ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 07.11.2021

Vuçiq i përgjigjet letrës së kongresistëve amerikanë

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha më 7 nëntor se nuk ka frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit "sepse nuk i ka". Vuçiq e bëri këtë deklaratë, pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit në Panairin e Beogradit. Komentet e tij vijnë edhe pas publikimit të një letre nga një grup i kongresistëve amerikanë, të cilët, sipas disa mediave, i kanë bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të shqyrtojë një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pronës... Читать дальше...

Kosova mbetet i vetmi shtet në rajon pa vaksinë kundër HPV 

Evropaelire.org 

Në Kosovë, vaksina kundër papilloma virusit (HPV), e cila mbron nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës, nuk është në kalendarin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Papilloma virus është infeksioni më i zakonshëm, i cili transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale. Ky infeksion mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës. Vaksina HPV, në bazë të studimeve të bëra së fundmi nga Organizata e Britanisë së Madhe "Cancer Research”... Читать дальше...

Musk pyet ndjekësit në Twitter për shitje të aksioneve

Evropaelire.org 

Miliarderi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka krijuar një anketë në rrjetin social, Twitter, duke pyetur 62.6 ndjekësit e tij, nëse duhet t’i shesë 10 për qind të aksioneve. Votimi, që mbyllet më vonë gjatë ditës së diel, mund ta bëjë atë të heqë dorë nga miliarda dollarë të aksioneve të kompanisë. Ai ka premtuar se do të veprojë sipas rezultatit. Veprimi i tij është përgjigje ndaj taksave për miliarderë, që janë propozuar nga demokratët amerikanë. Sipas këtij plani, Musk, i cili është një prej njerëzve më të pasur në botë... Читать дальше...

Materialet e REL-it që nuk duhet t’i humbisni

Evropaelire.org 

Deri më 7 nëntor, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se në këtë shtet kanë qenë 460 raste aktive me koronavirus. Gjatë javës që kemi lënë pas, pashmangshëm kemi pyetur sa është reale një situatë e tillë epidemiologjike kur institucionet e Kosovës nuk i kanë të dhënat për situatën epidemiologjike në komunat e banuara me shumicë serbe, ku është duke u shënuar rritje e rasteve me infektime të reja? Në raportin e 4 nëntorit të Shtabit të Krizës të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili... Читать дальше...

IKSHPK: 19 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se të dielën, më 7 nëntor, janë regjistruar 19 raste me koronavirus, pas testimit të 2.174 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 7 nëntor, pesë persona janë shëruar derisa 460 persona janë ende aktivë në koronavirus. Ndërkohë, Shtabi i Krizës i Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili përfshin të dhënat nga të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, ka njoftuar të shtunën... Читать дальше...

Rritet interesimi për vaksinim kundër COVID-19 në Austri

Evropaelire.org 

Qendrat e vaksinimit kundër koronavirusit në Austri, janë përballur me rritje të interesimit për t’u imunizuar këtë fundjavë, para se të hyjnë në fuqi masat kufizuese për luftim të pandemisë. Prej 8 nëntorit, shumica e personave të pavaksinuar nuk do të mund të hyjnë në hotele, kafiteri, parukeri apo të marrin pjesë në organizime publike. Për shkak të rritjes së shkallës së infektimit, Qeveria ka vendosur të kufizojë qasjen vetëm për ata që janë vaksinuar apo që janë shëruar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. Читать дальше...

"Terapia" e artistit shqiptar: Piktura me kafe për t’i disponuar njerëzit

Evropaelire.org 

Artisti shqiptar, David Kryemadhi, e ngjyen brushën e tij në një gotë me kafe, dhe me kujdes e pikturon fytyrën e një klienteje në një kafene, me shpresën se oferta për një portret falas do të rrisë disponimin në mes të ankthit nga pandemia. Shumë shqiptarë i konsiderojnë kafenetë si institucion jetik, ku shkojnë pothuajse çdo ditë për të marrë dozën e preferuar të kafeinës. Vendi me 2.8 milionë banorë supozohet të ketë një ndër shifrat më të larta të kafeneve në botë për kokë banori. (Përgatitën... Читать дальше...



