ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 11.02.2022

Shtëpia e Bardhë: Rusia tani ka forca të mjaftueshme për ta pushtuar Ukrainën

Evropaelire.org 

Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë “në çdo moment”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Sullivan, duke folur me gazetarët të premten, pa prezantuar të dhëna specifike, tha se amerikanët që ende gjenden në Ukrainë, duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme. Ai tha se pushtimi rus mund të nisë përmes sulmeve ajrore, gjë që do të bënte të vështirë largimin nga Ukraina. Читать дальше...

Ontario shpall gjendje të jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Në Ontario është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas protestave të shoferëve të kamionëve, që kanë paralizuar kryeqytetin, Otavën. Protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore tregtare me Shtetet e Bashkuara. Kryeministri i provincës kanadeze Ontario, Doug Ford, u zotua se do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund protestave. Shoferët e kamionëve po kërkojnë që të hiqen të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë COVID-19. Gjatë një konference për media, Ford tha më 11 shkurt se ka... Читать дальше...

Treg i pakontrolluar i naftës dhe çmime uniformë

Evropaelire.org 

Rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit, thonë zyrtarë nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës. Sipas tyre, çmimet e naftës në Kosovë sillen nga 1.25 euro deri në 1.35 euro, ndërsa çmimet e benzinës nga 1.27 euro deri në 1.36 euro. Brenda 3-4 muajve, këto çmime janë rritur për 20 deri në 25 centë. Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se niveli i këtyre çmimeve varet nga përcaktimi... Читать дальше...

Izraeli evakuon familjarët e stafit të ambasadës në Kiev

Evropaelire.org 

Izraeli njoftoi të premten se ka nisur evakuimin e familjarëve të stafit të ambasadës në Kiev. Evakuimi tha se po bëhet për shkak të “përkeqësimit të situatës”, që duket se është referencë për krizën midis Ukrainës dhe Rusisë. Ministria e Jashtme izraelite po ashtu u bëri thirrje izraelitëve që të shmangin udhëtimin për në Ukrainë, ndërkaq shtetasit që ndodhen në këtë shtet, “të shmangin zonat e tensionit”. Ky njoftim i Izraelit vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shtetasve amerikanë që janë në Ukrainë... Читать дальше...

“Çelësi” për mësimin e matematikës pa stres 

Evropaelire.org 

Katër vajza të reja nga fshati Ribar i Madh, 9 kilometra nga Lipjani, po synojnë ta bëjnë lëndën e matematikës më atraktive dhe më pak stresuese, për të paktën një pjesë të nxënësve të Kosovës. Fjolla, Leonita, Mimoza dhe Agnesa janë nxënëse të klasës së 11-të në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan. Përveç se ndajnë të njëjtin vendbanim dhe klasë, ato kanë të përbashkët edhe pasionin për matematikën. Mimoza thotë se mësimi i kësaj lënde nuk ka qenë gjithmonë i lehtë. “E kam parë si një lëndë të mirë, por zakonisht më është bërë edhe monotone. Читать дальше...

Kosova mirëpret njohjen e patentë shoferëve nga Gjermania

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kosovë e kanë mirëpritur vendimin e Këshillit Federal të Gjermanisë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cilësoi si lajm “shumë të mirë” për diasporën e Kosovës në Gjermani. “Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale. Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera... Читать дальше...

Me linjë ajrore drejt zgjidhjes së kontestit

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, të premten më 11 shkurt kanë zyrtarizuar linjën e parë ajrore Shkup-Sofje, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si në ekonomi, infrastrukturë, transport, shëndetësi, arsim dhe sfera të tjera. Fluturimi i parë ishte promovues me delegacionet qeveritare të dy vendeve, ndërsa për pasagjerë linja pritet të jetë funksionale pas një muaji. Vendimi për këtë linjë ajrore ishte marrë më 25 janar, në mbledhjen e dy qeverive në Sofje, ndërsa synon... Читать дальше...

Politika “dëmton” lirinë e mediave 

Evropaelire.org 

Marrëdhëniet e përkeqësuara ndërmjet mediave dhe institucioneve në Kosovë do të ndikojnë në renditjen e Kosovës në raportet ndërkombëtare për lirinë e shtypit, thotë Rikardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).   Sipas tij, politikanët, që në vazhdimësi shajnë ose ofendojnë media, tentojnë të ndalojnë qasjen e publikut në informacion.    “Sjellja e disa politikanëve kundrejt gazetarëve mund të dëmtojë përparimin e Kosovës sa i përket lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes”... Читать дальше...



