ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 08.02.2022

Tre skenarë të pritshëm në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Janë tre skenarë të mundshëm për dhënien fund të krizës politike njëmujore në Mal të Zi, e cila kulmoi në katër ditët e fundit me votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Edhe Qeveria e Zrdavko Krivokapiqit, që u rrëzua përmes mocionit më 4 shkurt, edhe Aleksa Beçiq, që u shkarkua nga posti i kryetarit të Kuvendit më 7 shkurt, janë zgjedhur nga shumica parlamentare prej 41 deputetësh të Frontit Demokratik pro-serb, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA pas zgjedhjeve të 30 gushtit të vitit 2020. Читать дальше...

Pezullohet projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) thanë se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Ky vendim vjen pas kundërshtimeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, figura e të cilit është lidhur me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë, duke përfshirë edhe mundësinë për të përdorur situatën aktuale si mundësi që... Читать дальше...

EMA shqyrton dozën përforcuese të Pfizerit për fëmijët

Evropaelire.org 

Rregullatori i Bashkimit Evropian për barna ka njoftuar se po shqyrton nëse do të autorizojë për përdorim dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç. Ky njoftim erdhi pasi disa shteteve në rajon veçse kanë nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me doza përforcuese të kësaj grup-moshe. Në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) u tha po ashtu se shqyrtimi i dozës përforcuese për tinejxherët 16 dhe 17 vjeç është në proces e sipër. Komiteti për vaksina në Gjermani... Читать дальше...

Komunat s’kanë ujë, por konkurrojnë për projekte inovative

Evropaelire.org 

Komuna e Tearcës në rajonin e Tetovës është një nga komunat e shumta rurale në Maqedoninë e Veriut që përballet me probleme të shumta infrastrukturore, duke nisur nga mungesa e ujit të pijshëm, problemi me ujërat e zeza, mungesa e investimeve për hapjen e vendeve të punës, probleme në forcimin e kapaciteteve në arsim e të tjera. Tetë komuna të Maqedonisë së Veriut, kanë përfituar fonde nga Bashkimi Evropian për projekte inovative. Shifra e saktë e fondeve të ndara nuk është publikuar, pasi ato... Читать дальше...

Barna pa fletudhëzim në shqip e serbisht

Evropaelire.org 

Në barnatoret e Kosovës shiten barna që nuk kanë fletudhëzim në gjuhët zyrtare: shqip ose serbisht. Një prej tyre është medikamenti “Sintredius”, i cili, ndonëse është i pranishëm në treg të Kosovës, fletudhëzimin e ka vetëm në gjuhën italiane. Fletudhëzimi është ai që e shoqëron produktin medicinal dhe përmban informata për përdoruesin e tij - nga sasia që duhet të merret deri tek efektet anësore që mund t’i shkaktojë. Një qytetare në Prishtinë, e cila ka dashur të identifikohet vetëm me inicialet Sh.L.... Читать дальше...

Belgjika arreston 13 persona për terrorizëm

Evropaelire.org 

Policia në Belgjikë ka arrestuar 13 persona të martën pas bastisjeve në dhe përreth qytetit Antverp, si pjesë e një hetimi mbi aktivitetet e dyshuara terroriste. Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, të dyshuarit ishin pjesë e grupit të njëjtë, të cilin e përshkroi si të afërt me qarqet “salafiste”. Afro 100 policë u përfshin në këtë operacion. Zyra e Prokurorit nuk dha detaje mbi planet e këtij grupi, por tha se operacioni policor nuk kishte për qëllim që të ndalonte ndonjë kërcënim për sulm të menjëhershëm. Читать дальше...

Spanja heq masën e mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme

Evropaelire.org 

Spanja ka njoftuar se do të heqë masën e mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme, pasi shkalla e infektimeve me COVID-19 ka filluar të bie dhe spitalet po raportojnë se numri i pacientëve po ashtu është më i ulët. Mbajtja e maskës në ambiente të jashtme nuk do të jetë obligative nga dita e mërkurë, tha zëdhënësja e Qeverisë spanjolle, Isabel Rodriguez, pasi ekzekutivi mbajti mbledhjen javore. Kjo masë do të aplikohet edhe për nxënësit, të cilët nuk do të obligohen të mbajnë maska gjatë pushimeve në mes orëve. Читать дальше...

Figura e Xhafer Devës e shpjeguar nga historianët    

Evropaelire.org 

Historianët në Kosovë nuk pajtohen me cilësimet e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili duke kundërshtuar restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, e lidhi figurën e tij me krimet që kryen nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përmes një reagimi, Rohde e cilësoi Xhafer Devën si “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”. “Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës, të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”, shkroi Rohde në Twitter. Читать дальше...



