ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 28.12.2021

Biden njofton për heqjen e ndalesës për udhëtimet nga shtetet afrikane

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi të martën se gjatë kësaj jave ai do të heqë ndalesën për udhëtime nga Afrika e Jugut dhe shtetet e tjera në rajon. Kjo ndalesë ishte vendosur për shkak të frikës nga përhapja e variantit Omicron të koronavirusit, që fillimisht u detektua në Afrikën e Jugut në muajin nëntor. “Kufizimet në udhëtime nuk janë më të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik”, tha Biden, duke shtuar se heqja e ndalesës do të hyjë në fuqi të premten, më 1 janar 2022. Presidenti... Читать дальше...

Shqipëria ndihmon Kosovën me rrymë për Vitin e Ri

Evropaelire.org 

Qeveria e Shqipërisë do t’i japë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar, në një përpjekje për të ndihmuar vendin që po përballet me krizë të energjisë elektrike. “Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës kemi arritur që të sigurojmë 3,600 megavatë për datën 31 dhjetor, dhe 4,080 megavatë orë për datën 1 janar”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku. Ministrja Balluku bëri të ditur... Читать дальше...

Presidenti iranian do ta vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm

Evropaelire.org 

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do ta vizitojë Rusinë pasi ka marrë një ftesë nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, njoftoi më 28 dhjetor Qeveria iraniane. Putini e ka ftuar Raisin që ta vizitojë Moskën në fillim të vitit të ardhshëm “në kuadër të ndërveprimit strategjik midis Iranit dhe Rusisë”, tha Ali Bahadori Jahromi. Në këtë vizitë pritet të flitet për “bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe kombëtar” dhe në veçanti për bashkëpunimin “ekonomik dhe tregtar”, tha Bahadori Jahromi. Vizita... Читать дальше...

Dështimi në luftën kundër korrupsionit

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut po e përmbyll vitin 2021 pa rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, bazuar në vlerësimet e institucioneve dhe organizatave që merren me luftimin e kësaj dukurie. Sipas raportit të fundit të Transparency International, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 111-të nga 180 vende në botë, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit. Prani më të madhe të korrupsionit ka në gjyqësor, i cili me vendimet selektive, jo të drejta, zvarritjen e lëndëve gjyqësore... Читать дальше...

Pilula kundër COVID-19, teksa Omicron vazhdon të përhapet

Evropaelire.org 

Mijëra udhëtime janë anuluar në gjithë botën, derisa pilotët, stjuardesat dhe të punësuarit e tjerë u detyruan të izoloheshin pas ekspozimit ndaj COVID-19. Njëkohësisht, shumë shtete evropiane regjistruan shifra rekorde të personave të infektuar, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri, Omicron. Ndërkaq, SHBA-ja autorizoi dy lloje të pilulave të reja kundër koronavirusit nga kompanitë farmaceutike, Pfizer dhe Merck. (Përgatitën: Teuta Arifaj dhe Ibrahim Berisha)

Izraeli nuk e kundërshton një marrëveshje “të mirë” bërthamore me Iranin

Evropaelire.org 

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett tha se nuk kundërshton një marrëveshje “të mirë” bërthamore ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, edhe pse shprehu skepticizmin e tij se bisedimet, që rinisën këtë javë në Vjenë, do të mund të sjellin një rezultat të tillë. “Në fund të ditës, patjetër që mund të arrihet një marrëveshje e mirë”, tha Bennet për një radio izraelite. “Por, në këtë moment, në këto rrethana a pritet që një gjë e tillë të ndodhë? Jo, sepse kërkohet një qëndrim më i ashpër”, shtoi ai. Читать дальше...

SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara do të financojnë projekte që do të përfshijnë edhe vendosjen e pajisjeve të vëzhgimit dhe monitorimit, me qëllim që të forcohen kufijtë që Ukraina ndan me Rusinë dhe Bjellorusinë. Ky njoftim i bërë të martën nga Shërbimi Kufitar ukrainas, vjen në kohën e rritjes së tensioneve me Moskën, që ka grumbulluar mijëra trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën. Kievi e akuzon Moskën se grumbullimi i trupave po bëhet me qëllim që Rusia të përgatitet të kryejë ndonjë ofensivë ndaj Ukrainës. Читать дальше...

