ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 10.02.2022

Britania me masa të ashpra në rast të pushtimit të Ukrainës

Evropaelire.org 

Britania ka publikuar një sërë ligjesh të reja, që zgjerojnë listën e sanksioneve të mundshme ndaj Rusisë, nëse Kremlini vendos që ta pushtojë Ukrainën. Ky njoftim vjen teksa aleatët perëndimorë po ndërmarrin veprime duke e paralajmëruar Moskën me pasojat që mund të përballet nëse lëvizë drejt Kievit. Britania tha se legjislacioni i prezantuar do të lejojë vendosjen e ndalesave të ashpra për personat e lidhur me Kremlinin dhe atyre të përfshirë në destabilizimin e Ukrainës. Legjislacioni... Читать дальше...

Shtëpia e Xhafer Devës – midis historisë dhe trashëgimisë kulturore  

Evropaelire.org 

Hulumtuesit shkencorë të historisë, por edhe të trashëgimisë kulturore, vlerësojnë se në çështjen e restaurimit të objektit në Mitrovicë të Jugut, të njohur si “Shtëpia e Xhafer Devës”, por edhe në pezullimin e punimeve, janë ngatërruar konceptet, në mënyrë të qëllimshme ose të paqëllimshme. Kjo, sipas tyre, edhe ka nxitur debatet në rrethet akademike dhe shkencore në Kosovë dhe Shqipëri. Objekti që njihet si “Shtëpia e Xhafer Devës”, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Qeverisë së... Читать дальше...

Shkupi pritet të ndryshojë regjistrimin e viktimave me COVID-19

Evropaelire.org 

Numri i vdekjeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë muajit janar dhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shkurt. Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nga 10 janari deri më 10 shkurt janë regjistruar 529 vdekje. Më së shumti të vdekur brenda një dite janë regjistruar më 4 shkurt, gjithsej 39,  dhe më 9 shkurt, 34. Sipas të dhënave të Institutit, mbi 80 për qind e viktimave janë persona jo të vaksinuar. Protokolli për regjistrimin... Читать дальше...

Dënohet sulmi ndaj gazetarëve nga Prindon Sadriu

Evropaelire.org 

Organizatat evropiane dhe vendore për mbrojtjen e gazetarëve kanë bërë thirrje që Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të ndalë sulmet ndaj gazetarëve. Më 8 shkurt, Sadriu përmes një postimi në Facebook i kishte cilësuar gazetarët në Kosovë si “përfaqësues të ndërmarrjeve të përbashkëta kriminale”, duke kritikuar mediat për lidhjet e tyre me “parapolitikën” dhe për keqpërdorime të tjera. Ai po ashtu kishte thënë se gazetarët po tentojnë ta njollosin punën e presidentes Osmani. Читать дальше...

Danimarka, e gatshme të lejojë dislokimin e trupave amerikane

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Danimarkës tha se ky shtet anëtar i NATO-s është i gatshëm që të lejojë stacionimin e trupave amerikane si pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe të mbrojtjes. “Shtetet e Bashkuara kanë komunikuar me Danimarkën, duke i propozuar bashkëpunim dypalësh në fushën e mbrojtjes”, tha Mette Frederiksen gjatë një adresimi për gazetarë më 10 shkurt. “Natyra ekzakte e këtij bashkëpunimi ende nuk është definuar, por mund të përfshijë prezencën e trupave amerikane, materialeve dhe pajisjeve ushtarake amerikane në tokën daneze", tha ajo. Читать дальше...

Republika Sërpska miraton projektligjin antikushtetues për drejtësi

Evropaelire.org 

Asambleja e Republikës Sërpska (RS) ka ndërmarrë hapin e parë drejt krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të etnisë (HJPC), institucion që veçse ekziston në nivel të shtetit të Bosnje e Hercegovinës. Projektligji për krijimin e këtij këshilli në Republikën Sërpska, që ligjvënësit e mbështetën në seancën e së enjtes, është antikushtetues sepse transferon kompetencat nga shteti në nivel të entitetit. Një vendim të tillë, pra për kalimin e kompetencave nga niveli i shtetit te një nivel më i ulët i qeverisjes... Читать дальше...

