ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 25.11.2021

Çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë

Evropaelire.org 

Republika Çeke ballafaqohej më 25 nëntor me dy sfida përballë pandemisë derisa numri në rritje i personave të infektuar ka detyruar vendin të shpallë gjendje të jashtëzakonshme e në anën tjetër presidenti, Millosh Zeman është hospitalizuar sërish pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Qeveria kalimtare e Andrej Babishit shpalli 30 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme në vend pasi më shumë se 18 mijë raste të reja me koronavirus u regjistruan më 25 nëntor. Autoritetet menjëherë prezantuan masa të... Читать дальше...

Lajçak: Ka hapësirë për progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak tha më 25 nëntor se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, derisa theksoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për gjithë Bashkimin Evropian. Ai tha se gjatë vizitës në Kosovë ka diskutuar për një takim të mundshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që BE-ja shpreson se do të mbahet para fundit të vitit. Pas takimit me kryeministrin Kurti, Lajçak... Читать дальше...

Merkel kërkon unitet të BE-së në ballafaqim me Rusinë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel ka paralajmëruar më 25 nëntor që Bashkimi Evropian duhet të jetë gati të shtojë sanksionet ndaj Rusisë në rast të përkeqësimit të situatës afër kufirit mes Ukrainës ose Bjellorusisë e Polonisë. Ajo kërkoi unitet brenda BE-së dhe kujdes kundrejt Moskës gjatë një takimi në Berlin që pati me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki. Zyrtarët evropianë e amerikanë akuzojnë Moskën për përkrahje të fushatës ‘hibride’ të Bjellorusisë për të nxitur krizën me... Читать дальше...

Osmani: Ballkani rrezikohet nga Serbia

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është kundër çfarëdo iniciative e cila nuk bazohet mbi barazinë e shteteve, duke aluduar kështu për iniciativën “Ballkani i Hapur”, pjesë e së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Osmani foli gjatë një takimi që pati me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta të enjten, 25 nëntor në Prishtinë. Presidentja Osmani ka theksuar gjatë këtij takimi me presidentin shqiptar, Meta se është kundër çfarëdo ideje, e cila përpiqet ta trajtojë në mënyrë jo të barabartë Kosovën. Читать дальше...

Udhëtimet në BE mund të kushtëzohen me dozën e tretë të vaksinës

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar që doza e tretë e vaksinës të jetë parakusht për udhëtim brenda Bashkimit Evropian për qytetarët e të ashtuquajturës, botës së tretë, në të cilën përfshihet edhe Ballkani Perëndimor. Ky propozim pritet të hyjë në fuqi nga 10 janari i vitit të ardhshëm, datë nga e cila asnjë udhëtar nuk do të mund të hyjë në BE pa dozën e tretë. Edhe qytetarët e Bashkimit Evropian do të duhej të kenë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID-19 nëse duan të udhëtojnë në një shtet tjetër brenda bllokut verën e ardhshme... Читать дальше...

Gjenerali i EBA-së i akuzuar për torturë zgjidhet president i INTERPOL-it

Evropaelire.org 

Organizata botërore e Policisë, INTERPOL, ka zgjedhur më 25 nëntor një gjeneral nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për president të ri, pavarësisht shqetësimeve për shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat mund ta vënë agjencinë përballë rrezikut nga eksploatimi nga regjimet represive, shkruan AFP. Ahmed Nasser al-Raisi, inspektor i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, do të shërbejë pjesërisht në post me mandat katër vjeçar, madje pa pagesë. Por, organizatat... Читать дальше...

Mjekët në grevë, pacientët në pritje

Evropaelire.org 

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë me Traumatologji në Prishtinë, Gani Jashanica, të enjten (më 25 nëntor) ishte në vendin e punës, por pa mantel të bardhë. Kjo ishte simbolika e grevës së përgjithshme njëditore të punonjësve shëndetësorë, në të gjitha qendrat mjekësore të Kosovës. Ata po kërkojnë miratimin e Ligjit të pagave, rrjedhimisht, rritjen e pagave të tyre. “Pagat janë të pamjaftueshme. Me këtë grevë ne kemi bërë një hap të vogël për të ngritur vetëdijen e Qeverisë që të na përkrahë më shumë. Читать дальше...

Kosova regjistron edhe 12 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 25 nëntor se ka regjistruar 12 raste të reja me koronavirus. Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 1,559 mostrave. Në 24 orët paraprake, po ashtu, janë shëruar 16 pacientë, ndërkohë raste aktive janë 323. Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirus, në 24-orëshin paraprak janë dhënë 1,627 doza të vaksinës. Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Të drejtë të vaksinimit kanë personat mbi 12 vjeç. Читать дальше...



