ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 23.01.2022

Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut i ka kërkuar Kosovës lehtësira për qytetarët e saj gjatë kalimit të kufirit mes dy shteteve, respektivisht rishqyrtimin e vendimit që parasheh hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinave kundër COVID-19 apo dy doza dhe test negativ PCR. Kjo është bërë e ditur të dielën, më 23 janar, nga ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Verit, Bekim Sali, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kosovar, Rifat Latifi. Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Sali tha se “ka mirëkuptim për vendimin e Qeverisë kosovare... Читать дальше...

Java me REL-in

Evropaelire.org 

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rritja e rasteve me koronavirus veçanërisht në mesin e fëmijëve, mundësia që pandemia e koronavirusi të cilësohet si endemi dhe kriza në Ukrainë. Këto janë disa prej temave për të cilat Radio Evropa e Lirë raportoi në javën që po e lëmë pas, e cilat, të përmbledhura, po ua risjellim përmes këtij artikulli. Kush do të paguajë më shumë për rrymë? Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka propozuar që çmimi i energjisë elektrike të rritet në Kosovë. Читать дальше...

Nisin bisedimet midis talibanëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile

Evropaelire.org 

Një delegacion i talibanëve po viziton për herë të parë Evropën, që prej se ky grup militant mori pushtetin në Afganistan, teksa përfaqësuesit talibanë po marrin pjesë në bisedimet me pjesëtarët e shoqërisë civile afgane. Bisedimet po mbahen në Norvegji dhe ato do të fokusohen në të drejtat e njeriut. Delegacioni i talibanëve po kryesohet nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Amir Khan Muttaqi. Talibanët  do të zhvillojnë bisedime me aktivistet, gazetarët dhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë civile... Читать дальше...

Përfaqësim i ulët i grave në Qeverinë maqedonase

Evropaelire.org 

Gratë në Maqedoninë e Veriut janë të përfshira në politikë vetëm aq sa ia mundësojnë kuotat e përcaktuara në ligj, thonë aktivistet për të drejtat e grave, duke shtuar se partitë politike nuk mbështesin gratë që përfaqësimi i tyre të jetë përtej kuotave ligjore.  Këto reagime vijnë pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut më 16 janar, ku gratë janë të përfaqësuara më pak se 20 për qind, përkatësisht nga 21 ministri sa ka ekzekutivi, vetëm katër prej tyre u janë besuar grave. Që... Читать дальше...

Pandemia pasuroi pasanikët, i zhyti në varfëri miliona veta

Evropaelire.org 

Dhjetë njerëzve më të pasur në botë u është shtuar pasuria për më shumë se dyfish, duke arritur vlerën e përgjithshme të 1.5 trilion dollarëve amerikanë gjatë pandemisë së COVID-19, teksa shkallët e varfërisë janë rritur – sipas një studimi të ri, të publikuar nga organizata ndërkombëtare e ndihmave, Oxfam. Abby Maxman, shefe ekzekutive e Oxfam America, ka thënë se pabarazia në qasje në vaksina ka thelluar ndarjen mes të pasurve dhe të varfërve, ndërsa u ka bërë thirrje organizatave të vaksinave që t’i shpërndajnë recetat e prodhimit. Читать дальше...

Kosova regjistron një viktimë dhe 2,957 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 23 janar se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 2,957 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 11,913 mostrave. Nga kjo shifër del se 24.82 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19. Numri i infektimeve ditore është më i ulët krahasuar me një ditë më parë, kur në Kosovë u shënuan 3,206 raste. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 458 persona. Читать дальше...

Papa thotë se është i shqetësuar për krizën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Papa Françesku ka bërë thirrje për një ditë ndërkombëtare “të lutjeve për paqe” më 26 janar, që të ndalet kriza në Ukrainë. Ai po ashtu bëri thirrje që bisedimet politike të kenë në fokus “vëllazërinë njerëzore në vend të interesave partiake”. “Po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve që kërcënojnë të shkaktojnë një goditje të re të paqes në Ukrainë dhe të vënë në pikëpyetje sigurinë në Evropë, që mund të ketë edhe pasoja më të gjera”, tha Papa më 23 janar. Vatikani nuk dha ndonjë detaj se... Читать дальше...

Kthehen “ditët e vjetra të mira” të Italisë

Evropaelire.org 

Me pjesën më të madhe të Evropës të përfshirë në trazira politike ose ekonomike në vitet e fundit, është ironike që Italia - vendi më i lidhur me mosfunksionimin e përgjithshëm në kontinent - është dëshmuar jashtëzakonisht e qëndrueshme dhe mbresëlënëse. Megjithatë, ky imazh mund të prishet më 24 janar, kur të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të ri, mandati i të cilit do të jetë shtatë vjet. Për ta komplikuar problemin edhe më, Silvio Berlusconi, njeriu që lidhet me mëkatet më të rënda të Italisë... Читать дальше...



