ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 24.01.2022

Biden do të diskutojë me aleatët evropianë për Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden do të zhvillojë një video-thirrje me aleatët evropianë më vonë gjatë ditës së hënë, për të diskutuar krizën rreth Ukrainës. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pushtimi rus mund të ndodhë “çdo çast”. Liderët pritet të diskutojnë përgjigjen e tyre ndaj trupave që ka pozicionuar Rusia në kufi me Ukrainën. Moska vazhdon të mohojë se është duke u përgatitur për aksion ushtarak. Administrata e presidentit Biden u ka kërkuar familjarëve të stafit të ambasadës... Читать дальше...

Ushtria në Burkina Faso thotë se ka marrë pushtetin

Evropaelire.org 

Ushtria në Burkina Faso ka thënë se ka marrë pushtetin përmes puçit. Ky njoftim është bërë përmes televizionit nga një zyrtar ushtarak, i cili ka thënë se janë shpërndarë Qeveria dhe Parlamenti. Ende nuk dihet se ku është presidenti, Roch Kaboré, mirëpo zyrtari ushtarak ka thënë se të gjithë të ndaluarit janë në një lokacion të sigurt. Puçi vjen një ditë pasi trupat ushtarake kanë pushtuar kazerma dhe janë dëgjuar të shtëna nëpër kryeqytet. Më herët, partia Lëvizja Popullore për Përparim... Читать дальше...

Agjencia kundër Korrupsionit nis procedurat kundër zyrtarëve të Listës Serbe 

Evropaelire.org 

Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.  Arsyeja e fillimit të procedurës është se zyrtarët e Listës Serbe, të cilët mbajnë pozita të ndryshme në nivel qendror dhe lokal në institucionet e Kosovës, nuk i kanë raportuar rregullisht pasuritë apo të ardhurat e tyre, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë, më 24 janar, nga Agjencia kundër Korrupsionit.  Procedura... Читать дальше...

Kamerat nga lista e zezë e SHBA-së mbikëqyrin Qeverinë e Kosovës   

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbikëqyren nga kamerat e sigurisë, të cilat janë në atë që njihet si lista e zezë e Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për kamerat e kompanive kineze Dahua dhe HikVision. Këto kamera, sipas fotografive që i ka siguruar REL në janar të vitit 2022, janë të vendosura edhe në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Sheshet kryesore të Prishtinës - "Skënderbeu", "Nëna Terezë" dhe "Zahir Pajaziti"... Читать дальше...

Besohet se shpërthimi në Tonga ishte më i fuqishëm sesa bomba atomike

Evropaelire.org 

Shpërthimi vullkanik në Tonga, i cili ka nxitur një cunami, ka qenë qindra herë më i fuqishëm sesa bomba atomike që Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka thënë Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA). Shpërthimi ka “zhdukur” një ishull vullkanik në veri të kryeqytetit të Tongas, Nuku’aloda, ka thënë NASA. Tonga ka thënë që më shumë se katër të pestat e popullsisë janë prekur nga cunami dhe hiri vullkanik. Tre persona janë shpallur të vdekur si pasojë e cunamit. Читать дальше...

Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës përmes fotove

Evropaelire.org 

Fotografitë e reja pasqyrojnë tensionet gjithnjë e më të larta në linjën e kontaktit ndërmjet forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Po ashtu, imazhet e reja shfaqin edhe manovrat ruse pranë kufirit ukrainas dhe përgatitjet që lidhen me krizën, po ndodhin larg vijës së frontit.

Vdes personi që kreu sulm në një universitet gjerman

Evropaelire.org 

Policia gjermane ka thënë se një sulmues me armë zjarri ka plagosur disa persona në një sallë universitare në qytetin jugperëndimor, Heidelberg. Policia ka thënë përmes një deklarate se sulmuesi është i vdekur, mirëpo nuk ka dhënë hollësi si ka ndodhur kjo gjë dhe as nuk ka specifikuar sa persona janë plagosur në sulm dhe si është gjendja e tyre. Agjencia gjermane e lajmeve, dpa, dhe e përditshmja tjetër, Bild, kanë thënë se sulmuesi ka vrarë veten. Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se shenjat... Читать дальше...

