ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 21.12.2021

Gjermania do të ashpërsojë masat para Vitit të Ri

Evropaelire.org 

Gjermania do të vendosë masa të reja para Vitit të Ri, me qëllim që të frenojë përhapjen e koronavirusit, tha të martën kancelari gjerman, Olaf Scholz. Në mesin e masave do të jetë edhe kufizimi i tubimeve private i personave të vaksinuar, që nuk duhet të kalojë shifrën prej dhjetë personash. Edhe pse nuk do të ketë izolim mbarëkombëtar, Scholz është pajtuar me kryeministrat e 16 shteteve gjermane që të mbyllen klubet e natës dhe diskotekat, ndërkaq ngjarjet e mëdha, përfshirë ndeshjet e futbollit, do të mbahen pa shikues. Читать дальше...

Poroshenko: Akuzat për tradhti, kalim i vijave të kuqe

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kritikuar autoritetet për nisjen e hetimeve ndaj tij nën dyshimet për tradhti të lartë. Autoritetet ukrainase thanë se dyshojnë se Poroshenko ka financuar forcat separatiste, të mbështetura nga Rusia, që luftojnë në lindje të Ukrainës. “Të akuzosh kreun e shtetit për tradhti shtetërore, financim të terroristëve dhe lehtësim të organizatës terroriste, është kalim i vijat e kuqe”, tha Poroshenko përmes një video-mesazhi nga kryeqyteti polak, Varshava. Читать дальше...

Sytë kah Danimarka për dekarbonizimin e energjisë elektrike

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës synon që përmes një marrëveshjeje me Mbretërinë e Danimarkës të përfitojë së paku 30 milionë euro investime në projekte që do të gjeneronin rrymë nga burime të ripërtërishme të energjisë. Lidhur me këtë, Ministria e Ekonomisë e Kosovës nënshkroi të hënën një letër-pëlqim me ministrinë homologe të Danimarkës. Për të hyrë në fuqi, marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave të deputetëve. Qeveria e Kosovës e konsideron ndihmën e Danimarkës si të domosdoshme për “tranzicionin energjetik”... Читать дальше...

Takimi SHBA-Rusi për kërkesat e sigurisë mund të mbahet në janar

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia me gjasë do të mbajnë bisedime muajin e ardhshëm për të diskutuar për propozimet e sigurisë të prezantuara nga Moska, teksa tensionet janë rritur lidhur me situatën në Ukrainë. “Ne do të vendosim për një datë së bashku me Rusinë dhe ne besojmë se bisedimet do të zhvillohen në janar”, tha Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Donfried tha se Aleanca Veri-Atlantike (NATO) do të diskutojë të martën lidhur me mundësinë e një... Читать дальше...

Paga të plota për pjesëmarrje të zbehtë

Evropaelire.org 

Mungesa e deputetëve në seancat e Kuvendit të Kosovës duhet të sanksionohet me reduktim të pagës dhe ndalim të kompensimeve financiare që marrin për pjesëmarrje në aktivitete të tjera, thonë mbikëqyrës të punës së tyre.  Ata thonë se gjatë legjislaturës aktuale, e cila është konstituuar më 22 mars,  është vërejtur mungesë e theksuar e deputetëve në punimet e Kuvendit.     Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.  Në seancën e 19 nëntorit, Konjufca ka thënë se “deputetët duhet të jenë në seancë”... Читать дальше...

Specialistët kërkojnë masa ndaj Omicronit

Evropaelire.org 

Përhapja e variantit Omicron të koronavirusit ka bërë që të shtohen zërat për miratimin e masave për mbrojtjen e popullatës nga infektimi, edhe pse në Maqedoninë e Veriut ende nuk është regjistruar asnjë rast me këtë variant të COVID-19. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut vlerëson se gjendja epidemiologjike në vend është e qëndrueshme dhe me tendencë të rënies së numrit të të infektuarve, sikur edhe të viktimave. Por, mikrobiologu, Nikolla Ponovski thotë se institucionet nuk duhet... Читать дальше...

BE-ja njeh certifikatën për COVID-19 të Malit të Zi

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian më 21 dhjetor njoftoi se njeh certifikatat për vaksinimin kundër koronavirusit që lëshohen nga autoritetet në Mal të Zi. Komisioni konfirmoi se certifikatat për COVID-19 që lëshohen nga Mali i Zi janë “të barasvlefshme me certifikatat digjitale të COVID-19 që lëshohen nga Bashkimi Evropian”, tha ky institucion i BE-së përmes një deklarate. Përveç Malit të Zi, BE-ja ka vendosur që të njohë edhe certifikatat e Tajvanit, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguait. Sipas njoftimit, ky vendim i KE-së do të hyjë në fuqi më 22 dhjetor. Читать дальше...

