ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 16.12.2021

Pesë raste me Omicron konfirmohen në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Pesë raste të llojit Omicron të koronavirusit janë konfirmuar zyrtarisht në Mal të Zi, njoftoi më 16 dhjetor Instituti i Shëndetit Publik. Të gjithë të infektuarit janë me shëndet të mirë të përgjithshëm dhe me simptoma të lehta, thuhet në njoftim. Dyshimi i parë u konstatua më 4 dhjetor në një familje në fillim të muajit, pas së cilës të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim. Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 187 raste të reja me koronavirus  dhe dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit... Читать дальше...

Perëndimi kundërshton ofertën e Rusisë për t’i vënë veto Ukrainës në NATO

Evropaelire.org 

Aleatët perëndimorë hodhën poshtë të enjten (16 dhjetor) përpjekjen e Rusisë për të penguar ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe i kërkuan Moskës që t'u kthehej bisedimeve të ndërmjetësuara nga Franca dhe Gjermania për të zbutur tensionet në rritje në kufirin Rusi-Ukrainë. Presidenti rus, Vladimir Putin po shtyn për dialog të drejtpërdrejtë me administratën e homologut të tij amerikan, Joe Biden për të zgjidhur problemin në kufi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e cilësoi Rusinë si “agresore”... Читать дальше...

Rregullatori i Brazilit miraton vaksinën kundër COVID-19 për fëmijët

Evropaelire.org 

Rregullatori shëndetësor i Brazilit miratoi të enjten vaksinën Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 për përdorim te fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç. Megjithatë, nuk është e qartë se kur vendi do të fillojë vaksinimin e fëmijëve. Çështja tani i kalon Ministrisë së Shëndetësisë, e cila fillimisht do të duhet të vendosë nëse do të shtojë vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët 5-11 vjeç në programin kombëtar të imunizimit dhe të sigurojë doza me sasi të përshtatshme për fëmijët - një e treta e dozës së të rriturve. Читать дальше...

Britania e Madhe regjistron numër rekord të rasteve ditore me COVID-19

Evropaelire.org 

Qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë se ka regjistruar një numër të ri rekord të rasteve ditore me COVID-19. Autoritetet kanë thënë se të enjten (16 dhjetor) u regjistruan 88,376 raste të reja, gati 10,000 më shumë se rekordi i ditës paraprake. Zyrtarët thanë se 146 persona janë të infektuar me koronavirus vdiqën të mërkurën dhe të enjten. Sipas zyrtarëve britanikë, varianti Omicron është duke u përhapur me një shpejtësi “absolutisht të jashtëzakonshme”, me numrat e rasteve që po dyfishohen çdo dy apo tri ditë. Читать дальше...

Pse Rusia e Putinit është kaq e fokusuar në Ukrainë?

Evropaelire.org 

Reuters Ukraina është bërë pika e nxehtë në raportet e Rusisë me Perëndimin pas grumbullimit të dhjetëra mijëra trupave ruse në kufirin ukrainas dhe një sërë deklaratash të ashpra të presidentit rus, Vladimir Putin, që ka shpalosur ato që i ka cilësuar si “vija të kuqe”. Më poshtë mund të mësoni disa prej arsyeve pse për Putinin ka kaq shumë rëndësi Ukraina dhe pse ai ka zgjedhur që ta nxisë këtë krizë. Historia  Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik më 1991, Rusia humbi kontrollin e 14 ish-republikave që më herët dominonte... Читать дальше...

Agjencia e BE-së mbështet përdorimin emergjent të pilulës së Pfizer kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Rregullatori i Barnave për Bashkimin Evropian, të enjten (16 dhjetor) i ka lejuar shteteve anëtare të BE-së përdorimin e pilulës së Pfizer kundër COVID-19. Kjo leje u dha si masë emergjente për të ndaluar një valë të re të sëmundjes, para se  ky bar të aprovohet formalisht për përdorim. Gjigandi farmaceutik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha këtë javë se pilula- një trajtim i ri që është i paraparë të përballojë variantin Omicron- ka zvogëluar numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve tek njerëzit me rrezik, deri në 90 për qind. Читать дальше...

Pak rezervime në objektet hoteliere për festat e fundvitit

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut nuk ka arritur t’i kthejë turistët e huaj, të cilët mbushnin kapacitetet turistike gjatë festave të fundvitit. Masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si dhe çmimet e larta, i kanë larguar edhe turistët vendorë për të kaluar disa ditë pushimi në qendrat turistike. “Kemi vendosur që të mos shkojmë askund, por të qëndrojmë në shtëpi. Ka shumë arsye se pse e morëm këtë vendim si familje, por më kryesorja është gjendja me pandeminë, e cila nuk dimë se si do të shkojë tani me Omicronin, do të përkeqësohet ose jo. Читать дальше...

