ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 01.02.2022

SHBA paralajmëron qytetarët që të shmangin Bjellorusinë

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar udhëtarët amerikanë që të shmangin Bjellorusinë, për shkak të, siç ka thënë, tensioneve përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën. Paralajmërimi vjen pas rritjes së shqetësimeve globale se Rusia mund të jetë gati për të pushtuar Ukrainën fqinje. Moska, tash e sa javë, ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në zonat kufitare, duke përfshirë Bjellorusinë, e cila ndan kufirin edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën. “Për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak rus pranë kufirit me Ukrainën... Читать дальше...

Rikthehen tensionet me Sofjes dhe Shkupit

Evropaelire.org 

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar të martën se vizita e kryeministrit, Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxituar dhe mund të keqinterpretohet. “Çdo veprim i nxituar i qeverisë bullgare, çdo sinjal paraprak pozitiv mund të keqinterpretohet si disa lëshime nga pala bullgare”, tha Radev. Reagimi i presidentit bullgar vjen pasi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 28 janar priti një grup të maqedonasve të Bullgarisë, që nuk njihen si pakicë nga qeveria në Sofje. Читать дальше...

Në betejë për të minimizuar pasojat e Omicronit

Evropaelire.org 

Në baza ditore, për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, Rusia ka raportuar mbi 100,000 raste me koronavirus; zyrtarët gjermanë thanë se numri i infektimeve ditore shpejt mund të rritet në 400,000, por insistojnë se situata është nën kontroll; rregullatori i barnave i BE-së ka miratuar për përdorim pilulën kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Pfizer, që synon trajtimin e personave të rritur që janë më të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjes së rëndë; platforma për transmetimin e audio-materialeve... Читать дальше...

OBSH: Omicroni rriti rastet me COVID-19 në 10 javët e fundit

Evropaelire.org 

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të martën se 90 milionë raste të reja me koronavirus janë raportuar që kur varianti Omicron u identifikua për herë të parë para 10 javësh, duke arritur në më shumë se në të gjithë vitin 2020, që ishte viti i parë i pandemisë COVID-19. Me shumë vende që kanë filluar lehtësimin e masave të tyre kufizuese, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se Omicroni nuk duhet nënvlerësuar edhe pse ka treguar se... Читать дальше...

Putin: Pasi “injoruan”kërkesat tona, SHBA kërkon të mos përshkallëzohet situata

Evropaelire.org 

Presidenti Vladimir Putin ka pohuar përsëri se kërkesat e sigurisë së Rusisë janë injoruar nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, në mes të përpjekjeve intensive diplomatike për të lehtësuar tensionet mbi Ukrainën. Duke folur në Moskë, Putin tha më 1 shkurt se Kremlini “po analizon me kujdes përgjigjet me shkrim të marra nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO”, por shtoi se “tashmë është e qartë se shqetësimet themelore ruse përfunduan duke u injoruar”. Këto ishin komentet e para të rëndësishme publike... Читать дальше...

Shqiptarët në Ukrainë nuk e ndiejnë rrezikun e luftës

Evropaelire.org 

Lajmet e mëngjesit ia kujtojnë çdo ditë fjalën luftë Aleksander Lekhovit nga Ukraina. Në mesin e tensioneve të shtetit të tij me Rusinë, Aleksandri thotë se, javëve të fundit, ka parë më shumë uniforma ushtarake në rrugë. Ky 32-vjeçar është në mesin e mijëra qytetarëve me prejardhje shqiptare që jetojnë në disa fshatra dhe qytete të Ukrainës. Me disa vështirësi në të folur shqip, Aleksandri rrëfen për Radion Evropa e Lirë se si ai dhe të afërmit e tij i shohin paralajmërimet për pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia. Читать дальше...

Lista Serbe kundërshton "reduktimin e kompetencave" të Asociacionit

Evropaelire.org 

Lista Serbe, partia udhëheqëse serbe e Kosovës e mbështetur nga Beogradi, ka thënë se të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak u kanë vënë në dukje problemet e serbëve dhe obligimet e Kosovës, sipas Marrëveshjes së Brukselit, me fokus të veçantë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq theksoi se Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe se populli serb kundërshton synimet... Читать дальше...

