ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 20.01.2022

Maqedonia e Veriut raporton 12 raste të vdekjes nga COVID-19

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut, të enjten më 20 janar, 2022, janë regjistruar 12 raste të vdekjes nga COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut ka raportua gjithashtu 1,172 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 4,021 testime. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë shtet, bëjnë të ditur se gjashtë raste të vdekjes janë në Shkup, tre në Manastir dhe nga një në Ohër, Prilep dhe Veles. Numri i përgjithshëm i viktimave tani ka arritur në 8,166, shumica prej të cilëve janë në Shkup. Читать дальше...

Serbia heq dorë nga miniera e diskutueshme e litiumit

Evropaelire.org 

Qeveria e Serbisë ka hequr dorë nga planet e saj për të ndërtuar një minierë masive të litiumit pas disa javësh protestash qytetare për shkak të ndikimin mjedisor të këtij projekti që llogaritej të arrinte vlerën prej 2 miliardë dollarësh. Gjigandi anglo-australian i minierave “Rio Tinto” ishte duke zhvilluar këtë minierë në Serbinë perëndimore në një përpjekje për të tërhequr investime të huaja dhe për të nxitur rritjen ekonomike. Miniera e litiumit, e cila parashikohej të ishte një nga më të mëdhatë në botë... Читать дальше...

Kosova në pritje të masave të reja kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Mëngjesin e së enjtes, dy fëmijët e Afërdita Rraifit nga Prishtina, djali 8-vjeçar dhe vajza 4 vjeçe, janë testuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), pasi kanë shfaqur simptoma të koronavirusit. “Burri ka dalë pozitiv. Fëmijët tash kanë pasur simptoma gjatë natës, temperaturë dhe të vjella”, tha ajo. Në mesin e shumë qytetarëve që po prisnin për t’u testuar ishte edhe Dardan Krasniqi nga Prishtina. Ai u testua bashkë me gruan dhe vajzën e tij dy vjeçe. “Vajza e vogël e dhe gruaja kanë simptoma. Читать дальше...

SHBA-ja do të diskutojë për zgjedhjet me Kosovën dhe Serbinë

Evropaelire.org 

Ambasadori i misionit të SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, paralajmëroi biseda me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë për të siguruar se qytetarët e këtyre dy shteteve të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Këto komente ambasadori Carpenter i bëri në një deklaratë rreth referendumit për ndryshimet kushtetuese që u zhvillua në Serbi më 16 janar. “Presim që të diskutojmë me partnerët tanë – si me Qeverinë e Kosovës, ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë – se çfarë aranzhime... Читать дальше...

SHBA-ja sanksionon katër ukrainas për promovim të ndikimit rus

Evropaelire.org 

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vendosur sanksione të reja të enjten më 20 janar, 2022 kundër katër zyrtarëve ukrainas, duke përfshirë dy anëtarë aktualë të parlamentit, të cilët zyrtarët e administratës amerikane thonë se janë pjesë e një përpjekjeje të ndikimit rus për të vendosur pretekstin për pushtimin e Ukrainës. Siç njoftoni Departamenti i Thesarit, sanksione janë vendosur ndaj parlamentarëve Taras Kozak dhe Oleh Voloshyn dhe dy ish-zyrtarëve të qeverisë ukrainase. Читать дальше...

Bjellorusia shton rrezikun e pushtimit rus të Ukrainës

Evropaelire.org 

Teksa Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufijve me Ukrainën, ajo po ashtu ka nisur të çojë forca dhe pajisje në Bjellorusinë fqinje, për ato që Moska ka thënë se do të jenë manovra ushtarake. Analistët vlerësojnë se prania e forcave ruse në Bjellorusi po rrit trysninë ndaj Kievit, përderisa po shfaq gatishmërinë e Minskut për të mbështetur një inkursion të mundshëm rus. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Zgjatja e pushimit dimëror imponon rishikimin e programeve mësimore

Evropaelire.org 

Mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut thonë se zgjatja e pushimit dimëror për dy javë imponon nevojën e rishikimit të programeve mësimore nga ana e dikasterit të arsimit, në mënyrë që të shmanget presioni mbi ta për të arritur t’i mbulojnë të gjitha orët e humbura mësimore të parapara me programin mësimor. Këto reagime vijnë pas vendimit të Qeverisë maqedonase që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më 1 shkurt, me ç’rast pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme është zgjatur për dhjetë ditë. Читать дальше...

