ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 30.01.2022

Maqedonia e V. regjistron 21 viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të dielën 21 viktima dhe 1,254 raste të reja me koronavirus. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bazohen në testimin e 50,82 mostrave. Pozitiviteti i rasteve është 24,7 për qind. Shtatë nga viktimat janë regjistruar në Shkup, nga tre në Kavadar dhe Strumicë, dy në Prilep dhe nga një në Strugë, Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Negotinë dhe Manastir. Sipas raportit të publikuar, nëntë nga viktimat kanë qenë të vaksinuara ndërsa 12 të tjerat me sëmundje tjera shoqëruese. Читать дальше...

Java me REL-in

Evropaelire.org 

Kosova shprehet e gatshme që komponentë të FSK-së t’i vendosë në dispozicion të SHBA-së, teksa kriza midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon; Qeveria e Kosovës dhe disa institucione të tjera shtetërore vëzhgohen nga kamerat kineze që janë në listë të zezë të SHBA-së; masat e fundit kundër koronavirusit të ndërmarra nga Kosova nxisin pakënaqësi te banorët e shteteve fqinje; dhe përballja me krizën energjetike në Kosovë. Këto janë disa prej temave për të cilat Radio Evropa e Lirë raportoi në javën që po e lëmë pas... Читать дальше...

Vendimet e këqija “kanë dëmtuar” ekonominë e Iranit

Evropaelire.org 

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka thënë se për situatën e rëndë ekonomike nuk janë fajtore vetëm sanksionet ndërkombëtare, por edhe keqmenaxhimi qeveritar. “Vendime të këqija dhe shkurtpamëse”, janë disa prej arsyeve për të dhënat “jo të kënaqshme ekonomike” të Republikës Islamike, ka thënë ai për dekadën nga marsi i vitit 2011 deri në vitin e kaluar. “Nëse autoritetet do të bashkëpunonin më shumë me prodhuesit në 10 vjetët e fundit, dëmi do të ishte më i vogël dhe suksesi do të ishte më i madh”... Читать дальше...

Një person vdes si pasojë e erërave të fuqishme në Gjermani

Evropaelire.org 

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e erërave të fuqishme që kanë shkulur drunjtë dhe kanë shkaktuar kaos në rrugët e Gjermanisë. Një burrë 58-vjeçar ka vdekur në qyetin Beelitz, afër kryeqyetit Berlin në mbrëmjen e së shtunës, pasi një shtyllë elektrike ka rënë mbi të teksa ka qenë duke ecur me partneren e tij, kanë raportuar mediat lokale duke cituar policinë. Rënia e një druri ka plagosur një këmbësor në qytetin verior Bremen, derisa në rajonin Pomerania një motoçiklist... Читать дальше...

Pallatet e Nazarbaevit dhe familjes së tij

Evropaelire.org 

Në këtë video mund të shikoni pronat që i ka ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev dhe familja e tij. Dy prona të mëdha në Almati kanë shtëpi luksoze. Pasuria e familjes u vu në qendër të vëmendjes pasi presidenti aktual kazak tha se protestat e fundit anti-qeveritare u nxitën për shkak të frustrimit mbi varfërinë dhe korrupsionit. Këto zbulime pasojnë një hulumtim të Radios Evropa e Lirë vitin e kaluar, kur u zbulua se familja e Nazarbaevit kishte prona në qytete të ndryshme të botës në Londër, Nju-Jork dhe Kanë. Читать дальше...

Rafael Nadal thyen rekord pas fitores në Australian Open

Evropaelire.org 

Rafael Nadal ka thyer rekordin si tenisti me më së shumti çmime Grand Slam në histori, gjithsej 21. Tenisti spanjoll, 35-vjeçar, ka fituar në turneun Australian Open të dielën, pas përballjes me tenistin rus, Daniil Medvedev. Gara ka zgjatur për pesë orë dhe 24 minuta. Kjo ka qenë finalja e dytë më e gjatë në Austalian Open, pas asaj kur tenisti serb Novak Gjokoviq ka mposhtur Nadalin pas pesë orësh e 53 minutash më 2012. Nadal tani ka një çmim Grand Slam më shumë sesa rivalët e tij, zvicerani Roger Federer dhe serbi Novak Gjokoviq. Читать дальше...

Ndërrimi i ministrave të Arsimit ngadalëson procesin e reformave

Evropaelire.org 

Ndryshimet e shpeshta në drejtimin e Ministrisë së Arsimit në Maqedoninë e Veriut mbajnë peng realizimin e reformave në arsim, thonë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme.  Që nga viti 2017 kur në pushtet erdhi Lidhja Social Demokrate, në dikasterin e arsimit janë ndërruar katër herë ministrat.  Edhe gjatë qeverisjes së VMRO DPMNE-së brenda shtatë vjetëve paraprake janë ndërruar pesë herë ministrat në Ministrinë e Arsimit.  Ky dikaster, sipas një mesatareje del se në më pak se dy vjet ka pasur një ministër të ri. Читать дальше...

