ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 02.01.2022

Putin dhe Erdogan zotohen për thellim të raporteve

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan janë zotuar se do të thellojnë raportet, teksa dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Putin dhe Erdogan “biseduan për bashkëpunimin dypalësh dhe riafirmuan vendosmërinë e tyre që të vazhdojnë të rrisin partneritetin ndërmjet Rusisë dhe Turqisë”, tha Kremlini më 2 janar. “Dy palët biseduan për çështjet globale, përfshirë edhe propozimet e fundit lidhur me krijimin e marrëveshjeve ligjërisht të obligueshme që do t’i garantonin Rusisë siguri. Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron tri viktima dhe 246 raste me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut më 2 janar ka regjistruar 246 raste të reja me koronavirus si dhe tre të vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Dy viktima janë regjistruar në Shkup dhe një në qytetin e Strumicë. Sipas raportit, 547 persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa në spitale janë duke u trajtuar më pak se 100 persona, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Rastet e reja dolën pas testimit të 4,072 mostrave. Raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë 8,828 nga rreth... Читать дальше...

A do të jetë viti 2022 kur do të shpërbëhet Bosnja?

Evropaelire.org 

Mirko Zeçeviq Tadiq ishte pjesëtar i Këshillit për Mbrojtje kroate gjatë luftës së Bosnjës. Ai kishte arritur moshën madhore në kohën kur shpërthyen luftimet më 1992 dhe më pas humbi këmbën e tij të djathtë gjatë konfliktit ndërmjet shumicës boshnjake, serbëve dhe kroatëve, që jetonin në ish-republikën Jugosllave. Pothuajse tri dekada më vonë, 47-vjeçari, banor i Bërçkos, në veri të Bosnje e Hercegovinës, është pjesë e grupit për mbështetjen e veteranëve, që quhet Pravipozar. “Ne humbën shumë në luftë: miq dhe të afërm. Читать дальше...

Franca fut në listën e karantinës udhëtarët e pavaksinuar amerikanë

Evropaelire.org 

Franca ka vendosur Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturën “listë të kuqe” të COVID-19. Sipas këtij vendimi, qytetarët e pavaksinuar që do të vijnë nga SHBA-ja do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë. Po ashtu, rregullat për personat e vaksinuar që do të vijnë në Francë nga SHBA-ja nuk kanë ndryshuar. Të vaksinuarit para se të niset drejt Francës duhet që përmes testit negativ të tregojë se nuk është i infektuar me koronavirus. Në “listën e kuqe” të Francës përveç SHBA-së bëjnë pjesë edhe Rusia, Afganistani, Bjellorusia dhe Serbia. Читать дальше...

Kosova regjistron 29 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 2 janar se janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,344 mostrave. Ministria njoftoi edhe për 12 pacientë të shëruar. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 509. Në njoftimin e MSH-së nuk bëhet e ditur lidhur me të dhënat e personave të vaksinuar kundër koronavirusit në 24 orëshin paraprak.

OKB: Kosova nuk mund të shpallë non grata pjesëtarë të UNMIK-ut

Evropaelire.org 

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, nuk është informuar zyrtarisht nga autoritetet e Kosovës për shpalljen “persona non grata” të një pjesëtari rus të këtij misioni. Kështu tha Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi më 31 dhjetor se kishte shpallur “persona non grata” (person të padëshirueshëm) një zyrtar rus të UNMIK-ut, për shkak të siç thuhej “veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës”. Читать дальше...

Gjermania shpreson që Omicroni do të ulë hospitalizimet

Evropaelire.org 

Varianti Omicron i koronavirusit mund të ulë presionin ndaj sistemit shëndetësor në Gjermani, nëse ky variant del se shkakton sëmundje më të lehtë, pavarësisht se rastet me COVID-19 po rriten. Kështu deklaroi të dielën, kryetari i Shoqatës së Mjekëve në Gjermani, Michael Weber. Ai tha se koronavirusi nuk do të ishte kërcënim për sistemin shëndetësor, nëse Omicroni bëhet variant dominues në Gjermani, ashtu siç është bërë në Afrikën e Jugut, Britani apo Danimarkë, dhe nëse infektimet janë të lehta, sikurse në këto shtete. Читать дальше...

Biden do të bisedojë me presidentin ukrainas

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet që të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy më 2 janar, teksa dy liderët planifikojnë që të shqyrtojnë përgatitjet për angazhimet e ardhshme diplomatike, që kanë për qëllim uljen e tensioneve pas grumbullimit të trupave ruse në afërsi të Ukrainës. Gjatë kësaj bisede, Biden pritet që të “riafirmojë mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në dritën e agresionit rus”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Читать дальше...



