ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 24.11.2021

Italia vendos kufizime për të pavaksinuarit pas rritjes së rasteve me COVID-19

Evropaelire.org 

Qeveria e Italisë të mërkurën (24 nëntor) vendosi që të përjashtojë personat e pavaksinuar nga disa aktivitete publike në një pëpjekje për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit. Një dekret i ri qeveritar gjithashtu i ka bërë vaksinat të detyrueshme për stafin e sundimit të ligjit, ushtrinë si dhe të gjithë punëtorët në shkolla. Më herët, vaksinat kërkoheshin vetëm për stafin mjekësor si dhe për mësimdhënësit. Kryeministri Mario Draghi tha se masat ishin të nevojshme për të ndaluar rritjen... Читать дальше...

Mbi 30 emigrantë vdesin nga përmbytja e anijes afër Mbretërisë së Bashkuar

Evropaelire.org 

Të paktën 31 persona vdiqën të mërkurën (më 24 nëntor) pasi anija e tyre u përmbys duke lundruar për të kaluar kanalin nga Franca për në Mbretëri të Bashkuar, raporton Reuters. Kanali ujor në mes dy shteteve është ndër pjesët me më së shumti trafik të anijeve si dhe me rryma të forta të ujit. Anijet e stërmbushura mezi arrijnë të qëndrojnë mbi ujë dhe janë nën mëshirën e valëve duke u munduar të arrijnë bregdetin e Mbretërisë së Bashkuar. Franck Dhersin, zëvendës udhëheqës i transportit rajonal... Читать дальше...

Kryeministrja e Suedisë dorëhiqet disa orë pasi u zgjodh

Evropaelire.org 

Kryeministrja e zgjedhur në Suedi, Magdalena Andersson dha dorëheqje disa orë pasi u zgjodh nga Parlamenti, pasi buxheti i saj dështoi të kalojë dhe Partia e të Gjelbërve e la koalicionin qeveritar. “Është një praktikë kushtetuese që një qeveri me koalicion duhet të japë dorëheqje kur njëra parti heq dorë”, tha Andersson. Ajo tha se nuk dëshiron të udhëheq “një qeveri, legjitimiteti i të cilës do të vihet në pikëpyetje”. Andersson tha se shpreson që do të zgjidhet në këtë pozitë sërish së shpejti... Читать дальше...

Sllokavia paralajmëron izolim të pjesshëm për dy javë

Evropaelire.org 

Sllovakia do të izolohet pjesërisht që nga e enjtja (25 nëntor), ku parashihet mbyllja e restauranteve dhe dyqaneve jo-esenciale ndërsa shkollat do vazhdojnë të jenë të mbyllura sipas qeverisë. Me disa përjashtime, njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm natën në mes të orës një dhe pesë. Shteti anëtar i Bashkimit Evropian me popullsi prej 5.4 milionë po lufton një nga shkallët më të larta të infektimit me COVID-19 në botë. “Qeveria ka miratuar një izolim për dy javët e ardhshme. Читать дальше...

Zi e pikëllim për jetët e humbura në Bullgari

Evropaelire.org 

Familja Iseni nga Komuna e Studeniçanit në Maqedoninë e Veriut ka humbur katër anëtarë të saj në aksidentin me autobus, që ka ndodhur në Bullgari, mëngjesin e 23 nëntorit. Dyzet e gjashtë veta kanë vdekur në këtë fatkeqësi - në mesin e tyre edhe 12 fëmijë. Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

Escobar: "Balkani i Hapur" nuk do të funksionojë pa përfshirjen e gjashtë shteteve

Evropaelire.org 

Nëse në iniciativën "Balkani i Hapur" (Open Ballkan) nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë, deklaroi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të mërkurën më 24 nëntor. Gjatë një adresimi online që kishte në konferencën për "Ballkanin e Hapur" që u mbajt në Kuvendin e Serbisë, Escobar tha se iniciativat rajonale duhet të jenë barabartë të hapura për të gjitha shtetet. Iniciativa për bashkëpunim "Ballkani i Hapur" përfshin Serbinë... Читать дальше...

Çekia planifikon masa të reja kundër COVID-19 pasi rastet arrijnë rekord

Evropaelire.org 

Republika e Çekisë ka raportuar numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19, të mërkurën (24 nëntor) pasi kaloi 25 mijë raste për herë të parë. Kjo ka bërë që të rritet presioni mbi spitale dhe qeveria të konsiderojë masa kufizuese më të ashpra. Shteti me 10.7 milionë qëndron në pozitën e katërt sa i përket rasteve të infektimit në krahasim me numrin e banorëve, sipas Our World in Data, derisa Evropa përsëri është qendra e pandemisë. Qeveria çeke është afër për ta dorëzuar pushtetin në... Читать дальше...

