ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 05.11.2021

SHBA-ja emëron zyrtarët që do të merren me "Sindromën e Havanës"

Evropaelire.org 

Departamenti i Shtetit në SHBA emëroi dy zyrtarë për të koordinuar një përgjigje ndaj sëmundjes të quajtur "Sindroma e Havanës" nga e cila janë prekur qindra diplomatë dhe zyrtarë amerikanë jashtë shtetit. Sëmundja shkakton larmi simptomash, përfshirë: marramendje, të përziera, migrenë dhe humbje të kujtesës. Sëmundja është quajtur "Sindroma e Havanës", sepse është shfaqur për herë të parë në Ambasadën amerikane në Havanë, në vitin 2016, duke prekur dhjetëra diplomatë. Sekretari amerikan i Shtetit... Читать дальше...

VMRO-DPMNE thotë se e ka shumicën e re parlamentare

Evropaelire.org 

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka njoftuar të premten (5 nëntor) në mbrëmje se opozita ka siguruar shumicën e re parlamentare për formimin e qeverisë së re apo çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “E ardhmja e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t'ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare”... Читать дальше...

Maqedonia e V. regjistron shtatë të vdekur dhe 606 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të premten (5 nëntor) ka regjistruar edhe shtatë të vdekur me COVID-19 si dhe 606 të infektuar, që njëherit paraqet edhe shifrën më të lartë të të infektuarve me koronavirus në dy muajt e fundit. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë i referohen testimit të 3,257 mostrave të bëra në laboratorët shtetërorë e privatë. Viktimat janë, pesë në Shkup dhe dy në qytetin e Velesit, me çka numri i të vdekurave ka arritur në 7,204 persona, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi. Numri... Читать дальше...

Escobar për REL: Nuk do të ketë luftë në Bosnje dhe Hercegovinë

Evropaelire.org 

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ka thënë se dëshiron t’u dërgojë mesazh qytetarëve të këtij vendi se nuk do të ketë luftë. “Unë me të vërtetë dua që njerëzit në Bosnje ta dinë se ne jemi të përkushtuar që nuk do të ketë luftë. Dhe, më besoni, të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe nënshkruesit e tjerë të Dejtonit, ku përfshihet Kroacia dhe Serbia... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut rrit buxhetin për investime kapitale

Evropaelire.org 

Mbi 600 milionë euro nga arka e shtetit do të shfrytëzohen për investime kapitale, ka bërë të ditur Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, tha se investimet kapitale për vitin 2022 janë më të larta se deficiti buxhetor duke arritur në një vlerë prej 37.8 miliardë denarëve, që është rreth 27 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021. Ministri Besimi tha se në këtë mënyrë arrihet rregulli i artë në financat publike. “Në vitin 2022... Читать дальше...

Vuçiq pret që autoritetet e Kosovës të provojnë “ta marrin” nënstacionin e Valaçit  

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 5 nëntor se pret që autoritetet e Kosovës së shpejti do të provojnë të marrin në kontroll nënstacionin elektrik të Valaçit ne veri të Kosovës, “nën pretekstin e faturimit të energjisë” në veriun e Kosovës.  Në katër komuna në veri të Kosovës, serbët përbëjnë shumicën e popullatës, ndërsa qytetarët e këtyre komunave nuk kanë paguar për energji elektrike që nga viti 1999.  Vuçiq ka thënë se pret që kjo do të bëhet pas 6 nëntorit.  “Unë kam thënë... Читать дальше...

COVID-19 në mjediset e banuara me serbë, jashtë kontrollit

Evropaelire.org 

Bazuar në të dhënat e institucioneve shëndetësore të Kosovës, në javët e fundit është duke shënuar rënie e numrit të rasteve me të infektuar nga COVID-19, si dhe numrit të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi. Por, shtrohet pyetja, një situatë e tillë epidemiologjike sa është reale kur institucionet e Kosovës nuk i kanë të dhënat për situatën epidemiologjike në komunat e banuara me shumicë serbe, ku është duke u shënuar rritje e rasteve me infektime të reja? Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës... Читать дальше...



Përmbytje në Bosnje e Hercegovinë

Evropaelire.org 

Shumë rajone në Bosnje e Hercegovinë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë natës së 4 nëntorit dhe mëngjesit të 5 nëntorit. Në disa pjesë të Sarajevës dhe Mostarit po bëhet evakuimi i popullsisë, ndërsa në Pale dhe Tërnovo është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Kosova regjistron edhe 14 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Të premten (5 nëntor) në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra bazohen në 1.619 mostra të testuara.  Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Që nga muaji mars i vitit 2020 nga sëmundja kanë vdekur 2.978 persona. Shifra bazohet në të dhënat zyrtare. Nga sëmundja janë shëruar edhe 17 pacientë ndërsa raste aktive janë 440. Të premten Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi... Читать дальше...