Gratë, peng i mungesës së kapitalit fillestar për themelimin e biznesit

Evropaelire.org 

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Maqedoninë e Veriut është në rritje numri i grave sipërmarrëse, megjithëse gratë thonë se akoma është shumë larg arritja e një barazie me burrat në bërjen e biznesit pasi paragjykimet e bëjnë më të vështirë zhvillimin e biznesit të tyre. Për t’i inkurajuar ato që të zhvillojnë biznesin e tyre, gratë në forma të ndryshme janë mbështetur nga institucionet e pushtetit lokal dhe atij qendror, si dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Megjithëkëtë në Maqedoninë e... Читать дальше...

Policia po heton incidentin në Teksas që la tetë persona të vdekur

Evropaelire.org 

Autoritetet në Teksas kanë nisur hetimet për vdekjen e tetë personave, të cilët janë vrarë në një koncert, si pasojë e turmës së madhe të njerëzve. Rreth 50,000 persona kanë qenë pjesë e një koncerti në Hjuston më 5 nëntor, kur turma ka nisur të shtypet në afërsi të skenës, teksa reperi Travis Scott ka qenë duke kënduar. Kryetari i Hjustonit, Sylvester Turner, u ka thënë gazetarëve se incidenti ka lënë të vdekur tetë persona të moshave nga 14 deri në 27 vjeç. Trembëdhjetë persona tjera janë plagosur dhe tani janë në spital. Читать дальше...

Escobar viziton Bosnje-Hercegovinën

Evropaelire.org 

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të arrijë më 7 nëntor në Sarajevë, në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të shkëputet nga ky vend. Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990. Читать дальше...

Si dallojnë pilulat e Pfizer dhe Merck kundër COVID-19?

Evropaelire.org 

Kompanitë Pfizer dhe Merck kanë krijuar pilula antivirale, të cilat kanë treguar efekt premtues në testimet e të rriturve të infektuar me koronavirus, që rrezikojnë të sëmuren rëndë. Të dyja ilaçet janë duke u analizuar për të kuptuar nëse mund të parandalojnë infektimin e njerëzve të ekspozuar në këtë virus. Cila prej dy pilulave ka më shumë efekt? Të dhënat nga testimet e dy kompanive sugjerojnë se Pfizer ka pilulë me më shumë efekt, ndonëse të dhënat e plota nuk janë publikuar ende. Pfizer ka thënë të premten... Читать дальше...

Kryeministri irakian i mbijetoi sulmit me dron

Evropaelire.org 

Kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi, i ka mbijetuar një sulmi me dron në rezidencën e tij më 7 nëntor. Ky njoftim vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve të lidhura me refuzimin e milicive të përkrahura nga Irani, që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar. Rezidenca e Bagdadit në Zonën e Gjelbër është goditur me sulm rakete më 7 nëntor, ka thënë Zyra e kryeministrit përmes një deklarate. Kadhimi nuk është lënduar nga sulmi, i cili në deklaratë është konsideruar “tentim-vrasje e dështuar” me dron. Читать дальше...

Një gjykatë bllokon planet e Bidenit për vaksinime nëpër kompani

Evropaelire.org 

Një Gjykatë e Apelit në Shtetet e Bashkuara, ka bllokuar përkohësisht planet e presidentit amerikan, Joe Biden për vaksinime nëpër biznese. Nëse shkon përpara, ligji do t’iu kërkonte punëtorëve të kompanive private, me më shumë se 100 punëtorë, që të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, apo të testohen në baza javore. Mirëpo Gjykata ka thënë se ka hasur në çështje “statusore dhe kushtetuese” në këtë vendim, që pritej të zbatohej nga muaji janar. Gjykata... Читать дальше...

Pse Arabia Saudite është e zemëruar me Libanin?

Evropaelire.org 

Një koment për luftën në Jemen, i bërë në një transmetim televiziv nga një ministër libanez, ka shkaktuar krizë të thellë mes Libanit dhe Arabisë Saudite. Komentet e George Kordahit nxitën zemërim në disa vende arabe, që ndërmorën veprime, përmes së cilave Libani izolohet edhe më shumë. Ndërsa, nga brenda vendi kërcënohet nga shpërbërja e koalicionit qeverisës, qëllimi i të cilit ishte të merrej me krizën e rëndë ekonomike, me të cilën po përballet vendi, transmeton AP. Arabia Saudite ishte... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Арине Соболенко предрекли победу на Уимблдоне-2024






Регоператор «Хартия» решил адресный вопрос жителя Электростали по вопросам ТКО

В Москве рухнули четыре дерева из-за сильного ветра

Аэропорт Владикавказа временно закрыли из-за попадания молнии в полосу

Ставропольцев с ОВЗ наградили на чемпионате по профмастерству