Biden zhbllokon një pjesë të rezervave afgane

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të zhbllokuar rreth 7 miliardë dollarë të rezervave afgane, që ishin ngrirë pasi talibanët morën kontrollin e shtetit gushtin e vitit të kaluar. SHBA-ja do të krijojë një fond në muajt në vazhdim, që do të administrojë gjysmën e 7 miliardë dollarëve, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e mbetur prej 3.5 miliardë dollarëve do të qëndrojë në SHBA dhe do të përdoret për të financuar dëmshpërblimin e viktimave amerikane të terrorizmit... Читать дальше...

Kosovë: Dy viktima dhe 770 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 770 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 4,285 mostrave, që i bie se 17.93 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen COVID-19. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, edhe 1,589 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 16,028. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë... Читать дальше...

SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi 500,000 doza të Pfizerit

Evropaelire.org 

Kosova ka pranuar 515,970 doza të vaksinës Pfizer, që janë siguruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, falënderoi SHBA-në për këtë donacion, që në Kosovë erdhi përmes mekanizmit COVAX, që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Dita e sotme është një moment i rëndësishëm për të rikujtuar se përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të mëdha që pandemia COVID-19 u ka shkaktuar popujve anembanë botës, kanë zbuluar edhe vlerat më të mëdha që kanë popujt... Читать дальше...

Stoltenberg: Ka rrezik për një konflikt të armatosur në Evropë

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten vizitoi një bazë ajrore ushtarake në Rumani, që është nikoqire e afro 1,000 trupave amerikane, që janë dislokuar në këtë shtet si pjesë e përpjekjeve të aleancës për të forcuar krahun lindor, pas rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Stoltenberg, që u takua në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu, me presidentin rumun Klaus Iohannis dhe zyrtarë të tjerë të lartë, tha se “ka rrezik për një konflikt të armatosur në Evropë”.  ... Читать дальше...

Macron ka refuzuar testin rus për koronavirus

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar testin rus për koronavirus para takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin këtë javë, ka konfirmuar Kremlini. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia e kupton pozicionin francez dhe kjo gjë nuk ka ndikuar në bisedime. Testimi ka kërkuar protokolle shëndetësore që kanë qenë të papranueshme dhe ato nuk janë përshtatur me orarin e liderit të Francës, kanë thënë burime franceze për transmetuesin britanik, BBC. Ky njoftim... Читать дальше...

A ia del Evropa pa gazin rus?

Evropaelire.org 

Përshkallëzimi i tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit ka ngritur shqetësime për rrjedhën e gazit rus në Evropë. Rusia siguron gati gjysmën e gazit natyror për kontinentin. Çfarë nëse i mbyll rubinetat?

SHBA-ja paralajmëron Rusinë teksa shton trupat në Evropë

Evropaelire.org 

Trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dislokuara për të mbështetur aleatët e NATO-s në Evropën Lindore, në kohën e grumbullimit ushtarak rus në kufirin me Ukrainën, kanë mbërritur më 10 shkurt në një bazë ushtarake në Rumani. SHBA-ja ka dërguar gati 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe në Rumani, për ta mbrojtur Evropën Lindore nga një derdhje e mundshme e krizës rreth Ukrainës. Derek Chollet, këshilltar i lartë për politika i sekretarit amerikan të Shtetit, i cili ka vizituar kryeqytetin rumun... Читать дальше...

Dorëzohen 80 kallëzime penale për krime lufte në Gjakovë

Evropaelire.org 

Shoqata për Krimet e Luftës, “Gjakova 98-99”, ka dorëzuar në Departamentin për Krime Lufte në Policinë e Kosovës, 80 kallëzime penale që, sipas saj, lidhen me krimet e luftës të kryera nga forcat policore e ushtarake serbe në periudhën e luftës së fundit. Drejtuesja e kësaj shoqate, Shkëndije Hoda, ka thënë të premten, më 11 shkurt, 2022, se janë dorëzuar 80 kallëzime penale, në mesin e tyre edhe një kallëzim penal nga një viktimë e dhunës seksuale. “Kësaj here i kemi sjellë 80 lëndë, do të thotë... Читать дальше...