"Për vaksinën e tretë nuk e kam kohën, për PCR nuk i kam 30 euro"

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, që kërkon nga qytetarët që duan të hyjnë në shtet të paraqesin dëshminë e vaksinimit kundër koronavirusit me tri doza, ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët e shteteve fqinje të Kosovës. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, Qeveria e Kosovës, më 21 janar, ka miratuar masa të reja kundër pandemisë. Sipas tyre, qytetarët që hyjnë në Kosovë, duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit. Читать дальше...



Java përmes fotove

Evropaelire.org 

Stërvitjet e ushtarëve ukrainas në vijën e frontit dhe zhytjet në ujë të ftohtë për shënimin e Epifanisë ortodokse në Kosovë e gjetiu, janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas.

Dy viktima dhe 2,243 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 24 janar, janë regjistruar 2,243 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 8,416 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 26.65 për qind. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 465 persona janë shëruar derisa 19,519 persona janë ende aktivë në koronavirus. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej... Читать дальше...

Ministria e Shëndetësisë sqaron masat e reja kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë të hënën, 24 janar, se masat e reja për luftim të pandemisë së koronavirusit janë marrë pas analizimit të situatës epidemiologjike dhe konsultimeve me profesionistë shëndetësorë. Masat e reja janë miratuar nga Qeveria e Kosovës më 21 janar dhe kanë nisur të zbatohen një ditë më vonë. Në njoftimin e Ministrisë është thënë se vendimi nuk u kërkon me domosdo qytetarëve dozën e tretë të vaksinës për të hyrë në Kosovë, pasi të vaksinuarve plotësisht u mjafton edhe një test negativ PCR... Читать дальше...

Julian Assange fiton leje për të apeluar ekstradimin në SHBA

Evropaelire.org 

Themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, i është dhënë leje për ta apeluar vendimin që mundëson ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni dëshiron ta përballë me gjykim Assange-in, lidhur me publikimin e 500,000 dokumenteve ushtarake që kanë të bëjnë me luftërat e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan. Në dhjetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Londër ka përmbysur vendimin e një gjykate më të ulët që pamundësonte dërgimin e Assange-it në Shtetet e Bashkuara, me arsyetimin e rrezikut të vetëvrasjes. Читать дальше...

OBSH beson se faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit

Evropaelire.org 

Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai i ka thënë komitetit ekzekutiv të OBSH-së, se qëllimi mund të arrihet nëse rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe kryhen më shumë testime. “Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit”, ka thënë ai. Читать дальше...

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për të gjetur fajtorin e krizës energjetike

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Seanca e së hënës është thirrur me kërkesë të partive opozitare: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka për qëllim që në fund të debatit të miratohet një rezolutë, që do të bënte thirrje për parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë... Читать дальше...

Kina sërish dërgon avionë luftarakë drejt Tajvanit

Evropaelire.org 

Tridhjet e nëntë avionë luftarakë të Kinës fluturuan drejt Tajvanit, në kohën kur tensionet mbi të ardhmen e këtij ishulli janë rritur. Në mesin e avionëve që fluturuan të dielën mbi Tajvan kishte edhe avionë luftarakë të tipit J-16 dhe J-10, tha Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit. Forcat ajrore të Tajvanit thanë se ngritën në qiell avionët e tyre për të gjurmuar avionët kinezë. Avionët e Kinës po ashtu u detektuan edhe në radarë, tha Ministria. Dërgimi i avionëve kinezë drejt Tajvanit vjen... Читать дальше...

