ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 06.11.2021

Dodik pas takimit me Orbanin: Vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer

Evropaelire.org 

Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje - Hercegovinës, Millorad Dodik, pas “vizitës miqësore” të kryeministrit hungarez Viktor Orban në Bosnje, më 6 nëntor, ka thënë se njësia e Bosnje-Hercegovinës (BeH), Republika Sërpska dhe Qeveria në Budapest “e vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer”.  “Ne jemi mirënjohës për mirëkuptimin që Hungaria ka për Republikën Sërpska dhe ne jemi gjithmonë këtu për të pritur miqtë tanë të mirë”, ka thënë Dodik, i cili priti një delegacion hungarez në Llaktashi afër Banja Llukës... Читать дальше...

Mijëra persona marshojnë në Glasgou duke kërkuar më shumë nga Konferenca për Klimën

Evropaelire.org 

Mijëra protestues kanë marshuar në qytetin skocez, Glasgou, në ditën e dytë të protestave të mbrojtësve të ambientit, të cilët besojnë se çështjet e ngrohjes globale nuk janë trajtuar me urgjencë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën. Protestuesit – përfshirë studentë, aktivistë, politikanë dhe pjesëtarë të sindikatave kanë marshuar në qendër të qytetit më 6 nëntor. Disa pjesëmarrës kanë pasur edhe mbishkrimet, “Kapitalizmi është duke vrarë planetin”. Organizatorët dhe policia... Читать дальше...

Disfata e Zaevit largon Shkupin nga marrëveshja me Bullgarinë

Evropaelire.org 

Disfata e thellë e Lidhjes Social Demokrate (LSDM) në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut dhe dorëheqja e kryeministrit, Zoran Zaev, kanë përkeqësuar pozicionin e këtij shteti në raport me Bullgarinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Sofja, në nëntor të vitit të kaluar, ka bllokuar bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Brukselit me kërkesën për një marrëveshje me Shkupin për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin... Читать дальше...

Kosova regjistron 16 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më 6 nëntor, janë regjistruar 16 raste me koronavirus, pas testimit të 2.146 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 6 nëntor, 10 persona janë shëruar derisa 446 persona janë ende aktivë në koronavirus. Ndërkohë, Shtabi i Krizës i Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili përfshin të dhënat nga të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, ka njoftuar të shtunën se... Читать дальше...

Votat e pavlefshme, “partia” e pestë në zgjedhjet lokale

Evropaelire.org 

Isak Krasniqi, teknik i pensionuar i makinerisë, nuk është i sigurt nëse vota e tij ka qenë e vlefshme në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor në Kosovë. Ai thotë se mosinformimi i duhur për procesin zgjedhor është arsyeja, që sipas tij, edhe mund të ketë gabuar. “Në zgjedhjet e fundit lokale, fletëvotimet më janë dukur shumë të komplikuara. Një fletëvotim e paraqet partinë, fletëvotimi tjetër nuk kishte asgjë të përbashkët më të. Nuk jam aspak i sigurt se kam votuar mirë. Por, unë gjithmonë dal në zgjedhje, votoi si di”, thotë ai. Читать дальше...

Mickovski: Nëse Zaev nuk deponon dorëheqjen, do ta rrëzojmë

Evropaelire.org 

Partia VMRO-DPMNE dhe shumica e re parlamentare, që u bë e ditur të premten në mbrëmje, pret që kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev, të dorëzojë të hënën dorëheqjen në Kuvend, në të kundërtën shumica e re do të kërkojë seancë parlamentare për të votuar mosbesimin e Qeverisë. “Ne do të përpiqemi të formojmë një qeveri politike të qëndrueshme me një shumicë më të madhe në Parlament. Nëse nuk ia dalim, do të duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deri të hënën do të presim që... Читать дальше...

Disa persona të plagosur nga sulmi me thikë në Gjermani

Evropaelire.org 

Policia gjermane ka thënë se disa persona janë plagosur të shtunën si pasojë e një sulmi me thikë në një tren të shpejtë. Policia lokale ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se ka pranuar thirrjen rreth orës 09:00 të mëngjesit të shtunën. Treni ka qenë duke udhëtuar në mes të qyteteve të Bavarisë, Regensburg dhe Nuremberg, në kohën e sulmit. Një person është arrestuar për lidhje me sulmin në qytetin Seubersdorf, ku është ndalur treni. Policia ka thënë se disa persona janë plagosur... Читать дальше...

