të ardhshëm mund të rritet në 2 euro e më shumë, thotë Sylejman Konushevci pronar i fabrikës së vajit “Inter-Company”. Çmimi për një litër vaj nga kjo kompani në treg, thotë Konushevci, aktualisht kushton 1.50 euro. Rritja e çmimeve është e pashmangshme, thotë ai, pasi Qeveria e Kosovës nuk i subvencionoi mjaftueshëm prodhuesit vendorë, të cilët u ballafaquan me probleme financiare gjatë pandemisë me COVID-19. Nëse institucionet e Kosovës... Читать дальше...

OBSH miraton vaksinën Covaxin të Indisë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën e një prodhuesi indian për përdorim urgjent kundër koronavirusit. OBSH-ja tha se përfitimet e përdorimit të vaksinës Covaxin “i tejkalojnë rreziqet” dhe se ajo është “jashtëzakonisht e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për shkak të kërkesave të lehta për ruajtje”. Covaxin prodhohet nga kompania Bharat Biotech dhe efektiviteti i saj është rreth 78 për qind. Gjashtë vaksinat e tjera kundër koronavirusit, të miratuara nga OBSH-ja... Читать дальше...

Irani thotë se SHBA-ja u përpoq t’ia konfiskojë cisternën

Evropaelire.org 

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se ka zmbrapsur një përpjekje të Marinës së SHBA-së, për të kapur një cisternë të naftës në Gjirin e Omanit. Televizioni shtetëror raportoi për incidentin të mërkurën, por nuk dha detaje se kur ka ndodhur, e as për vendin se ku është regjistruar anija. Transmetuesi shtetëror tha se Marina amerikane ka ndaluar cisternën iraniane të naftës dhe ka transferuar ngarkesën e saj në një cisternë tjetër, që ka qenë duke shkuar në një destinacion të panjohur. Читать дальше...

Kthesa e LDK-së në rezultatet për kuvende komunale

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para për nga numri i votave në zgjedhjet e 17 tetorit për kuvendet komunale në Kosovë. Kjo parti ka shënuar një rikthim krahasuar me rezultatin në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën rreth 8 muaj më parë, më 14 shkurt 2021. Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, LDK-ja kishte fituar mbi 12 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar mbi 50 për qind të votave. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) në lidhje me zgjedhjet për kuvendet komunale... Читать дальше...

Facebook-u nuk do t’i njohë më fytyrat e përdoruesve

Evropaelire.org 

Facebook-u ka njoftuar se do ta çaktivizojë sistemin e vet të njohjes së fytyrave dhe se do t’i fshijë gjurmët e fytyrave të më shumë se 1 miliard njerëzve, pas shqetësimeve në rritje rreth teknologjisë dhe keqpërdorimit të saj nga qeveritë, policia dhe të tjerët. “Ky ndryshim do të përfaqësojë një ndër hapat më të mëdhenj në përdorimin e njohjes së fytyrave në historinë e teknologjisë”, ka thënë Jerome Pesenti, nënkryetar për inteligjencë artificiale në kompaninë e re amë të Facebook-ut, Meta, në një shkrim të publikuar më 2 nëntor. Читать дальше...



BE: Situata në Bosnje është shqetësuese

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tha se situata në Bosnje dhe Hercegovinë paraqet “burim të madh shqetësimi”. Duke folur të mërkurën para gazetarëve në Bruksel, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se udhëheqësit politikë të këtij vendi duhet të gjejnë zgjidhje. “Duhet të angazhohemi në dialog politik, sepse kjo është e vetmja mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje të krizës midis liderëve politikë. Veprimet e njëanshme dhe retorika e përçarjeve duhet të ndërpriten për të mirën e qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Bosnjës”, tha Stano. Читать дальше...

Opozita kërkon zgjedhje, Zaevi hesht

Evropaelire.org 

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën doli me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo parti, para, por edhe pa, fitores në zgjedhjet lokale, synonte rrëzimin e qeverisë përmes krijimit të një shumice të re parlamentare. Por, lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje para mediave, tha se një shumicë e re nuk do të reflektonte fitoren e thellë në zgjedhje... Читать дальше...

Një viktimë dhe 21 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Një viktimë dhe 21 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë. Në raportin e saj ditor, Ministria e Shëndetësisë tha se rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,893 mostrave. Në 24-orëshin paraprak u shëruan 16 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus mbeten 445. Kosova, në total, ka konfirmuar mbi 160,000 raste të të infektuarve dhe 2,978 viktima. Fushata e vaksinimit ka nisur në fund të marsit dhe deri të martën janë vaksinuar plotësisht mbi 733,000 qytetarë. Читать дальше...