SHBA-ja ‘nuk sanksionon opinione’

Evropaelire.org 

Sanksionet, të cilat raporti i Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe Qendrës Wilson ia rekomandon administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë, që me deklaratat e tyre promovojnë bashkimin e të dyja shteteve, nuk janë masa realiste, vlerësojnë njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo. Raporti është publikuar më 18 janar, me titullin “Nga kriza... Читать дальше...



Blinken: Pasoja të mëdha për Rusinë nëse sulmon Ukrainën

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe aleatët kryesorë të Uashingtonit në Evropë kanë lëshuar një paralajmërim tjetër për Rusinë për "pasoja të rënda" nëse ajo vepron në mënyrë agresive ndaj Ukrainës. Ky shqetësim vjen pasi kanë kaluar disa javë që Moska ka përforcuar me ushtarë kufirin me Ukrainën. Sekretari Blinken, tha në Berlin më 20 janar, 2022,  se nëse ndonjë forcë ruse lëviz përtej kufirit ukrainas, do të ketë një "përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tonë”. Читать дальше...

Të rinjtë deri 19 vjeç, më të prekurit nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Evropaelire.org 

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës grupmosha më e prekur nga infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit është 10 deri 19 vjeç. Sipas këtij institucioni 899 raste pozitive i takojnë kësaj grupmoshe. Por numër i lartë i personave të infektuar është raportuar edhe te grupmosha më e re, 0 deri në 9 vjeç, gjithsej 181 raste. Këto dy grupmosha përbëjnë 1,080 nga gjithsej 2,708 rastet pozitive të raportuar nga Ministria e Shëndetësisë më 20 janar 2022. Një grupmoshë tjetër... Читать дальше...

Kosova regjistron 2,708 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Gjithsej 2,708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë e Kosovës. Sipas MSH-së në 24 orët e fundit janë testuar 10.883 qytetarë. MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes nga koronavirusi. Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës  (ISHKPK), 25 për qind e rasteve të testuar kanë rezultuar pozitiv. Një ditë më parë, më 19 janar, autoritetet shëndetësore në... Читать дальше...

Prokuroria në Norvegji: Vrasësi masiv ende i rrezikshëm

Evropaelire.org 

Një prokurore në Norvegji tha të enjten se një ekstremist i ekstremit të djathtë që vrau 77 njerëz në vitin 2011 mbetet ende "një njeri shumë i rrezikshëm" dhe për këtë arsye sipas prokures, nuk do të duhej të ndodhte lirimi i tij pas dhjetë vitesh burg siç e lejon ligji norvegjez. Në ditën e fundit të seancës tre-ditore për lirim me kusht, prokurorja Hulda Karlsdottir tha në fjalën e saj përfundimtare se Anders Behring Breivik "nuk ka treguar ndonjë pendim të vërtetë në gjykatë". "Në këndvështrimin e qartë të prokurorisë... Читать дальше...

Grumbullim ushtarak: Zbulohen autoblindat ruse afër Ukrainës

Evropaelire.org 

Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi. (Përgatiti: Trim Haliti)

Pakistani var një grua për shkak të mesazheve blasfemike

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje një grua myslimane, e cila është shpallur fajtore për dërgim të mesazheve blasfemike dhe karikaturave të Profetit Muhamed në telefonin e një shoqeje. Gjykata në qytetin Ravalpindi, ka urdhëruar që Aneeqa Ateeq, 26-vjeçare, “duhet të varet në qafë derisa të vdesë”. Ajo është dënuar edhe me burgim afatgjatë. Ateeq është arrestuar në maj të vitit 2020 dhe është akuzuar për publikim “të materialit blasfemik” në statuset e saj në platformën WhatsApp, është thënë në dokumentet e gjykatës. Читать дальше...