Gruaja që iu bë nënë 15 fëmijëve

Evropaelire.org 

Ndonëse u shkollua për mjekësi, dashuria e madhe për kujdesin ndaj fëmijëve bëri që Sadete Hajrizi t’ua kushtojë afër 18 vjet të jetës së saj fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Ajo tani është një SOS-nënë dhe jeton me pesë fëmijë që i konsideron familje.



Kryeministri hungarez Orban arrin në Banja Llukë 

Evropaelire.org 

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë arritur të shtunën, më 6 nëntor, në qytetin Banja Llukë të Bosnje-Hercegovinës. Siç është njoftuar, Orban po qëndron për një “vizitë miqësore në Republikën Serbe” (njëra nga dy entitetet e Bosnje-Hercegovinës). Orban është takuar me anëtarin e Presidencës trepalëshe të Bosnjës Millorad Dodik, dhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës Serbe, Radovan Vishkoviq. Në delegacionin e Hungarisë është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto. Читать дальше...

Mbi 90 persona të vdekur nga shpërthimi i një cisterne në Sierra Leone

Evropaelire.org 

Të paktën 90 persona kanë vdekur dhe dhjetëra tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të madh në kryeqytetin e Sierra Leones, Fritaun. Shpërthimi ka ndodhur pasi një cisternë nafte është përplasur me një tjetër makinë, në një rrugë me shumë qarkullim. Pamjet e publikuara në mediat lokale kanë treguar trupat e shtrirë nëpër rrugë. Presidenti, Julius Maada Bio, ka thënë se është “tejet i shqetësuar nga zjarret tragjike dhe humbjet e jetëve”. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë... Читать дальше...

Pfizer do të kërkojë miratim për pilulën kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike, Pfizer, ka thënë se pilula e saj antivirale për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, zvogëlon për gati 90 për qind mundësitë e shtrirjes në spital dhe vdekjes. Pfizer ka thënë më 5 nëntor se do t’i kërkojë Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që ta autorizojnë pilulën sa më shpejt që është e mundur. Hulumtuesit në gjithë botën janë duke punuar për të krijuar një pilulë për ta trajtuar koronavirusin, në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë nëpër spitale. Читать дальше...

Kongresi amerikan miraton projektligjin për infrastrukturë

Evropaelire.org 

Kongresi amerikan ka miratuar paketën e investimeve në vlerë të 1 trilion dollarëve, çka shënon fitore të madhe të brendshme për presidentin amerikan, Joe Biden. Negociatat për projektligjin, që është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë krijuar ndasi të konsiderueshme në mesin e demokratëve. Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve është duke dërguar përpara një tjetër projektligj ambicioz për shpenzime, të favorizuar nga ligjvënësit liberalë. Paketa për investime në infrastrukturë tani pret miratimin e Bidenit për t’u shndërruar në ligj. Читать дальше...

Tetë persona të vdekur si pasojë e turmës në një festival në Hjuston

Evropaelire.org 

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, si pasojë e rritjes së turmës në natën e parë të një festivali muzikor në Hjuston, Teksas. Zyrtarët për emergjenca kanë thënë se paniku është rritur teksa turma është ngjeshur drejt skenës në Festivalin Astroworld të artistit Travis Scott. Njëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital me arrest kardiak dhe tetë kanë vdekur. Rreth 300 persona janë duke u trajtuar për plagë të marra gjatë organizimit që ka tërhequr 50,000 mijë persona. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Андреева победила Подороску на старте турнира WTA в Руане






Прокуратура ФРГ возобновила расследование о пропаже владельца OBI Хауба

«585*ЗОЛОТОЙ» в обновленном дизайне открылся в ТРЦ «Лапландия» в Кемерово

МЧС предупредило москвичей о сильном ветре 19 апреля

Автомобилистов предупреждают: на федеральной трассе «Нева» сегодня ожидается снег