Gjendet i vdekur një diplomat rus në Berlin

Evropaelire.org 

Një diplomat rus i dyshuar si agjent i fshehtë i shërbimit të inteligjencës është gjetur i vdekur para Ambasadës së Rusisë në Berlin muajin e kaluar, raportuan mediat gjermane më 5 nëntor. Më 19 tetor, policia gjermane në Berlin e ka gjetur trupin e pajetë të diplomatit para ndërtesës së ambasadës, raporton Der Spiegel. Pasi mediat raportuan për këtë rast,  Ministria e Jashtme e Gjermanisë përmes një zëdhënësi, tha se janë në dijeni për rastin por nuk mund të ofrojnë më shumë detaje. Gazeta gjermane në raportin e saj tha se shtetasi rus... Читать дальше...

Bardha's Cake - Nga bodrumi në biznes familjar

Evropaelire.org 

Një frigorifer, një furrë për pjekje dhe mikseri ishin pajisjet të vetme që Femie Mazreku nga Malisheva kishte siguruar fillimisht për të hapur një ëmbëltore në Malishevë, rreth 50 km nga Prishtina, në bodrumin e shtëpisë. Për nënën e pesë fëmijëve, rroga si profesoreshë e Gjuhës Shqipe nuk ka qenë e mjaftueshme për t'i rritur dhe arsimuar fëmijët. Ndihma e një granti (ndihmë në formën e pajisjeve) përmes një organizate ndërkombëtare, dhe më pas të qeverisë, e bëri ëmbëltoren e Femie Mazrekut... Читать дальше...

Vazhdon transferimi i afganëve nga Kosova drejt SHBA-së

Evropaelire.org 

Nga 1.307 shtetas afganë, të cilët kanë ardhur në Kosovë, 601 prej tyre janë larguar për në shtete të ndryshme. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar të premten se më shumë se 100 shtetas afganë që kanë qenë duke qëndruar përkohësisht në Kosovë, të premten më 5 nëntor, janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në rrjetin social Twitter, ambasada e ka falënderuar Kosovën për mikpritjen e afganëve. “Mëngjesin e sotëm, fluturimi i katërt u nis nga Kosova me mbi 100 afganë... Читать дальше...

Të 24 senatoret amerikane kërkojnë mbrojtjen e grave në Afganistan

Evropaelire.org 

Të gjitha anëtaret gra të Senatit të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, që t’i mbrojë të drejtat e grave dhe vajzave afgane, pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Afganistani. Në një letër dypartiake, 24 ligjvënëset amerikane, të udhëhequra nga demokratja Dianne Feinstein dhe republikania Joni Ernst, i kanë kërkuar administratës Biden të dalë me një “plan ndërinstitucional”, që ruan të drejtat politike, sociale, ekonomike dhe themelore të grave dhe vajzave afgane. Читать дальше...

Pse duhet t'i vaksinoni fëmijët?

Evropaelire.org 

Derisa vaksinat kundër koronavirusit bëhen gjithnjë e më të qasshme, dilemë e shumë prindërve është: a duhet të vaksinohen fëmijët? Përgjigjja supozohet të jetë ‘po’, marrë parasysh rekomandimet e mekanizmave shëndetësorë. Por, për të kuptuar më shumë, kemi kërkuar përgjigje edhe në pyetje të tjera.

Stuhia godet Bosnje e Hercegovinën

Evropaelire.org 

Bosnje e Hercegovina është goditur nga një stuhi e përcjellë me reshje të mëdha të shiut gjatë natës së 4 nëntorit dhe mëngjesin e 5 nëntorit, duke shkaktuar përmbytje në disa rajone. Në disa pjesë të Sarajevës dhe Mostarit po zhvillohet evakuimi i popullsisë, ndërsa në Pale dhe Tërnovo është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.  Ekipet e zjarrfikësve në Kantonin e Sarajevës (një nga 10 kantonet e entitetit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës) thanë se disa ndërtesa dhe shtëpi janë përmbytur nga ujërat. Читать дальше...

OKB: Çmimet e ushqimeve, në nivelin më të lartë në 10 vjet

Evropaelire.org 

Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi janë rritur për më shumë se 30 për qind gjatë vitit të kaluar, tha Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO). Sipas saj, në rritjen e çmimeve kanë kontribuar: ndërprerjet e furnizimeve, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike. FAO tha se çmimet e drithërave janë rritur për më shumë se 22 për qind, krahasuar me një vit më parë. Çmimi i grurit ishte një nga kontribuuesit kryesorë në këtë situatë... Читать дальше...

