ru24.net
World News in Albanian
Январь
2022

Новости за 31.01.2022

Zyrtari amerikan: Kërkesat e sigurisë së Rusisë çojnë drejt një rendi të ri botëror

Evropaelire.org 

Propozimet për sigurinë evropiane, që Rusia ia dërgoi Perëndimit në fund të vitit të kaluar, paraqesin një rrugë drejt një rendi të ri botëror, të rrezikshëm, tha një zyrtar amerikan. Michael Carpenter, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Perëndimi thjesht nuk mund të negociojë për parimet kyçe, siç janë sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve. “Nëse fillojmë të ndjekim rrugën... Читать дальше...

Erdogan do ta vizitojë Ukrainën gjatë kësaj jave

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Ukrainën të enjten, më 3 shkurt. Ai do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, takim që ka për qëllim uljen e tensioneve midis Kievit dhe Rusisë, tha një zyrtar turk. Ankaraja ka raporte të mira edhe me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikat ruse në Siri dhe Libi. Po ashtu, ka kundërshtuar aneksimin nga Rusia të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014. Përderisa ka zhvilluar bashkëpunim me Rusinë në fushën e mbrojtjes dhe energjisë... Читать дальше...

Gjykata Speciale kritikohet për mbyllje të seancave dhe redaktime të ashpra  

Evropaelire.org 

Monitoruesit e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë vlerësuar se ky institucion është duke trajtuar me profesionalizëm të drejtat e të akuzuarve dhe palëve të tjera në procedurë. Megjithatë, Amer Alija, koordinator në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka thënë se Dhomat e Specializuara në seancat gjyqësore që janë zhvilluar deri më tani, në veçanti në rastin kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, kanë qenë aq të redaktuara, saqë ka qenë e vështirë... Читать дальше...

ZRRE-ja së shpejti vendos për tarifat e reja të energjisë

Evropaelire.org 

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë, ka bërë të ditur se pas pranimit të të gjithë komenteve në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, do të dalin me një raport përfundimtar rreth tarifave të reja të energjisë. Afati për dhënien e komenteve mbyllet më 31 janar në ora 16:00. ZRRE-ja gjatë procesit të konsultimit publik, deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interesit si: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)... Читать дальше...

Në Maqedoninë e Veriut ulen rastet me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, deklaroi të hënën se Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19. Ai tha se ka një rritje të lehtë të personave të shtruar nëpër spitale, por gjithashtu, sipas tij, është në rënie edhe numri i të prekurve me COVID-19. Të hënën, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 të vdekur me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,409 persona. Po ashtu janë regjistruar edhe 711 raste të reja... Читать дальше...

Kosova regjistron tri viktima dhe 1,593 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar edhe tri viktima dhe 1,593 raste të reja me koronavirus. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë kryer 6,837 testime, që i bie se 23.29 për qind e personave të testuar kanë dalë pozitivë për sëmundjen COVID-19. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 2,433 persona. Raste aktive aktualisht janë 34,208. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 943 doza të vaksinës., Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 805,226 persona. Читать дальше...

Ukrainasit përballen me acar dhe me një luftë të mundshme me Rusinë

Evropaelire.org 

Me temperatura të ulëta dhe me pemë të zhveshura nga gjethet, mesi i dimrit konsiderohet si kohë optimale për një operacion ushtarak – një frikë që ndahet nga ushtarët ukrainas dhe civilët në afërsi të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës. Ushtarët ukrainas në llogoret në rajonet Luhansk dhe Donetsk, së bashku me banorët e zonave përreth, po përballen me një dimër të ashpër dhe nuk janë të sigurt se çfarë i pret në ditët apo javët në vijim.

OKB kërkon që të lejohet dërgimi i ndihmave në Mianmar

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje ushtrisë në Mianmar që të lejojë qasjen në ndihmën humanitare dhe të adresojë “nevojat dëshpëruese” të popullit të Mianmarit, duke theksuar se grusht-shteti ushtarak i një viti më parë i dha fund demokracisë njëdekadëshe dhe e futi shtetin në trazira. Puçi ushtarak i 1 shkurtit të vitit 2021 rrëzoi nga pushteti Qeverinë e zgjedhur dhe u pasua nga protesta disamujore në Mianmar, të cilat u shtypën nga junta ushtarake. “Vështirësit... Читать дальше...



Kosova “respekton” moratoriumin e Uashingtonit edhe pas skadimit

Evropaelire.org 

Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në ndonjë organizatë të huaj ndërkombëtare, edhe pse moratoriumi mbi këtë çështje ka gati pesë muaj që ka skaduar.   Moratoriumin njëvjeçar e parashihte një marrëveshje me Serbinë, e nënshkruar në Uashington, në shtator të vitit 2020.   Me këtë marrëveshje, Serbia ndaloi - po ashtu për një vit - fushatën kundër njohjeve të Kosovës.    Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk japin detaje se kur dhe në cilat organizata synon të aplikojë Kosova për anëtarësim. Читать дальше...

