ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2021

Новости за 28.11.2021

Pandemia mbylli mbi 2,600 biznese në Kosovë 

Evropaelire.org 

Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sektorin e akomodimit në Prishtinë. Dy banesa të marra me qira i ka shndërruar në bujtinën “Hostel Han”. Aty janë akomoduar turistë nga e gjithë bota deri në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit dhe Arbeni është detyruar ta mbyllë biznesin. “Ka qenë shumë mirë. Iu kemi mundësuar turistëve që të udhëtojnë dhe të flenë me çmime të lira. Por, kur ka ndodhur pandemia, janë mbyllur kufijtë. Kishim edhe shtatë ose tetë mysafirë... Читать дальше...

Ndryshimet klimatike ulin prodhimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut  

Evropaelire.org 

Për shkak të ndryshimeve klimatike, kultivimi i fasules në rajonin e Tetovës ka rënë për më shumë se 80 për qind, thotë për Radion Evropa e Lirë, bujku Mehmet Sinani. Fasulja që mbillet në Tetovë të Maqedonisë së Veriut njihet për cilësi të lartë dhe është e kërkuar jo vetëm në këtë shtet, por edhe në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë. “Me ndryshimin e klimës, do të thotë me ngrohjen globale, fasulja në temperaturë mbi 35 gradë Celsius e aborton lulen. E siç e dimë, gjatë verës për muaj të... Читать дальше...

Tajvani: Avionët kinezë kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore

Evropaelire.org 

Forcat ajrore të Tajvanit u vendosën në gjendje gatishmërie më 28 nëntor, teksa 27 avionë kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të këtij ishulli, tha Ministria e Mbrojtjes. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit thuhet se në mesin e avionëve që hynë në zonën ajrore të Tajvanit ishin edhe pesë bombardues H-6, që kanë kapacitete bërthamore, dhe 18 avionë luftarakë. Avionët fluturuan mbi bregdetin jugor deri në Kanalin Bashi. Kina nuk ka komentuar lidhur me këtë njoftim të Tajvanit. Читать дальше...

Çfarë infomacionesh ka kompania Amazon për klientët e saj?

Evropaelire.org 

Kompania Amazon është duke grumbulluar të dhënat rreth përdoruesve të saj përmes aplikacionit të asistentes folëse, Alexa. Grumbullimi i informatave nuk mbaron me këtë meqë Amazon i mbledhë edhe përmes lokacioneve të veta të e-tregtisë, lexuesve të Kindle, audio-librave Audible, platformave të veta video dhe muzikore, kamerave të sigurisë në shtëpi dhe aplikacioneve për palestër. Pajisjet e ndërlidhura me Alexan xhirojnë madje brendinë e shtëpive të përdoruesve, e kamerat e sigurisë Ring kapin dhe shënojnë secilin vizitor. Читать дальше...

Kosova regjistron gjashtë raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 28 nëntor se janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,514 mostrave. Sipas kësaj, i bie që 0.39 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me COVID-19. Në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe pesë pacientë. Ndërkaq, raste aktive janë 335. Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat kundër pandemisë. Po ashtu, MSH-ja kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat... Читать дальше...

Prishtina ngjyroset kuq e zi për 28 Nëntor

Evropaelire.org 

Sheshet e Prishtinës më 28 nëntor u mbushën me flamuj kuq e zi dhe me simbole të tjera kombëtare. Shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit. Në sheshet e Prishtinës u panë edhe flamujt e shtetit të Kosovës.

Ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarit për vrasjet në Deçan

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës, bashkë me Policinë, kanë njoftuar më 28 nëntor se do të ofrojnë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacion që mundëson arrestimin e autorit apo autorëve të vrasjeve në Deçan. Tre persona mbetën të vdekur dhe një i plagosur pas sulmit që iu bë një autobusi mbrëmjen e 26 nëntorit. Autobusi po bartte nxënës në relacionin Gjakovë-Deçan, ndërkaq sulmi ndodhi në fshatin Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë, sulmi u bë me armë zjarri të llojit AK-47, ndërsa la të vdekur dy nxënës dhe shoferin e autobusit. Читать дальше...