Kërkesa të reja për vaksinim në SHBA

Evropaelire.org 

Rregullat e reja të nxjerra nga Qeveria amerikane kërkojnë që dhjetëra miliona amerikanë, që punojnë në kompani me 100 ose më shumë punonjës, të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit deri në fillim të vitit 2022 ose të testohen çdo javë. Rregullat, që do të hyjnë në fuqi më 4 janar, do të zbatohen për rreth 84 milionë punëtorë në biznese të mesme dhe të mëdha. Ato do t’i detyrojnë kompanitë të kërkojnë që punëtorët e pavaksinuar të rezultojnë negativë për koronavirusin së paku një herë në javë dhe të mbajnë maskë gjatë punës. Читать дальше...

ABBA rikthehet me album të ri pas katër dekadash

Evropaelire.org 

Supergrupi suedez i popit, ABBA, bëri një rikthim të shumëpritur të premten me albumin e ri “Voyage”. Grupi u rikthye gati katër dekada pas ndarjes. Agnetha Falstkog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad - që bashkë formojnë akronimin ABBA - nuk kanë nxjerrë ndonjë këngë të re që nga ndarja e tyre në vitin 1982 - një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”. “Voyage”, me 10 këngë të reja, u nxor në mesnatë, në zona të ndryshme kohore. ABBA ka njoftuar në shtator se... Читать дальше...

Kryetari i ri i Nju Jorkut dëshiron të paguhet me bitcoin

Evropaelire.org 

Eric Adams, kryetar i zgjedhur i qytetit të Nju Jorkut, tha se dëshiron që tre çeqet e para të pagesës t’i marrë në bitcoin. Ish-kapiteni i policisë u zgjodh këtë javë dhe do të marrë detyrën në fund të mandatit të kryebashkiakut Bill de Blasio, në muajin janar. Adams tha në mediat sociale se dëshiron ta bëjë Nju Jorkun “qendër të industrisë së kriptomonedhave”. “Në Nju Jork, ne gjithmonë bëjmë hapa të mëdhenj, kështu që unë do t’i marr tre çeqet e para të pagës në bitcoin, kur të bëhem kryetar”, shkroi Adams në një postim në Twitter. Читать дальше...

SHBA u shet armë sauditëve, për herë të parë nën Bidenin

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e raketave ajër-ajër, me vlerë prej 650 milionë dollarësh, në Arabinë Saudite. Kjo është marrëveshja e parë e tillë nën administratën e presidentit Joe Biden. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se marrëveshja do të “rimbushë inventarin ekzistues të Arabisë Saudite”. Marrëveshja do të lejojë blerjen e 280 raketave AIM-12OC ajër-ajër dhe pajisjeve të ngjashme, tha zëdhënësi. Arabia Saudite është një aleat i vjetër i SHBA-së, pasi konkurron me Iranin për ndikim në Lindjen e Mesme. Читать дальше...

Evropa sërish në epiqendër të pandemisë

Evropaelire.org 

Evropa është sërish në epiqendër të pandemisë së koronavirusit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyrtarë të lartë të saj thanë se kontinenti ka parë rritje prej më shumë se 50% të numrit të rasteve me koronavirus, muajin e fundit, duke e bërë atë epiqendër të pandemisë, pavarësisht furnizimit të bollshëm me vaksina. “Mund të ketë shumë vaksina në dispozicion, por marrja e vaksinës nuk ka qenë e barabartë”, tha shefi i emergjencave në OBSH, Michael Ryan. “Përvoja e Evropës është shenjë paralajmëruese për botën”, tha ai. Читать дальше...

SHBA ofron shpërblim për informacione për grupin DarkSide

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara thanë se ofrojnë 10 milionë dollarë shpërblim për informacione që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e çdo individi që ka pozicion “udhëheqës kyç” në DarkSide - një grup i krimit kibernetik që besohet se është i lidhur me Rusinë. Departamenti amerikan i Shtetit tha se ofron edhe një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin ose dënimin e ndonjë individi që “ka bërë komplot për të marrë pjesë ose ka tentuar të marrë pjesë” në një sulm kibernetik të grupit DarkSide... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина: знаю, что меня поддерживают в России, но болельщиков из Казахстана намного больше






«Рынок соискателя»: какую работу предлагают москвичам

В Королеве стартовал финал областных соревнований по шахматам «Белая ладья»

В Подмосковье возбуждено уголовное дело против мигранта, который избил фельдшера из-за отказа выдать «липовую» справку

В Калуге проходят соревнования по пожарно-спасательному спорту