Arrihet marrëveshja për koalicion në Gjermani

Evropaelire.org 

Socialdemokrati gjerman, Olaf Scholz tha të mërkurën se ka arritur një marrëveshje me partinë e Demokratëve të Lirë dhe Partinë e Të Gjelbërve për të formuar një koalicion të ri qeveritar. Ky koalicion shënon zyrtarisht edhe fundin e “epokës së Angela Merkelit”, ish-kancelares së Gjermanisë. Sipas marrëveshjes 177 faqëshe që u arrit pas dy muajsh diskutimesh, tri partitë duan të avansojnë investimet publike në teknologji të gjelbërta dhe dixhitalizim. Kjo marrëveshje do të instalojë koalicionin... Читать дальше...



Prindërit ngurrojnë t’i vaksinojnë fëmijët

Evropaelire.org 

Zahide Uka - Rraci ka vendosur t’i vaksinojë të dy fëmijët e saj kundër koronavirusit: njëri 16 vjeç, tjetri 13. Uka - Rraci, që vetë është infermiere në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, thotë se vaksinimi i ka ofruar një ndjenjë sigurie. “Unë nga 29 marsi, kur edhe ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit [në Kosovë], jam në qendër të vaksinimit. Po të ishte diçka që ndikon keq në shëndetin e fëmijëve, unë nuk do t’i vaksinoja fëmijët e mi. As fëmijët nuk kanë hezituar fare për vaksinim”... Читать дальше...

Varhelyi: Bosnja rrezikon të humbasë fondet e BE-së

Evropaelire.org 

Bosnja dhe Hercegovina rrezikon të humbasë një miliard e gjysmë euro investime në infrastrukturë, paralajmëroi Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi të mirë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Gjatë një vizite në Sarajevë të mërkurën( 24 nëntor) ai tha se BeH duhet të ketë institucione funksionale. "Jemi ende në pritje të vendimeve të caktuara që do të sigurojnë investime të konsiderueshme. Përndryshe, ekziston rreziku që këto investime infrastrukturore (nga BE-ja) të humbasin", tha Varhelyi pas takimit me përfaqësues të BeH. Читать дальше...

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një person ka vdekur  nga COVID-19 në 24 orët e fundit Ndërkaq sipas këtij njoftimi nga 1,575 testime, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. MSH-ja po ashtu ka njoftuar se në nivel vendi në 24 orët e fundit janë administruar 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më tani sipas këtij institucioni, 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Franca planifikon masa të reja kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Qeveria e Francës do të bëjë të ditur masat e reja kundër COVID-19 më 25 nëntor pasi numrat e infeksioneve janë rritur në të gjithë vendin. Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal tha se qeveria po planifikon të shmangë kufizime të mëdha në jetën publike, duke preferuar që të forcojnë rregullat për distancim social dhe shpejtim të fushatës për vaksinim me dozën e tretë kundër koronavirusit. Qeveria, sipas Attal, do të shtrëngojë po ashtu rregullat për pasportë të shëndetit. Pandemia në këtë vend... Читать дальше...

Lajçak të enjten do të qëndrojë në Prishtinë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë më 25 nëntor. Këtë e konfirmoi për gazetarët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “Këto vizita kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës në nivel të lartë për të cilin ende shpresojmë që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti”, deklaroi Stano. Stano përkujtoi që në takimin e fundit i cili u mbajt më 15 nëntor, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, kërkuan... Читать дальше...

Heqja dorë nga qymyri zemëron minatorët në Bosnje

Evropaelire.org 

Pasi Qeveria e Bosnje e Hercegovinës u zotua se do të kalojë në energji të gjelbër deri më 2050, minatorët e qymyrit thonë se komunitetet e tyre do të shkatërrohen nga mbyllja e minierave. Më 23 nëntor, 6,800 minatorë protestuan në rrugët e Sarajevës, për të kundërshtuar, atë që ata e quajtën, përkeqësim të shpejtë të kushteve të punës dhe zvogëlim të pagave. Por, fuqia e minatorëve të Bosnjës për të negociuar, mund të zbehet. Brenda tri dekadash, të gjitha minierat e Bosnjës që operojnë... Читать дальше...

Magdalena Andersson, gruaja e parë kryeministre e Suedisë

Evropaelire.org 

Magdalena Andersson është gruaja e parë që është zgjedhur kryeministre e Suedisë. Ajo ka marrë këtë pozitë pas zëvendësimit të Stefan Lofvenit, i cili ka qenë në krye të partisë së Social-Demokratëve. Suedia është vendi i vetëm nordik që nuk ka zgjedhur kurrë një grua si lidere të kombit. Andersson, e cila deri më tani ka udhëhequr Ministrinë e Financave, ka humbur në votën e së mërkurës. Megjithatë, ajo është zgjedhur sepse sipas ligjit suedez, kundër saj nuk është dashur të votojnë shumica e deputetëve. Читать дальше...