Mbijeton ligji gjerman për vaksinim të detyrueshëm të stafit shëndetësor

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka mbështetur ligjin që parasheh vaksinim të detyrueshëm kundër koronavirusit për punëtorët e kujdesit shëndetësor, duke hedhur poshtë një ankesë ndaj legjislacionit. Debati për këtë ligj u kërkon punëtorëve të jenë të vaksinuar deri më 15 mars. Gjykata ka vendosur të premten, përmes një gjykimi urgjent se, ligji për vaksinat, i cili mëton të mbrojë më të rrezikuarit nga sëmurja e rëndë, të zbatohet siç është planifikuar. Gjykata do të vazhdojë të analizojë ligjin... Читать дальше...

Australia thotë se koalat janë të rrezikuara

Evropaelire.org 

Australia ka thënë se edhe zyrtarisht i konsideron koalat “të rrezikuara”, ndërkohë që autoritetet janë duke punuar për të luftuar ndikimin e zjarreve, thatësisë dhe sëmundjeve. Konservatorët kanë thënë se popullsia e koalave është zvogëluar në pjesën më të madhe të Australisë në dy dekadat e fundit, duke paralajmëruar se ekziston rreziku i zhdukjes. Ministrja e Ambientit, Sussan Ley, ka thënë se konsideron popullsinë e koalave si të rrezikuar, në mënyrë që t’iu ofrojë mbrojtje më të mirë në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinsllend. Читать дальше...

Kina rrit konfliktin tregtar me Lituaninë

Evropaelire.org 

Pekini ka rritur konfliktin tregtar me Lituaninë për shkak se ky shtet i Baltikut është duke zgjeruar lidhjet me Tajvanin. Doganat kineze kanë vënë ndalesë në importet e mishit, produkteve të qumështit dhe alkoolit me këtë vend anëtar të BE-së, kanë thënë zyrtarë të Pekinit të premten. Ky përshkallëzim vjen pasi Bashkimi Evropian ka nisur një rast kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, lidhur me kufizimet tregtare që Pekini tashmë ka vendosur ndaj Lituanisë. Doganat kineze nuk kanë dhënë arsye për ndalesën në importet e mishit.

Blinken: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën çdo moment

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Rusia vazhdon të mbledhë trupa në kufi me Ukrainën dhe mund të nisë pushtimin në çdo moment, duke përfshirë edhe periudhën sa mbahen Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin. Ai ka thënë se Uashingtoni vazhdon të “tërheqë” stafin e ambasadës nga Kievi dhe ka përsëritur thirrjen e Departamentit amerikan të Shtetit që shtetasit amerikanë të largohen nga ky shtet menjëherë. “Thënë thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja të turbullta të përshkallëzimit rus... Читать дальше...

BE paralajmëron masa ndaj veprimeve të Republikës Sërpska

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka dënuar veprimet e Kuvendit të Republikës Sërpska - entitet në Bosnje e Hercegovinë – të cilat sipas tij çojnë drejt krijimit të një këshilli të ndarë gjyqësor dhe prokurorial. Sipas BE-së ky veprim “paraqet një shkelje të papranueshme të rendit kushtetues dhe atij ligjor të Bosnje-Hercegovinës”. “Nëse ky ligj miratohet, ai do të ketë pasoja  të rënda për të drejtat e qytetarëve të Republika Sërpska, do të thellojë pasigurinë ligjore dhe jostabilitetin në sistemin ligjor të vendit... Читать дальше...

Iranianët festojnë përvjetorin e 43-të të Revolucionit Islamik

Evropaelire.org 

Mijëra makina dhe motoçikleta janë parë nëpër rrugët e Iranit të premten, teksa ky shtet shënon përvjetorin e 43-të të Revolucionit Islamik të vitit 1979. Megjithatë, pak njerëz janë parë nëpër rrugë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në kryeqytetin iranian, Teheran, pika e takimit ka qenë në sheshin Azadi. Më vonë gjatë ditës, presidenti Ebrahim Raisi do të mbajë një fjalim në xhami gjatë Lutjeve të së Premtes. Ky përvjetor vjen në kohën kur po vazhdojnë negociatat e Iranit me fuqitë botërore në Vjenë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Павлюченкова

Павлюченкова не смогла выйти в четвертьфинал теннисного турнира в Руане






Песков: РФ выступает за сдержанность сторон и за отказ от эскалации на Ближнем Востоке

Представитель Алтайского края стал чемпионом по авиамодельному спорту

Доктора Коломны прошли обучение в школе терапевтов Подмосковья

Богатый и дерзкий: Чем занимался в Москве нелегал Аббасов, зарезавший байкера за замечание