Emiratet shkatërrojnë dy raketa balistike të rebelëve huthi

Evropaelire.org 

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë më 24 janar se kanë detektuar dhe shkatërruar dy raketa balistike të rebelëve huthi që kishin për cak kryeqytetin Abu Dabi.  Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk raportoi për viktima dhe tha se raketat ranë në dy rajone të ndara pranë Abu Dabit. Një zëdhënës i rebelëve huthi, që mbështeten nga Irani, Yahya Sarea tha se raketat balistike kishin për cak bazën ajrore al-Dhafra në Abu Dabi. Sarea tha se grupi po ashtu ka shënjestruar disa zona vitale të Dubait... Читать дальше...

Talibanët kërkojnë qasje në asetet e ngrira

Evropaelire.org 

Një delegacion i talibanëve dhe diplomatët perëndimorë pritet të takohen sot në Oslo për bisedime lidhur me krizën humanitare në Afganistan dhe të drejtat e njeriut. Diskutimet prapa dyerve të mbyllura do të mbahen ndërmjet një delegacioni prej 15 anëtarëve të talibanëve dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Francës, Britanisë, Gjermanisë, Italisë, Bashkimit Evropian dhe Norvegjisë. Këto diskutime pritet të fokusohen në situatën humanitare në Afganistan, që është përkeqësuar në mënyrë drastike që prej se talibanët morën pushtetin. Читать дальше...

Qyteti kinez del nga izolimi njëmujor

Evropaelire.org 

Kina më 24 janar ka hequr izolimin njëmujor në qytetin Xi’an, që ka 13 milionë banorë, dhe ka urdhëruar testimin e 2 milionë qytetarëve në Pekin. Këto masa po ndërmerren më pak se dy javë para se të nisin Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në kryeqytetin kinez. Izolimi në qytetin verior Xi’an, që është një qendër e madhe industriale, u hoq një ditë pas rifillimit të fluturimeve komerciale nga ky qytet. Në Pekin, ku më 4 shkurt do të nisin Lojërat Olimpike Dimërore, rreth 2 milionë banorë... Читать дальше...

SHBA-ja dhe Britania tërheqin një pjesë të stafit nga ambasadat në Kiev

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë njoftuar për largimin nga Ukraina të një pjese të stafit të ambasadave të tyre, një lëvizje që nga Kievi është cilësuar si “e parakohshme”, teksa janë rritur shqetësimet pas grumbullimit të mijëra trupave ruse në kufi me Ukrainën. Bashkimi Evropian, megjithatë, ka dhënë sinjale se nuk do të ndjekë menjëherë shembullin e SHBA-së dhe Britanisë. Një zyrtar i BE-së tha më 24 janar se nuk ka nevojë për “dramatizim” të situatës për aq kohë sa vazhdojnë bisedimet diplomatike me Rusinë. Читать дальше...

Kush është politikani që Rusia dëshiron që ta udhëheqë Ukrainën?

Evropaelire.org 

Reuters Britania e ka akuzuar Kremlinin se po dëshiron që ta instalojë një lider pro-rus në Ukrainë dhe ka thënë se zyrtarët e inteligjencës ruse kanë qenë në kontakt me ish-politikanët ukrainas, si pjesë e një plani për ofensivë ushtarake. Zyra e Jashtme britanike tha se Rusia po konsideron që politikani ukrainas Yevhen Murayev ta udhëheqë Qeverinë e re, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga Rusia. Murayev po ashtu ka hedhur poshtë këto deklarata të Britanisë gjatë një prononcimi për gazetën Observer. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Теннисист Медведев вышел в полуфинал турнира в Майами, обыграв Харри






76 российских миллиардеров владеют 341 млрд долларов

Татьяна Марчук выпустила альбом «Экопесенки» на лейбле Riki Music

Студенты из Солнечногорска приняли участие в региональном этапе чемпионата «Профессионалы»

Итоги 1 квартала на вторичке - спрос на квартиры уменьшился, но продавцы не спешат снижать цены