ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 02.02.2022

Maqedonia e V. regjistron 26 viktima me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën 26 viktima me koronavirus dhe 1,543 raste të reja, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Rastet pozitive kanë pas testimit të 4,667 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga testet e kryera është 33.01 për qind. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 8,470 dhe mbi 80 për qind e tyre janë persona që nuk ishin të vaksinuar. Sipas të dhënave të Institutit, janë shëruar 1,061 persona ndërsa rreth 14,300 raste janë aktive. Sa i përket të infektuarve... Читать дальше...

Vuçiq falënderon Escobarin dhe Lajçakun për "atmosferë neutraliteti" në dialog

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar të mërkurën të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për angazhimin e tyre personal në dialog dhe ka konsideruar se qasja e tyre pragmatike siguron atmosferë neutraliteti. Vuçiq është takuar në Beograd me të dy zyrtarët për të diskutuar edhe për stabilitetin e rajonit, si dhe për përparimin ekonomik të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor... Читать дальше...

Italia do të heqë së shpejti kufizimet kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Italia do të njoftojë së shpejti për heqje të kufizimeve për koronavirus, ka thënë të mërkurën kryeministri italian, Mario Draghi, teksa numri i rasteve të infektimit ka nisur të zvogëlohet. Italia ka regjistruar më shumë se 147,000 viktima me koronavirus dhe 11.23 milionë raste të infektimit prej shpërthimit të pandemisë dy vjet më parë. Shumë kufizime, përfshirë ato në transport dhe restorante tashmë janë lehtësuar për të vaksinuarit, derisa kufizimet e ashpra vazhdojnë të aplikohen për ata që nuk janë të imunizuar. Читать дальше...

Gjermania bllokon transmetimin e kanalit shtetëror rus

Evropaelire.org 

Rregullatori për transmetim në Gjermani, ka thënë të mërkurën se ka ndaluar transmetimin e kanalit në gjuhën gjermane të televizionit shtetëror rus, RT. Moska, në anën tjetër, është zotuar se do të hakmerret. Transmetimi i kanalit “RT DE” është ndaluar sepse nuk ka licencë të mjaftueshme për transmetim”, është thënë në deklaratën e rregullatorit. “Ky hap nuk ka lë zgjidhje tjetër veçse të nisim zbatimin e masave hakmarrëse kundër mediave gjermane të akredituara në Rusi”, ka thënë ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate. Читать дальше...

Hovenier bën thirrje për konstruktivitet dhe fleksibilitet për përparim në dialog

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka inkurajuar sërish të gjitha palët e përfshira në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – të angazhohen në mënyrë konstruktive, fleksibile dhe urgjente që të arrihet përparim në këtë proces. Sipas tij, integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës nuk janë të diskutueshëm. Ai i ka bërë këto deklarata pas takimeve që ka zhvilluar në Prishtinë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar... Читать дальше...

Asociacioni - marrëveshja që duhet zbatuar

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës nuk duhet ta refuzojë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse ai themelohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thotë ish-ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë, Sadri Ferati.   Marrëveshjen për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.  Zbatimi i marrëveshjes në terren, megjithatë, ka ngecur.  Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti... Читать дальше...

Ukraina: Trupat ruse në kufi, të pamjaftueshme për pushtim të plotë

Evropaelire.org 

Ukraina ka thënë se forcat ruse afër kufirit të saj nuk janë ende të mjaftueshme për të kryer pushtim të plotë, ndonëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të insistojnë se sulmi mund të “jetë i shpejtë”. Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa luftarake dhe pajisje të rënda afër kufirit me Ukrainën dhe në Krime. SHBA-ja i sheh këto veprime si shenja për pushtim. “Në këtë moment, me vlerësimin e Ukrainës dhe të partnerëve, ky numër i trupave nuk është i mjaftueshëm për pushtim të plotë”, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas... Читать дальше...

Verifikimi i së kaluarës mund t’ua zgjasë afganëve qëndrimin në Kosovë

Evropaelire.org 

Rreth 200 afganë janë duke qëndruar në kampin Lyia brenda kampit ushtarak amerikan Bondsteel, që gjendet në afërsi të qytetit të Ferizajt në Kosovë.   Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë të personave, të cilët janë duke kaluar nëpër procese shtesë të verifikimit, para se t’iu mundësohet zhvendosja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   Këto informacione i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një burim i Qeverisë amerikane, që ka dijeni për situatën.   Sipas tij, afganët që janë të strehuar në Kosovë... Читать дальше...



Rezervat dhe bunkerët gati: Ukrainasit shtrëngohen për sulm nga Rusia

Evropaelire.org 

Natalya Lyutykova ka ikur nga vendlindja e saj, Krimeja, pasi Rusia e zaptoi gadishullin ukrainas më 2014. Ajo tani jeton afër aeroportit të Kievit, dhe frikohet se familja e saj ndodhet në shënjestër të Rusisë përsëri, prandaj po përgatitet për një sulm të mundshëm, duke grumbulluar rezerva të ushqimit të konservuar. Në lindje, njerëzit në Karkiv po i bëjnë gati bunkerët, ndërsa në perëndim, në Lviv, kryetari i pajisur me mitraloz po i grumbullon qytetarët në njësite për mbrojtjen e territorit. (Përgatitën... Читать дальше...