Zëvendësministrit kosovar nuk i lejohet t'i vizitojë të burgosurit në rastin "Kumanova"

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu për të vizituar të dënuarit për ngjarjet e Kumanovës, i njohur ndryshe si rasti “Lagjja e Trimave”. Sipas arsyetimit të Drejtorisë së Burgjeve në Maqedoni të Veriut, vizitën mund ta bëjë vetëm ndonjë konsull i Ambasadës së Kosovës në Shkup, por jo edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. “Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve konsideron se zëvendësministri i Drejtësisë nuk është përfaqësues konsullor i vendit të tij në Maqedoni... Читать дальше...



Certifikatat e vaksinimit mund të thellojnë izolimin e kosovarëve

Evropaelire.org 

Qytetarët e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm, mund të mos lejohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pasi blloku nuk i njeh ende certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit, të lëshuara në Kosovë. Për më tepër, BE-ja, nga 10 janari, synon t’i ndalojë të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës. Aktualisht, për të hyrë në njërin nga vendet e bllokut mjafton testi negativ PCR i koronavirusit. Vendimin përfundimtar për udhëtime nga jashtë, BE-ja pritet ta marrë në fund të dhjetorit. Читать дальше...

Kosova regjistron 8 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 16 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 1.895 mostrave. Në 24 orëshin e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19. Sipas këtij njoftimi raste aktive me koronavirus janë 314. Deri më tani në Kosovë, 775.162 persona kanë marrë dy doza të vaksinës. Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët prej 12 vjeç e lartë. Në Kosovë administrohen dy lloje të vaksinave, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina e Pfizer/BioNTech. Читать дальше...

Rasti Ivanoviq: Dëshmitari konfirmon praninë e grupeve kriminale në veri 

Evropaelire.org 

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 16 dhjetor, ka vazhduar gjykimi lidhur me vrasjen e politikanit opozitar serb, njëherësh lider i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (GI, SDP), Oliver Ivanoviq. Në seancën e së enjtes u dëgjua dëshmitari Ç.I. Ç.I., pjesëtar i Policisë së Kosovës, deklaroi se Oliver Ivanoviqi, të cilin e kishte mik, ndihej i rrezikuar pak para vrasjes. Ivanoviqi, madje, sipas dëshmitarit, para se të vritej, u ishte drejtuar edhe organeve përgjegjëse në Kosovë e Serbi. Читать дальше...

MD: Kosova fiton 210 milionë euro nga dhënia me qira e burgut për Danimarkën

Evropaelire.org 

Danimarka po planifikon të marrë me qira qeli burgu në Kosovë për 300 të burgosur që pritet të dëbohen nga shteti në fund të dënimit të tyre. Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka dhënë detaje lidhur me këtë marrëveshje në vlerë 210 milionë eurosh. "Të dënuarit të cilët do të tranferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. [210 milionë euro] do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtëritshme", thuhet në njoftimin e ministrisë. Sipas njoftimit... Читать дальше...

Referendum kozmetik i Kushtetutës për shqiptarët në Serbi

Evropaelire.org 

“Ne konsiderojmë se këto ndryshime janë të natyrës kozmetike dhe nuk i pranojmë”.  Kështu i komenton kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, për Radion Evropa e Lirë, ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese, për të cilat do të vendoset në referendum në muajin e parë të vitit 2022.  Autoritetet në Serbi kanë njoftuar se referendumi për ndryshimet kushtetuese do të mbahet më 16 janar. Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Serbia është për to në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Читать дальше...

Tërhiqet plani i paraparë për minierën e litiumit në Serbi  

Evropaelire.org 

Kuvendi Komunal i Lloznicës  solli më 16 dhjetor vendimin për ndërprerjen e planit hapësinor të këtij qytetit në perëndim të Serbisë.   Me këtë plan parashihej ndërtimi i minierës së litiumit të kompanisë, Rio Tinto.   Rio Tinto renditet si kompania e gjashtë në botë për metale e miniera. Fjala është për një kompani multinacionale britaniko-australiane, me seli në Londër, e cila operon në 35 shtete të botës.  Në seancën urgjente të thirrur nga Kuvendi Komunal, 46 asamblistë votuan për ndërprerje të planit... Читать дальше...

Franca redukton udhëtimet nga Britania për shkak të Omicronit

Evropaelire.org 

Franca do të reduktojë udhëtimet nga Britania e Madhe për shkak të frikës nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron i cili po përhapet me shpejtësi. Autoritetet franceze do të imponojnë një mori arsyesh për udhëtime dhe do të kërkojnë izolim prej së paku 48 orë për të gjithë që vijnë nga Britania e Madhe në Francë, njoftoi Qeveria franceze më 16 dhjetor. "Masat e reja do të hyjnë në fuqi të dielën, pas mesnate”, deklaroi mes tjerash kryeministri francez, Jean Catex. Qeveria franceze po ashtu... Читать дальше...