HRW: Migrantët përballen me abuzime “serioze” në kufirin Bjellorusi-Poloni

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka thënë se bllokada kufitare në mes të Bjellorusisë dhe Polonisë, është duke çuar në shkelje “serioze” të të drejtave të migrantëve dhe azilkërkuesve, nga ana e qeverive të të dyja vendeve. Në një raport të publikuar më 24 nëntor, kjo organizatë me bazë në Nju-Jork ka cituar njerëz nga kufiri të kenë thënë se “janë kthyer mbrapsht, ndonjëherë me dhunë”, nga gardat kufitare polake për në Bjellorusi. “Në anën bjelloruse kanë qenë të zakonshme akuzat për dhunë... Читать дальше...

Vuçiq: Kërkesa e Serbisë, të shpeshtohen takimet me Kosovën  

Evropaelire.org 

Kërkesa zyrtare e Serbisë për Bashkimin Evropian është që të ketë sa më shumë takime në kuadër të dialogut me Kosovën, tha më 24 nëntor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Gjatë një konference për media, Vuçiq tha se këtë kërkesë e ka bërë edhe gjatë një takimi që zhvilloi më 23 nëntor në Beograd me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. “Serbia kërkon dhe dëshiron negociata me Prishtinën në çdo nivel, sa më parë, sa më shumë e sa më shpesh. Mendoj që është me rëndësi të flasim për secilën temë... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria në zi kombëtare

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria kanë nisur të mërkurën në zi kombëtare, pas aksidentit me autobus, që ka lënë të vdekur 46 persona jashtë Sofjes. Në mesin e viktimave ka pasur edhe fëmijë. Qeveria e Kosovës, ashtu sikurse ajo e Bullgarisë, e kanë shpallur 24 nëntorin ditë zie kombëtare. Maqedonia e Veriut, ndërkaq, ka shpallur tri ditë zie. Flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë dhe do të anulohen të gjitha organizimet publike. Shumica e viktimave të aksidentit kanë qenë shtetas të Maqedonisë së Veriut me etni shqiptare. Читать дальше...

Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç

Evropaelire.org 

Izraeli ka nisur të vaksinojë kundër koronavirusit fëmijët e grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech. Sipas raportimeve në media, Komisionari për koronavirus, Salman Sarka e ka konsideruar këtë proces si festë për fëmijët dhe prindërit, të cilët, sipas tij, tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre, transmeton dpa. Mijëra termine të reja tashmë janë caktuar përmes kompanive për sigurime shëndetësore. Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre... Читать дальше...

NASA nis mision për t'i ndryshuar kahjen një asteroidi

Evropaelire.org 

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) ka lansuar një satelit të dizajnuar për t’u përplasur me një asterioid, me qëllim të ndryshimit të kahjes së tij.  Ky testim është duke u kryer për të parë nëse strategjia do të funksionojë në rast nevoje. Misioni DART i NASA-s, synon të vë në pah se sa e vështirë që është të pengohet përplasja e një guri të madh hapësinor me planetin Tokë. Në kuadër të misionit, sateliti do të përplaset me asteroidin e quajtur Dimorphos, për të kuptuar sa shpejt mund t’i ndryshohet kahja. Читать дальше...

Australia e shpall Hezbollahun organizatë terroriste

Evropaelire.org 

Australia e ka shpallur Hezbollahun si organizatë terroriste. Ndonëse autoritetet australiane e kanë konsideruar më parë si terrorist vetëm krahun e armatosur të këtij grupi, tani masa është shtrirë në gjithë organizatën politike. Ministrja për Punë të Brendshme në Australi, Karen Andrews, ka thëë më 24 nëntor se ky grup shiit, i përkrahur nga Irani “vazhdon të kërcënojë me sulme terroriste dhe të ofrojë mbështetje për organizata terroriste”. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë po ashtu Hezbollahun si grup terrorist... Читать дальше...

SHBA fton rreth 110 shtete në Samitin për Demokraci

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ftuar rreth 110 shtete në Samitin virtual për Demokraci, që zhvillohet për herë të parë në dhjetor të këtij viti. Në mesin e të ftuarve janë aleatët Perëndimorë, por jo Kina dhe Rusia, sipas një një liste të publikuar në faqen e Departamentit amerikan të Shtetit më 23 nëntor. Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vendet e ftuara në këtë Samit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër, Bosnje-Hercegovina nuk është ftuar. Presidentja e Kosovës... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Арине Соболенко предрекли победу на Уимблдоне-2024






Пьяный мужчина пырнул ножом постояльца гостиницы в Домодедове

Синоптик Ильин опровергнул информацию о девятибалльном шторме в Тульской области 19 апреля

Александр Легков принял участие в уборке территории мемориала погибшим летчикам экипажа ТБ-3 в Красноармейске

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о догазификации СНТ