ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 26.12.2021

Në Kosovë detektohen nëntë raste me Omicron

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se ka detektuar nëntë raste me variantin Omicron të koronavirsit. Sipas njoftimit, dy raste janë të importuara nga Shtetet e Bashkuara, dy nga Londra e Mbretërisë së Bashkuar, një nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron të detektuar janë në Komunën e Mitrovicës,  të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë. “Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë... Читать дальше...

Grave afgane u ndalohen udhëtimet pa përcjellës

Evropaelire.org 

Qeveria talibane ndërmori edhe disa hapa të tjerë të cilët reduktojnë dukshëm lirinë e grave në Afganistan. Së fundi, Qeveria talibane njoftoi se grave të cilat duan të udhëtojnë më larg se 72 kilometra, nuk duhej t’ju ofrohej transporti përpos nëse janë nën përcjellje të ndonjë familjari burrë. Udhëzimi i lëshuar nga Ministria për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimit të Veseve, po ashtu këshillon të gjithë ngasësit që të përmbahen nga muzika në veturat e tyre dhe të mos pranojnë udhëtare gra nëse nuk janë të mbuluara. Читать дальше...

Ngritja e kompanive në kushte pandemie

Evropaelire.org 

Erdin Osmani, 28-vjeçar nga Gostivari, me sukses arrin të menaxhojë kompaninë e tij, “Eco Ambient”, e cila merret me pastrimin e shtëpive, oborreve, lokaleve e objekteve të tjera. Osmani thotë për Radion Evropa e Lirë se pandemia e ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe kjo ka bërë që shtëpitë e mërgimtarëve në Maqedoninë e Veriut një kohë të gjatë të mbeten pa përkujdesje. Kompaninë që ai e themeloi pak para shfaqjes së rasteve me koronavirus, filloi të shënojë ngritje të theksuar gjatë muajve të parë të pandemisë... Читать дальше...

Izraeli do të ndërtojë edhe dy vendbanime në Rrafshnaltën e Golanit

Evropaelire.org 

Izraeli planifikon të zgjerojë praninë civile në Rrafshnaltën e Golanit, të aneksuar në vitin 1981 por që nuk njihet ndërkombëtarisht. “Pas disa vjetëve statike sa i përket jetës në komunitet, qëllimi ynë është të dyfishojmë popullsinë në Rrafshnaltën e Golanit”, tha kryeministrit izraelit Naftali Bennett më 26 dhjetor. Dy vendbanimet e reja që Izraeli planifikon t’i ndërtojë tashmë morën emrat Asif dhe Matar derisa në këto zona do të investohen rreth 310 milionë dollarë. Bennett tha gjatë... Читать дальше...

Një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi më 26 dhjetor se janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 2.430 mostrave. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 349. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake autoritetet kanë administruar 768 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Që nga muaji mars, kur nisi fushata e imunizimit e deri më 26 dhjetor, në Kosovë... Читать дальше...

Mediat e sfiduara nga incidentet, pandemia dhe jo transparenca e institucioneve

Evropaelire.org 

Mediat në Kosovë, gjatë vitit 2021, janë përballur me një mori sfidash, sidomos në aspektin e sigurisë së gazetarëve dhe sigurisë financiare, e cila është përkeqësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por edhe në aspektin e punës profesionale dhe transparencës së institucioneve ndaj mediave, vlerësojnë Xhemajl Rexha nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias. Shqetësim kryesor, sipas tyre, vazhdojnë të jenë sulmet, kërcënimet ndaj gazetarëve, si dhe pengimi i punës së tyre. Читать дальше...

Putin pa përgjigje rreth reagimit nëse NATO injoron kërkesat e Moskës

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk deklaroi se si do të reagonte nëse kërkesat e tij për garanci të sigurisë nga NATO-ja lidhur me zgjerimin e saj drejt lindjes nuk plotësohen. Përgjigja do të varej nga “propozimet që ekspertët tanë ushtarakë do të më ofronin”, tha Putin për televizionin shtetëror më 26 dhjetor. Rusia do të përpiqet të arrijë rezultat ligjërisht obligues nga këto negociata, shtoi Putini. Një javë më parë, Moska ua dorëzoi përfaqësuesve të NATO-s dhe SHBA-së një draft të marrëveshjes... Читать дальше...