Orban thotë se nuk do ta ndryshojë politikën ndaj migrantëve  

Evropaelire.org 

Budapesti do të vazhdojë me ligjet e saj për migrim pavarësisht një vendimi të një gjykate evropiane, deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban. “Qeveria ka vendosuir se ne nuk do të bëjmë asgjë për të ndryshuar sistemin tonë të mbrojtjes kufitare”, tha Orban gjatë një konference për media më 21 dhjetor. “Ne do të mbajmë në fuqi regjimin ekzistues, edhe nëse gjykata evropiane na urdhëron që ta ndryshojmë. Ne nuk do ta ndryshojmë dhe nuk do të lëmë askënd që të na detyrojë ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Orban. Читать дальше...



Kosova regjistron nëntë raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi më 21 dhjetor se janë regjistruar nëntë raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 1,802 mostrave. Në njoftim thuhet se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe gjashtë pacientë. Ndërkaq, raste aktive janë 314. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake autoritetet kanë administruar 2,096 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Prej fundit të marsit – kur nisi fushata e imunizimit – e deri më 21 dhjetor, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 777,730 qytetarë. Читать дальше...

Putini paralajmëron Perëndimin për kundërmasa lidhur me Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin tha më 21 dhjetor se Rusia është e gatshme të ndërmarrë masa “ushtarake-teknike” në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” të Perëndimit mbi konfliktin në Ukrainë. Putin për javë të tëra ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën Veri-Atlantike (NATO) se kanë nxitur rritjen e tensioneve në afërsi të kufijve të Rusisë, por këto janë deklaratat e para që lënë të kuptohet për një konflikt të mundshëm. “Në rast të vazhdimit të qëndrimit, dukshëm agresiv, të kolegëve tanë perëndimorë... Читать дальше...

Kina sanksionon zyrtarë amerikanë për shkak të Ksinjiangut

Evropaelire.org 

Kina ka vendosur sanksione ndaj katër anëtarëve të Komisionit të Qeverisë amerikane për Liri Fetare Ndërkombëtare, si shenjë hakmarrjeje ndaj masave të Uashingtonit për disa zyrtarë dhe kompani kineze, që dyshohen për abuzime në rajonin Ksinjiang. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, ka thënë më 21 dhjetor se Nadine Maenza, Nury Turkel, Anurima Bhargava dhe James W. Carr nuk do të mund të vizitojnë Kinën, Hong Kongun dhe Makaun. Përveç kësaj, edhe asetet e tyre në Kinë do të bllokohen. Читать дальше...

Bota në luftë me Omicronin

Evropaelire.org 

Autoritetet holandeze paralajmëruan izolim të rreptë në vend përgjatë festave të fundvitit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e shpejtë të variantit Omicron të koronavirusit. Ndërkaq në Afrikën e Jugut, ministri i Shëndetësisë njoftoi se vaksinat dhe niveli i lartë i infektimit paraprak me COVID-19 po ndihmojnë që simptomat e variantit të ri të jenë më të lehta. Njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Apelit vendosi që secili punëtorë në bizneset e mëdha amerikane duhet të vaksinohet apo testohet vazhdimisht për COVID-19. Читать дальше...

Kabul: Protestuesit i kërkojnë SHBA-së të heqë bllokadën në fonde

Evropaelire.org 

Një numër personash kanë protestuar të martën, 21 dhjetor, në Kabul, duke iu bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të heqin bllokadën në asetet bankare dhe të parandalojnë shkatërrimin e ekonomisë së Afganistanit. Në disa materiale të publikuara në rrjetet sociale janë shfaqur qindra persona duke u endur nëpër objektin e thatë të Ambasadës amerikane në Kabul, duke mbajtur në duar mbishkrimet “Na i hiqni bllokadat në para” dhe “Le të hamë”, transmeton dpa. Protestuesit pro-talibanëve kanë bërtitur edhe “Vdekje Amerikës”. Читать дальше...

Ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se përfitoi kundërligjshëm një milion euro

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore e Ferizajt tha se dyshon se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës. Nikolliq dhe nëntë persona të tjerë u arrestuan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, bënë të ditur autoritetet në Kosovë. Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, gjatë një konference për media tha se Nikolliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë villa... Читать дальше...

