ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 11.11.2021

Polonia raporton për më shumë përleshje me migrantë pranë kufirit me Bjellorusinë

Evropaelire.org 

Situata në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë është duke u tensionuar më shumë pasi qindra migrantë të bllokuar në temperatura të ulta dhe pa ushqim të mjaftueshëm u përpoqën të futeshin me forcë në Poloni, vend anëtar i Bashkimit Evropian. Varshava e ka akuzuar Bjellorusinë për terrorizëm për shkak të rolit të saj në përshkallëzimin e situatës. Nga ana tjetër, udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka kërcënoi se do të ndërpresë gazin për Evropën si hakmarrje për çdo sanksion të ri. Читать дальше...

Guterres: Kufizimi i ngrohjes globale është mbështetje për "jetën në tokë"

Evropaelire.org 

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se qëllimi i kufizimit të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius është "mbështetja e jetës në tokë". Ai tha se samiti për klimën i OKB-së që po mbahet në Glasgou të Skocisë ndoshta nuk do të rezultojë me premtimet e qeverive që të bëjnë uljen e mjaftueshme të emetimeve të gazrave serrë. Para përfundimit të samitit më 12 nëntor, është rritur presioni ndaj qeverive për të arritur një marrëveshje kuptimplote për klimën. Читать дальше...

Escobar: SHBA-ja qëndron pranë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran

Evropaelire.org 

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Podgoricë dha mesazhin e mbështetjes së SHBA-së për Malin e Zi sovran dhe gjithpërfshirës. Ai më 11 nëntor takoi kryeministrin, Zdravko Krivokapiq dhe kryeparlamentarin Aleksa Beçiq.  Escobar, gjatë bisedës me kryeministrin malazez Krivokapiq, i kërkoi atij të mbajë fokusin në reformat e nevojshme për të përshpejtuar anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE)... Читать дальше...

Rreth 200 mijë euro investime të çuara dëm në QKUK

Evropaelire.org 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka investuar rreth 200 mijë euro për rinovimin e sallave të operacionit e dhomave përcjellëse për Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Prishtinë, mirëpo gati një vit pas mbarimit të punimeve, ajo nuk është lëshuar ende në funksion.

Udhëheqësit izraelitë u izoluan në bunker gjatë stërvitjes COVID-19

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett dhe ndihmësit e tij të lartë u izoluan në një bunker lufte të enjten (11 nëntor) gjatë një stërvitjeje që simulonte një shpërthim të një varianti të ri vdekjeprurës COVID-19. Zyra e kryeministrit tha se ushtrimi njëditor “Stërvitja Omega” u emërtua sipas një lloji fiktiv të virusit si një masë paraprake për të qenë të sigurt se Izraeli është i përgatitur për “çdo skenar”. Bunkeri që i bën ballë edhe shpërthimit bërthamor është i vendosur në kodrat e kryeqytetit të Izraelit, Jerusalem. Читать дальше...

Shtohen thirrjet për të shmangur urinë në Afganistan

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), u ka bërë thirrje vendeve donatore, Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve financiare ndërkombëtare që “urgjentisht të modifikojnë” kufizimet dhe sanksionet që prekin ekonominë e Afganistanit dhe sektorin bankar, meqë ka shqetësime për “përhapje të urisë” në shtetin e shkatërruar nga lufta. Pasi talibanët kanë rrëzuar Qeverinë në Kabul, të përkrahur nga Perëndimi, në mes të muajit gusht, miliona dollarë të humbur, rritja e çmimeve dhe kriza e likuiditetit... Читать дальше...

Dialogu i ngrirë në nivel teknik

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe autoritetet e Beogradit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi, më 16 nëntor, të cilin e ka paralajmëruar Bashkimi Evropian. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se më 16 nëntor pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet e hapura dhe rrugën përpara në dialog. Njohësit e zhvillimeve... Читать дальше...

Presidenti kinez po e çimenton pozicionin e tij

Evropaelire.org 

Partia Komuniste Kineze ka miratuar një rezolutë, e cila e çimenton pozicionin politik të presidentit, Xi Jinping. Kjo rezolutë përmban një historik 100-vjeçar të Partisë Komuniste dhe parasheh planet e saj për të ardhmën. Partia e Komuniste e Kinës ka miratuar dy dokumente të tilla në historinë e saj: nga Mao Ce Duni më 1945 dhe Deng Xiaoping më 1981. Dokumenti u miratua të enjten (11 nëntor) në seancën e gjashtë plenare, një nga takimet më të rëndësishme politike të Kinës dhe e vë presidentin... Читать дальше...



Gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë të enjten (11 nëntor) janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra ka rezultuar pas 1.427 testimeve.  Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se 21 persona janë shëruar derisa 429 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Читать дальше...

Pse Bosnja nuk e ka zgjidhur çështjen e kufijve me fqinjët?

Evropaelire.org 

Pavarësisht faktit që kanë kaluar 26 vjet që nga përfundimi i luftës, Bosnje dhe Hercegovina nuk i ka zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare me Serbinë dhe Kroacinë. Kjo temë sërish doli në pah gjatë vizitës së zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Sarajevë. Bosnja ka arritur marrëveshje me Kroacinë, mirëpo ajo nuk është ratifikuar në parlamentet përkatëse. Marrëveshja me Serbinë ende nuk është nënshkruar për shkak të disa pikave kontestuese. Читать дальше...

Dua Lipa nderohet në Uashington për shpresën dhënë Kosovës

Evropaelire.org 

Me motivacionin se e ka shfrytëzuar ndikimin e saj si yll muzike, për të ndihmuar në nxjerrjen e atdheut të të parëve të saj, Kosovës, nga varfëria e pasluftës dhe për t’i dhënë një brezi të tërë “dhuratën e shpresës”, Këshilli i Atlantikut e ka nderuar Dua Lipën me Çmimin e Udhëheqjes së Dalluar, gjatë një ceremonie të mbajtur më 10 nëntor. Në Uashington, organizata joqeveritare amerikane i ka vlerësuar individët që, sipas saj, kanë qenë shembullorë duke kontribuuar në misionin e saj “për të formësuar... Читать дальше...

Vdes ish-presidenti i Afrikës së Jugut, FW de Klerk

Evropaelire.org 

Frederik Willem de Klerk, presidenti i fundit i kohës së aparteidit në Afrikën e Jugut dhe lojtari kyç i shtetit gjatë tranzicionit në demokraci, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, pas një beteje me kancerin. De Klerk, i cili ka qenë udhëheqës shteti në periudhën shtator 1989 dhe maj 1994, është diagnostikuar me kancer më herët gjatë këtij viti, ka njoftuar Fondacioni i tij. “Ish-presidenti FW de Klerk ka vdekur në paqe në shtëpinë e tij në Kejp Taun më herët në mëngjes, pas betejës me kancer”, ka thënë Fondacioni që mban emrin e tij. Читать дальше...

"Mbreti" rus i mashtrimeve dënohet me 10 vjet burgim në Nju Jork

Evropaelire.org 

Një gjyqtar në Nju Jork e ka dënuar shtetasin rus, Alekasandr Zhukov, me 10 vjet burgim për kryerje të mashtrimeve digjitale. Ai konsiderohet si një prej personave që ka kryer mashtrimet më të sofistikuara në historinë e internetit. Gjyqtari Eric Komitee në Bruklin e ka dënuar Zhukovin për vjedhje të më shumë se shtatë milionë dollarëve nga kompani reklamimi në Shtetet Bashkuara në periudhën shtator 2014 - dhjetor 2016, përmes një skeme të rreme reklamimi, ka thënë Zyra e Prokurorit në Nju Jork. Читать дальше...

DASH: Nuk komentojmë pse disa vende nuk u ftuan në Samitin e Demokracisë

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se nuk "komenton çështjet e brendshme pse disa vende nuk janë ftuar”, në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, raporton Zëri i Amerikës (VOA) në gjuhën serbe. “Presidenti Biden është zotuar të jetë nikoqir i Samitit të Demokracisë për të forcuar angazhimin tonë për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së”, ka thënë një zëdhënës i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit. Читать дальше...

Gjermania regjistron mbi 50 mijë raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Gjermania ka regjistruar një rekord prej 50,196 rasteve të reja me koronavirus të enjten, teksa vala e katërt e infektimeve shtrihet në këtë shtet. Numri total i rasteve të konfirmuara tani ka shkuar në 4.89 milionë, ndërsa i viktimave në 97,198, sipas Insitutit Robert Koch. Reinhard Sager, president i Asociacionit të autoriteteve lokale gjermane, i ka bërë thirrje industrisë së hotelierisë që të marrë masa më të ashpra për t’u siguruar se konsumatorët janë të testuar, të vaksinuar, apo të shëruar nga koronavirusi. Читать дальше...