Mickoski: Nuk jemi bullgarë

Evropaelire.org 

Kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, deklaroi të enjten se nuk është optimist për zgjidhjen kontestit me Sofjen derisa pala bullgare, sipas tij, mohon identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, apo deri sa të insistojë se “kemi histori të përbashkët që nga Mesjeta e deri në vitin 1945, apo se ne kemi qenë bullgarë”. Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se dëshiron marrëveshje me palën bullgare, marrëveshje e cila, sipas Mickoskit, nuk do të ishte e njëanshme apo që do të shkelte mbi dinjitetit e palës maqedonase. Читать дальше...

Kush ndikon në situatën në Mal të Zi? 

Evropaelire.org 

Në Mal të Zi janë duke vazhduar negociatat për formimin e Qeverisë së pakicës, të cilën e ka propozuar udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq. Propozimi është dhënë për zgjidhjen e krizës politike, e cila në javën e parë të shkurtit ka rezultuar me votën e mosbesimit ndaj Qeverisë dhe me shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. URA e Abazoviqit ka votuar për këto shkarkime, bashkë me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit Millo Gjukanoviq, e cila ka premtuar mbështetje për konceptin e një Qeverie të pakicës. Читать дальше...



Si të shkruani letrën motivuese?

Evropaelire.org 

Letrat motivuese konsiderohen shpesh kyçe për pranim në universitet, për të fituar bursë apo një vend pune. Mësoni si ta nisni, çfarë të shkruani dhe çfarë të mos shkruani në të. Sa e gjatë duhet të jetë ajo dhe në çfarë formati duhet dërguar?

Kosova regjistron 4 viktima dhe 717 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Kosova ka regjistruar katër viktima dhe 717 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të enjten. Rastet e reja dolën pas testitmit të 4,132 mostrave, që i bie se 17.35 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 2,370 pacientë, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 16,849. Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake... Читать дальше...

Bie një ortek bore në Brezovicë

Evropaelire.org 

Në qendrën e skijimit në Brezovicë ka rënë një ortek bore më 10 shkurt, konfirmoi Policia e Kosovës. Por, nga Policia e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nuk kanë informacione se ka pasur persona në vendin ku ka rënë orteku. “Në ora 13:10 Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se ka ndodhur një ortek bore në vendin e quajtur ‘Qafa e Luanit’ në Brezovicë. Tani për tani nuk ka dyshime se ka të lënduar”, tha zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale së Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli. Читать дальше...

Gati gjysma e komunave pa noterë   

Evropaelire.org 

Nga 38 komuna sa ka gjithsej Kosova, 16 prej tyre nuk kanë asnjë noter, ndërsa numri i përgjithshëm i këtyre juristëve profesionalë është 57. Numër më i madh i noterëve kërkohet me Ligjin e ri të Noterisë, të miratuar në vitin 2018. Një procedurë për emërimin e noterëve të rinj ka nisur në vitin 2019, por është anuluar. Noterizimi është proces zyrtar i parandalimit të mashtrimeve, që siguron palët e përfshira në një marrëveshje apo transaksion, se dokumenti i tyre është autentik. Komuna e Rahovecit... Читать дальше...

Armenia arreston 19 persona nën dyshimin për spiunazh

Evropaelire.org 

Shërbimi i Sigurisë Kombëtare i Armenisë (HAAT) tha se ka arrestuar 19 persona, që dyshohet se ishin anëtarë të një “rrjeti të spiunazhit” në këtë shtet të Kaukazit Jugor. HAAT tha më 10 shkurt se dhjetëra pjesëtarë të forcave të armatosura mund të jenë përfshirë në aktivitete të një rrjeti spiunazhi që punon për një shtet të huaj. Por, ky shërbim nuk zbuloi se për cilin shtet bëhet fjalë. Sipas këtij shërbimi, rekrutimi i spiunëve u bë përmes një shërbimi online takimesh, përmes së cilit, zyrtarët... Читать дальше...