PE kërkon hapjen e arkivave të ish-Jugosllavisë për shkak të lidhjeve mes krimit e politikës

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian më 15 dhjetor, vonë në mbrëmje votuan raportin për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Me këtë dokument, po ashtu, kërkohet që shtetet e rajonit t'i hapin arkivat e ish-Jugosllavisë. Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët u bënë thirrje qeverive të shteteve të rajonit që t'i shtojnë përpjekjet në drejtim të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë raport votuan 531 eurodeputetë... Читать дальше...

Reporterët pa Kufij: Numër rekord i gazetarëve të arrestuar në botë

Evropaelire.org 

Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) thotë se 488 gazetarë dhe punëtorë të mediave aktualisht janë të burgosur në shtete të ndryshme. Numri paraqet shifrën më të lartë të gazetarëve apo punëtorëve në media, të arrestuar që nga koha kur RSF-ja filloi të publikonte raportin vjetor më shumë se 25 vjet më parë. Numri i profesionistëve të mediave të arrestuar për shkak të punës së tyre u rrit për 20 për qind, krahasuar me vitin e shkuar për shkak të shtypjes së madhe të mediave në Mianmar, Bjellorusi dhe Hong Kong... Читать дальше...

Ukraina dënoi me 11 vjet burgim një burrë për bashkëpunim me separatistët

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Ukrainë e dënoi me 11 vjet burgim një burrë për shkak të përfshirjes së tij në konfliktin në lindjen e vendit, përkrah separatistëve të mbështetur nga Rusia. Gjykata në qytetin lindor Slloviansk, më 15 dhjetor, shpalli fajtor Viktor Mykhedin, për themelim dhe për pjesëmarrje në grup terrorist, si dhe për përfshirjen e tij në trajtimin çnjerëzor të të burgosurve të luftës dhe të civilëve. Sipas hetuesve, Mykhed ishte bashkëpunëtor i afërt i Igor Bezlerit, i njohur si komandant i separatistëve në Donetsk. Читать дальше...

Rikthehet ngrohja nga Termokos-i

Evropaelire.org 

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është lëshuar në punë njësia B1 e termocentralit ‘Kosova B’ dhe furnizimi me ngrohje qendrore për konsumatorët e Prishtinës. “Si rrjedhojë, sot në mëngjes, më 16 dhjetor, në ora 08:10, Termokos-i ka filluar të furnizohet me energji termike (me avull) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës”, thuhet në komunikatën për media të KEK-ut. Edhe Ndërmarrja Publike ‘Termokos’, njofton se ka filluar furnizimi me ngrohje. “Në orët... Читать дальше...

Suedia ashpërson masat pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19

Evropaelire.org 

Suedia do të kërkojë edhe nga vizitorët e shteteve nordike të kenë certifikatën e vaksinimit në mënyrë që të kalojnë kufirin. Suedia gradualisht është duke ashpërsuar masat derisa shënoi rritje të rasteve të të infektuarve pas variantit të ri të koronavirusit, Omicron, njoftoi qeveria. “Shohim se e gjithë Evropa po ballafaqohet me rritje të numrit të të infektuarve por, edhe fqinjët tanë”, deklaroi kryeministrja, Magdalena Andersson. “Për vizitorët nga secili shtet me përjashtim të atyre fqinje kemi kërkesën e certifikatës për vaksinimin.

Zyrtari amerikan: Të sanksionuarit e rrjeteve kriminale, të mbahen përgjegjës

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së ndihmësit të sekretarit amerikan të Thesarit, Paul Ahern, deklaroi në Beograd se të gjithë ata serbë nga veriu i Kosovës, të cilët i sanksionoi SHBA-ja, duhet të mbahen përgjegjës. “Individët dhe kompanitë në cak të këtyre sanksioneve, duhet të mbahen përgjegjëse, ndërsa aktivitetet e tyre, të cilat shkaktojnë destabilitet, duhet të ndalen”, citon deklaratën e Ahernit Ambasada amerikane në Serbi. Departamenti i Thesarit i SHBA-së, më 8 dhjetor, futi në listë të sanksioneve udhëheqës të... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Полина Кудерметова проиграла Плишковой в первом круге турнира WTA в Руане






Минюст предложил разрешить судебным приставам применять оружие

При содействии СОБР Росгвардии на территории Ульяновской области задержаны подозреваемые в мошенничестве

Муравьиная «За Родину» и скульптура Матроны: сто художников представили «Идель-Арт»

Подмосковье стало лидером по размещению станций зарядки электротранспорта