ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 13.01.2022

Blinken, Kurtit: Shpresojmë në rikthimin e momentumit në dialog

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se shpreson që të rikthehet momentumi në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që Kosova të mbështetë zotimet paraprake. Ai e ka bërë këtë deklaratë në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar Qeveria e Kosovës më 13 janar. Blinken ka thënë se SHBA-ja pret të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë... Читать дальше...

Raportohet për raste të reja me "Sindromën e Havanës"

Evropaelire.org 

Katër diplomatë tjerë amerikanë që punojnë në Gjenevë dhe Paris janë sëmurë me sëmundjen neurologjike të njohur si “Sindroma e Havanës”, kanë raportuar mediat amerikane. Tre diplomatë janë sëmurë në qytetin zviceran, dhe një tjetër në kryeqytetin francez verën e kaluar. Rreth 200 persona janë prekur nga kjo sëmundje në pesë vjet. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Qeveria amerikane është duke punuar për të gjetur thelbin e këtij misteri. Ka shqetësime se ndonjë kundërshtar... Читать дальше...

Ministri gjerman: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë

Evropaelire.org 

Qeveria gjermane ka rritur retorikën në të mirë të vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit, në dy ditët e fundit. Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, e ka përshkruar vaksinimin e detyrueshëm si “rrugën më të sigurt dhe të shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë”, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Bundestag. Lauterbach, njëherësh edhe mjek i kualifikuar, ka thënë se “me pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar, ne mund të presim që të shmangim rastet serioze, ashtu sikurse variantet e reja të koronavirusit”. Читать дальше...

Princi Andrew humb titujt ushtarakë dhe patronazhet

Evropaelire.org 

Princi britanik, Andrew ka humbur titujt ushtarakë dhe patronazhet, dhe ato i janë kthyer Mbretëreshës Elizabeta II, ka njoftuar Pallati Buckingham. Ky vendim është marrë pasi avokatët e tij kanë dështuar që të bindin një gjykatës amerikan për të hedhur poshtë një padi civile kundër Princit, në të cilën ai akuzohet me abuzime seksuale. Ai akuzohet se ka abuzuar një vajzë sa ka qenë në moshën 17-vjeçare, diçka që ai e mohon vazhdimisht. “Me miratimin e Mbretëreshës, titujt ushtarakë të Dukës... Читать дальше...

Maqedoni e V.: Tetë viktima dhe 1,865 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të enjten, tetë viktima dhe 1,865 raste të reja me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas të dhënëve të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dy të vdekur janë regjistruar në Shkup dhe në Manastir, ndërsa nga një në Prilep, Ohër, Strumicë dhe Vallandovë. Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 8,070, shumica prej tyre janë në Shkup. Sa i përket të infektuarve, në Shkup, janë regjistruar 871 raste, 177 në Prilep, 119 në Kumanovë... Читать дальше...

Sali Berisha dëshmon në Prokurori për protestën e 8 janarit

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, është paraqitur të enjten, 13 janar, në Prokurorinë e Shtetit për të dhënë dëshminë e tij për protestat e fundjavës para selisë së Partisë Demokratike, të cilat shpërthyen në dhunë. I ftuar në cilësinë e deklaruesit, Berisha u përgjigj ndaj pyetjeve të Prokurorisë për mbi dy orë. Në hyrje të Prokurorisë, ai është pritur nga simpatizantët e Partisë Demokratike, një pjesë e të cilëve e mbështesin në betejën... Читать дальше...

Mësuesit në Iran kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira të punës

Evropaelire.org 

Qindra mësues janë duke protestuar në më shumë se 50 qytete iraniane, duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira të punës. Në disa raportime është thënë se mësuesit kanë protestuar në kryeqytetin iranian, Teheran, më pas në Isfahan, Shiraz, Mashhad, Rasht, Qom dhe qytete tjera afër shtetit. Në raportime është thënë edhe se të paktën tre protestues janë ndalur. Mësuesit është thënë se kanë kritikuar atë që e kanë konsideruar si “indiferencë ndaj edukimit”, derisa të tjerët kanë bërë thirrje për lirimin e kolegëve. Читать дальше...

Ambasadori francez në Shkup: Zgjerimi i BE-së nuk ka afate

Evropaelire.org 

Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk ka afate të përcaktuara, por Franca mbetet e përkushtuar për zgjerimin e BE-së edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi ambasadori i Francës në Shkup, Cyrille Baumgartner, gjatë prezantimit të prioriteteve të kryesimit me BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm. Deklarata e tij se nuk ka afate për zgjerimin e BE-së, u bë në kohën kur autoritetet maqedonase kanë rritur pritjet se gjatë kryesimit francez me BE-në mund të ketë progres në heqjen e vetos bullgare,... Читать дальше...



