ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 16.01.2022

Pse ushqimi nuk do të jetë më lirë gjatë 2022-shit?

Evropaelire.org 

Të gjitha prodhimet ushqimore - nga kafeja deri te mustarda - do të shtrenjtohen në vitin 2022. Çmimet janë rritur edhe gjatë vitit të kaluar, por do të rriten edhe pesë për qind në gjysmën e parë të këtij viti, vlerëson firma kërkimore IRI e Shteteve të Bashkuara, shkruan Wall Street Journal. Niveli i rritjes do të ndryshojë, varësisht dyqaneve dhe rajoneve. Pandemia e koronavirusit, në fakt, ka pasur efekt të papritur në çmime. Në fillim të vitit 2020, kur pjesa më e madhe e botës është izoluar... Читать дальше...

Ekonomia joformale dëmton biznese

Evropaelire.org 

Ekonomia joformale është sfida kryesore, me të cilën përballet kompania për prodhimin e produkteve natyrale higjienike, HUUMë, në Kosovë. Themeluesja e saj, Arbërore Riza, thotë se produkte të ngjashme, gati me të njëjtin emër, qarkullojnë po ashtu në treg. Kjo, sipas saj, ka shkaktuar konfuzion te klientët, por edhe dëme financiare për kompaninë që udhëheq. Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, kompania HUUMë është regjistruar në vitin 2018. Sipas Rizës, kjo është kompania e parë e regjistruar me këtë markë. Читать дальше...

Gjermanët e përzënë të Rusisë në kërkim të rrugës së kthimit

Evropaelire.org 

Prindërit dhe gjyshërit e tyre u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Bashkimin Sovjetik, dhe u zhvendosën në zona të largëta të Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse autoritetet sovjetike i konsideronin ata tradhtarë të mundshëm. Tani pensionistë, shumë gjermanë duan të kthehen në vendet nga ku ishin dëbuar familjet e tyre. Ky është rrëfimi i 70-vjeçares Alisa Meissner, e cila ka luftuar dhe ka fituar rastin e saj në Gjykatën Kushtetuese të Rusisë – por ende nuk po mund të shkojë. (Përgatitën: Trim... Читать дальше...

Kosova regjistron 771 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të dielën, më 16 janar, janë regjistruar 771 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6 mijë e 553 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 11.76 për qind. Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar vdekje nga COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 119 persona janë shëruar derisa 4.489 persona janë ende raste aktive me koronavirus. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Читать дальше...

VMRO dhe LSDM përplasen në Kuvend për legjitimitetin e Qeverisë së re

Evropaelire.org 

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të dielën, më 16 janar, ka vazhduar debati për zgjedhjen e qeverisë së re, që do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Sociale Demokrate. Debati pritet të zgjasë deri në mesnatë kur edhe do të votohet për përbërjen e re të qeverisë. Qeveria e re do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra. Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa. Të dielën... Читать дальше...

Të rinjtë maqedonas me pasaporta bullgare drejt Evropës

Evropaelire.org 

Më shumë se 58 për qind e të rinjve synojnë të largohen nga vendi nëse do t’u jepej ndonjë mundësi, tregojnë të dhënat e dala nga një analizë e realizuar nga organizata joqeveritare Forumi Rinor Arsimor, në gusht të vitit të kaluar. Ndërkaq, vetëm 6.9 për qind e tyre pas një kohe planifikojnë që të kthehen, përderisa për pjesën tjetër largimi do të ishte i përhershëm. Një nga ata që të ardhmen e sheh në vendet perëndimore është dhe Hristina Ristevska nga Prilepi, e cila studion Informatikë, në një universitet në Shkup. Читать дальше...

Qytetarët e Serbisë po votojnë për ndryshimin e Kushtetutës

Evropaelire.org 

Në referendumin e së dielës (16 janar) qytetarët e Serbisë po vendosin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në fushën e drejtësisë. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Deri në orën 16, në referendum kanë marrë pjesë 20 për qind e votuesve. Në referendum ka votuar herët në mëngjes edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai u tha gazetarëve se shpreson se ndryshimet në Kushtetutë do të konfirmohen sepse ato janë të rëndësishme për investitorët e huaj për... Читать дальше...

