ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 17.11.2021

Çekia do të kufizojë lëvizjet e personave të pavaksinuar kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Republika Çeke do t’ua ndalojë personave të pavaksinuar kundër koronavirusit, qasjen në ngjarje publike dhe shërbime tjera, duke nisur nga 22 nëntori, ka thënë kryeministri çek, Andrej Babish. Ai po ashtu ka thënë se testet negative për koronavirus nuk do të jenë më të vlefshme. Kufizimet, të cilat do të miratohen nga kabineti qeveritar, janë bërë publike pas regjistrimit të një rekordi prej 22,479 rastesh ditore më 17 nëntor. Shumë shtete evropiane, përfshirë fqinjët e Çekisë, Gjermaninë, Austrinë dhe Sllovakinë... Читать дальше...

Presidenti polak: Nuk ka rrezik të konfliktit ushtarak në kufi me Bjellorusinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë të mërkurën se nuk ka rrezik të konfliktit ushtarak në kufi me Bjellorusinë, ku janë mbledhur mijëra migrantë nga Lindja e Mesme, të cilët synojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian. Trupat ushtarake polake janë angazhuar për të ndihmuar në sigurim të kufirit me Bjellorusinë, dhe që të mos lejojnë hyrjen e migrantëve në këtë vend të BE-së. “Nuk ka rrezik ushtarak. Ushtria polake është aty për siguri, mirëpo ne nuk kemi problem ushtarak”, u ka thënë Duda... Читать дальше...

Rekord viktimash nga mbidoza e drogës në SHBA

Evropaelire.org 

Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës përgjatë një viti dhe në kohë të pandemisë së koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë vjetore që është regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë treguar se vdekjet nga mbidoza janë rritur për 28.5 për qind në periudhën prill 2020 – prill 2021. Ekspertët besojnë se mbidoza mund të jetë shkaktuar për shkak të ndikimit të pandemisë dhe furnizimit me substanca sintetike siç është fentanil. Читать дальше...

Vendi ku IS-i kryente ekzekutime bëhet shesh dashurie

Evropaelire.org 

Vetëm disa vite më parë, sheshi Al Naim, apo Parajsa, ishte skenë e frikshme e ekzekutimeve publike në Raka, Siri. Por, sot, familjet dhe të dashuruarit e rinj mblidhen pranë strukturave harkore të tij. Rrethrrotullimi i trafikut ishte gjithçka përveç xhenet, kur grupi Shteti Islamik (IS) kontrollonte Rakan, që ishte bastion i tij, ndërmjet viteve 2014 dhe 2017. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Merkel: Vala e katërt po godet Gjermaninë me "fuqi të plotë"

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se situata me koronavirus në Gjermani është dramatike, teksa ka bërë thirrje për vaksinim sa më të shpejtë me dozën përforucese të vaksinës kundër këtij virusi. “Vala e katërt është duke goditur shtetin tonë me fuqi të plotë”, ka thënë ajo në Kongresin e kryetarëve të qyteteve gjermane. Instituti Robert Koch ka thënë të mërkurën se në 24 orët e fundit janë regjistruar 52,826 raste të reja të infektimit, teksa koronavirusi shtrihet edhe në shtete tjera në Evropë. Читать дальше...

Rritet sërish çmimi i gazit në Evropë

Evropaelire.org 

Çmimet e gazit janë rritur për tetë përqind më 17 nëntor, pasi Gjermania ka shtyrë miratimin e gazsjellësit kontrovers të Rusisë, Rjedha Veriore 2. Më 16 nëntor, Gjermania ka bërë të ditur se ka pezulluar procesin e miratimit, sepse konsorciumi me bazë në Zvicër, i cili qëndron mbrapa projektit të gazsjellësit, duhet të krijojë një degë në Gjermani, në mënyrë që të fitojë licencën. Ky vendim ka shuar shpresat se gazsjellësi do të mund të jetë funksional në muajt në vijim dhe që do të mund të lehtësojë krizën me energji në Evropë... Читать дальше...

Pandemia izolon Evropën

Evropaelire.org 

Austria ka futur në izolim miliona persona që nuk janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, pas rritjes së infektimeve në këtë shtet dhe banorët e Holandës hynë në izolim të pjesshëm. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)

Ajri i ndotur përfshin Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut është radhitur në krye të listës së vendeve me ajër të ndotur. Në bazën globale të të dhënave, NUMBEO, e cila prezanton shkallën e ndotjes së ajrit në nivel botëror, qyteti i Tetovës listohet i dyti, pas qytetit Katmandu në Nepal. Ajër i ndotur konsiderohet kur nivelet e grimcave PM2.5, të cilat mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve, janë shumë të larta. Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse këto nivele janë midis zeros dhe 50, cilësia e ajrit konsiderohet “e mirë”. Читать дальше...



