ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 22.12.2021

Spanja i bën obligative maskat në ambiente të hapura

Evropaelire.org 

Spanja po i bën obligative maskat mbrojtëse edhe në ambiente të hapura pasi po sheh me shqetësim një valë të re të infektimeve me koronavirus, me theks te varianti Omicron. Kryeministri, Pedro Sanchez lajmëroi masat e reja të mërkurën (22 dhjetor) pas një video-konference me liderë rajonalë. Spanja kishte vendosur masën që e bën obligative maskën mbrojtëse në ambiente të hapura edhe më herët gjatë pandemisë dhe shumë spanjollë i kanë mbajtur ato në mënyrë vullnetare. Sanchez tha se Spanja do... Читать дальше...

Objektet pa leje në Brezovicë, “të rrënohen”

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar vendosjen e masës së paraburgimit ndaj Bratisllav Nikolliqit, zyrtarit të Listës Serbe dhe ish-kryetarit të Shtërpcës, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës, konfirmuan nga kjo prokurori për Radion Evropa e Lirë. Prokuroria ka kërkuar të vendoset masa e paraburgimit edhe ndaj nëntë personave të tjerë, që u arrestuan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Vendimi për masën e paraburgimit pritet të merret më 23 dhjetor. Në kërkesën... Читать дальше...

Rregullatori shëndetësor në SHBA autorizon pilulën e Pfizer kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të mërkurën pilulën kundër COVID-19 të Pfizer për njerëzit me rrezik të lartë të moshës 12 vjeç e lart. "Autorizimi i sotëm prezanton trajtimin e parë për COVID- 19 në formën e një pilule që merret nga goja - një hap i madh përpara në luftën kundër kësaj pandemie globale," tha shkencëtarja e FDA-së, Patrizia Cavazzoni. Trajtimi i Pfizer, i quajtur Paxlovid, është një kombinim i dy pilulave të marra gjatë pesë ditëve që u demonstrua... Читать дальше...

Gazetarë e aktivistë dënojnë sjelljen e BIA-s ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi

Evropaelire.org 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, aktivistë e politikanë kanë reaguar të mërkurën (22 dhjetor) ndaj lajmit se gazetari dhe drejtori i televizionit kosovar “Klan Kosova”, Adriatik Kelmendi u mor në pytje nga Agjencia Informative e Sigurisë në Serbi (BIA). Siç është bërë e ditur, gazetari Kelmendi u mor në pyetje me mbërritjen e tij në aeroportin "Nikola Tesla" më 17 dhjetor 2021 dhe në nisjen e tij më 19 dhjetor 2021, pas pjesëmarrjes në Forumin e 14-të për Drejtësinë Tranzicionale në vendet post-jugosllave, i cili u mbajt në Beograd. Читать дальше...

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për ndihmat ndaj Afganistanit

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka adaptuar një rezolutë që e ndihmon rrjedhjen e ndihmave humanitare për Afganistanin. Kjo ndërkohë që vendi i shkatërruar nga lufta është në prag të një krize humanitare pasi militantët talebanë morën pushtetin në gusht. Rezoluta e miratuar në mënyrë anonime më 22 dhjetor tha se pagesa e fondeve, aseteve të tjera financiare dhe sigurimi i mallrave e shërbimeve të nevojshme për të ofruar asistencën me kohë ose për të mbështetur aktivitete të tilla, janë të lejuara. Читать дальше...

Për Kosovën, "ende nuk është momenti" për liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Kosova nuk është akoma në momentin kur mund të pret liberalizimin e vizave edhe pse Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë përmbushur të gjitha kushtet. Kështu ka thënë një diplomat i BE-së duke thënë se një prej arsyet kryesore pse ka hezitim për liberalizimin e vizave për Kosovën është ajo që ai e ka quajtur  “përvojë e keqe në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë”. “Kur janë liberalizuar vizat për Shqipërinë dhe Gjeorgjinë Komisioni po ashtu pati thënë se janë përmbushur të gjitha kushtet. Читать дальше...

BE: Certifikatat e vaksinimit nga Kosova nuk pranohen për shkaqe teknike 

Evropaelire.org 

Certifikatat e vaksinimit nga Kosova ende nuk po njihen nga Bashkimi Evropian dhe kjo për shkak të mospërmbushjes së kushteve teknike. Kështu kanë thënë burimet nga Bashkimi Evropian për Radion Evropa e Lirë. Këto burime thonë se përgatitjet janë në vazhdim e sipër dhe se kur të përmbushen kushtet, edhe Kosova e Bosnja e Hercegovina mund të përfshihen në këtë sistem. Para dy ditësh, Mali i Zi iu bashkua këtij sistemi ndërsa më herët këtë e kishin bërë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Читать дальше...

