ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 20.11.2021

Lulëkuqet afgane rriten edhe nën regjimin taliban

Evropaelire.org 

Pasi talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan, në gusht të këtij viti, ata kanë thënë se do t’i japin fund kultivimit të opiumit. Megjithatë, këto zotime nuk janë realizuar ende.

Disa mijëra austriakë protestojnë kundër masave të izolimit

Evropaelire.org 

Në Vjenë të Austrisë më 20 nëntor disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta për të kundërshtuar masat e reja të izolimit kundër pandemisë. Policia tha se rreth 7,000 persona morën pjesë në protestë e cila ishte organizuar për të kundërshtuar bllokimin mbarëkombëtar që hyn në fuqi më 22 nëntor. Protestuesit gjithashtu kundërshtuan detyrimin ligjor për vaksinim kundër koronavirusit në bazë të një ligji i cili pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022. Partia e Lirisë e krahut të djathtë (FPOe) ka bërë thirrje për demonstrata. Читать дальше...

Kosova regjistron edhe një viktimë nga COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një viktimë nga koronavirusi i ri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të shtunën (20 nëntor) se ka regjistruar edhe 7 raste të reja me koronavirusin e ri. Në periudhën 24-orëshe janë testuar 1.546 mostra të dyshuara. Sipas njoftimit, nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 34 persona, ndërkaq raste aktive janë 352. Më herët Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) se “pas një kohe të gjatë që nga fillimi i pandemisë... Читать дальше...

“Gjahu” pas deputetëve për shumicë parlamentare

Evropaelire.org 

Kriza politike në Maqedoninë e Veriut, që pasoi zgjedhjet lokale të 17 dhe 31 tetorit, të cilat u fituan nga opozita maqedonase, por edhe dalja nga Qeveria e Lëvizjes Besa, ka nxjerrë një rezultat të barabartë në Kuvend, mes pozitës dhe opozitës, përkatësisht 60 me 60 sa i përket numrit të deputetëve. Nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë kishte vënë në lëvizje partitë për sigurimin e votave. Partitë në “vrap” për sigurimin e shumicës Pushteti ditën kur në rend dite në Kuvend ishte mocioni... Читать дальше...

Si ta kurseni rrymën?

Evropaelire.org 

Safete Haklaj jo gjithherë mund ta kursejë energjinë elektrike. Inxhinierja e elektro-energjetikës, e cila bashkë me familjen e saj 5-anëtarëshe jetojnë në Prishtinë, thotë se kursejnë aq sa munden. “Nuk mund t’i shfrytëzojmë shumë tarifat e ulëta, pasi që uji ndalet në kohën kur rryma është më e lirë. Por, kur tarifat janë të ulëta, aktivizojmë makinat e larjes së enëve dhe rrobave”, tregon Haklaj. Tarifa e ulët e energjisë elektrike në Kosovë, nga 1 tetori deri më 31 mars, aplikohet nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit. Читать дальше...

OBSH-ja shpreh shqetësim me përhapjen e COVID-19 në Evropë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është "shumë e shqetësuar" për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Evropë. Duke folur për BBC-në, më 20 nëntor, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente. Paralajmërimi i tij pasoi njoftimet e Çekisë dhe Sllovakisë për numër rekord të rasteve të reja me COVID-19. Edhe vende tjera evropiane kanë raportuar për përkeqësim të situatës me pandeminë. Читать дальше...

Punonjësit qeveritarë do të fillojnë të paguhen, thonë talibanët

Evropaelire.org 

Administrata talibane e Afganistanit do të fillojë të paguajë pagat e vonuara të punonjësve të Qeverisë, thanë zyrtarët. Mijëra punonjës të Qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat. Kjo është vetëm njëra nga krizat e shumta me të cilat u përballën talibanët që kur e morën pushtetin në muajin gusht. "Ministria e Financave njofton se, duke filluar nga sot (20 nëntor), pagat e tre muajve të fundit të të gjithë punonjësve dhe stafit të Qeverisë do të paguhen plotësisht"... Читать дальше...

Gjyshja shahiste

Evropaelire.org 

Shehrije Mujaj- Gërbeshi, 63 vjeç, është gruaja e parë që ka regjistruar një klub të shahut për gratë në Kosovë. Ajo rrëfen si i tejkaloi paragjykimet se kjo lojë mund të luhet vetëm nga burrat.



Polonia thotë se Bjellorusia ka ndryshuar taktikat e krizës me migrantë

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, tha se Bjellorusia ka ndryshuar taktikat e nxitjes së krizës me migrantë duke dërguar grupe më të vogla në disa pika kufitare. Rojet kufitare polake raportuan se grupe më të vogla, prej dhjetëra migrantësh, kanë provuar që në mënyrë të jashtëligjshme të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian. Megjithatë autoritetet polake thanë se kanë vërejtur edhe një turmë prej 200 personash të pajisur me gurë dhe gaz lotsjellës.... Читать дальше...