“Nuk di shumë kuvende”

Evropaelire.org 

Maxim Kirchev, shqiptar nga Ukraina, tregon për Radion Evropa e Lirë se shqiptarët që jetojnë në këtë shtet flasin gjuhën e vjetër shqipe. Ai tregon se për shembull fjalën “kupton”, shqiptarët e Ukrainës e përdorin si “shqipton”. Ndërkaq, për fjalinë “Nuk di shumë fjalë” ata thonë “Nuk di shumë kuvende”.



Gjashtë viktima dhe mbi 2 mijë raste me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të martën se ka regjistruar gjashtë viktima nga koronavirusi dhe 2,033 raste të reja të të infektuarve. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 10,087 mostrave. Nga kjo del se shkalla e pozitivitetit është 20.15 për qind. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara të martën, 3,329 persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 32,906. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Читать дальше...

Avokati i Popullit kërkon të rishqyrtohen masat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, në një opinion publik lidhur me masat në fuqi kundër koronavirusit, ka thënë se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00. Avokati i Popullit ka thënë se në vend të kufizimit të qarkullimit “do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura”. Читать дальше...

Nën presionin e shtetit, mediat ruse fshijnë përmbajtjen e Navalnyt

Evropaelire.org 

Disa media të pavarura të lajmeve në Rusi, thanë të martën se ishin urdhëruar të fshinin përmbajtjen në lidhje me hetimet për korrupsion  të publikuara nga kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny. Redaktorë dhe gazetarë liberalë në Rusi, janë ankuar për presionin në rritje të shtetit rus. Rrjeti i njohur televiziv Dozhd dhe uebsajti i lajmeve Meduza, ishin në mesin e atyre që raportuan se ishin paralajmëruar nga rregullatori shtetëror i komunikimeve, Roskomnadzor, të fshinin raportet ose në të kundërtën do të bllokoheshin. Читать дальше...

Mbi 80% e viktimave në Maqedoninë e Veriut, të pavaksinuar

Evropaelire.org 

Mbi 80 për qind e personave që kanë humbur betejën me koronavirus javëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të pavaksinuar, bëjnë të ditur nga Instituti i Shëndetit Publik të këtij vendi. Në shtatëditëshin nga 24 deri më 30 janar, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar 148 viktima nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Shifra është për 38.3 për qind më e lartë, krahasuar me javën paraprake. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut... Читать дальше...

Ushtria ukrainase stërvitet me armë të reja kundërtanke

Evropaelire.org 

Trupat e para ukrainase janë aftësuar për të përdorur armët e lehta kundërtanke të gjeneratës së re, të dërguara nga Britania, për të forcuar mbrojtjen e Kievit, teksa Rusia po vazhdon të grumbullojë forca në kufij. Nja 40 ushtarë kanë marrë pjesë në një kurs pesëditor, para se të shpërndaheshin nëpër njësi të tjera në vend, për t’i stërvitur të tjerët. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Zelenskiy u bën thirrje ukrainasve të qëndrojnë të qetë

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të bashkuar, derisa qeveria dhe liderë në mbarë botën po vazhdojnë përpjekjet për të shmangur një pushtim të mundshëm nga Rusia, e cila ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë përgjatë kufirit. Duke folur në parlament, Zelenskiy tha të martën se “askush nuk po vendos për fatin e Ukrainës pas shpinës sonë”, duke shtuar se ai shpreson se së shpejti do të vendoset data e takimit të ardhshëm të grupit të Formatit të Normandisë ... Читать дальше...

Presion për dialogun dhe Asociacionin

Evropaelire.org 

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë vazhduar të martën vizitën në Kosovë me takime me përfaqësues të partive opozitare. Një ditë më herët, dy diplomatët kanë takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Ata kanë inkurajuar udhëheqësit e Kosovës që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se ky proces do ta afrojë Kosovën edhe më pranë BE-së. Читать дальше...

Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e shkarkimit të Presidentit Meta

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, nisi të martën një seancë publike, si pjesë e procesit të nisur për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të cilin shumica socialiste e akuzoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se u përfshi duke u bërë palë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Meta, siç dhe kishte paralajmëruar, nuk është paraqitur për të marrë pjesë, duke u përfaqësuar nga këshilltari i tij ligjor, raporton Zëri i Amerikës. Gjatë seancës së sotme... Читать дальше...