Britania synon heqjen e masave kufizuese kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë të dielën (16 janar) se synon të largojë masat e fundit kufizues më vonë këtë muaj derisa vala e infeksionit me Omicron po bie. Muajin e kaluar, Anglia kaloi te “Plani B” në lidhje me masat kufizuese duke vënë në fuqi sërish udhëzimet për punë nga shtëpia dhe kërkesat për pasaportë vaksinimi për të marrë pjesë në evente më të mëdha. Qeveria do të largojë këto masa më 26 janar por obligimi për vendosjen e maskës mund të vazhdojë sipas raportimeve. Ministri Oliver Doëden... Читать дальше...



Të diskriminuar në ndjekje të ëndrrës

Evropaelire.org 

Fatlum Kryeziu, gati dy vjet, ka kërkuar punë në Kosovë, por pa sukses.  I diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Dega Sociologji, ai thotë se problem nuk e ka kualifikimin, por paragjykimet dhe diskriminimin.  Fatlumi është 27 vjeç dhe vjen nga komuniteti rom i Prizrenit.  Radio Evropa e Lirë ka biseduar me të edhe para një viti, kur ishte në kërkim të një vendi të punës dhe situata e tij gati se nuk ka ndryshuar.    I gjendur përballë vështirësive, Fatlumi ka vendosur t’i rrisë aftësitë e tij profesionale. Читать дальше...

Serbët e Kosovës protestojnë pas ndalimit të mbajtjes së referendumit

Evropaelire.org 

Disa serbë të Kosovës, kryesisht të punësuar në institucionet publike të financuara nga Serbia, u mblodhën në qendër të Mitrovicës së Veriut të dielën( 16 janar) për të protestuar kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar një referendum serb në Kosovë. Protesta u mbajtën edhe në disa komuna të tjera me shumicë serbe në Kosovë. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, tha në protestë se serbët do të votojnë në zgjedhjet e... Читать дальше...

Të gjithë pengjet 'gjallë dhe të sigurt' pas përplasjes në sinagogën e Teksasit

Evropaelire.org 

Të gjithë pengjet janë liruar të padëmtuar nga një sinagogë në Teksas pas një përplasjeje të tensionuar me një burrë që sipas raporteve kërkoi lirimin e një gruaje të dënuar pakistaneze të dyshuar për lidhje me Al-Kaidën. Burri fillimisht kishte marrë peng katër persona, përfshirë rabinin, në Kongregacionin Beth Israel në Colleyville, Teksas. Një peng u lirua i padëmtuar gjashtë orë pas përplasjes. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott njoftoi se kriza kishte përfunduar në Twitter. "Lutjet u përgjigjën. Читать дальше...

Rreziku nga azilkërkuesit e rrejshëm nga Ballkani Perëndimor në BE, jo real

Evropaelire.org 

Me përjashtim të Kosovës, për më shumë se 12 vjet, të gjitha vendet tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor gëzojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Kjo u mundëson qytetarëve të tyre të udhëtojnë pa viza për një periudhë në vendet e zonës Shengen, që pos shumicës së vendeve të BE-së përfshinë edhe Zvicrën, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë. Por, gjatë kësaj periudhe për disa vende anëtare të Bashkimit Evropian ky liberalizim ka paraqitur një sfidë pasi ka shkaktuar ardhjen e një numri të madh të qytetareve... Читать дальше...

Gjokoviqi humb gjyqin, pritet të dëbohet nga Australia

Evropaelire.org 

Shpresat e Novak Gjokoviçit për të luajtur në turneun e tenisit "Australian Open" u shuan të dielën pasi një gjykatë hodhi poshtë ankesën e yllit të tenisit kundër një urdhri deportimi. Tre gjyqtarë të Gjykatës Federale mbështetën njëzëri vendimin e marrë të premten nga Ministri i Emigracionit të Australisë, Alex Hawke për anulimin e vizës së 34-vjeçarit serb për arsye të interesit publik. Vendimi do të thotë që Gjokoviq, i cili nuk është vaksinuar kundër COVID-19, do të qëndrojë në paraburgim në Melburn derisa të deportohet. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Елена Рыбакина стала чемпионкой турнира WTA-500 в Штутгарте






Мужчина из приложения для знакомств убил москвичку и закопал ее тело на даче

Питание здоровое, безопасное, рациональное: УрГЭУ стал международной площадкой обсуждения актуальных проблем пищевой промышленности

На активы и счета Тимура Иванова, его жены и детей наложили арест

Тайный бизнес Ильича