Nga mospranimi deri në dhunë: Krimet e pandëshkuara kundër LGBT-së

Evropaelire.org 

“Duke u fajësuar si fëmijë, që ti je marrja dhe turpi i shtëpisë, rritesh duke nënvlerësuar veten, duke u ndjerë se asnjëherë nuk je mjaftueshëm i mirë. Një gjë e tillë - mohim i plotë i ekzistencës sime - është një barrë e rëndë psikologjike, pasi përcillet me sfida të ndryshme”. Kështu nis rrëfimin e tij për Radion Evropa e Lirë një i ri nga Prishtina, i cili është pjesëtar i komunitetit homoseksual. Ai thotë se është larguar nga familja e tij shtatë vjet më parë, kur ishte 19 vjeç, pasi prindërit nuk e kanë pranuar si homoseksual. Читать дальше...

Kosova regjistron dy viktima dhe 427 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të enjten, më 13 janar, janë regjistruar 427 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 5.881 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 7.26 për qind. Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar dy viktima. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 31 persona janë shëruar derisa 2.811 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi... Читать дальше...

Rusia nuk sheh arsye për të zhvilluar bisedime tjera me Perëndimin

Evropaelire.org 

Rusia nuk sheh asnjë arsye për të zhvilluar rund të ri të bisedimeve me Perëndimin në ditët e ardhshme sa u përket çështjeve të sigurisë, pasi nuk ka pasur përparim këto ditë, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. “Nuk shoh arsye për të biseduar në ditët e ardhshme, për t’u mbledhur sërish dhe për të nisur diskutimet e njëjta”, ka thënë Ryabkov në një intervistë për kanalin televiziv në gjuhën ruse, RTVI. Ai ka akuzuar homologët e Perëndimit për mungesë të “fleksibilitetit” për të zhvilluar negociata në “tema serioze”. Читать дальше...

Paqeruajtës dhe shkatërrim në Kazakistan

Evropaelire.org 

Në Kazakistan ka filluar tërheqja e trupave të huaja, një javë pas protestave vdekjeprurëse, që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.

Australia barazon shifrën rekorde të motit të nxehtë

Evropaelire.org 

Autoritetet australiane kanë raportuar se temperatura në brigjet e Australisë ka arritur në 50.7 gradë Celsius, duke barazuar rekordin e vitit 1962. Kjo temperaturë e lartë është raportuar në Onslou të Australisë Perëndimore, derisa ajo e viteve më parë ishte regjistruar në jug të Australisë. Onslou dhe rajonet përreth, mund të regjistrojnë temperatura rekorde sërish, pasi moti pritet të jetë edhe më i nxehtë të premten. Këto temperatura janë regjistruar pasi Australia Perëndimore është përballur me zjarre të mëdha muajin e kaluar. Читать дальше...

Portrete pandemie nëpër muret e planetit

Evropaelire.org 

Artistët kudo në botë, nga Nju-Jorku deri në Prishtinë, janë nxitur nga pandemia e koronavirusit për të krijuar murale goditëse nëpër rrugë, duke ndihmuar në rritjen e vetëdijes për sëmundjen vdekjeprurëse COVID-19. (Përgatiti: Trim Haliti)

AI kërkon nga Kazakistani që të lirojë të arrestuarit gjatë protestave

Evropaelire.org 

Organizata Amnesty International ka kërkuar nga autoritetet kazake që të lirojnë menjëherë gazetarët dhe aktivistët e arrestuar gjatë protestave të javës së kaluar në mbarë vendin, që u shndërruan në dhunë në qytetin Almati. Amnesty International tha se personat që nuk kanë kryer krime të njohura ndërkombëtarisht, por janë arrestuar në mënyrë arbitrare për shkeljen e një ligji kundërthënës kazak për tubimet publike, duhet që po ashtu të lirohen menjëherë. Zyrtarët në Kazakistan kanë thënë se... Читать дальше...

Tarifa të reja të rrymës në shkurt

Evropaelire.org 

Shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe rikthimi i bllok-tarifave janë vetëm disa kërkesa që Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) është duke i shqyrtuar për strukturën e re tarifore. Të dhënat e detajuara rreth kësaj strukture, ZRRE paralajmëron se do t’i bëjë publike në fillim të muajit shkurt. “Shpresojmë që raportet përfundimtare të publikohen sapo ekspertët e ZRRE-së t’i analizojnë të gjitha të dhënat. Të gjitha palët do të njoftohen në kohën kur raportet do të bëhen publike”... Читать дальше...