Studimi thotë se Omicron shkakton më pak hospitalizime se Delta

Evropaelire.org 

Një studim i Afrikës së Jugut sugjeron një rrezik më të vogël për hospitalizim dhe sëmundje të rëndë te personat e infektuar me variantin Omicron të koronavirusit kundrejt atij Delta. Megjithatë, autorët e studimit thonë se kjo mund të jetë në një pjesë edhe për shkak të imunitetit të lartë të popullsisë. Pyetjet në lidhje me virulencën e Omicron janë në qendër të debatit shkencor dhe politik në shumë vende, pasi qeveritë ndeshen me mënyrën se si t'i përgjigjen përhapjes së variantit ndërsa studiuesit përpiqen ta kuptojnë atë. Читать дальше...



Pendarovski: Në Bashkimin Evropian, jo si pema pa rrënjë

Evropaelire.org 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit, më 22 dhjetor, tha se nuk duhet nxituar në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Kjo pasi, sipas tij, nxitimi "nuk është gjithmonë aleati më i mirë". “Në vend të kësaj, duhet të punojmë në reformat kyçe në vend nga të cilat varet cilësia e jetës së qytetarëve tanë”, u shpreh Pendarovski. Ai tha se tezat se status quo-ja e zgjatur mund të shkaktojë destabilizimin e sigurisë së vendit nuk qëndrojnë... Читать дальше...

Kosova regjistron 20 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar më 22 dhjetor se janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 1.870 mostrave. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga COVID-19 ndërsa raste aktive me këtë sëmundje janë 322. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake autoritetet kanë administruar 2.074 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Prej fundit të marsit – kur nisi fushata e imunizimit – e deri më 21 dhjetor... Читать дальше...

Zaev largohet - për disa si hero e për disa si tradhtar

Evropaelire.org 

Kryeministri i deritashëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, finalizoi dorëheqjen e tij më 22 dhjetor. Deri nga mesi i janarit të vitit 2022, Maqedonia e Veriut do të ketë Qeveri të re, që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, kryetari i ri i Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Në krye të ekzekutivit, ai do ta zëvendësojë  Zaevin. Dorëheqjen nga Qeveria, Zaev e ka paralajmëruar më 31 tetor, pas disfatës së thellë të Lidhjes Social Demokrate në zgjedhjet lokale. Ai ka marrë përgjegjësinë për humbjen e LSDM-së përballë partisë opozitare... Читать дальше...

Putin, letër Vuçiqit: Llogaris në bashkëpunim të ngushtë 

Evropaelire.org 

Në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se llogarit në “vazhdimin e një dialogu konstruktiv me të” dhe në “bashkëpunim të ngushtë për çështje aktuale të agjendës dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare”.  Letrën e Putinit, drejtuar Vuçiqit, e dorëzoi ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Bochan Kharchenko, në një takim të mbajtur të mërkurën në Presidencën e Serbisë.  “Dialogu midis Rusisë dhe Serbisë korrespondon me interesat themelore... Читать дальше...

Paralajmërohen reduktime të energjisë elektrike në Kosovë

Evropaelire.org 

Konsumatorët kosovarë pritet të përballen me reduktime të energjisë elektrike në 24 orët e ardhshme. Sipas njoftimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), reduktimet pritet të zgjasin rreth dy orë, në kohë të ndryshme dhe do të prekin të gjithë konsumatorët, përveç atyre emergjentë. Reduktimet janë udhëzuar nga Operatori i Sistemit dhe Tregut- KOSTT, për shkak të mbingarkesës të sistemit elektroenergjetik. Sipas KEDS-it edhe për ditët në vijim në janë në pritje... Читать дальше...

Punë me rrezik, por pa sigurim shëndetësor

Evropaelire.org 

Zjarrfikësi Behar Shala ishte helmuar rëndë nga tymi gjatë një intervenimi në Lagjen Dardania në Prishtinë, vitin e kaluar.   Për pasojë, i është dashur të trajtohet për disa javë - kryesisht në klinika private, thotë ai.    “Më është dashur të marr pushim të detyrueshëm mjekësor, dy javë ditë. Të gjitha trajtimet gjatë shërimit i kam paguar vetë - rreth 300 euro. Kam pasur helmim në mushkri. Krejt kohën më është dashur të trajtohem për mushkri”, rrëfen Shala për Radion Evropa e Lirë.    Ai... Читать дальше...

Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë diskutojnë për Iranin

Evropaelire.org 

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett ka rikonfirmuar kundërshtimet e Izraelit ndaj negociatave për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore. Ai i ka bërë këto komente në një takim me Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan. Sullivan i ka thënë Bennettit më 22 dhjetor se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë në një “pikë kritike” për një mori çështjesh dhe se duhet të hartojnë një strategji të përbashkët. Udhëtimi i... Читать дальше...

Degradimi i Brezovicës

Evropaelire.org 

Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës. Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit. Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Читать дальше...

