ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 29.12.2021

Italia do të lehtësojë masat për rastet e kontaktit

Evropaelire.org 

Qeveria italiane njoftoi të mërkurën se planifikon që të relaksojë masat e izolimit për personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit me koronavirus. Masa e izolimit më nuk do të kërkohet për personat që kanë marrë dozën përforcuese, janë të vaksinuar me të dy dozat apo janë shëruar nga sëmundja COVID-19 më pak se 120 ditë më parë. Ata do të duhet të paraqesin një test negativ pesë ditë pasi kanë pasur kontakt me ndonjë të infektuar. Ndërkaq, për personat që nuk janë vaksinuar, nëse kanë kontakt me ndonjë të infektuar... Читать дальше...

SHBA-ja emëron dy gra për të udhëhequr përpjekjet për mbështetjen e grave afgane

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar për emërimin e dy grave, të cilat do të udhëheqin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur gratë dhe vajzat afgane, por edhe të drejtat e njeriut. Blinken emëroi Rina Amirin në postin e të dërguarës së posaçme për gratë e vajzat afgane dhe për të drejtat e njeriut. Ndërkaq, Stephanie Foster u emërua këshilltare e lartë për çështjet e vajzave në përpjekjen për zhvendosjen, tha Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) më 29 dhjetor. Читать дальше...

Biden dhe Putin do të bisedojnë më 30 dhjetor

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të zhvillojnë një bisedë telefonike më 30 dhjetor, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ky njoftim vjen në kohën e rritjes së tensioneve për shkak të grumbullimit të trupave ruse në kufi të Ukrainës dhe kërkesave të Rusisë për garanci të sigurisë. Të dy liderët do të “diskutojnë për një sërë temash, përfshirë edhe për angazhimet e ardhshme diplomatike me Rusinë”, tha zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare, Emily Horne. “Administrata... Читать дальше...

OBSH-ja e shqetësuar me “cunamin” e rasteve me Omicron dhe Delta  

Evropaelire.org 

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të mërkurën se është i shqetësuar se variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit, së bashku mund të prodhojë raste “cunami”, por ai shtoi se ka ende shpresë se pandemia do të përfundojë më 2022.   Dy vjet pas shfaqjes së koronavirusit, zyrtarët kryesorë të OBSH-së kanë thënë se ende është herët të merren si të mirëqena studimet e para që sugjerojnë se varianti Omicron shkakton sëmundje më të lehtë. Varianti Omicron... Читать дальше...

Ukraina i stërvit civilët për t’u mbrojtur kundër pushtimit nga Rusia

Evropaelire.org 

Në një zonë pyjore, në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, simulues të trupave ruse u kanë dalë në pritë rezervistëve të ushtrisë ukrainase, në kuadër të një operacioni stërvitor. Dhjetëra civilë i janë bashkuar rezervave të ushtrisë së Ukrainës në muajt e fundit, teksa është rritur frika se Rusia – që Kievi thotë se ka grumbulluar rreth 100,000 trupa në pjesën e saj të kufirit – po përgatitet të nisë një sulm të madh. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Putin: Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2”, gati të eksportojë gaz

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” është i gatshëm që të eksportojë gaz. Ai tha se ky projekt do të ndihmonte në uljen e çmimeve të gazit në Evropë, që kanë arritur në nivele rekord. Projekti “Rrjedha Veriore 2” ka përfunduar në muajin shtator, por tani po pret që të marrë miratimin e rregullatorëve në Gjermani dhe në Bashkimin Evropian. Megjithatë, lëshimi në përdorim i këtij gazsjellësi ka hasur në rezistencën e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera... Читать дальше...

Synohet bllokimi i fondeve publike për të sanksionuarit nga SHBA-ja

Evropaelire.org 

Kompanive që kanë pronarë biznesmenë serbë, të cilët në fillim të dhjetorit u futën në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ardhmen duhet t’u pamundësohet konkurrimi në tenderë, deklaroi zëvendësministri i Infrastrukturës në Kosovë, Hysen Durmishi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë lidhur me sanksionet që shteti i Kosovës do t’i ndërmarrë kundër 13 personave që u futën në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Durmishi tha se organet e ndjekjes janë duke kryer hetime për këta persona. Читать дальше...

Bosnja regjistron rastet e para me Omicron

Evropaelire.org 

Bosnje e Hercegovina ka regjistruar dhjetë rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit, thanë zyrtarët shëndetësorë. Ata shtuan se numri i infektimeve me këtë variant, që është më ngjitës, mund të jetë më i lartë. Goran Çerkez, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Federatën boshnjake e kroate të Bosnjës, tha se rastet u detektuan pas testimeve të kryera nga Qendra Klinike Universitare e Sarajevës. “Nuk kemi asnjë dyshim se Omicroni veçse ka qenë duke qarkulluar në Bosnje dhe se... Читать дальше...