'Omicroni është vërtetë kudo’

Evropaelire.org 

Mijëra fluturime u anuluan në mbarë botën në Vitin e Ri, teksa infektimet me COVID-19 u përhapën në mesin e punëtorëve të kompanive ajrore, duke shkaktuar mungesë të stafit dhe duke bllokuar pasagjerët në fundjavën e ngarkuar të pushimeve. Mbi 4,600 fluturime – rreth 10 për qind e fluturimeve në mbarë botën – u anuluan deri në mesditën e 1 janarit, sipas ueb-faqes Flightaware.com. Mbi gjysma e anulimeve ndodhën në Shtetet e Bashkuara. Kompanitë ajrore mezi ishin rimëkëmbur nga një valë e infektimeve... Читать дальше...

Uta e Himalajeve

Evropaelire.org 

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, ka nisur në vitin 2017 një projekt për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë. Projektin e saj e ndali pandemia e COVID-19, por aktualisht ajo është duke u përgatitur që të rikthehet në Nepal për të ngjitur një maje tjetër me mbi 8,000 metra lartësi mbidetare. Në shumicën e ngjitjeve të saj, Uta është alpinistja e vetme nga Kosova.

Tre persona besohet se kanë vdekur nga zjarri në Kolorado

Evropaelire.org 

Autoritetet në shtetin e Kolorados në Shtetet e Bashkuara thonë se tre persona janë të zhdukur pasi zjarri shkatërroi pothuajse 1,000 shtëpi dhe struktura të tjera. Personat e zhdukur konsiderohen se kanë vdekur, teksa autoritetet kanë angazhuar edhe qentë për të kërkuar kufomat e tyre. Sherifi i qarkut Boulder, Joe Pelle tha se tre personat jetonin në shtëpitë që janë shkatërruar nga zjarri dhe gërmadhat e të cilave tani janë mbuluar nga bora. “Strukturat ku këta persona jetonin janë shkatërruar plotësisht dhe tani janë mbuluar nga bora”... Читать дальше...

Izraeli sulmon me raketa caqe në Rripin e Gazës

Evropaelire.org 

Avionët ushtarakë të Izraelit kanë goditur caqe të militantëve në Rripin e Gazës më 1 janar, pasi disa raketa ishin hedhur nga enklava palestineze, thanë burimet dhe ushtria.  Më 2 janar, ushtria izraelite tha në Twitter se sulmi me raketa kundër caqeve të militantëve në territorin e kontrolluar nga Hamasi, ishte në kundërpërgjigje të dy raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës, që ranë në Detin Mesdhe, afër Tel Avivit. “Teksa fishekzjarrët ndriçuan qiellin për të shënuar Vitin e Ri në mbarë botën... Читать дальше...

Zjarr në Parlamentin e Afrikës së Jugut

Evropaelire.org 

Një zjarr shpërtheu në ndërtesën e Parlamentit të Afrikës së Jugut, që gjendet në Kejp Taun. Zjarrfikësve iu deshën disa orë që ta vinin zjarrin nën kontroll, që shkaktoi shtëllunga tymi që dukeshin nga disa kilometra larg ndërtesës. Ministrja e Punës Publike dhe Infrastrukturës, Patricia De Lille, u tha gazetarëve se zjarri ka shkaktuar dëme në Dhomën e Parlamentit Kombëtar. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar nga zjarri. Raportimet e para lënë të kuptohet se zjarri nisi në një zyre brenda ndërtesës... Читать дальше...

A ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022?

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19. Sipas këtij institucioni, mbi 400 mijë vaksina aktualisht janë në dispozicion dhe sipas nevojës do të kontraktohen të tjera. “Në MSH është një komision që merret me vlerësimin e nevojave dhe negocimin e blerjes së tyre sipas nevojave”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë. Vaksinat e para, Kosova i kishte siguruar përmes donacioneve... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Медведев остался лучшим среди россиян в обновлённом рейтинге ATP, Рублёв — восьмой






Суд приостановил деятельность клиники звёздного пластического хирурга Тимура Хайдарова

«Уголовный кодекс желательно чтить» // Дмитрий Дризе — о деле замминистра обороны Тимура Иванова

Пьяный москвич попытался дать взятку автоинспектору в пачке сигарет

CNews приглашает принять участие в 5-ом ежегодном мероприятии CNews Forum Кейсы: Опыт ИТ-лидеров 19 июня 2024 года