Rekord i remitencave në Kosovë  

Evropaelire.org 

Rrahim Selimi nga komuna e Podujevës, çdo muaj pranon 500 euro nga djali i tij 34 vjeç, që jeton dhe punon në shtetin e Zvicrës. Ai tregon se me paratë e dërguara e ka ndërtuar edhe shtëpinë. “Varemi nga paratë e tij, na ndihmon shumë, faleminderit prej tij”, thotë Selimi. Ky 78-vjeçar, ish-punonjës i Minierës së Hajvalisë në kuadër të kompleksit metalurgjik "Trepça", thotë se pensioni në vlerë prej 182 eurosh nuk mjafton për familjen e tij prej pesë anëtarësh. Madje, gjatë vitit 2021, djali... Читать дальше...



Ministri turk: Gylenistët mund të jenë kërcënim edhe për Kosovën

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha në Prishtinë se Lëvizja Hizmet e klerikut Fetullah Gulen, mund të paraqesë kërcënim për shtetin e Kosovës. Turqia i referohet kësaj lëvizjeje me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste. Gjatë një konference për media së bashku me homologun e tij kosovar, Akar tha se me palën kosovare kanë takime edhe për çështjen e Lëvizjes Hizmet dhe se Turqia pret “hapa konkretë” në këtë drejtim. “Kjo çështje nuk është kërcënuese vetëm për shtetin tonë... Читать дальше...

Pandemia rriti postat e shpejta në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë të regjistruara dhjetëra biznese që kryejnë shërbime postare. Ndër to janë edhe 45 posta të shpejta, të cilat dërgojnë porosi në adresat e qytetarëve. Shumica e tyre janë hapur pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, pranverën e vitit 2020.

Kosova regjistron 13 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 28 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 2,628 mostrave. Sipas njoftimit, gjashtë pacientë janë shëruar në 24 orët paraprake, ndërkaq 350 janë raste aktive. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 967 doza të vaksinës. Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 780,596 persona. Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq... Читать дальше...

Kina kritikon SHBA-në për satelitët e SpaceX

Evropaelire.org 

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sjellje të papërgjegjshme dhe të pasigurt në Hapësirë, pas “takimeve të afërta” në mes të stacionit kinez dhe satelitëve të kompanisë SpaceX të Elon Musk. Tiangong, stacioni ri hapësinor i Kinës, është dashur të kryejë manovra për të shmangur përplasjen me një satelit Starlink në muajin korrik dhe një tjetër në muajin tetor, është thënë në ankesën e Pekinit të dërguar në agjencinë hapësinore të Kombeve të Bashkuara këtë muaj. Në ankesë është thënë se... Читать дальше...

Irani: Bisedimet në Vjenë, në drejtim të mirë

Evropaelire.org 

Irani tha të martën se bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe se arritja e një marrëveshjeje është e mundshme vetëm nëse edhe palët e tjera të përfshira në këtë proces, tregojnë “mirëbesim” dhe seriozitet”. “Bisedimet në Vjenë janë duke shkuar në drejtim të mirë... Ne besojmë se nëse edhe palët e tjera vazhdojnë në mirëbesim rundin e bisedimeve, që sapo kanë nisur, është e mundshme arritja e një marrëveshjeje të mirë për të gjitha palët”... Читать дальше...

Nuk miratohen masat e emergjencës për energji elektrike

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të martën nuk kanë arritur të miratojnë vendimin e ekzekutivit për masat e emergjencës gjatë furnizimit me energji elektrike i marrë në mbledhjen e Qeverisë të premten më 24 dhjetor. Pas votimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka kuorum për t’u votuar ky vendim dhe deputetët shkuan në pauzë për t’u kthyer më pas rreth orës 16:00. Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, kishte kërkuar nga deputetët që ta aprovojnë vendimin e Qeverisë të marrë të premten, më 24 dhjetor. Читать дальше...

Kërcënime me eksplozivë para një filiali të bankës në Tivar  

Evropaelire.org 

Policia malazeze ka evakuuar një pjesë të madhe të qendrës së Tivarit, afër filialit të NLB Bankës, brenda së cilit që nga mëngjesi i 28 dhjetorit ndodhet, Edin Begziq. Begziq kërcënoi se do të aktivizojë eksploziv duke kërkuar që ish-punëtorëve të kompanisë në falimentim “Primorka”, t’u paguhen pagat e mbetura. Policia evakuoi edhe ndërtesën në të cilën ndodhet filiali i bankës dhe përtej shiritit të sigurisë së policisë mund të kalojnë vetëm policët dhe zjarrfikësit. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Tivar... Читать дальше...

Ramadani: Teste të mjaftueshme për detektimin e Omicronit

Evropaelire.org 

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se ka teste të mjaftueshme, përmes të cilave detektohet varianti Omicron i koronavirusit. Sipas tij, ekipet shëndetësore po vazhdojnë të bëjnë mbikëqyrjen e këtij varianti. “Neve na mbetet të vazhdojmë punën në ruajtje të shëndetit”, tha shkurt Ramadani. Më 26 dhjetor, Kosova ka detektuar nëntë rastet e para me variantin Omicron të koronavirsit. Testimi ishte kryer... Читать дальше...