Petr Fiala emërohet kryeministër i Çekisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman e ka emëruar në postin e kryeministrit, Petr Fiala, udhëheqësin e aleancës së qendrës së djathtë. Ceremonia e mbajtur të dielën, më 28 nëntor, u zhvillua duke respektuar protokollet kundër pandemisë, pasi Zeman ditë më parë doli pozitiv me koronavirus. Fiala udhëheq një bllok të pesë partive opozitare të qendrës dhe qendrës së djathtë. Ky bllok opozitar fitoi zgjedhjet e mbajtura në tetor, duke larguar nga pushteti kryeministrin e deritashëm çek, Adrej Babish dhe aleatët e tij. Читать дальше...



Kryeministri taliban i Afganistanit mban fjalimin e parë drejtuar kombit

Evropaelire.org 

Kryeministri taliban i Afganistanit ka mbajtur fjalimin e parë të tij publik që prej se grupi islamist mori pushtetin mbi tre muaj më parë. Mullah Mohammad Hassan Akhund, bashkëthemelues i talibanëve, tha përmes një audio-incizimi më 27 se qeveria dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me shtetet e tjera dhe se do të zgjidhin problemet ekonomike. “Ne i sigurojmë të gjitha shtetet se ne nuk do të ndërhyjmë në punët e tyre të brendshme dhe ne duam të kemi raporte të mira ekonomike me ta”, tha Akhund. Читать дальше...

Varianti Omicron vazhdon të përhapet nëpër botë

Evropaelire.org 

Varianti i ri i koronavirusit, i emëruar Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku për herë të parë u identifikua ky variant. Omicron besohet se është më infektues se variantet paraprake, edhe pse ekspertët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë. Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicron, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut, ishte “variant shqetësues”. Zyrtarët... Читать дальше...

Marina amerikane shpëton dy iranianë në Detin e Omanit

Evropaelire.org 

Marina e Shteteve të Bashkuara tha më 28 nëntor se ka shpëtuar dy marinarë iranianë, të cilët kishin mbetur në Gjirin e Omanit me një anije peshkimi për tetë ditë. Një anije e Marinës amerikane u dërgua më 27 nëntor në vendin e ngjarjes, pasi u pranuan informata se dy marinarët kishin humbur në det. Dy personat e shpëtuar janë në “gjendje të mirë”, tha Marina amerikane. Ata më pas janë transportuar në një anije të rojeve bregdetare të Omanit dhe më pas janë dërguar në spital në Muskat.

Arrestime për trafikim të migrantëve përmes “Rrugës Ballkanike”

Evropaelire.org 

Autoritetet në Austri kanë shkatërruar një rrjet trafikantësh, që kishin sjellë në shtet qindra migrantë përmes Ballkanit. Policia në provincën Lower të Austrisë tha më 27 nëntor se në ditët e fundit, 15 trafikantë – shtetas të Moldavisë, Ukrainës dhe Uzbekistanit – u arrestuan gjatë kontrolleve në disa vetura të dyshuara, por edhe në një hotel në Vjenë. Personat e arrestuar dyshohet se kishin trafikuar migrantët dhjetëra herë. Ata besohet se kishin transportuar migrantët me vetura dhe furgonë... Читать дальше...

Shqiptarët presin me vite për shtetësi të Kosovës ose Shqipërisë

Evropaelire.org 

Që nga viti 2009, Alfred Shpata nga Shqipëria jeton në Kosovë.    Shtetësinë nga shteti i ri arriti ta marrë në vitin 2019, pas më shumë se dhjetë vjetësh martesë me një shtetase kosovare.   “Sinqerisht ka qenë shumë e vështirë. Më janë dashur shumë vite, çdo vit kam rinovuar dokumentet. Unë jam i martuar me shtetase të Kosovës, e kam banesën time, e kam punën time, i kam të gjitha këtu... edhe të zgjasë kaq shumë, kjo është e papranueshme”, thotë Shpata për Radion Evropa e Lirë.   Ligji për shtetësinë në Kosovë thotë se “personi i huaj... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Дарья Касаткина

Теннисистка Касаткина заявила, что скучает по России, но пока не может приехать






Источник: по делу Иванова арестован совладелец компании «Олимпситистрой»

Что случилось ночью, 25 апреля 2024 года

Посольство направило ноту в МИД Турции из-за отказов Turkish Airlines россиянам

Синоптик Вильфанд: в Москве завтра и послезавтра ожидаются дожди с грозами