Merkel dhe Lukashenka diskutojnë sërish në kohën e krizës me migrantë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, kanë zhvilluar një tjetër bisedë telefonike më 17 nëntor, të dytën këtë javë, në kohën e krizës me migrantë në kufirin Bjellorusi-Poloni. Detajet e bisedës – për të cilën fillimisht ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse BeITA – nuk janë bërë të ditura. Në një bisedë të rrallë telefonike më 15 nëntor, Merkel ka diskutuar rreth ndihmës humanitare për mijëra refugjatë dhe migrantë të bllokuar... Читать дальше...

Bojkoti, si shantazh ndaj institucioneve për Asociacionin

Evropaelire.org 

Çdo shantazh dhe çdo bojkotim i institucioneve të Kosovës nga përfaqësuesit e Listës Serbe, duhet parë si një instruksion që vjen nga Beogradi zyrtar, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri dhe Ognjen Gogiq. Sipas tyre, Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb të Kosovës në institucionet e nivelit qendror, në Kuvend dhe Qeveri, si dhe ka pushtetin në dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe, është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi zyrtar, nga i cili edhe merr instruksionet për veprimet që bën. Читать дальше...

Gjermania i kërkon BE-së propozim sanksionesh kundër Republikës Sërpska

Evropaelire.org 

Gjermania e ka ngritur para organeve të Bashkimit Evropian, çështjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska, të cilët kërcënojnë Marrëveshjen e Dejtonit, ka mësuar të mërkurën Radio Evropa e Lirë nga burime diplomatike në Bruksel. Marrëveshja e Dejtonit ka krijuar dy entitete në Bosnje: Federatën Myslimane-Kroate dhe Republikën Sërpska. Vendi qeveriset dhe administrohet sipas linjave etnike, të përcaktuara nga Marrëveshja, dhe ka një qeveri qendrore, e cila shpesh është jofunksionale. Читать дальше...

Kosova regjistron 17 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se të mërkurën, më 17 nëntor, janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.544 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 17 nëntor, 19 persona janë shëruar derisa 405 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Читать дальше...

OKB: Rritet prodhimi i opiumit në Afganistan

Evropaelire.org 

Në Afganistan është rritur për tetë për qind prodhimi ilegal i opiumit më 2021, në krahasim me vitin e kaluar, kanë thënë Kombet e Bashkuara, ndërkohë që opiumi i këtij shteti vazhdon të dominojë tregun e zi. Prej tij furnizohen tetë prej 10 përdoruesve në gjithë botën. Afganistani ka korrur 6,800 bimë opiumi më 2021, ka thënë Zyra e OKB-së për Ilaçe dhe Krime, në një raport të publikuar më 16 nëntor. Të hyrat nga opiumi afgan janë rritur në mes të 1.8 miliard dollarë dhe 2.7 dollarëve këtë vit, është thënë mes tjerash në raport. Читать дальше...

Nju Jorku rikthen festën e Vitit të Ri

Evropaelire.org 

Njerëzit do të lejohen të marrin pjesë në festimet e sivjetme të Vitit të Ri në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut, konfirmoi kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio. Festa është anuluar vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19. Njerëzit që duan të shohin rënien e topit këtë vit, do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit të plotë ose test negativ kundër sëmundjes COVID-19. Rënia e topit simbolizon fillimin e Vitit të Ri. “Më në fund mund të bashkohemi sërish. Do të jetë e mahnitshme... Читать дальше...

Dialogu në Bruksel përfundon pa takim trepalësh

Evropaelire.org 

Në Bruksel përfunduan të mërkurën bisedimet midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zyrtarët evropianë, por pa takim trepalësh mes tyre. Delegacionin e Kosovës gjatë dy ditëve negociata e udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Bislimi, pas takimit të fundit me përfaqësuesin e BE-së në bisedime, Mirosllav Lajçak, tha se janë zhvilluar disa takime dypalëshe me zyrtarët evropianë dhe se tema të diskutimit kanë qenë... Читать дальше...

Muralit të Mlladiqit i bashkohen edhe dy të tjerë

Evropaelire.org 

Përveç muralit të të dënuarit serb për krime lufte, Ratko Mlladiq, në qendër të Beogradit u shfaqën të mërkurën edhe dy murale të tjera: ai i komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajlloviq, dhe i dukës serb të Luftës së Parë Botërore, Zhivojin Mishiq. Figura e Mihajlloviqit është vizatuar në murin anësor të së njëjtës ndërtesë banimi, ku, tash e katër muaj, ndodhet murali i Mlladiqit. Pranë portretit të Mihajlloviqit janë shkruar edhe vargjet e këngës çetnike “Të gjithë janë roje”. Читать дальше...