Rusia regjistron rekord të rasteve ditore me koronavirus

Evropaelire.org 

Rusia ka regjistruar të hënën më shumë se 124,000 raste të reja me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë ditore prej shpërthimit të pandemisë. Autoritetet shëndetësore ruse kanë raportuar edhe për 621 viktima në 24 orët e fundit. Zyrtarisht, autoritetet ruse kanë regjistruar në total mbi 329,000 viktima me këtë virus, mirëpo shifra reale besohet të jetë dyfish më e madhe. Pavarësisht vaksinave të disponueshme në këtë shtet, Rusia është përballur me shumë persona që kanë pasur dilema për t’u imunizuar. Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Manovrat ushtarake të Rusisë afër kufirit me Ukrainën, tubimi në Kabul për të kërkuar nga Perëndimi zhbllokimin e aseteve të Afganistanit jashtë vendit, dhe stërvitjet e ushtarëve ukrainas në kohën e tensioneve të rritura, janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas.

KS i OKB-së diskuton për krizën rreth Ukrainës

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia u përballën të hënën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa Moska dështoi që të bllokojë një mbledhje publike për grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi ka frikë se Rusia po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën. Ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield hodhi poshtë akuzën e ambasadorit rus, Vassily Nebenzia se Uashingtoni po tentonte të “nxiste histeri” dhe po tentonte të përdorte “diplomaci megafonike” duke thirrur... Читать дальше...

Osmani deklarohet kundër "modeleve që bëjnë shtetin jofunksional"

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se institucionet e Kosovës nuk kanë pranuar propozime për autonomi të zgjeruar në pjesën veriore të Kosovës apo Asociacion me kompetenca ekzekutive. Ajo i ka bërë këto deklarata nga Podujeva, teksa ka konfirmuar takimin me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Të dy nisin më 31 janar vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi. Читать дальше...

Vazhdojnë protestat në Otavë kundër vaksinimit të detyrueshëm

Evropaelire.org 

Protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj koronavirusit për shoferët e kamionëve që kalojnë kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, kanë bllokuar kryeqytetin kanadez për të dytën ditë me radhë. Mijëra protestues i janë bashkuar thirrjes Konvoji i Lirisë në Otava. Policia ka nisur hetimet pas raportimit të disa incidenteve, përfshirë shfaqjen e flamujve me svastika dhe pamjeve të një gruaje duke vallëzuar mbi varrin e një ushtari të panjohur. Ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand... Читать дальше...

“Neutralizohen” 60 kryengritës në Burkina Faso

Evropaelire.org 

Franca ka thënë se forcat e saj, bashkë ushtrinë e Burkina Fasos kanë “neutralizuar” rreth 60 terroristë në një operacion të përbashkët. Në një deklaratë të ushtrisë franceze është thënë se operacioni është kryer në periudhën 16-23 janar afër kufirit të Burkina Fasos me Malin. Ushtria franceze e ka përdorur termin “neutralizim”, pa dhënë detaje nëse ata janë vrarë apo zënë. “Në katër raste në mes të 16 janarit deri më 23 janar 2022, janë identifikuar dhe neutralizuar grupe të terroristëve nga forcat e Burkina Fasos dhe njësitet e huaja”... Читать дальше...

K.Veriore prezanton pamje të Hapësirës nga testimi i raketës

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka publikuar disa fotografi, të cilat ka thënë se janë siguruar nga testimi i raketës më të fuqishme në pesë vjetët e fundit. Në fotografitë e kryera nga Hapësira shihen pjesë të Gadishullit Korean dhe zona tjera përreth. Phenjani ka konfirmuar të hënën se ka testuar raketën balistike me rreze të mesme veprimi, Hwasong-12. Në kapacitet të plotë, kjo raketë mund të arrijë mijëra kilometra, duke vënë zonat sikurse territori amerikan Guam, brenda perimetrit të sulmit. Testimi i fundit ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar. Читать дальше...

Inkurajim për dialog

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nisin të hënën vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t'i inkurajuar liderët e dy vendeve që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Дарья Касаткина

«Бомж» Дарья передает всем привет»: Касаткина ответила на слова Винер






МВД: в Москве карманница украла телефон у девушки в магазине и попала в полицию

СКР: пассажир рейса Бангкок — Красноярск впал в кому, началось расследование

"Продуктовая минималка" в Тульской области одна из самых низких в ЦФО – 5 231 рубль

Панда Катюша уедет в Китай из Московского зоопарка в четыре года