Franca regjistron mbi 200 mijë raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Franca ka regjistruar numër rekord të infektimeve ditore. Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran tha se në këtë vend janë regjistruar 208 mijë raste të reja me koronavirus. Të martën, Franca po ashtu kishte shënuar rekord të rasteve plot 180 mijë, duke u bërë shteti me numrin më të lartë të rasteve të reja në Evropë. Sipas shifrave të reja, i bie që çdo minutë dy persona në Francë dalin pozitivë me koronavirus, tha Veran. Ministri i Shëndetësisë tha se situata në spitale është shqetësuese për shkak të variantit Delta. Читать дальше...

Kosova regjistron 33 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 29 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,058 mostrave. Sipas njoftimit, edhe 12 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 371. Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar 3,047 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 781,351 persona. Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Читать дальше...

Dimitar Kovaçevski mandatohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mandatuar kryetarin e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Dimitar Kovaçevski për postin e kryeministrit. Kovaçevski dekretin e mori të mërkurën në kabinetin presidencial, pasi LSDM-ja paraprakisht e kishte njoftuar përmes një letre se ka siguruar shumicën në Kuvend për votimin e Qeverisë së re. “Nga sot (e mërkurë) filloj të formoj ekipin e ri me njerëz që duhet t'u përgjigjen sfidave serioze që na presin nga fillimi i vitit të ri. Qeveria e re do të ketë një synim të qartë ... Читать дальше...

Paqëndrueshmëri politike e Maqedonisë së Veriut edhe më 2022

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut po e mbyll vitin 2021 me një paqëndrueshmëri politike, e cila bazuar në rrjedhën e zhvillimeve do të përcillet edhe në vitin 2022. Mungesa e stabilitetit politik nisi që në muajt e parë të vitit 2021 me akuzat e opozitës që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja se Qeveria është e paaftë që të përballet me pandeminë e koronavirusit, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19. Paralelisht për pandeminë vazhduan edhe qëndrimet e kundërta mes dy blloqeve politike... Читать дальше...

Nëntë serbë të Bosnjës akuzohen për krime lufte

Evropaelire.org 

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës tha se ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë serbëve të Bosnjës për vrasjen e mbi 100 boshnjakë. Vrasjet thuhet se kanë ndodhur pak kohë pas nisjes së luftës në Bosnje më 1992. Kjo aktakuzë është në vazhdën e disa aktakuzave që janë ngritur së fundmi në Bosnje e Hercegovinë lidhur me krimet e luftës. Në njoftimin e Prokurorisë u tha se nëntë ish-anëtarë dhe komandantë të ushtrisë së serbëve të Bosnjës dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e dhjetëra grave,... Читать дальше...

Johnson: Rreth 90% e pacientëve në kujdesin intensiv, pa doza përforcuese

Evropaelire.org 

Rreth 90 për qind e pacientëve me koronavirus, të shtrirë në kujdes intensiv, nuk kanë pasur doza përforcuese të vaksinës, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, teksa mbroji vendimin e tij që të mos shtrëngojë masat kundër pandemisë në Angli. Duke folur nga një qendër vaksinimi, Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të marrin dozat përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, duke thënë se “shumica” e rasteve aktuale në kujdesin intensiv nuk kanë doza përforcuese. “Kam biseduar me mjekët... Читать дальше...

Kuvendi miraton masat e emergjencës për energji elektrike

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të mërkurën, më 29 dhjetor, vendimin e Qeverisë së Kosovës për masa emergjente në furnizimin e energjisë elektrike. Vendimi është miratuar me 57 vota për, 17 abstenime dhe asnjë kundër. Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. Читать дальше...

Shqiptari nga Kosova e mbështetë tenistin e ri serb

Evropaelire.org 

Një tenist i ri nga Kosova nga komuniteti serb, Filip Paviq (15), do të udhëtojë drejt Zvicrës në janar, në kërkim të një perspektive më të mirë. Kjo iu mundësua nga një shqiptar nga Gjilani, i cili mësoi se Filipi nuk kishte kushte për stërvitje adekuate. Në tre vjetët e fundit, Filipi nuk ka as trajner, por kjo nuk e ka ndalur që të fitojë mbi 30 turne dhe të zërë vendin e katërt të tenistëve më të mirë në kategorinë nën 16 vjeç.

Kurti: Bisedimet në Bruksel nuk kanë qenë të padobishme

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se është i gatshëm për takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë - të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian - gjatë vitit 2022. Në një konferencë për media, pas mbledhjes së fundvitit të Qeverisë së Kosovës, Kurti ka thënë se procesi i bisedimeve në Bruksel gjatë vitit 2021 “nuk ka qenë i padobishëm”. I pyetur lidhur me atë se a do të ketë rritje të intensitetit të bisedimeve gjatë vitit pasues, Kurti ka thënë se duhet gatishmëri më e madhe edhe nga Serbia. Читать дальше...