Një mbështetëse e IS-it “me rrënjë kosovare” arrestohet në Itali

Evropaelire.org 

Policia në Milano arrestoi të mërkurën një vajzë italiane, 19 vjeçe, nën akuzat për terrorizëm ndërkombëtar. Sipas agjencive të lajmeve në Itali, e dyshuara, "e cila ka rrënjë kosovare", u dërgua në burg. Gjykatësi i hetimeve paraprake tha se disa nga mijëra fotografitë dhe videot e ruajtura në telefonin e vajzës, kanë përmbajtje të krijuar nga krahu mediatik i grupit militant Shteti Islamik (IS), i njohur si “Al Hayat Media Center”. Këto përfshijnë skena të luftës, “ekzekutime të të pafeve... Читать дальше...

IS merr përgjegjësinë për sulmin në kryeqytetin e Ugandës

Evropaelire.org 

Grupi militant Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin e së martës në kryeqytetin e Ugandës, Kampala. Së paku tre njerëz mbetën të vrarë dhe mbi 30 u plagosën, tha policia e këtij vendi. Tre sulmues me motoçikleta hodhën veten në erë pranë Parlamentit dhe selisë së policisë së qytetit. “Kërcënimet me bombë janë ende aktive, veçanërisht nga sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë, Fred Enanga. Shteti Islamik tha përmes një deklarate në kanalin e tij në Telegram, se anëtarët e tij qëndrojnë pas shpërthimeve. Читать дальше...

Çekia me rekord rastesh me koronavirus

Evropaelire.org 

Republika Çeke raportoi të mërkurën 22,479 raste të reja me koronavirus - shifra më e lartë ditore në këtë vend që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë paraqesin rritje për 54 për qind, krahasuar me një javë më parë. Shifra thyen edhe rekordin e mëparshëm prej 17,778 infeksionesh, të regjistruar në janar. Autoritetet çeke raportuan edhe për 95 viktima, të cilat e çojnë në 31,709 numrin total të të vdekurve. Aktualisht, rreth... Читать дальше...

Ajri i ndotur mbyll shkollat në Delhi

Evropaelire.org 

Autoritetet në kryeqytetin e Indisë, Delhi, mbyllën të gjitha shkollat dhe kolegjet, për kohë të pacaktuar, për shkak të niveleve të përkeqësuara të ndotjes së ajrit. Punimet e ndërtimit u ndaluan deri më 21 nëntor, por përjashtim u bë për projektet e transportit dhe të mbrojtjes. Po ashtu, vetëm pesë nga 11 termocentralet me qymyr në qytet do të lejohen të funksionojnë. Nivelet e grimcave PM2.5 në Delhi, të cilat mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve, janë shumë më të larta se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Читать дальше...

SHBA-ja kërcënon Bosnjën me sanksione

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndërmjetësuar marrëveshjen për paqe në Bosnje e Hercegovinë më 1995, mund të vendosin sanksione kundër subjekteve që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose ta destabilizojnë marrëveshjen, tha sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës Sërpska - entitet i banuar me shumicë serbe - nga pjesa tjetër e Bosnjës. “Si dëshmitare nënshkruese e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe... Читать дальше...

Armenia shpall armëpushim me Azerbajxhanin pas dhunës vdekjeprurëse

Evropaelire.org 

Armenia tha se, me ndërmjetësimin e Rusisë, ka arritur marrëveshje armëpushimi me Azerbajxhanin. Dy vendet u përfshinë në përleshje vdekjeprurëse gjatë ditës së martë, përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. “Nën ndërmjetësimin e palës ruse, është arritur marrëveshje për armëpushim në kufirin lindor të Armenisë. Situata është stabilizuar relativisht”, tha Ministria armene e Mbrojtjes. Sipas saj, së paku një ushtar armen u vra në përleshje, por, sipas raporteve të mëhershme, numri i armenëve të vrarë ishte 15. Читать дальше...

Krahas punës në Graçanicë, punëtorët mësojnë shqip e serbisht

Evropaelire.org 

Drilon Maliqi është shef i prodhimit në fabrikën Valimpex në Çagllavicë, Komuna e Graçanicës. Kjo komunë, me popullsi shumicë serbe, ndodhet jo shumë larg kryeqytetit të Kosovës - Prishtinës. Fabrika, ndër të tjera, merret me prodhimin e folieve të kuzhinës. Ka rreth 30 punëtorë, por në prodhim janë të punësuar vetëm serbë nga fshatrat e Komunës së Graçanicës. Gjithsej janë shtatë dhe një prej tyre është Nemanja Gjorgjeviq, 24 vjeç. Ai ka filluar të punojë në Valimpex pesë vjet më parë, gati menjëherë pasi ka mbaruar shkollën e mesme. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Российская теннисистка Калинская покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем






По зову долга и сердца: интервью со спасателями, которые работали во время теракта в «Крокусе»

Перенос дат II этапа культурного проекта «Классика: история и современность» в Дмитрове

«Яндекс» продают за 475 млрд рублей

Правительство России направило дополнительно 1 млрд рублей на программу промышленной ипотеки