BE mund t'i klasifikojë investimet në energji bërthamore si të qëndrueshme

Evropaelire.org 

Fabrikat bërthamore dhe ato të gazit natyror mund të konsideron si “energji e gjelbër”, sipas planeve të reja që janë prezantuar nga Bashkimi Evropian. Komisioni Evropian ka thënë se ka vendosur që të dyja llojet e energjisë të klasifikohen si “investime të qëndrueshme”, nëse plotësojnë disa kushte. Mirëpo ky vendim ka ndarë BE-në, pasi planet janë kundërshtuar ashpër nga disa anëtarë. Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë se “energjia bërthamore, as nuk është e gjelbër, as nuk është e qëndrueshme”. Читать дальше...

SHBA rrit numrin e trupave në lindje të Evropës

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden do të dërgojë rreth 3,000 trupa ushtarake në Evropë këtë javë, pas rritjes së shqetësimeve për pushtim rus në Ukrainë, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Biden ka marrë vendim për të mbështetur aleatët evropianë, ka raportuar Wall Street Journal. Rreth 2,000 trupa amerikane do të nisen nga Shtetet e Bashkuara në Poloni dhe Gjermani dhe rreth 1,000 do të barten nga Gjermania në Rumani, ka raportuar Wall Street Journal. Pentagoni ka sugjeruar këtë javë se lëvizjet e trupave mund të kryen brenda Evropës.

Retorika nxitëse e partive, sinjal për zgjedhje të reja

Evropaelire.org 

Partitë kryesore politike në Maqedoninë e Veriut kanë ashpërsuar retorikën kundër njëra-tjetrës. Kjo vërehet sidomos midis partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e Qeverisë dhe udhëhiqet nga Ali Ahmeti, dhe partisë opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, që drejtohet nga Hristijan Mickoski. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka publikuar më 31 janar një video në Facebook, me akuza ndaj dy partive maqedonase: Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në Qeveri dhe VMRO-së. Sipas BDI-së... Читать дальше...

Gjashtë viktima dhe mbi 2,500 raste me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën, më 2 shkurt, janë regjistruar gjashtë viktima dhe 2,590 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 12,259 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 21.12 për qind. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 2.952 persona janë shëruar derisa 33,538 persona janë ende aktivë në koronavirus. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej... Читать дальше...

Politikanët në Mal të Zi, në garë për mëshirën e kishës

Evropaelire.org 

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është një faktor i fuqishëm politik dhe mund t’i mobilizojë masat kur është në interesin e saj, vlerëson sociologu malazez, Andrija Gjukanoviq, duke komentuar rolin e këtij institucioni në disa trazira të kohëve të fundit.  “Ndikimi i kishës te qytetarët është shumë i fortë, edhe pse në drejtim të gabuar. Kur politikanët kanë zbuluar se sa pushtet ka kisha, ne kemi parë garën e tyre për të qenë nën mëshirën e saj. Kjo ka qenë edhe më herët e shprehur, por tani është bërë krejtësisht e dukshme”... Читать дальше...

Raportet: SHBA, e gatshme të diskutojë me Rusinë për trupat dhe raketat

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të zhvilluar bisedime me Rusinë për një marrëveshje reciproke rreth raketave tokësore dhe forcave luftarake në Ukrainë, sipas disa dokumenteve të publikuara nga revista spanjolle, El Pais. Dokumentet, të cilat sipas gazetës janë pjesë e përgjigjeve të Uashingtonit dhe NATO-s ndaj kërkesave të Rusisë për siguri, kanë ofruar mundësinë e kufizimit të incidenteve ushtarake, si dhe ta sigurojnë Moskën se raketat Tomahawk nuk do të instalohen në Rumani dhe Poloni, vende anëtare të aleancës. Читать дальше...

Norvegjia dhe Franca heqin shumicën e kufizimeve kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Norvegjia është bërë shteti i dytë skandinav që ka hequr shumicën e kufizimeve për koronavirus, pavarësisht rritjes së shkallës së infektimit, si pasojë e variantit Omicron. Autoritetet norvegjeze kanë thënë se shoqëria “duhet të jetojë” me virusin, derisa edhe Franca ka vepruar ngjashëm. Omicron ka rritur numrin e të infektuarve në Norvegji, mirëpo numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitale nuk është rritur. “Më në fund kemi arritur në pikën kur mund të heqim shumicën e masave shëndetësore... Читать дальше...

Turqia tërheq trupat e 12 emigrantëve të ngrirë në kufi me Greqinë

Evropaelire.org 

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha të mërkurën (2 shkurt)  se autoritetet kanë gjetur 12 trupa, që besohet se janë të emigrantëve që u ngrinë për vdekje pranë kufirit të Turqisë me Greqinë. Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, tha në Twitter se 12 persona ishin në mesin e 22 emigrantëve që u kthyen në Turqi nga rojet kufitare greke. Ai tha se ata u gjetën pranë pikës kufitare Ipsala midis Turqisë dhe Greqisë "pa këpucë dhe të zhveshur". Ministri nuk dha detaje të mëtejshme, por akuzoi njësitë... Читать дальше...