Rëndohet gjendja me pandemi në Francë

Evropaelire.org 

Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infektimeve me koronavirus brenda ditës, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë. Edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të koronavirusit është dyfishuar në Francë përgjatë muajit të fundit derisa varianti i ri, Omicron detyroi autoritetet të marrin masa të reja kundër përhapjes së pandemisë.   Më shumë se 1 person në çdo 100 në rajonin e Parisit rezultoi pozitiv javën e shkuar ndaj koronavirusit, njoftuan shërbimet mjekësore lokale. Читать дальше...

Talibanët shpërbëjnë Komisionin Zgjedhor të Afganistanit

Evropaelire.org 

Qeveria talibane në Afganistan shpërbeu dy komisione të zgjedhjeve në vend. Bilal Karimi, zëvendës-zëdhënës i Qeverisë talibane në Afganistan tha se Komisioni i Pavarur Zgjedhor dhe Komisioni Zgjedhor për Ankesa në bazë të vendimit të Qeverisë talibane u shpërbënë. Sipas Karimit, këto dy komisione janë aktualisht të panevojshme në vend dhe shtoi se nëse do të jetë e nevojshme do t’i ngarkohen sërish me punë në të ardhmen.   Të dyja komisionet kishin mandat të administrojnë dhe mbikëqyrin të gjitha format e zgjedhjeve në vend... Читать дальше...

Në frikë nga Omicroni India zgjeron fushatën e vaksinimit

Evropaelire.org 

India do të zgjerojë fushatën e vaksinimit derisa tash e tutje mundësi për të marrë vaksinën kundër koronavirusit do ta kenë të gjithë banorët mbi moshën 15 vjeçare. Po ashtu, India do të administrojë dozën e tretë përforcuese për punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët më të moshuar derisa ka frikë në vend që varianti i ri, Omicron mund të nxitë valën e re të infektimeve.   Kryeministri indian, Narendra Modi, gjatë një fjalimi televiziv më 25 dhjetor njoftoi se vaksinimi i të rinjve në moshë nga 15-18 vjeç do të fillojë nga 3 janari. Читать дальше...

Thirrje për dialog në zgjidhjen e konflikteve, mesazhi i Papës për Krishtlindje

Evropaelire.org 

Në fjalimin e tij të Krishtlindjeve më 25 dhjetor, Papa Françesku bëri thirrje për dialog në mes të “tendencës së njerëzve për tërheqje” gjatë pandemisë së koronavirusit e cila tashmë la të vdekur më shumë se 5.3 milionë njerëz në botë brenda dy vjetësh. Tani pandemia ndodhët në fazën akoma më të ashpër derisa varianti i ri, Omicron po përhapet me shpejtësi nëpër botë. “Edhe në nivel ndërkombëtar po ashtu, ka rrezik që të shmanget dialogu. Prapë këto rrugë mund të çojnë tek zgjidhja e konflikteve dhe përfitime për të gjithë”... Читать дальше...

Vdes fituesi i Nobelit për Paqe, Desmond Tutu

Evropaelire.org 

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Desmond Tutu vdiq më 26 dhjetor njoftoi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa. Tutu ishte aktivist i njohur i cili luftoi për barazi racore por edhe aktivist i të drejtave të komunitetit LGBT në Afrikë të Jugut duke qenë njëkohësisht kryepeshkop.  Tutu ishte 90 vjeçar. Presidenti i Afrikës së Jugut, Ramaphosa tha se vdekja e Tutus paraqet “edhe një përshëndetje më shumë nga gjenerata e jugafrikanëve të dalluar”. Ai shtoi se trashëgimia e Tutus është “Afrika e Jugut e çliruar”. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Новак Джокович в пятый раз получил спортивный «Оскар» как атлет года






Сводный оркестр Мариинского и Большого театров приедет в Екатеринбург на Пасхальный фестиваль

Самарские историки впервые исследуют неформальные связи элиты, военных и простого народа в императорском Древнем Риме

В МИД РФ назвали ядерные объекты НАТО в Польше военной целью

За фиктивную регистрацию 1,5 тысячи мигрантов задержаны 14 человек