ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 06.02.2022

Maqedonia e Veriut regjistron edhe 29 viktima me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 29 viktima dhe 1,045 raste të reja me koronavirus, teksa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,578. Të dhënat e publikuara të dielën nga Ministria e Shëndetësisë bazohen në testimin e 4,695 mostrave. Prej kësaj shifre, rreth 30 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus. Sipas autoriteteve nga koronavirusi janë shëruar edhe 2,418 personave. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh, apo 557 janë regjistruar në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve... Читать дальше...

Java me REL-in

Evropaelire.org 

Rrëfimet e qytetarëve me prejardhje shqiptare që jetojnë në Ukrainë lidhur me mundësinë e një pushtimi rus; refuzimi i rekomandimeve të SHBA-së nga Qeveria e Kosovës; thirrjet për zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit; rruga deri te një bursë studimore dhe mosinvestimet për vite me radhë në qendrën e skijimit në Brezovicë. Këto janë disa prej temave për të cilat Radio Evropa e Lirë raportoi në javën që po e lëmë pas, të cilat po ua risjellim përmes këtij artikulli. Shqiptarët në Ukrainë nuk... Читать дальше...

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën “në çdo moment”

Evropaelire.org 

Rusia mund ta pushtojë Ukrainën brenda disa ditësh apo javësh, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. “Çdo ditë tani, Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës, ose mund të ndodhë disa javë më vonë, ose Rusia mund të zgjedhë të ndjekë rrugën diplomatike në vend të kësaj”, tha Sullivan më 6 janar për Fox News. Çdo veprim i mundshëm i Rusisë mund të përfshijë aneksimin e rajonit ukrainas të Donbasit, sulme kibernetike apo pushtim të shkallës së gjerë të Ukrainës... Читать дальше...

Pandemia bllokon shërbimet specialistike

Evropaelire.org 

Damjan Nikollovski, 63 vjeç, thotë se vuan nga sëmundja e prostatës dhe çdo gjashtë muaj ai duhet të bëjë analiza në Klinikën e Urologjisë për terapinë. Por, së fundmi, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, pasi për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk po arrin që me kohë t’i bëjë analizat e nevojshme. “Kryesisht mjekët specialistë i kanë mbyllur të gjitha terminët. Po ja dalim disi, por me vështirësi. Fatmirësisht kam arritur të kem kontakt të drejtpërdrejt me mjekun dhe konsultohem me të përmes telefonit. Читать дальше...

Dislokohen trupa në afërsi të kufirit midis Bjellorusisë dhe Ukrainës

Evropaelire.org 

Imazhet satelitore të publikuara të dielën nga një kompani private amerikane shfaqën detaje mbi manovrat ushtarake në kufirin e Bjellorusisë me Ukrainën, para stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Moskës dhe Minskut. NATO ka thënë se ky është dislokimi më i madh në Bjellorusi që prej Luftës së Ftohtë. Rusia dhe Bjellorusia kanë thënë se do të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake nga 10 shkurti deri më 20 shkurt, që kanë për qëllim trajnimet për të zmbrapsur një sulm të mundshëm në kufijtë jugorë të aleancës së tyre. Читать дальше...

Kosova regjistron 6 viktima dhe 1,283 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 1,283 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur të dielën Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja dolën pas testimit të 6,696 mostrave. Sipas kësaj shifre, del se 19.16 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19. Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 4,397 pacientë, tha Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 26,977. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,239 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Читать дальше...

Barrierave me Shqipërinë po iu vjen fundi

Evropaelire.org 

Thjeshtësimi i procedurave doganore midis Kosovës dhe Shqipërisë, zvogëlimi i pritjes në pikat kufitare dhe vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit janë disa lehtësira tregtare midis këtyre dy vendeve, që shpejt pritet të marrin karakter ligjor. Qeveria e Kosovës ka miratuar më 26 janar Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollin e hyrjes dhe daljes së mallrave.   E njëjta masë është miratuar edhe nga Qeveria e Shqipërisë.  Ajo rrjedh nga marrëveshjet... Читать дальше...

Rusia regjistron rekord të infektimeve me COVID-19

Evropaelire.org 

Rusia ka raportuar për rekord të infektimeve ditore me koronavirus, teksa ka regjistruar 180,071 raste të reja. Kjo shifër paraqet një rritje të madhe krahasuar me muajin e kaluar, teksa varianti shumë ngjitës, Omicron po vazhdon të përhapet në mbarë vendin. Rastet e reja, që u publikuan më 6 shkurt nga task-forca shtetërore për koronavirus, paraqesin rritje të infektimeve për rreth 2,800 krahasuar me një ditë më parë. Rusia po përballet me një valë të re të pandemisë që prej mesit të janarit. Читать дальше...