Viti i “dritës” në prag të territ   

Evropaelire.org 

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhja e Vjosa Osmanit në pozitën e presidentes së Kosovës, rikthimi i kryeqytetit nën qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tensionet e vazhdueshme në komunat veriore, refuzimi i projektit të gazsjellësit me Maqedoninë e Veriut, si dhe në fund rrëshqitja e Kosovës në krizë energjetike, ishin vetëm disa nga ngjarjet që karakterizuan vitin 2021. Cilat ishin ngjarjet kryesore të vitit dhe si arriti Kosova t’i menaxhonte ato? Читать дальше...

Новости России
Москва

Сотрудник ОМОН «Крепость» стал бронзовым призером на соревнованиях Центрального округа Росгвардии по боксу


Bastisjet policore çojnë në mbylljen e një gazete në Hong Kong

Evropaelire.org 

Policia ka bastisur zyrat e të përditshmes Stand News, njëherësh gazetës më të madhe pro-demokracisë në Hong Kong, si dhe ka ndalur disa anëtarë dhe ish-anëtarë të stafit, çka ka shtyrë gazetën të ndalë të gjitha operacionet. Policia në Hong Kong ka thënë më 29 dhjetor se ka bastisur zyrat e Stand News, ia ka bllokuar asetet dhe ka arrestuar stafin e lartë të saj nën dyshimet për botime me përmbajtje kryengritëse. “Si përgjigje ndaj kësaj situate, Stand News ka ndalur punën menjëherë, duke përfshirë... Читать дальше...

Rusia prezanton kontrolle të detyrueshme mjekësore për të huajt

Evropaelire.org 

Rusia ka prezantuar të mërkurën kontrolle të detyrueshme mjekësore dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve për të huajt, masa këto që janë kundërshtuar menjëherë nga opozita. Sipas ligjit të ri, kontrollet e hollësishme mjekësore do të kërkohen çdo tre muaj, duke nisur nga viti i ardhshëm, përfshirë testet e gjakut dhe rrezatime për disa kategori. Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do kërkojë “kushte të favorshme” për pjesëtarët e huaj të mediave dhe familjet e tyre. Oda gjermano-ruse... Читать дальше...

Perëndimi regjistron rekord të rasteve me koronavirus

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë regjistruar shkallën më të lartë ditore të infektimit me koronavirus prej shpërthimit të pandemisë. Sipas të dhënave të Qendrave amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për më shumë se 440,000 infektime të reja të hënën. Megjithatë, zyrtarët kanë thënë se numri mund të jetë rritur për shkak të vonesave në raportime në kohën e Krishtlindjes. Franca ndërkohë ka bërë të ditur shifrën më të lartë të të infektuarve në Evropë në periudhë 24-orëshe. Читать дальше...

Kina paralajmëron "masa dramatike" nëse Tajvani provokon me pavarësi

Evropaelire.org 

Kina do të marrë “masa dramatike” nëse Tajvani bën lëvizje drejt pavarësisë, ka paralajmëruar të mërkurën një zyrtar i Pekinit, duke shtuar se provokimet e Tajvanit dhe ndërhyrjet e jashtme mund të rriten vitin e ardhshëm. Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj dhe në dy vjetët e fundit ka rritur presionin diplomatik dhe atë ushtarak, gjë që ka nxitur shqetësime në Taipei dhe Uashington. Kina ka pasur gatishmëri për të arritur ribashkim paqësor me Tajvanin, mirëpo do të vepronte nëse do të kalohej ndonjë vijë e kuqe për pavarësinë... Читать дальше...

Gjermania blen një milion pilula nga Pfizer për trajtim të koronavirusit

Evropaelire.org 

Gjermania ka blerë një milion pilula për trajtim të koronavirusit nga kompania farmaceutike, Pfizer, ka thënë ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach. Dërgesat e para të ilaçit me emrin Paxlovid pritet të arrijnë në Gjermani në muajin janar, ka thënë Lauterbach për agjencinë e lajmeve, dpa, duke shtuar se pilula është shumë premtuese. “Pres që përmes saj të parandalojmë rastet serioze të infektimit që përfundojnë në kujdesin intensiv”, ka thënë ai. Administrata amerikane për Ushqim... Читать дальше...

Të paktën gjashtë persona vdesin nga të shtënat në Kolorado

Evropaelire.org 

Policia amerikane është duke hetuar për disa të shtëna me armë zjarri në Kolorado më 28 dhjetor, që kanë lënë të vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë sulmuesin e dyshuar. Sipas autoriteteve, të shtënat kanë nisur në Denver, ku i dyshuari ka vrarë dy gra dhe ka plagosur një burrë në një sallon tatuazhesh. Ndërkohë, i dyshuari ka vrarë edhe një burrë në një tjetër vend në qendër të Denverit. Të shtëna janë dëgjuar edhe në një rrugë me shumë qarkullim afër spitalit në Denver, por nuk është raportuar për të plagosur, ka thënë policia. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина приблизилась к первой ракетке мира






Топ-12 концертов, на которые можно сходить в мае

Басманный суд арестовал заммнистра обороны Иванова по делу о взяточничестве

Тимура Иванова доставили в суд «при параде» и арестовали на два месяца

Пенсионеров Подмосковья пригласили на конкурс «Спасибо интернету»