Mbi 11,000 migrantë kanë hyrë në Gjermani përmes Bjellorusisë më 2021

Evropaelire.org 

Më shumë se 11,000 migrantë ilegalë kanë hyrë në Gjermani këtë vit - përmes Polonisë - nga Bjellorusia, ka thënë policia gjermane më 27 dhjetor. Bashkimi Evropian akuzon liderin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, se është duke marrë migrantët nga Lindja e Mesme dhe është duke i shtyrë drejt kufijve me Poloninë dhe Letoninë e Lituaninë, në kuadër të një “sulmi hibrid" që shihet si hakmarrje ndaj sanksioneve të Perëndimit. Shumica e migrantëve ilegalë synojnë të arrijnë në Gjermani... Читать дальше...

SHBA shkurton kohën e izolimit për të infektuarit pa simptoma

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë përgjysmuar kohën e izolimit për personat që janë të infektuar me koronavirus, por pa simptome – nga dhjetë ditë në pesë. Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) kanë thënë më 27 dhjetor se izolimi pesëditor duhet të përcillet me pesë ditë tjera të vendosjes së maskës kur personi i infektuar është afër personave tjerë. Ndonëse rekomandimet e reja nuk janë të detyrueshme, ato respektohen nga bizneset amerikane dhe politikbërësit. Ndryshimet... Читать дальше...

India bllokon fondet e huaja për organizatën e Nënës Terezë

Evropaelire.org 

Qeveria e Indisë ka refuzuar vazhdimin e licencës për organizatën bamirëse të themeluar nga Nënë Tereza, përmes së cilës i mundësohet marrja e fondeve të huaja. Organizata, Misionarët e Bamirësisë, ka mijëra murgesha që mbikëqyrin projekte sikurse shtëpi për fëmijë të braktisur, shkolla dhe klinika. Në Ditën e Krishtlindjes, Ministria e Brendshme e Indisë ka bërë të ditur se nuk ia ka vazhduar regjistrimin kësaj organizate për shkak të “të dhënave negative”. Hindusët e linjës së ashpër e kanë... Читать дальше...

Franca ashpërson masat për luftim të pandemisë

Evropaelire.org 

Franca ka bërë të ditura kufizime më të ashpra për luftim të pandemisë, teksa shtrihet varianti Omicron i koronavirusit. Nga 3 janari, puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për ata që munden dhe organizimet publike do të kufizohen në 2,000 persona në ambientet e mbyllura. Ky lajm vjen pasi Franca ka regjistruar më shumë se 100,000 raste të reja të infektimit të shtunën – njëherësh shifrën më të lartë të raportuar brenda një dite, prej shpërthimit të pandemisë. Megjithatë, kryeministri francez... Читать дальше...

Politikani nacionalist rus kërkon pushtimin e Ukrainës në natën e Vitit të Ri

Evropaelire.org 

Politikani nacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky, ka sugjeruar bombardimin ushtarak të Ukrainës në natën e Vitit të Ri, kur shumë njerëz mund të jenë të dehur. Deputeti i Parlamentit rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë, i ka bërë këto komente më 27 dhjetor gjatë një transmetimi televiziv, teksa Perëndimi i sheh me shqetësim trupat ruse afër Ukrainës, dhe si diçka që mund të rezultojë me pushtim të shtetit. Zhirinovsky, i cili njihet për komentet e tij të ashpra, ka thënë në kanalin televiziv... Читать дальше...

Gazi rus shkon në drejtimin e kundërt

Evropaelire.org 

Retuers Gazsjellësi Yamal-Europe, që normalisht transporton gaz rus në Evropë, në javën e fundit ka dërguar gaz në drejtim të kundërt, duke nxitur rritje të tensioneve midis Moskës dhe fqinjëve të saj perëndimorë. Në vend se të dërgonte gaz në tregjet evropiane, që po përballen me krizë energjetike për shkak të rritjes së çmimeve, gazi shkoi në lindje për në Poloni dhe Ukrainë, një zhvillim për të cilin Rusia fajëson spekulimet e bëra nga kompanitë gjermane. Më poshtë mund të mësoni sesi funksionon ky gazsjellës. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде






На стройке на Северо-Западе Москвы погиб рабочий

Подмосковный школьник выиграл сертификат на образование в олимпиаде

Михалкова сыграла роль следователя в психологическом триллере "Трасса"

«Акрон» не смог одолеть «Ленинградец», «Химки» победили КамАЗ