Gjermania dënon një sirian për krime kundër njerëzimit

Evropaelire.org 

Një gjykatë gjermane ka dënuar një ish-zyrtar të policisë sekrete të Sirisë për krime kundër njerëzimit, për shkak se ai kishte mbikëqyrur abuzimin e të arrestuarve në një burg në afërsi të Damaskut një dekadë më parë. Vendimi i së enjtes po konsiderohet historik dhe është pritur për një kohë të gjatë nga sirianët që kanë vuajtur nga abuzimet apo që kanë humbur familjarët e tyre nën regjimin e Qeverisë së Bashar al-Assadit. Gjykata shtetërore e Koblenz tha se Anwar Raslan ishte zyrtar i lartë... Читать дальше...

Nis tërheqja e trupave të huaja nga Kazakistani

Evropaelire.org 

Mbi 2,000 trupa nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO), kanë filluar të tërhiqen nga Kazakistani, njoftoi Rusia e cila udhëheqë këtë organizatë. Sipas Rusisë, tërheqja po bëhet për shkak të stabilizimit të situatës në Kazakistan, pas shpërthimit të trazirave vdekjeprurëse që u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve. Por, arsyeja prapa trazirave duket se është beteja midis pushtetit aktual dhe besnikëve të ish-presidentit kazak, Nursultan Nazarbaev. “Forcat paqeruajtëse... Читать дальше...

Borrell insiston në grumbullimin e votave në Kosovë për referendumin serb

Evropaelire.org 

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë që kanë të drejtë vote, të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë gjatë referendumit për ndryshimet kushtetuese në Serbi, që mbahet të dielën më 16 janar. Ai tha se edhe në të kaluarën, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka lehtësuar grumbullimin e votave të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë. “Dje kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë... Читать дальше...

OSBE-ja diskuton tensionet Rusi-Ukrainë

Evropaelire.org 

Këshilli i përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të enjten takohet në Vjenë për të biseduar për tensionet e fundit, pas grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.  Ky do të jetë takimi i tretë gjatë kësaj jave për këtë çështje, pasi më herët Shtetet e Bashkuara dhe NATO, në takime të ndara, u takuan me përfaqësuesit rusë. Moska dhe Uashingtoni veçse kanë theksuar dallimet e tyre “thelbësore" mbi sigurinë evropiane, gjatë bisedimeve më herët gjatë kësaj jave. Читать дальше...

SHBA-ja kërkon që OKB-ja të vendosë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të vendosë më shumë sanksione ndaj Koresë së Veriut, pas një sërë testimesh të raketave, që sipas Uashingtonit, shkelin rezolutat e Këshillit. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield tha përmes Twitterit se shteti i saj propozon sanksione ndaj Koresë së Veriut “pas testimit të gjashtë raketave balistike që prej shtatorit 2021, ku që të gjitha ishin në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Читать дальше...

Studimi në SHBA: Të infektuarit me Omicron, më pak gjasa që të hospitalizohen  

Evropaelire.org 

Të dhënat e një studimi paraprak në Shtetet e Bashkuara tregojnë për një rrezik më të ulët të shtrimit në spitale dhe vdekjes nga varianti Omicron i koronavirusit. Studimi është kryer duke analizuar pothuajse 70,000 persona që rezultuan pozitivë për sëmundjen COVID-19. Analizat janë bërë nga të dhënat e marra nga sistemi shëndetësor në Kaliforni në periudhën ndërmjet 30 nëntorit dhe 1 janarit, ku dy variantet e koronavirusit, Delta dhe Omicronin qarkullonin gjerësisht.   Studimi gjeti se personat... Читать дальше...

Probleme gati të njëjta me të drejtat e njeriut

Evropaelire.org 

Nisja e gjykimit të parë në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë dhe dënimi i parë i shqiptuar në Kosovë për përdhunim gjatë kohës së luftës janë dy ngjarjet që i veçon organizata Human Rights Watch në krye të raportit vjetor për të drejtat e njeriut - pjesa për Kosovën. Human Rights Watch, organizatë me seli në Nju Jork, publikoi të enjten raportin për vitin 2021, i cili përmbledh kushtet e të drejtave të njeriut në mbi 100 vende dhe territore të botës. Në pjesën për Kosovën, organizata kujton... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Теннисист Рублев разбил ракетку после поражения на турнире в Барселоне






Дело против режиссера Беркович и драматурга Петрийчук рассмотрит военный суд

Стала известна предполагаемая стоимость проезда на ВСМ Петербург-Москва

Депутат Мособлдумы обсудила вопросы оказания стоматологической помощи

ABC: Целью атаки Израиля в Иране была система ПВО у ядерного объекта