ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 13.12.2021

Gjermania kërkon që BE-ja ta sanksionojë Dodikun

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian duhet që ta sanksionojë liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik për përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga Bosnje e Hercegovina, tha të hënën ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Baerbock, që mori postin e ministres së Jashtme javën e kaluar, u tha gazetarëve në Bruksel, se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është “shqetësuese” dhe se përpjekjet e Dodikut që Republika Sërpska të shkëputet nga Bosnja, ishin “të papranueshme”. “Për mua personalisht kjo nënkupton... Читать дальше...

Johnson: Pushtimi i Ukrainës do të ishte gabim strategjik i Rusisë

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, se çdo “veprim destabilizues” nga Rusia kundër Ukrainës do të ishte “gabim strategjik” me “pasoja domethënëse”, tha një zëdhënës i tij. Gjatë një bisede telefonike me Putinin më 13 dhjetor, Johnson ka “theksuar” se Britania është e përkushtuar “për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha zëdhënësi i tij, duke shtuar se kryeministri ka “shprehur shqetësimin e thellë të Mbretërisë së Bashkuar... Читать дальше...

Pse veriu i Kosovës është strehë e grupeve kriminale?

Evropaelire.org 

Tetë vjet prejse Kosova dhe Serbia janë pajtuar për integrimin e institucioneve serbe të drejtësisë dhe sigurisë nga veriu i Kosovës në sistemin qendror, në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara gjenden emra pikërisht nga kjo pjesë e Kosovës. Të qenët e një personi në “listën e zezë” nënkupton aplikimin e sanksioneve amerikane kundër tij. Sanksionet bllokojnë pronën e individëve, ndërsa shtetasve amerikanë ua ndalojnë bashkëpunimin me ta. Njerëz nga veriu i Kosovës janë futur në listën e zezë të SHBA-së... Читать дальше...

Berisha “rikthehet” në Partinë Demokratike për të shkarkuar Bashën

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka zbarkuar në selinë e Partisë Demokratike të hënën me përkrahësit e tij partiak, me synimin për të organizuar shkarkimin e Lulzim Bashës, kryetarit tashmë të kontestuar të kësaj partie, duke i hapur rrugë ndarjes së partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Nga selia e PD-së Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të thërrasë anëtarët e saj të votojnë në një referendum më 18 dhjetor për shkarkimin e Bashës, të cilin e akuzoi për “krim elektoral” në... Читать дальше...

Pa dëshmi të prejardhjes, deklarimi i pasurisë është i kotë

Evropaelire.org 

Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë në Kosovë nuk mjafton, nëse nuk dihet prejardhja e kësaj pasurie, thonë juristë dhe njohës të çështjeve juridike. Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 dhjetor, ka miratuar projektligjin e Ministrisë së Drejtësisë, i cili kërkon edhe nga mjekët e licencuar dhe profesorët universitarë ta bëjnë deklarimin e pasurisë.  Me ligjin e deritashëm, vetëm drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë. Читать дальше...

Kiril Petkov zgjidhet kryeministër i Bullgarisë

Evropaelire.org 

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkovin në postin e kryeministrit, pasi partia e tij kundër korrupsionit, Ne vazhdojmë ndryshimin, arriti marrëveshje koalicioni me tri fraksione të tjera. Në Parlament, 134 ligjvënës votuan për zgjedhjen e Petkovit, ndërkaq 104 vota ishin kundër. Tani parlamenti voton për strukturën dhe kompozicionin e Qeverisë së propozuar. Kjo është Qeveria e parë e rregullt që prej se Qeveria e kryeministrit, Boyko Borisov u rrëzua në prill, për shkak të zemërimit të publikut lidhur me korrupsionin. Читать дальше...

ZRRE shqyrton tarifat e energjisë elektrike 

Evropaelire.org 

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se ka vendosur të hapë procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, për të reflektuar çmimet e ngritura të importit si pasojë e krizës globale të çmimeve të energjisë. ZRRE-ja e ka marrë këtë vendim në bazë të kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike (KESCO). “Gjatë këtij procesi (ZRRE) do të shqyrtojë aplikacionet e të licencuarve, duke... Читать дальше...