Me zanat e pa punë

Evropaelire.org 

Leonit Balaj, nga fshati Dobërdelan i Suharekës, ka dy vjet që ka përfunduar mësimet në shkollën profesionale “Skënder Luarasi” në këtë komunë. Balaj, 19 vjeç, ka kryer drejtimin e informatikës, por nuk ka arritur të gjejë punë. “Njëherë, në fillim, na ka ndihmuar shkolla. Kemi pasur kontrata me biznese të ndryshme, kam punuar, kam mbajtur praktikë, por tash jam i papunë. Po shikoj të gjej diçka që të punoj”, thotë Balaj për Radion Evropa e Lirë. Ai thotë se në Komunën e Suharekës, e cila ka rreth 60,000 banorë... Читать дальше...

Rikthehet në funksion blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”

Evropaelire.org 

Blloku B2 i Termocentralit “Kosova B” është kthyer në punë mëngjesin e së dielës, njoftoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti tha se me futjen në punë të këtij blloku, që kishte dalë jashtë funksionit dhjetorin e vitit të kaluar, Kosova do të paguajë për çdo orë 50 mijë euro më pak për importin e energjisë elektrike. “Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1.2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Читать дальше...

SHBA-ja ndalon një anije nga Irani që transportonte materiale për eksplozivë

Evropaelire.org 

Marina amerikane njoftoi më 23 janar se ka kapur një anije në Gjirin e Omanit. Anija e ndaluar po barte pleh, që përdoret për të krijuar eksplozivë. Anija ishte duke lundruar nga Irani përmes një rruge që më herët është përdorur për të dërguar armë kontrabandë për rebelët Huthi në Jemen. Marina tha më 23 janar se e ka kontrolluar anijen, që vitin e kaluar u kap duke bartur mijëra armë, dhe më pas ia ka dorëzuar rojeve bregdetare të Jemenit, pasi anija u kap në ujërat ndërkombëtare në Gjirin e Omanit më 18 janar. Читать дальше...

Drejtori i Australian Open fajëson komunikimin jo të duhur për dëbimin e Gjokoviqit

Evropaelire.org 

Drejtori i turneut të tenisit Australian Open fajësoi “komunikimin e keq” për dëbimin e Novak Gjokoviqit nga Australia para nisjes së këtij turneu, por tha se tenisti numër një në botë planifikon që të marrë pjesë në këtë garë më 2023. Gjokoviqi u kthye në shtetin e tij, Serbi pasi iu anulua viza para nisjes së Australian Open, për shkak të statusit të tij të vaksinimit kundër koronavirusit. Ai kishte fluturuar drejt Melbërinit një javë para nisjes së turneut, por vendimi i Australisë për t’ia anuluar vizën... Читать дальше...

Kosovarja që do të realizojë ëndrrën në Kinë

Evropaelire.org 

Skitarja nga Prishtina, Kiana Kryeziu, është vajza e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat do të mbahen në Pekin në muajin shkurt. Pjesëmarrjen në këto lojëra, 17-vjeçarja thotë se e kishte ëndërr qysh kur ishte e vogël. Ëndërr e saj është edhe medalja.

Britania: Rusia dëshiron të instalojë një lider pro-rus në Ukrainë

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po bën komplot që të instalojë një figurë pro-Moskës që ta udhëheqë Qeverinë e Ukrainës. Zyra e Jashtme britanike tha se kandidati potencial i Kremlinit është ish-deputeti ukrainas, Yevhen Murayev. Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën, por mohon se po planifikon që ta sulmojë këtë shtet. Ministrat britanikë kanë paralajmëruar Qeverinë ruse se do të përballet me pasoja serioze në rast të pushtimit të Ukrainës. Читать дальше...

Gjermania përballet me rritje të rasteve me Omicron

Evropaelire.org 

Gjermania po përballet me rritje të rasteve me koronavirus pavarësisht se më shumë se gjysma e popullsisë është imunizuar me dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit. Rastet janë rritur shumë në Gjermani, veçanërisht në Berlin, që ka shënuar numrin më të madh të rasteve në 100,000 banorë në shtatë ditë. Instituti për kontrollin e sëmundjeve, Robert Koch tha se në Berlin shkalla e incidencës brenda shtatë ditëve ishte 1,473. Në Gjermani, 41.7 milionë banorë nga popullsia prej 82 milionë banorësh... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Легенда тенниса рассказал, готов ли он опять стать тренером Джоковича






Шойгу отстранил Иванова от должности замглавы Минобороны

На участке дороги М-5 «Урал» в Самарской области ввели полное ограничение движения транспорта

Российская компания «Гравитон» начала серийный выпуск твердотельных накопителей

По подозрению во взяточничестве задержана экс-зампред правительства Подмосковья