Ukraina e akuzon ish-presidentin Poroshenko për tradhti

Evropaelire.org 

Autoritetet ukrainase kanë nisur hetime për tradhti kundër Petro Poroshenkos, duke e akuzuar ish-presidentin për lidhje me financim të separatistëve të mbështetur nga Rusia, të cilët luftojnë me forcat qeveritare në lindje të shtetit. Byroja Shtetërore e Hetimeve ka thënë më 20 dhjetor se dyshon që Poroshenko “ka kryer tradhti” dhe ka mbështetur aktivitet të “organizatave terroriste”, duke iu referuar separatistëve që kontrollojnë rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Gjatë presidencës së tij... Читать дальше...

Forcohet lira turke pas planit të ri të Erdoganit

Evropaelire.org 

Reuters Lira turke është forcuar për 15 për qind të martën, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka prezantuar planin, i cili, sipas tij, garanton depozitat në monedhën lokale kundrejt luhatjeve të tregut. Valuta turke është tregtuar për gati 11 lira kundrejt dollarit amerikan në orët e para të mëngjesit të 21 dhjetorit. Në një fjalim të mbajtur të hënën, 20 dhjetor, Erdogan ka thënë se një mori hapash do të lehtësojnë krizën me lirën, e cila e ka përcjellë Turqinë në javët e fundit. Sipas tij... Читать дальше...

Rritet numri i viktimave në Malajzi si pasojë e vërshimeve

Evropaelire.org 

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra janë zhvendosur, si pasojë e vërshimeve më të mëdha në Malajzi, për dekada. Tri ditë me shira të rrëmbyeshëm kanë rezultuar me vërshime të mëdha në tetë rajone. Qeveria është përballur me kritika të ashpra për përgjigje të vonuar. Shumë persona janë raportuar të zhdukur dhe janë duke u rritur shqetësimet se numri i viktimave mund të rritet dukshëm. Deri të hënën, vlerësohet se 51,000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Nëpër disa rajone... Читать дальше...

Moderna thotë se mund të zhvillojë brenda javësh dozën përforcuese kundër Omicronit

Evropaelire.org 

Kompania Moderna nuk pret që të përballet me ndonjë problem gjatë prodhimit të dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, e cila do të mbrojë kundër variantit Omicron, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Stephane Bancel. Moderna shpreson që të nisë testimet klinike vitin e ardhshëm për vaksinën e re, e cila do të mbrojë nga varianti Omicron, ndonëse tani është e fokusuar në dozën përforcuese. “Duhen vetëm ndryshime të vogla për Omicron. Nuk pres probleme”, ka thënë Bancel gjatë një interviste me të përditshmen zvicerane... Читать дальше...

SHBA shprehet e gatshme për të diskutuar me Rusinë për trupat afër Ukrainës

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan i ka thënë homologut të tij rus, Yuri Ushakov se Uashingtoni është i gatshëm për t’u angazhuar në diplomaci rreth pozicionit të trupave ruse afër Ukrainës, mirëpo secili dialog duhet të zhvillohet në përputhje me aleatët dhe partnerët në Evropë. Sullivan ka biseduar përmes telefonit me Ushakov, në kohën e rritjes së tensioneve në Evropë për shkak të pranisë së rreth 100,000 trupave ruse afër kufirit me Ukrainën. Rusia e mohon se kjo prani flet për pushtim potencial të Ukrainës... Читать дальше...

OBSH bën thirrje për anulim të disa organizimeve për shkak të Omicronit

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të anulojnë disa plane për pushime, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën. “Një organizim i anuluar është lajm më i mirë sesa një jetë e anuluar”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke thënë se duhet marrë “vendime të vështira”. “Në disa raste, kjo gjë do të nënkuptojë anulimin apo shtyrjen e ngjarjeve”, ka thënë ai. Deklaratat e... Читать дальше...

Vuçiq: Marrëveshjet do ta bëjnë Ballkanin pa kufij

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për televizionin publik të Serbisë RTS se marrëveshjet që do të nënshkruhen më 21 dhjetor në Tiranë, janë “bërthamë e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës, të jetë pa kufij”. Vuçiq vlerësoi se “Ballkani i Hapur” është një ide e madhe, që, sipas tij, vetëm se do të forcohet. Ai i bëri komentet në Tiranë, ku sot mbahet takimi i liderëve të nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”. Pos nikoqirit të takimit, kryeministrit të Shqipërisë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о том, что не играла в Индиан-Уэллс из-за болезни: «К сожалению, восстановление заняло много времени»






Артистам «Камерной сцены» в Лобне вручили благодарственные письма в честь Международного дня театра

Глава Люберец Волков проверил капремонт жилого дома в поселке Красково

В России хотят учредить госнаграду за героизм для несовершеннолетних

Первые гадюки проснулись в Подмосковье