Gjermania po përballet me një "pandemi masive" të të pavaksinuarve

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, tha se vendi i tij po përballet me një "pandemi masive" të të pavaksinuarve. Ai bëri thirrje për masa më të ashpra për të ndalur hovin e rritjes së rasteve të reja me COVID-19. “Në disa rajone të Gjermanisë kujdesi intenziv shëndetësor sërish është nën presion”, tha ai. Gjermania është vendi më i populluar i Evropës me rreth 83 milionë banorë. Javët e fundit ky vend po përballet me një valë të katërt të rasteve me COVID-19. Autoritetet thonë se shifrat janë të ngjashme me ato të muajit maj. Читать дальше...

Shefat e inteligjencës amerikane dhe ruse diskutojnë për luftën kundër terrorizmit

Evropaelire.org 

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka zhvilluar bisedime në Moskë me shefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) Sergei Naryshkin. Ata diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Kreu i CIA-s ndodhet në Rusi në kohën kur tensionet mes dy vendeve janë në rritje. Shërbimi i Inteligjencës ruse tha përmes një deklarate se “fokusi i bisedimeve ishte ndërveprimi në kontekstin e raporteve mes dy vendeve me theks... Читать дальше...

Afganistani gjithnjë e më i rrezikuar nga IS-K

Evropaelire.org 

Derisa talibanët janë të fokusuar në administrimin e vendit, rivali i tyre më i rrezikshëm është grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), i cili ka organizuar një sërë sulmesh të përgjakshme javët e fundit. IS-i vepron në Afganistan si Shteti Islamik-Khorasan (IS-K). Të martën më 2 nëntor ky grup mori përgjegjësinë për një sulm në një spital ushtarak në Kabul ku mbetën të vrarë 19 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Sulmi pasoi vrasjen e shumë myslimanëve shiitë në një xhami muajin e kaluar... Читать дальше...

Izraeli godet caqe ushtarake të Sirisë

Evropaelire.org 

Izraeli goditi pozicionet e mbajtura nga Qeveria siriane dhe aleatët e saj pro-iranianë pranë Damaskut gjatë natës (2 nëntor), tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë që monitoron luftën në Siri. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA konfirmoi sulmet por tha se ato shkaktuan vetëm dëme materiale. "Një agresion me raketa u ndërmorr nga armiku", i ka thënë agjencisë një burim ushtarak. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe tha se shënjestrat... Читать дальше...

Afër 10.000 raste të reja me COVID-19 në Çeki

Evropaelire.org 

Afër 10.000 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Çeki njoftuan autoritetet të mërkurën (3 nëntor). Gjatë 24 orëve janë regjistruar 9.902 raste të të infektuarve. Një shifër e tillë nuk është shënuar në këtë vend të Bashkimit Evropian që nga muaji mars. Numri i pacientëve të shtruar në spital kaloi shifrën 2.000 për herë të parë që nga muaji maj. Prej tyre 288 janë në kujdes intenziv. Çekia, sikurse edhe vendet tjera të Evropës Qendrore po shënojnë një rritje të rasteve me COVID-19. Читать дальше...

Një republikan fiton garën për guvernator të Virxhinias

Evropaelire.org 

Republikani, Glenn Youngkin, do të zgjidhet si guvernator i ardhshëm i Virxhinias në Shtetet e Bashkuara. Ai është 2.7 pikë përpara demokratit Terry McAuliffe, me më shumë se 95% të votave të numëruara. Votimi është parë gjerësisht si një referendum për presidencën e Joe Biden dhe humbja do të nervozojë demokratët. Në zgjedhjet presidenciale një vit më parë Biden fitoi lehtësisht në Virxhinia. Në një fjalim për përkrahësit, Youngkin e quajti fitoren e tij një "moment përcaktues". Zgjedhjet... Читать дальше...

Kina dhe Rusia kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Evropaelire.org 

Kina dhe Rusia përmes një projekt-rezolute po kërkojnë që Këshilli i Sigurimit të lehtësojë sanksionet kundër Koresë së Veriut, me qëllim të përmirësimit të jetesës së popullatës. Projekt-rezoluta bën thirrje për heqjen e sanksioneve për eksportet e ushqimeve të detit dhe tekstilit dhe mbi importet e produkteve të naftës të rafinuar. Detajet e draftit të rezolutës janë raportuar nga AP dhe Reuters. Edhe në vitin 2019 Kina dhe Rusia patën qarkulluar një projektrezolutë të ngjashme mirëpo ajo ishte... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина: знаю, что меня поддерживают в России, но болельщиков из Казахстана намного больше






Представители бизнеса обсудят смыслы и ценности устойчивого развития

В Россию в 2024 году приедет ещё больше мигрантов

Стала известна предполагаемая стоимость проезда на ВСМ Петербург-Москва

В Москве росгвардейцы задержали двух москвичек во время закладки наркотических средств