Kurti: Kosova nuk frikësohet për zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se Kosova nuk frikësohet sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Duke folur pas vizitës në Prishtinë të të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Kurti tha se Qeveria e tij "është e kujdesshme" dhe "mbron interesat e vendit". “Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur... Читать дальше...

Ministri gjerman thotë se kufizimet për COVID-19 mund të hiqen në mars

Evropaelire.org 

Thirrjet për heqjen e kufizimeve lidhur me COVID-19 janë shtuar në Gjermani derisa një ministër tha se shumë nga rregullat kufizuese mund të largohen muajin e ardhshëm. “Shpresoj se në mars shumë nga masat mbrojtëse do të tërhiqen”, tha Ministri i Drejtësisë Marco Buschmann në një intervistë për gazetën “Rheinische Post ”, të publikuar të mërkurën (2 shkurt). Kjo varet nga ajo se sa do të bijnë numrat e infektimeve në mes të shkurtit, tha Buschmann, duke shtuar se Instituti Kombëtar për Kontrollin e Sëmundjeve, pret që kjo të ndodhë. Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Çekia me rekord të të infektuarve me koronavirus

Evropaelire.org 

Republika Çeke raportoi të mërkurën rekord rastesh me koronavirus: mbi 66,000. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, 57,195 janë raste të reja të të infektuarve, ndërsa 9,775 janë të riinfektuar. Numri i të shtruarve në spital aktualisht është 2,653 - më i vogël se në valët e mëparshme të pandemisë. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka regjistruar mbi 37,000 viktima nga koronavirusi - 38 prej tyre u raportuan të mërkurën. Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, ky vend mbetet... Читать дальше...

Escobar dhe Lajçak: Nuk do të imponojmë modele për Asociacionin

Evropaelire.org 

Të gjitha marrëveshjet e deritashme, të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të zbatohen, tha të mërkurën i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai i bëri këto komente në një konferencë për media në Prishtinë, në fund të vizitës së përbashkët me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Marrëveshja e arritur në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ishte një nga temat që diplomatët perëndimorë diskutuan me autoritetet kosovare... Читать дальше...

Turqia thotë se ka kryer sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në Siri dhe Irak

Evropaelire.org 

Avionët luftarakë të Turqisë goditën caqe të militantëve kurdë, përfshirë kampe trajnimi, strehimore dhe zona ku ruheshin municione në Irak dhe në veri të Sirisë, tha të mërkurën Ministria turke e Mbrojtjes. Sulmet ajrore janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të Turqisë në Irak dhe Siri kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe milicisë kurde siriane YPG, dy grupe që Turqia i cilëson si grupe terroriste. Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, tha të mërkurën se operacioni... Читать дальше...

Johnson dhe Putin do të bisedojnë për Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri britanik, Boris Johnson më 2 shkurt do të zhvillojnë një bisedë telefonike lidhur me krizën në Ukrainë. Biseda ndërmjet Putinit dhe Johnsonit vjen në në kohën kur përpjekjet diplomatike janë shtuar, që kanë për qëllim uljen e tensioneve lidhur me grumbullimin ushtarak rus në afërsi të Ukrainës. Perëndimi ka shprehur shqetësimin se Moska mund të jetë duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm. Johnson e vizitoi Kievin më 1 shkurt dhe u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Читать дальше...

Lojërat Dimërore, një tjetër lloj i Olimpiadës

Evropaelire.org 

Associated Press Olimpiada e parë - e ashtuquajtur moderne - u zhvillua në Athinë në vitin 1896. Por, Lojërat Olimpike Dimërore nuk u mbajtën deri në vitin 1924 në Shamoni të Francës. Atë kohë, president i SHBA-së ishte Calvin Coolidge dhe, po atë vit, në Bashkimin e sapokrijuar Sovjetik vdiq Vladimir Lenin. Një veturë e re në Shtetet e Bashkuara kushtonte vetëm 300 dollarë. Nga viti 1924 deri në vitin 1992, Lojërat Olimpike Dimërore dhe Verore u mbajtën në të njëjtin vit. Në vitin 1992... Читать дальше...

Dardan Molliqaj dërgohet në mbajtje

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njoftoi se kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, pas arrestimit të martën, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.  Sipas policisë, për kryetarin e PSD-së, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e së shtunës më 29 janar, kundër shtrenjtimit të rrymës.   “Policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur në të. Të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Кудерметова и Хао-Чин вышли в финал турнира WTA в Штутгарте в парном разряде






Школьник из Королева стал чемпионом России по таврелям

Новый сестринский корпус Никитского монастыря в Кашире достроят к лету 2025 г

Горловое бдение: больные раком шеи и головы идут к врачам слишком поздно

Росреестр назвал лидера среди округов Москвы по сделкам с жильем