Kurti kërkon përditësim të masave për luftim të pandemisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar të enjten, 20 janar, përditësim të masave për luftim të pandemisë së koronavirusit. Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë – ku ka marrë pjesë Kurti – është thënë se pothuajse të gjitha rastet e infektimit janë me variantin Omicron të koronavirusit. Kurti ka kërkuar që masat e reja të kenë qëllim ngadalësimin e rritjes së shkallës së infektimit. Sipas masave aktuale, të miratuara më 23 tetor të vitit të kaluar... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës diskuton për çmimin e energjisë elektrike

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të enjten, 20 janar, diskutimet për çmimin e energjisë elektrike, pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë për rritjen e tij. Deputett e partive opozitare kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të situatës me energji elektrike dhe kanë kundërshtuar propozimet për rritje të çmimit të energjisë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kërkuar nga Qeveria që të mos procedohet tutje me çmimet e propozuara nga ZRRE... Читать дальше...

Evropa shqyrton strategjinë e pranimit të koronavirusit

Evropaelire.org 

Associated Press Kur koronavirusi është shpallur pandemi, spanjollëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për më shume se tre muaj. Për disa javë, ata nuk kanë mundur as të ushtrojnë jashtë. Fëmijëve u është ndaluar loja në ambiente të jashtme dhe ekonomia është ngadalësuar. Mirëpo zyrtarët kanë thënë se këto masa drakonike kanë ndihmuar që të mos shkatërrohet sistemi shëndetësor. Sipas tyre, jetët janë ruajtur. Tani, gati dy vjet më vonë, Spanja është duke u përgatitur për të miratuar një strategji të re ndaj pandemisë. Читать дальше...

Në Tonga arrin aeroplani i parë me ndihma

Evropaelire.org 

Në Tonga ka arritur aeroplani i parë me ndihma, përfshirë ujin dhe furnizime tjera tejet të nevojshme për këtë ishull të Paqësorit. Zelanda e Re ka thënë se aeroplani i saj ushtarak ka ateruar në aeroportin kryesor të Tongas, pasi punëtorët kanë hequr hirin nga pista. Tashmë janë nisur edhe aeroplanë e anije tjera me ndihma nga Zelanda e Re dhe Australia. Shpërthimi i vullkanit të shtunën, i përcjellë nga një cunami, ka mbuluar ishullin me hi, duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Hiri dhe... Читать дальше...

Miliona njerëz po vdesin nga infeksionet që u rezistojnë ilaçeve

Evropaelire.org 

Infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve, kanë lënë të vdekur më shumë se 1.2 milion persona më 2019, është thënë në atë që është përshkruar si studimi më i madh për këtë çështje. Kjo shifër është më e lartë sesa ajo e vdekjeve vjetore nga malaria dhe AIDS. Shtetet e varfra janë më të prekurat nga rezistenca ndaj baktereve, e cila kërcënon shëndetin e secilit, është thënë në raportin e publikuar nga revista mjekësore, The Lancet. Në të rekomandohet që të ketë investime... Читать дальше...

Biden parashikon se Rusia "do të lëvizë" drejt Ukrainës

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka parashikuar se Rusia do të bëjë lëvizje drejt Ukrainës, mirëpo ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin duket se ende nuk ka marrë ndonjë vendim. Sipas Bidenit, Rusia do të përballet me pasoja të mëdha ekonomike nëse nis konflikt ushtarak. “Nuk jam i sigurt se ai e di çfarë do të bëjë. Unë besoj se ai do të hyjë. Ai do të bëjë diçka”, ka thënë Biden në një konferencë për media më 19 janar, për të shënuar njëvjetorin e inaugurimit si president. Mirëpo Biden... Читать дальше...

Demokracia amerikane ende në sprovë

Evropaelire.org 

Një vit pas inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ish-presidenti Jimmy Carter paralajmëron se SHBA-ja “po lëkundet buzë një humnere”, pasi demokracia “është nën kërcënim”. Autorja Barbara Walter thotë se vendi “është afër një lufte civile - më shumë seç do të donte të besonte secili prej nesh”. “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë historie dhe shprese, ripërtëritjeje dhe vendosmërie… Dhe në këtë moment, miqtë e mi, demokracia ka fituar”, ka thënë Biden para një viti. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне






Выходные в парках Москвы: Мастер-классы, лекции и экскурсии

Орловский производитель детской мебели получил национальную премию

Школьники из Москвы стали победителями Всероссийской олимпиады по математике

В Истре предотвращено образование незаконной свалки объемом 70 кубометров