SHBA-ja dhe BE-ja, të angazhuara për sigurinë energjetike të Ballkanit

Evropaelire.org 

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian energjia, siguria, furnizimit dhe tranzicioni drejt energjisë së pastër janë prioritete të përbashkëta. Tensionet aktuale në raport me Rusinë, rritja e madhe e çmimit të energjisë elektrike dhe derivateve që përdoren për prodhimin e rrymës, kanë ngritur sërish lart në agjendën e përbashkët çështjen e furnizimit me energji jo vetëm të Evropës Perëndimore, por edhe të fqinjësisë evropiane. Kjo çështje është shndërruar në prioritet gjeostrategjik. Читать дальше...

Zvicra kërkon bisedime të reja me BE-në për përmirësimin e raporteve

Evropaelire.org 

Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, dëshiron të përmirësojë raportet me Bashkimin Evropian dhe kërkoi një paketë të re marrëveshjesh dypalëshe. Ai tha se beson që vendi i tij duhet të afrohet më pranë bllokut evropian. Vite bisedimesh që kishin për qëllim ta afronin Zvicrën më pranë tregut të përbashkët të BE-së dështuan në majin e vitit të kaluar, kur Qeveria zvicerane hoqi dorë nga një draft-traktat i vitit 2018 që kishte për qëllim të forconte lidhjet me partnerin kryesor tregtar. Brukseli... Читать дальше...

Pakistani hakmerret ndaj militantëve në Baloçistan pas sulmeve ndaj ushtrisë

Evropaelire.org 

Ushtria e Pakistanit tha se forcat e sigurisë kanë larguar militantët separatistë nga dy zona në provincën jugperëndimore të Baloçistanit, pasi militantët kishin sulmuar dy kampe të ushtrisë, duke vrarë nëntë ushtarë dhe plagosur gjashtë të tjerë. Në deklaratën e ushtrisë së Pakistnait u tha se 20 militantë janë vrarë gjatë luftimeve të gjata dhe intensive dhe gjatë operacioneve pasuese. Ushtria tha se militantët kanë sulmuar më 2 shkurt kampet e forcave të sigurisë në qarqet Naushki dhe Panjgur në provincën Baloçistan. Читать дальше...

Mbretëresha britanike shënon 70 vjet në fron

Evropaelire.org 

Mbretëresha Elizabeth II është bërë sot, më 6 shkurt, monarkistja e parë britanike që ka mbretëruar për 70 vjet, një arritje historike që sinjalizon fillimin e Jubileut të saj të Platinit. Monarkistja 95-vjeçare do ta shënojë privatisht përvjetorin e vdekjes së babait të saj, mbretit George VI, para një varg festimesh publike, dhe një dite feste zyrtare, të planifikuara në fillim të qershorit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Smeraldet e maleve afgane

Evropaelire.org 

AFP Në provincën e Panxhshirit, në Afganistan, ish-policë dhe ish-ushtarë po mundohen të sigurojnë disi jetesën, duke nxjerrë smeralde nga malet e ftohta Hindu Kush. Këta burra po kërkojnë nëpër grumbuj shkëmbinjsh, për të gjetur gurët e çmuar me ngjyrë të gjelbër, të cilët do të përdoreshin për të zbukuruar stoli. Malet Hindu Kush, të pasura me smerald, qëndrojnë pranë luginës Mikeni, e cila ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të Kabulit, dhe janë gërmuar sistematikisht që nga vitet e 1970-ta. Читать дальше...

OKB: Koreja e Veriut po kërkon të prodhojë materiale për armë bërthamore

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut po vazhdon të zhvillojë programin bërthamor dhe të raketave balistike, përfshirë edhe aftësitë për të prodhuar materialet e para bërthamore, në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit, thanë ekspertët e Kombeve të Bashkuara në një raport të ri. Paneli i ekspertëve, në një raport, të cilin e ka parë Associated Press, thanë se ka një “përshpejtim të dukshëm” të testimeve të kryera nga Pheniani dhe të demonstrimit të armëve të reja me rreze të shkurtër veprimi dhe me rreze... Читать дальше...

A kanë gratë barrë më të rëndë emocionale në pandemi?

Evropaelire.org 

Një studim i Qendrës amerikane të kërkimeve Pew, në lidhje me mendimet dhe emocionet e amerikanëve gjatë pandemisë së koronavirusit dhe ngjarjeve të tjera tragjike, zbuloi se burrat dhe gratë u janë përgjigjur ndryshe-ndryshe disa pyetjeve.  Pandemia ka ndikim më të madh te gratë në ekonomi, por edhe në obligimet në shtëpi. Gjatë periudhës së trazirave, gratë mund të mbajnë edhe ngarkesë më të madhe emocionale sesa burrat, tregoi studimi. Pyetjet që iu bënë të anketuarve ishin: Sa shpesh keni... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Шнайдер проиграла Бадосе на старте турнира WTA в Штутгарте






«Я бы лично по кусочкам разрезала»: мать погибшего мотоциклиста — об убийце сына

СК: подозреваемого в убийстве парня из-за замечания о парковке в Москве ищут

"Желтый" уровень погодной опасности из-за ветра продлили в Московском регионе до 21:00 пятницы

«Россия все сделала для Армении»: Захарова озвучила вопросы для Еревана