Bie numri i viktimave nga konflikti në Siri

Evropaelire.org 

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut se ka thënë se 3,746 persona kanë vdekur këtë vit në Siri, si pasojë e konflikt tashmë të gjatë për një dekadë. Kjo shifër është më e vogël sesa ajo e një viti më parë. Sipas të dhënave, 1,505 prej viktimave kanë qenë civilë, në mesin e tyre 360 fëmijë. Shifra e këtij viti është më e ulëta prej nisjes së luftës në Siri dhe flet për trend të uljes, pasi më 2020 ishin raportuar 6,800 viktima dhe vitin paraprak mbi 10,000. Sipas Vëzhguesit me bazë në Britani të Madhe... Читать дальше...

Bjellorusisë dhe Polonisë u kërkohet të adresojnë “situatën e tmerrshme” në kufij

Evropaelire.org 

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, ka thënë se Bjellorusia dhe Polonia janë duke endur migrantët poshtë e lart rreth kufijve të tyre, dhe shumë herë ata përballen me mot të ftohtë, pa ushqim, ujë të pastër apo strehë të sigurt. Kjo agjenci e OKB-së u ka bërë thirrje dy kombeve që të adresojnë “situatën e tmerrshme” dhe të përmirësojnë “kushtet e rënda” për personat në kufi, duke thënë se disa prej tyre janë duke u kërcënuar apo rrahur nga forcat bjelloruse të sigurisë. Bashkimi... Читать дальше...

Evropa rikthen masat kufizuese për luftim të pandemisë

Evropaelire.org 

Liderët evropianë kanë rikthyer kufizimet për të luftuar pandeminë e koronavirusit, teksa varianti Omicron vazhdon të përhapet nëpër kontinent. Gjermania dhe Portugalia janë në mesin e shteteve që kanë bërë të ditura kufizime pas Festës së Krishtlindjes. Omicron tashmë është variant dominues në shumë vende të Evropës. Hans Kluge nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se vala e re e infektimit do të përballë me vështirësi sistemet shëndetësore. Sipas tij “një tjetër stuhi” është... Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективных решениях в дорожном строительстве   


SHBA regjistron rritjen më të vogël të popullsisë

Evropaelire.org 

Rritja e numrit të popullsisë në Shtetet e Bashkuara ka qenë më e vogla ndonjëherë në vitin e parë të pandemisë. Ndër shkaqet kryesore janë përmendur: imigrimit i ulët, shtyrja e shtatzënive dhe qindra mijëra vdekje të lidhura me koronavirus. Byroja e Regjistrimit në Shtetet e Bashkuara ka treguar se popullsia është rritur për 0.1 për qind apo për 392,665 persona në periudhën korrik 2020 – korrik 2021. Kjo rritje e ka çuar totalin e popullsisë në 331.8 milionë banorë. Rritja e numrit të popullsisë... Читать дальше...

Lira turke vazhdon të stabilizohet

Evropaelire.org 

Lira turke ka vazhduar të stabilizohet më 22 dhjetor, pas zhvlerësimit në nivele rekorde javë më parë. Rimëkëmbja e monedhës turke është rezultat i masave të prezantuara nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më 20 dhjetor. Erdogan ka thënë se plani i tij parasheh mbrojtjen e kursimeve në lira, pavarësisht lëkundjeve të tregut. Lira është shitur 12.25 kundrejt dollarit amerikan, për dallim nga 18.36 sa kishte arritur më 20 dhjetor. Erdogan ka thënë se Qeveria do të mbulojë humbjet e... Читать дальше...

Izraeli planifikon dhënien e dozës së katërt të vaksinës

Evropaelire.org 

Izraeli ka thënë se planifikon të bëhet shteti i parë që ofron dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, teksa ky shtet përgatitet për një valë infektimesh të nxitur nga varianti Omicron i këtij virusi. Ekspertët për pandemi në Izrael kanë rekomanduar një dozë të katërt për personat mbi moshën 60-vjeçare dhe punëtorët shëndetësorë. Kryeministri izraelit, Naftali Bennett e ka mirëpritur këtë plan dhe u ka thënë zyrtarëve që të nisin përgatitjet. Ky njoftim vjen pasi Izraeli ka konfirmuar... Читать дальше...

Dozat përforcuese, kyçe në luftimin e Omicronit

Evropaelire.org 

Associated Press Variantit të ri të koronavirusit, Omicron iu deshën vetëm disa javë që të përmbushë parashikimet lidhur me atë se sa ngjitës është, por shkencëtarët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë, teksa bota po përballet me një valë të re të infektimeve pak para Krishtlindjeve. “Gjithçka është më e rrezikshme tani sepse Omicroni është më ngjitës”, tha Wesly Long, që drejton laboratorin e testimeve në një spital në Hjuston. Omicroni tani është variant dominues në Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

“Zgjoi” më pranë nominimit për Oscar

Evropaelire.org 

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar. “Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar. Filmi "Zgjoi" është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Ajo e fillon këtë angazhim... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соперница Арины Соболенко разрыдалась на плече белоруски






Крупные заводы по рециклингу полимеров открыли в Егорьевске

Названы победители «Платиновой унции» по итогам 2023 года

Поездка по ВСМ из Петербурга в Москву обойдется в 9 тысяч рублей

В Петербурге перенесли запуск фонтанов на 27 апреля из-за снегопада