Liderët opozitarë: Marrëveshja me Serbinë, në kufijtë ekzistues

Evropaelire.org 

Liderët e partive opozitare në Kosovë thanë se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, duhet të bëhet duke mos cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Këto komente ata i bën gjatë një takimi që zhvilluan të martën me përfaqësuesin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se përkrah dialogun si mekanizëm... Читать дальше...

Mijëra intelektualë rusë bëjnë thirrje kundër një lufte me Ukrainën

Evropaelire.org 

Mbi 2,000 intelektualë rusë, përfshirë edhe aktivistë të njohur të të drejtave të njeriut, i kanë bërë thirrje Kremlinit që të shmang nisjen e një lufte “të pamoralshme, të papërgjegjshme dhe kriminale” ndaj Ukrainës, në mes të shqetësimeve botërore se Moska mund të jetë në prag të nisjes së një pushtimi të shkallës së gjerë të shtetit fqinj.   Deklarata e Kongresit të Intelektualëve Rusë, e titulluar “Deklaratë e mbështetësve të paqes kundër partisë së luftës në udhëheqjen e Rusisë” u bë publike... Читать дальше...

Hovenier: SHBA-ja dhe Kosova, të përkushtuara për ta mbështetur Ukrainën

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova janë të përkushtuara për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Në një shkrim të publikuar në ueb-faqen e Ambasadës amerikane, Hovenier tha se veprimet e Rusisë paraqesin kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën dhe për rendin ndërkombëtar. “Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do ta ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet e saj për t’u mbrojtur nga agresioni i mëtejmë rus”, tha Hovenier. Читать дальше...

Blinken dhe Lavrov do të bisedojnë për krizën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të martën do të bisedojnë për krizën në Ukrainën. Kjo bisedë telefonike midis dy kryediplomatëve vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve, pasi Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën, që po shihet si përgatitje për një pushtim të mundshëm. Bisedimet midis Blinkenit dhe Lavrovit janë bisedimet e para direkte të diplomatëve, që prej se Uashingtoni dërgoi përgjigje të shkruar javën e kaluar për kërkesat e sigurisë së Rusisë. Читать дальше...

Situata me COVID-19 në Olimpiadë është “nën kontroll”

Evropaelire.org 

Situata me pandeminë në Lojërat Olimpike Dimërore është “nën kontrollin e pritur”, pavarësisht rritjeve të rasteve pozitive, tha një zyrtar nga Zyra për Kontrollin dhe Parandalimin e Pandemisë në Lojërat që mbahen në Kinë. Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, që prej 23 janarit ka raportuar mbi 200 raste me COVID-19 të pjesëmarrësve që kanë ardhur në lojëra. Personat e infektuar janë të izoluar dhe të ndarë nga personeli organizativ, përfshirë edhe atletët. “Teksa më shumë njerëz hyjnë në Kinë... Читать дальше...

Danimarka heq të gjitha kufizimet kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që më 1 shkurt hoqi të gjitha kufizimet e vendosura kundër koronavirusit, pavarësisht numrit rekord të rasteve të shkarkuara nga varianti Omicron. Ky shtet skandinav edhe një herë po heq masën e mbajtjes së maskave, certifikatën e vaksinës, kufizimin e punës së bareve dhe restoranteve. Danimarka kishte bërë një eksperimet duke hequr të gjitha kufizimet edhe në periudhën shtator-nëntor të vitit të kaluar.  Klubet e natës do të rihapen më 1 shtator... Читать дальше...

Koreja e Veriut shfaq shumëllojshmërinë e raketave

Evropaelire.org 

Reuters Janari ishte muaji me më së shumti testime raketore të kryera ndonjëherë nga Koreja e Veriut dhe ky muaj u përmbyll me lëshimin e së dielës të raketës balistike me rreze të mesme veprimi, Hwasong-12. Këto testime po shihen si përpjekje e Phenianit për të treguar se ka sisteme të besueshme raketore që mund të bartin koka bërthamore. Në janar, testimet nisën me lëshimin e një rakete të re “hipersonike” dhe vazhduan me testimin e raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Арине Соболенко предрекли победу на Уимблдоне-2024






Одна команда: хоккейный сезон «Водника» завершился традиционной встречей с болельщиками

NI: Россия получит преимущество перед Западом благодаря бомбардировщику Ту-160М2

Собянин: В Петровском парке отреставрируют монументы Жуковскому и Циолковскому

WANHAO Duplicator 5S Mini: идеальный 3D принтер для творчества и производства