Kosova regjistron tetë raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 13 dhjetor se janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 2,496 mostrave. Gjatë 24 orëve paraprake, sipas njoftimit, janë shëruar gjashtë pacientë, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 323. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 344 doza të vaksinës. Që prej nisjes së fushatës së imunizimit e deri më 13 dhjetor, sipas MSH-së, me dy doza janë vaksinuar 772,537 qytetarë, ndërkaq me një dozë 872,196 persona. Читать дальше...



Opozita heq dorë nga rrëzimi i Qeverisë së Malit të Zi 

Evropaelire.org 

Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë. Siç është njoftuar, arsyeja ishte paralajmërimi i partisë në pushtet, Fronti Demokratik (DF) që të dorëzojë iniciativën për shkurtimin e mandatit të Parlamentit, gjë të cilën e kishte paralajmëruar të shtunën më 10 dhjetor. Nga DF-ja kanë thënë se do të kërkojnë edhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Читать дальше...

Kosovë: 89 për qind e viktimave me COVID-19, të pavaksinuar plotësisht

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha se sipas të dhënave nga 5 gushti deri më 1 dhjetor, 89 për qind e viktimave me COVID-19, kanë qenë të pavaksinuar plotësisht. Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe, kanë vdekur 1,435 persona dhe 1,280 prej tyre kanë qenë të pavaksinuar plotësisht. Sipas ekspertëve shëndetësorë, që një person të konsiderohet i vaksinuar plotësisht, duhet të marrë dy doza të vaksinës dhe dy javë pas dozës së dytë ai konsiderohet i vaksinuar plotësisht. “Kjo e dhënë tregon... Читать дальше...

PDK kërkon që Qeveria të reagojë për deklaratat e Vullinit

Evropaelire.org 

Subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për siç tha, mosreagimin ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Alleksandar Vullin. Javën e kaluar, Vullin deklaroi se masakra e Reçakut ishte “gënjeshtër e madhe dhe fabrikim i jashtëzakonshëm”. “Alleksandar Vullin tha që Reçaku është ngjarje fiktive. Jo që nuk pritet nga ai një gjë e tillë, por është e çuditshme që nuk pati reagim nga kjo Qeveri. Reagoi SHBA-ja, reagoi Bashkimi Evropian. Çfarë... Читать дальше...

Pasojat e tornadove të fuqishme në SHBA

Evropaelire.org 

Tornado të fuqishme kanë goditur pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë fundjavës, duke lënë të vdekur rreth 100 persona, në disa shtete. Qyteza e Mejfilldit, në Kentaki, ka qenë më e prekura nga erërat e fuqishme, të cilat kanë shkaktuar shkatërrim të madh. Përpjekjet e dëshpëruara për të gjetur të mbijetuar po vazhdojnë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Presidenti i Afrikës së Jugut infektohet me COVID-19

Evropaelire.org 

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, u diagnostikua me koronavirus. Zyra e tij njoftoi të hënën se presidenti është duke u trajtuar për simptoma të lehta. Ramaphosa filloi të mos ndjehej mirë të dielën e 12 dhjetorit, pasi mori pjesë në funeralin e ish-presidentit jugafrikan, FW de Klerk. Përgjegjësitë e Ramaphosas si president tani i kaluan zëvendësit të tij, David Mabuza, së paku për një javë. Ramaphosa është plotësisht i vaksinuar ndërkaq pas infektimit u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Читать дальше...

BE-ja do të sanksionojë grupin e mercenarëve, Vagner

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian (BE), pritet të sanksionojë grupin privat ushtarak rus, Vagner, për shkelje të të drejtave të njeriut në konflikte gjithandej botës. Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjatë takimit më 13 dhjetor pritet të miratojnë sanksione ndaj 8 individëve nga Grupi Vagner dhe tre të tjerë që ndërlidhen me këtë grup, thanë zyrtarët e BE-së.   Në sanksione përfshihet ndalimi i udhëtimeve, ngrirja e të gjitha aseteve që individët kanë në BE por, edhe ndalesë për bashkëpunim të cilitdo individ nga BE-ja me këtë grup të sanksionuar. Читать дальше...