Kosova regjistron 2,390 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të dielën, më 30 janar, janë regjistruar 2,390 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 10,336 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 23.12 për qind. Në 24 orët e fundit nuk ka pasur viktima me këtë virus. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 1.291 persona janë shëruar derisa 35,051 persona janë ende aktivë në koronavirus. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Читать дальше...



NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia pushton këtë shtet. “Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë… ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes”, ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC më 30 janar. “Ka dallim në mes të një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina”.... Читать дальше...

Ministri serb pretendon se me Kurtin nuk ka dialog 

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Sellakoviq, ka thënë të dielën, 30 janar, se nuk ka pasur dialog mes Prishtinës dhe Beogradit prej kur Albin Kurti ka nisur të udhëheqë Qeverinë e Kosovës dhe ndoshta as nuk do të ketë.  Sellakoviq i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë (RTS) se tema qendrore e bisedimeve me të dërguarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak javën e ardhshme, do të... Читать дальше...

Në fokusin e fotografit të verbër

Evropaelire.org 

Betim Bregovina, një 35-vjeçar i verbër nga Obiliqi, ka realizuar ekspozitën e tij me fotografi në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Edhe pse me vetëm 1 për qind shikim, Betimi merret me artin e fotografisë tash e 15 vjet.

Herzog bëhet presidenti i parë izraelit që viziton Emiratet

Evropaelire.org 

Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën, duke shënuar vizitën e parë të ndonjë presidenti në këtë shtet të Gjirit. Herzog është shoqëruar nga gruaja e tij në vizitën dyditore. Ai do të takohet me Princin e kurorës së Abu Dabit dhe udhëheqësin de facto të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Sajid Al Nahjan. “Unë sjell me vete bekimet dhe mesazhin e paqes për njerëzit e gjithë rajonit”, ka thënë Herzog. Përgjatë vizitës, Herzog do të takohet edhe me komunitetin e hebrenjve... Читать дальше...

Pekini regjistron rritje të shkallës së infektimit me koronavirus

Evropaelire.org 

Kryeqyteti kinez, Pekin, ka raportuar shifrat më të larta të rasteve me koronavirus prej mesit të vitit 2020, vetëm disa ditë para nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Njëzet rastet e reja të Pekinit me koronavirus më 30 janar, përbëjnë shifrën më të lartë prej qershorit të vitit 2020, ka raportuar Komisioni Kombëtar për Shëndetësi. Kina ka raportuar edhe për 34 raste të reja në mesin e personelit të Lojërave Olimpike Dimërore më 29 janar, ka thënë Komiteti që bën këtë organizim. Në mesin e të infektuarve janë edhe 13 atletë... Читать дальше...

K. Veriore teston raketën më të madhe prej 2017-ës

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka kryer atë që besohet se është testimi i raketës më të madhe prej vitit 2017. Arma duket se ka qenë raketë me rreze të mesme, e cila ka rritur në lartësi prej 2,000 kilometrash para se të rrëzohej në Detin e Japonisë. Japonia, Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar këtë testim – të shtatin këtë muaj. Kombet e Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike dhe atyre bërthamore, prandaj edhe kanë vendosur sanksione. Mirëpo ky shtet i Azisë Lindore... Читать дальше...

Mijëra fëmijë të rekrutuar nga rebelët Huthi kanë vdekur në fushëbetejë

Evropaelire.org 

Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara është thënë se rreth 2,000 fëmijë të rekrutuar nga rebelët Huthi - të përkrahur nga Irani – në Jemen, kanë vdekur në fushëbetejë në periudhën janar 2020 – maj 2021. Raporti ka qarkulluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 29 janar, dhe në të është thënë se rebelët vazhdojnë të kontrollojnë kampet dhe të inkurajojnë të rinjtë që të luftojnë kundër Qeverisë kombëtare të Jemenit. Qeveria e njohur ndërkombëtarisht në Jemen dhe rebelët Huthi janë përfshirë në luftë prej vitit 2014... Читать дальше...

Putin në “fazën e Millosheviqit”

Evropaelire.org 

Janë bërë gati tetë vjet prejse Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë dhe ka aneksuar Gadishullin e Krimesë - gjë që ka nxitur një sërë sanksionesh ndërkombëtare kundër saj. Sot, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë e gjejnë sërish veten duke u përpjekur të kuptojnë se si ta pengojnë presidentin rus, Vladimir Putin, nga pushtimi eventual i Ukrainës. “Sigurisht se duhet shqetësuar nëse pushton një fuqi bërthamore. Nëse Putin pushton, kjo do të ishte hera e parë nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина: знаю, что меня поддерживают в России, но болельщиков из Казахстана намного больше






Медицинские уроки прошли в школе № 9 в Лобне

В школе Ульяновска обвалился потолок во время проветривания класса

Ватикан опубликовал декларацию с папским учением о достоинстве человека, разъясняющую в том числе отношение церкви к ЛГБТ

СМИ: Проникшего в консульство Ирана в Париже мужчину задержали