Brenda ditësh në Kosovë edhe doza e tretë

Evropaelire.org 

Vendimi për dozën e tretë dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit pritet të merret shumë shpejt edhe në Kosovë. “Është çështje ditësh marrja e vendimit, pasi Komiteti për imunizimin e popullatës kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] e ka trajtuar çështjen e dhënies së dozës përforcuese dhe dozës së tretë”, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ministria e Shëndetësisë e Kosovës. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë... Читать дальше...

COVAX do të dërgojë vaksina në zonat e konfliktit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një marrëveshje në mes të kompanisë Johnson & Johnson dhe programit COVAX për shpërndarje të vaksinave kundër koronaviurusit në zonat e konfliktit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur marrëveshjen më 10 nëntor, në një takim virtual të ministrave të jashtëm të shumë vendeve të botës, për të diskutuar për pandeminë e koronavirusit. “Neve na duhet t’i sigurojmë njerëzit që nuk kanë qasje në vaksina nga fushatat qeveritare se nuk i kemi lënë jashtë përpjekjeve tona. Читать дальше...

Qeveria e Zaevit përballë mocionit të mosbesimit

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të enjten do të mbajë seancën për mocionin e mosbesimit të qeverisë, të iniciuar nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare. VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe Lëvizja Besa, besojnë se kanë siguruar 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Ata do të votojnë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, i cili më 9 nëntor tërhoqi vendimin për dorëheqjen, të cilën e paralajmëroi më 31 tetor, pas... Читать дальше...

Musk shet aksione të Teslas në vlerë të rreth 5 miliardë dollarëve

Evropaelire.org 

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka shitur aksione në vlerë të rreth 5 miliardë dollarëve. Ky njoftim ka ardhur disa ditë pasi ai ka pyetur 63 milionë ndjekësit e tij në Twitter, nëse duhet të shesë 10 për qind të aksioneve të Teslas. Vlera e aksioneve ka rënë për 16 për qind dy ditë pasi ka nisur anketën në Twitter, rezultati i së cilës ka qenë në favor të shitjes. Megjithatë, vlera e aksioneve është rritur sërish të mërkurën. Tesla është kompania më e shtrenjtë e prodhimit të makinave në botë... Читать дальше...

BE-ja përgatitet për të shtuar sanksionet kundër Bjellorusisë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka shkuar një hap tutje në ndëshkim të Bjellorusisë për krizën në kufirin Poloni-Bjellorusi, ku qindra migrantë nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, vazhdojnë të qëndrojnë në ambiente të ftohta dhe me pak ushqim. Ambasadorët e 27 vendeve të bllokut evropian janë pajtuar më 10 nëntor se situata lë hapësirë për sanksione të reja që mund të miratohen javën e ardhshme dhe të shënjestrojnë 30 individë dhe entitete, përfshirë ministrin e jashtëm të Bjellorusisë dhe linjën ajrore kombëtare. Читать дальше...

SHBA dhe Ukraina rikonfirmojnë partneritetin strategjik

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, kanë nënshkruar një tekst të përditësuar për partneritet strategjik, që rikonfirmon se marrëdhënia në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës është e bazuar në vlerat e përbashkëta. Dokumenti tregon në hollësi për bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në siguri, mbrojtje, demokraci, sundim të ligjit, ekonomi dhe sektorin e energjisë. Shtetet e Bashkuara po ashtu janë zotuar se do t’i mbështesin përpjekjet... Читать дальше...

Çfarë po bën Lukashenka me migrantë dhe si mund t'i përgjigjet BE-ja?

Evropaelire.org 

Në muajt e fundit, mijëra migrantë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika, kanë tentuar të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni dhe vende tjera të Bashkimit Evropian, Letoni dhe Lituani. Shumica prej migrantëve të këtyre rajoneve kanë arritur në fundmi me aeroplanë në kryeqytetin bjellorus. Ndërkohë që kriza mes BE-së dhe Bjellorusisë rritet, si mund të përgjigjen Bashkimi Evropian, vendet anëtare, dhe Perëndimi, qoftë përmes padisë në gjykatat ndërkombëtare, regjimit të sanksioneve... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Шнайдер проиграла Бадосе на старте турнира WTA в Штутгарте






Московские парки с историческими местами ежегодно посещают около 100 млн человек

В мире: Зачем России военные в Африке

Специалисты проверили водоснабжение дома № 1 в мкр Финский Щелкова

Бактерия Porferomonis gingivalis: виновница не только пародонтита, но и хрупкости сердечной мышцы?