NATO-ja stërvitet për luftim dimëror në derë të Rusisë

Evropaelire.org 

Në një peizazh të akullt me mështekna dhe pisha, në kufirin lindor të NATO-s, manovrat e rregullta ushtarake të këtij viti nga aleanca atlantikoveriore po zhvillohen në një kohë të tensioneve të larta mes Rusisë dhe Perëndimit. Në “Kampin Dimëror”, në verilindje të Estonisë, vetëm 100 kilometra larg kufirit me Rusinë, rreth 1,300 trupa britanike, estoneze dhe franceze po operojnë në kushte ekstreme. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Kosova regjistron dy viktima dhe 787 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 787 raste të reja me koronavirus, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë (MSH). Rastet e reja dolën pas testimit të 5,082 mostrave. Sipas kësaj shifre i bie që 15.48 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për COVID-19. Në raportin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 3,613 pacientë. Aktualisht, në Kosovë 20,995 janë raste aktive me koronavirus. MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët... Читать дальше...

Navalny përballet me një gjykim të ri

Evropaelire.org 

Opozitari rus, Aleksei Navalny do të përballet me një gjykim të ri javën e ardhshme. Gjykimi do të mbahet brenda burgut ku ai gjendet aktualisht dhe ai nëse gjendet fajtor, ai mund të përballet edhe me dhjetë vjet burgim. Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha se gjyqtarët e qarkut Lefortovo do të udhëtojnë për në rajonin Vladimir – që gjendet rreth 200 kilometra në lindje të Moskës – për gjyqin ndaj kritikut të Kremlinit. Navalny do të përballet me akuza për keqpërdorim fondesh nga Fondacioni... Читать дальше...

Izraeli vret tre militantë të dyshuar në Bregun Perëndimor

Evropaelire.org 

Izraeli thotë se forcat e sigurisë kanë vrarë tre militantë palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar. Sipas autoriteteve izraelite, operacioni ka ndodhur në qytetin Nablus dhe se të vrarët dyshohet se ishin përgjegjës për disa sulme me armë që kanë ndodhur së fundmi. Agjencia për siguri e Izraelit, Shin Bet tha se tre persona ishin në një veturë dhe u vranë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë. Sipas kësaj agjencie, nuk ka viktima apo të plagosur në anën izraelite. Ministria palestineze... Читать дальше...

Atletët ankohen për kushtet në Olimpiadë

Evropaelire.org 

Atletët janë ankuar për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore, duke përmendur ambientet e ftohta dhe rregullat e ashpra të karantinës. Pekini ka hapur Olimpiadën katër ditë më parë me premtimet se organizimi do të jetë “i sigurt dhe i shkëlqyeshëm”. Disa kanë përshëndetur përpjekjet e Kinës për të siguruar Lojëra pa praninë e koronavirusit. Mirëpo disa pjesëmarrës kanë thënë se janë duke jetuar dhe duke u trajnuar në kushte të mjerueshme. Ata u kanë kërkuar organizatorëve kushte më të mira. Читать дальше...

ZRRE miraton tarifat e reja të energjisë

Evropaelire.org 

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën tarifat e reja për energji elektrike. Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë se rritjen e çmimit në fatura do të vërejnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat në orë. Fillimisht ky institucion kishte propozuar rritje për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat në orë. Zyrtarë të këtij institucioni kanë përmendur se pas propozimit fillestar kanë marrë komente si asnjëherë më parë nga konsumatorët dhe organizata tjera. Читать дальше...

“Zgjoi” synon edhe një histori

Evropaelire.org 

“Drithërues, tërbues dhe në fund shpresëdhënës” - e përshkruan kritikja amerikane, Alissa Wilkinson, filmin “Zgjoi”, me regji të kosovares Blerta Basholli. “Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndrojnë në faktin se regjisorja, aktorja dhe i gjithë ekipi arrijnë të tregojnë të padukshmen dhe të thonë të pathënën”, thotë regjisorja nga Bosnja, Jasmila Zhbaniq. Filmi “Zgjoi” ka gjasa të mëdha të bëhet pretendenti i parë i Kosovës për Çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar. Të... Читать дальше...