Pajisja që u ndihmon të paralizuarve të ecin përsëri

Evropaelire.org 

Tre pacientë, pjesa e poshtme e trupit të të cilëve ngeli krejtësisht e paralizuar pas lëndimit të boshtit kurrizor, kanë arritur të ecin, të ngasin biçikleta dhe të notojnë, duke përdorur një pajisje për stimulimin e nervave, që kontrollohet nga një tablet me ekran me prekje. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Vdes ish-ministri i Jashtëm sllovak, Eduard Kukan

Evropaelire.org 

Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Eduard Kukan, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, ka konfirmuar të enjten Ministria e Jashtme e Sllovakisë. “Duke shërbyer në kohë të vështira, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij mundësuan anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Pa të, historia e Sllovakisë mund të ishte krejt ndryshe”, ka shkruar Ministria e Jashtme sllovake në Twitter. Arsyet e vdekjes nuk janë bërë të qarta. Kukan ka qenë edhe... Читать дальше...

Dialogu dominon agjendën e emisarit Peach në Kosovë

Evropaelire.org 

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë tema e takimit të emisarit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në Prishtinë. Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut, si proces i përqendruar në njohjen reciproke dhe se ky proces duhet t’i trajtojë palët në mënyrë të barabartë. Sipas Osmanit, derisa Kosova është konstruktive në këtë proces, Serbia po shkakton obstruksione duke mos i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara. Читать дальше...

Britania paralajmëron Rusinë: Mos e pushtoni Ukrainën

Evropaelire.org 

Britania e ka paralajmëruar sërish presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për sanksionet e perëndimit në rast të pushimit të Ukrainës. Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, se askush nuk do të fitonte nga pushtimi agresiv i një shteti sovran. Ai tha po ashtu se bisedimet në kërkim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë janë “të ngadalshme”. “Pavarësisht bisedimeve, gjërat po rrjedhin në mënyrën e gabuar”, i tha Wallace BBC-së. “Rusët janë duke rritur akoma numrin e trupave. Ata po planifikojnë... Читать дальше...

Ukraina i quan stërvitjet Rusi-Bjellorusi “presion psikologjik”

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “presion psikologjik” stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë. “Grumbullimi i forcave në kufi është presion psikologjik nga fqinjët tanë”, tha Zelensky përmes një deklarate për shtyp. “Sot kemi mjaft forca për të mbrojtur vendin tonë me nder”, shtoi ai. Ushtrimet që do të zgjasin dhjetë ditë, do të zhvillohen përgjatë kufirit ndërmjet Ukrainës dhe Bjellorusisë. Rreth 30 mijë trupa ushtarake ruse pritet të marrin pjesë në këto stërvitje. Читать дальше...

Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Evropaelire.org 

Rusia dhe Bjellorusia të enjten (10 shkurt) kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake, pavarësisht shqetësimeve të Perëndimit se Moska po planifikon pushtimin e mundshëm të Ukrainës. Stërvitjet që pritet të mbahen deri më 20 shkurt në Bjellorusi, do të përqendrohen rreth “shtypjes dhe zmbrapsjes së agresionit të jashtëm”, tha Ministria Mbrojtjes në Rusi përmes një deklarate. Kohët e fundit raportet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit janë shumë të tendosura, pasi Moska akuzohet se ka grumbulluar... Читать дальше...

Policia thotë se gjatë detyrës u pengua nga makina pa targa në afërsi të Ujmanit  

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës tha se në orët e mbrëmjes të së mërkurës është penguar nga dy automjete civile pa targa, në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Sipas një njoftimi të Policisë, në pjesën veriore të Mitrovicës, zyrtarët kanë vërejtur një kamion që dyshohej për kontrabandë me mallra, por nuk mundën ta ndalën atë, pasi u penguan nga dy makina pa targa.  “Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, kanë penguar zyrtarët policorë,  duke iu pamundësuar ndaljen e kamionit i cili dyshohej për kontrabandë mallrash”... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов победил Черундоло и пробился в 1/8 финала турнира ATP в Майами






США не передали России всю информацию об угрозе теракта в «Крокусе». Чего опасались американские спецслужбы?

Лотерейному миллионеру снова улыбнулась удача: пчеловод из Ростовской области выиграл почти 10 миллионов

Винер: на ОИ будет команда бомжей, а на Играх дружбы - люди, уважающие нас

Четверых фигурантов дела о теракте в «Крокус Сити Холле» внесли в список террористов и экстремистов