A është i sigurt udhëtimi me autobus?

Evropaelire.org 

Aksidenti tragjik që ndodhi të martën, më 23 nëntor, me një autobus të Maqedonisë së Veriut në një autostradë të Bullgarisë, ku për pasojë humbën jetën 45 pasagjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, nuk është i pari i kësaj natyre për Maqedoninë e Veriut. Një aksident me pasojë vdekjen e 15 personave është regjistruar më 13 shkurt të vitit 2019 në autostradën Shkup-Gostivar, afër fshatit Llaskarcë. Një vit para këtij aksidenti kishte ndodhur edhe një tjetër në Serbi, kur një autobus kishte dalë nga rruga... Читать дальше...

Aktivistët mbulojnë grafitin e Mlladiqit në Beograd

Evropaelire.org 

Aktivistët e disa organizatave joqeveritare, më 25 nëntor, kanë mbuluar me letra ngjitëse grafitin në qendër të Beogradit, me të cilin glorifikohej krimineli i luftës, Ratko Mlladiq. Grafiti ku shkruante se Mlladiq është hero, u mbulua me dhjetëra letra ngjitëse në të cilat shkruante "Ratko Mlladiq-kriminel lufte". Policia, po ashtu, ishte në vend të ngjarjes dhe i ka identifikuar pjesëmarrësit e protestës. Protesta u organizua edhe në shenjë përkujtimi ndaj fushatës kundër luftës të Millan Mlladenoviqit... Читать дальше...

Dashuria për qentë bashkon shqiptarin dhe serbin

Evropaelire.org 

Të bashkuar nga dashuria e tyre për qentë, një shqiptar dhe një serb në Graçanicë, afër Prishtinës, kanë themeluar një partneritet të pazakontë për të udhëhequr një strehimore për qentë e braktisur në Kosovë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Vuçiq takohet me Putinin në Sochi

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Sochi. “Secili takim me presidentin e Federatës ruse, Vladimir Putin, ka rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin tonë”, shkroi presidenti serb në llogarinë e tij në Instagram, krahas një videoje në të cilën shihej duke u përshëndetur me Putinin. Vuçiq qëndron në Rusi për vizitë njëditëshe, (25 nëntor) dhe siç është paralajmëruar, takimi me Putinin po mbahet në katër sy. Në prag të takimit, presidenti serb... Читать дальше...

Agjencisë “Besa Trans” i merret licenca, suspendohen dy doganierë

Evropaelire.org 

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ia ka marrë licencën për transport të pasagjerëve agjencisë “Besa Trans”, pasi një autobus i saj shkaktoi aksidentin tragjik më 23 nëntor në Bullgari ku vdiqën së paku 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë morën lëndime trupore. Ministria e Transportit ka konstatuar se autobusi nuk posedonte lejen për transport ndërkombëtar. “Bazuar në nenin 12 të Ligjit për transportin e udhëtarëve, sigurimit të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe me... Читать дальше...

Raportohet se rreth 200 migrantë kanë tentuar të kalojnë kufirin Poloni-Bjellorusi

Evropaelire.org 

Rreth 200 migrantë kanë tentuar të kalojnë ndalesën gjembore në pikën kufitare mes Polonisë dhe Bjellorusisë më 24 nëntor, ka thënë Garda Kufitare polake. Brukseli ka akuzuar Bjellorusinë se po tenton të destabilizojë Bashkimin Evropian, duke marrë mijëra burra, gra dhe fëmijë nga Lindja dhe Mesme, dhe duke i shtyrë më pas drejt kufijve të BE-së, përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë. Veprimet e Minskut janë parë si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj regjimit të Alyaksandr Lukashenkas... Читать дальше...

Prokurorët: Gabimi njerëzor dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit në Bullgari

Evropaelire.org 

Gabimi njerëzor është dyshimi kryesor që besohet të ketë shkaktuar aksidentin me autobusin e Maqedoninë së Veriut në një autostradë të Bullgarisë, ka deklaruar në Sofje, zëvendëskryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar në Bullgari, Borislav Sarafov. “Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, për të cilin po shqyrtohen kushtet e seksionit ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi rrugor. Trotuari në të cilin ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në vend... Читать дальше...

Franca dhe Britania zotohen për veprim pas tragjedisë në Kanalin Anglez

Evropaelire.org 

Londra dhe Parisi janë zotuar të enjten, 25 nëntor, se do të marrin masa për të kufizuar migrimin dhe për të shkatërruar rrjetet e trafikimit me njerëz, pasi të paktën 27 migrantë janë përmbytur të mërkurën (më 24 nëntor), duke kaluar Kanalin Anglez nga Franca në Britani. Migrantët kanë vdekur pas fundosjes së barkës së tyre prej gome, duke shënuar tragjedinë më vdekjeprurëse prej kur Kanali është bërë rrugë për migrantët. Ministr francez i Mbrojtjes, Gerald Darmanin, ka thënë se 34 persona besohet se kanë qenë në barkë. Читать дальше...