Meta nuk planifikon të largohet nga Evropa

Evropaelire.org 

Meta, kompania amë e Facebook-ut, ka thënë se nuk planifikon të tërheqë shërbimet nga Evropa. Kjo mundësi është diskutuar pas mospajtimeve për transferim të të dhënave evropiane në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat janë kyçe për reklamim të bizneseve, të cilat gjenerojnë gati të gjitha miliarda dollarët e kompanisë. “Ne absolutisht nuk kemi dëshirë dhe as plane për t’u tërhequr nga Evropa, mirëpo realiteti i thjeshtë është se Meta, dhe disa biznese tjera, organizata dhe shërbime, varen nga transferimi... Читать дальше...

Macron arrin në Kiev pas negociatave me Putinin

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka arritur më 8 shkurt në Kiev, pas bisedimeve që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë një ditë më parë. Macron ka thënë në një konferencë për media në Kremlin se ai ka bërë propozime për “garanci konkrete për siguri” për Putinin dhe se lideri rus e ka siguruar atë për “gatishmëri që të angazhohet në këtë drejtim dhe për dëshirën që të ketë stabilitet dhe integritet territorial në Ukrainë”. Lideri francez ka thënë se ka gjetur disa pika të konvergjencës me Putinin... Читать дальше...

Shkencëtarët kinezë prezantojnë test të ri për koronavirus

Evropaelire.org 

Shkencëtarët kinezë kanë thënë se kanë krijuar një test të ri për koronavirus, i cili është i saktë sikurse testi i llojit PCR, por që jep rezultat brenda katër minutave. Testet PCR konsiderohet si më të saktat për identifikim të koronavirusit, mirëpo ato marrin disa orë kohë. Disa shtete janë përballur me vonesa në kohën e kërkesës së madhe për teste, pas shtrirjes së variantit Omicron të koronavirusit. Hulumtuesit e Universitetit Fudan në Shangai kanë thënë se kanë gjetur zgjidhje. Në një artikull të publikuar në revistën... Читать дальше...

Vazhdojnë bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore

Evropaelire.org 

Bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore, do të rinisin më 8 shkurt në Vjenë, në kohën e paralajmërimeve nga Teherani se heqja e sanksioneve amerikane përbën “linjë të kuqe” për të zbatuar paktin sërish. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja mund të arrihet me Iranin, mirëpo ajo duhet të arrihet me urgjencë, pasi Teherani është duke avancuar ndërkohë kapacitetet atomike. “Është në horizont një marrëveshje që adreson shqetësimet e të gjitha palëve... Читать дальше...

SHBA ofron 10 milionë dollarë për informacion rreth liderit të IS-K

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10 milionë dollarë si shpërblim për ata që kanë informacione që ndihmojnë në identifikimin e liderit të degës së grupit, Shtetit Islamik në Afganistan (IS-K). Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar edhe 10 milionë dollarë shpërblim për informacion që do të ndihmonte në arrestimin dhe gjykimin e personave përgjegjës për sulmin me bombë vetëvrasëse jashtë aeroportit të Kabulit në gusht të vitit të kaluar. Si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur të paktën 173 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë. Читать дальше...

Plan i ri për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve

Evropaelire.org 

Associated Press Ish-negociatorët e paqes, izraelitë dhe palestinezë, kanë hartuar një propozim të ri për një konfederatë me dy shtete, që ata shpresojnë se do të ofrojë një zgjidhje për përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. Plani përfshin disa propozime kontroverse dhe është e paqartë nëse ka mbështetjen e udhëheqësve në të dyja anët. Por, ky plan mund të ndihmojë në formësimin e debatit mbi konfliktin dhe pritet t’i prezantohet gjatë kësaj zyrtarëve amerikanë dhe të Kombeve të Bashkuara.... Читать дальше...

Në Maqedoninë e Veriut rritet paga minimale

Evropaelire.org 

Sindikata dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë arritur të hënën në mbrëmje marrëveshjen për rritjen e pagës minimale nga 15,000 (250 euro) në 18,000 denarë (300 euro). Marrëveshje u arrit pas negociatave që kanë zgjatur disa ditë për shkak të hezitimit të Qeverisë për të pranuar rritjen e kërkuara nga Lidhja e Sindikatave. Vendimi do të hyjë në fuqi nga muaji mars dhe do të përfshijë rreth 80,000 punëtorë të ndërmarrjeve të vogla, të sektorit të tregtisë dhe industrisë përpunuese. “Kemi... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте






Крупный завод по рециклингу полимеров открыли в Егорьевске

От кутюр. Алтайская неделя моды стартовала в Барнауле

Несокрушимая сила: названы пять самых властных женщин по знаку зодиака

Почему дети воюют со своими звёзными родителями