Pajtueshmëri për tekstet shqipe në Serbi

Evropaelire.org 

Drejtori i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Preshevë, Shukri Ymeri, thotë se është koha e fundit që Ministria e Arsimit të Serbisë të fillojë të merret me çështjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Kështu ai e komenton marrëveshjen për tekstet në gjuhën shqipe, të arritur në mes të nëntorit ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe atyre të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Problemi me tekstet në gjuhën amtare për pakicën kombëtare shqiptare në Serbi është tash e disa dekada. Problemi... Читать дальше...

Facebook u ofron përdoruesve më shumë kontroll në përmbajtje

Evropaelire.org 

Rrjeti social Facebook, që është në pronësi të kompanisë Meta, tha se do t’u ofrojë përdoruesve mundësinë e një kontrolli më të madh të përmbajtjes që ata shohin. Rrjeti social ka qenë nën kritika të vazhdueshme për mënyrën sesi algoritmet e tij promovojnë përmbajtjen. Tani, Facebook tha se po teston kontrollet për të "rregulluar përzgjedhjen" dhe për të personalizuar përmbajtjen. Kjo përfshin, për shembull, rritjen e numrit të postimeve nga miqtë dhe të afërmit, dhe zvogëlimin e atyre nga grupet dhe faqet tjera. Читать дальше...

Çekia shënon numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Republika e Çekisë raportoi të shtunën (20 nëntor) se gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 22,936 raste të reja me koronavirus - shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Më herët gjatë javës, ky vend anëtar i Bashkimit Evropian, fuqizoi kufizimet për personat që nuk kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të lehtësuar situatën në spitale. Mbi 22.500 raste aktive janë të konfirmuar aktualisht ndërsa në spitale po mjekohen mbi 4.800 persona.  ... Читать дальше...

Disa të plagosur në protestat kundër masave të izolimit në Holandë

Evropaelire.org 

Masat e reja të izolimit kundër pandemisë kanë nxitur protesta të dhunshme në Holandë. Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur disa persona gjatë trazirave që shpërthyen në Roterdam. Protestuesit hodhën gurë dhe mjete tjera të forta dhe u vunë flakën makinave të policisë. Qindra protestues u mblodhën për të shprehur zemërimin e tyre. Javën e kaluar Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor për të parandaluar përhapjen e COVID-19 pasi gjatë periudhës së fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me koronavirus. Читать дальше...

SHBA-ja angazhohet që Irani të mos ketë armë bërthamore

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur qëndrimin se angazhohen që Irani të mos posedojë armë bërthamore, disa ditë para se të rifillojnë bisedimet indirekte në Vjenë të Austrisë, që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 e cila kishte kufizuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve. Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin tha më 20 nëntor se Uashingtoni do të parandalojë Iranin që të posedojë armë bërthamore dhe do të  kundërshtojë... Читать дальше...

BE-ja, drejt vaksinimit të obligueshëm

Evropaelire.org 

Dyshimet se masat kufizuese ndaj personave të pavaksinuar janë diskriminuese si dhe fakti se personat e pavaksinuar janë më të rrezikuar nga koronavirusi, ka bërë që disa shtete të Bashkimit Evropian të flasin hapur për mundësinë e bërjes së vaksinimit obligues për të gjithë qytetarët. Austria është shteti i parë anëtar i BE-së që ka paralajmëruar se nga shkurti i vitit të ardhshëm, vaksinimi do të jetë i obligueshëm për të gjithë qytetarët. Këtë gjë e ka thënë kancelari austriak, Alexander Schallenberg. Читать дальше...

Zyrtarja e OKB-së: Mohimi i gjenocidit parandalon përparimin e shoqërisë

Evropaelire.org 

Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe gjuhën e urrejtjes, nëse duan që shoqëritë e tyre të lëvizin përpara, tha për Radion Evropa e Lirë, Alice Wairimu Nderitu, këshilltare speciale e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e gjenocidit. Gjatë vizitës në Beograd, Nderitu tha se i takon elitave politike të shteteve që kanë përjetuar gjenocid që të vlerësojnë me saktësi të kaluarën dhe të pranojnë fajin, në mënyrë që të lejojnë brezat e rinj të shikojnë drejt së ardhmes. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Чесноков оценил шансы Александровой в борьбе за выход в финал турнира WTA в Майами






Иконостас церкви Сорока Севастийских мучеников впервые реставрируют в Печорах

Telegram-канал Mash: ведущий Куличков попал в больницу с инсультом в Подмосковье

Теракт в «Крокус Сити Холле». Главное на утро 29 марта

Боец MMA Минаков рассказал о своей мотивации для возвращения в спорт