Porosia e grave që përjetuan dhunë në familje: Paraqitni të gjitha rastet

Evropaelire.org 

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga bashkëshortët e tyre. Radio Evropa e Lirë ka mbledhur rrëfime të disa grave që janë rrahur e keqtrajtuar nga bashkëshortët apo partnerët. Ato porosisin që rastet e dhunës të raportohen tek organet e rendit që në fillimet e tyre. Në Kosovë, gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje. Sipas të dhënave të policisë, deri në shtator të vitit 2021... Читать дальше...

Incident me zjarr në një minierë të Siberisë

Evropaelire.org 

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 43 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të shkaktuar nga një zjarr që është përhapur brenda një miniere thëngjilli në rajonin Kemerovo të Siberisë, kanë thënë autoritetet. Vendndodhja e disa minatorëve tjerë nuk dihet ende, ndërkohë që qindra minatorë tjerë tashmë janë evakuuar nga miniera, ka thënë Ministria për Emergjenca. Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se katër persona janë në gjendje serioze. Guvernatori rajonal, Sergei Tsivilev, ka thënë në kanalin... Читать дальше...

Sllovakia kërkon falje për sterilizim të detyrueshëm të grave rome

Evropaelire.org 

Qeveria sllovake ka kërkuar falje zyrtarisht për sterilizimet e detyrueshme të grave rome nëpër dekada. Koalicioni qeveritar ka lëshuar një deklaratë të mërkurën, duke dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut ndër vite dhe u ka kërkuar falje personave të prekur, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, TASR. Numri i saktë i sterilizimeve nuk dihet, mirëpo të paktën mijëra gra janë prekur nga ai vendim, ka thënë përfaqësuesja qeveritare e komunitetit rom, në faqen e saj zyrtare. Sipas Qeverisë... Читать дальше...

Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë reklamimin e ndërhyrjeve kozmetike për nën 18-vjeçarët

Evropaelire.org 

Reklamat për ndërhyrje kozmetike, që kanë për qëllim ndryshimin e pamjes së një personi, nuk do të mund të kenë cak personat nën moshën 18-vjeçare nga maji i vitit të ardhshëm, ka thënë një rregullator në Mbretëri të Bashkuar. Rregullat e reja nënkuptojnë se kompanitë nuk do të mund të reklamojnë ndërhyrje kozmetike në programet televizive apo media tjera ku ka audiencë të madhe të kësaj moshe. Aty përfshihen intervenimet në gjinj, bark, qerpikë, hundë, dhe riformësim të fytyrës. Në ndalesë përfshihen edhe injektimet në lëkurë... Читать дальше...

Mbi 100 mijë viktima me COVID-19 në Gjermani

Evropaelire.org 

Gjermania është bërë shteti i fundit që ka regjistruar mbi 100,000 viktima me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë. Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga autoritetet gjermane, në periudhë 24-orëshe janë regjistruar 351 vdekje shtesë, duke e çuar totalin në 100,119. Në Evropë, Gjermania është shteti i pestë që ka kaluar këtë shifër pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës. Instituti Robert Koch, ka thënë se Gjermania ka regjistruar shifër rekorde të infektimit brenda një dite, përkatësisht 75,961. Читать дальше...

Çka po ndodh me çmimet e benzinës në SHBA?

Evropaelire.org 

Reuters Shtetet e Bashkuara përdorin më shumë benzinë sesa çdo shtet tjetër në botë dhe së fundmi, shqetësimet e amerikanëve janë rritur për shkak të rritjes së çmimit të benzinës. Shtëpia e Bardhë tha më 23 nëntor, se planifikon që, në koordinim me shtetet e tjera, të nxjerrë në treg miliona fuçi naftë nga rezervat strategjike, duke shpresuar se me këtë veprim do të ulen shpenzimet. Çmimi mesatar me pakicë i benzinës së fundmi ka qenë 3.40 dollarë për gallon të rregullt, nga 2.11 dollarë sa ishte një vit më parë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов победил Черундоло и пробился в 1/8 финала турнира ATP в Майами






В Подмосковье пьяная женщина устроила массовое ДТП с участием восьми машин

СК возбудил уголовное дело из-за впавшего в кому россиянина в Таиланде

Ольга Бузова не стала возвращаться в Москву после трагедии — осталась за границей

В списках погибших во время теракта оказался переехавший из Брянска в Москву  Дмитрий Башлыков