Banesa në shitje... me kriptovaluta

Evropaelire.org 

Nga pagesa e kafesë deri te blerja e banesave, qytetarët në Kosovë, në disa kompani, mund të përdorin kriptovaluta, apo, siç njihen ndryshe, para digjitale. Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e transaksioneve të bëra për blerjen e kriptovalutave në Kosovë, në gjashtë vjetët e fundit, ka arritur në rreth 10 milionë euro, ndërsa shitja e tyre kap shumën e 1.76 milion eurove. Nga kureshtja për t’u njohur me paranë digjitale, lokali i pijeve “N’dritare”, në qytetin e Ferizajt, ka filluar pagesën e produkteve... Читать дальше...

Numri i viktimave nga tornadot në Kentaki mund të kalojë 100

Evropaelire.org 

Numri i të vdekurve nga tornadot e fuqishme që shkatërruan shumë qytete në shtetin amerikan, Kentaki, mund të shkojë në mbi 100, paralajmëroi guvernatori i këtij shteti, Andy Beshear.   Deri më tani, 80 viktima janë konfirmuar vetëm në Kentaki, ndërsa 14 të tjera janë raportuar në katër shtete të tjera. Gjashtë persona kanë vdekur në Illinois, pasi një depo e kompanisë Amazon, me rreth 100 persona brenda, është shembur. Disa vetë atje vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Në Tenezi janë konfirmuar katër viktima... Читать дальше...

Zhduken dy persona pas përplasjes së dy anijeve në Baltik

Evropaelire.org 

Dy anije mallrash janë përplasur më 13 dhjetor në Detin Baltik, në mes të ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad derisa po vazhdon operacioni i shpëtimit në kërkim të së paku dy personave, njoftuan autoritetet suedeze e daneze. Anija, Karin Hoej, e regjistruar në Danimarkë, është përmbysur. Në të ndodheshin dy persona në bord dhe të dytë janë zhdukur, njoftoi Qendra daneze për operacione të përbashkëta, (JOC). Anija tjetër, e regjistruar në Britani, Scot Carrier, është funksionale dhe stafi i saj është i sigurt. Читать дальше...

Kryeministri britanik nxiti qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi për rritje të shtuar të vaksinimit me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga përhapja e varantit të ri, Omicron. Sipas Johnsonit, vendi mund të ballafaqohet me valë të jashtëzakonshme të infektimeve nga ky variant.   Nëpërmes një fjalimi televiziv, Johnson tha se secilit nga mosha 18-vjeçare do t’i ofrohet mundësia të vaksinohet me dozën e tretë deri në fund të dhjetorit. Synimi kryesor i Qeverisë britanike për vaksinim masiv me dozën e tretë... Читать дальше...

Një i vrarë dhe 13 të plagosur, pas një sulmi në Teksas

Evropaelire.org 

Një person është vrarë dhe së paku 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi afër qytetit, Hjuston në shtetin amerikan Teksas, më 12 dhjetor. Sherifi i qarkut Heris, Ed Gonzales tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 6 në mbrëmje (sipas kohës lokale), kur rreth 50 persona u mblodhën afër një tregu për të kremtuar një festë lokale. “Derisa po kremtonin, respektivisht po lëshonin balonat në ajër një veturë iu afrua turmës”, tha sherifi Gonzales. “Me t’u afruar filluan të shtënat drejt turmës”, shtoi ai. Читать дальше...

Dimitar Kovaçevski, pasardhës i Zoran Zaevit, VMRO-ja rizgjedh kryetarin

Evropaelire.org 

Dimitar Kovaçevski, është zgjedhur kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut.  Ai në këtë post do të zëvendësoj kryetarin e deritanishëm, Zoran Zaev, i cili paraqiti dorëheqjen pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale, më 31 tetor. Zgjedhja e Dimitar Kovaçevskit, deri tash zëvendësministër i Financave, u bë në kongresin e jashtëzakonshëm të socialdemokratëve, në një garë ku kishte edhe dy kandidat të tjerë, Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski. Kryetari i ri i LSDM-së... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина: знаю, что меня поддерживают в России, но болельщиков из Казахстана намного больше






Сбежал в Россию к любовнице? Пропавший в Альпах немецкий миллиардер нашелся в Москве

Еще 10 тысяч жителей Подмосковья переобучились бесплатно

Что будет в Воронеже 19 апреля. Евтихий да Ерема. Принятие Крыма, Тамани и Кубани в Российскую империю. Штормовой ветер. НЕфорум

Мюзикл и пара комедий: спектакли, которые еще можно успеть посмотреть в апреле