ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 13.02.2022

Kosova u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 13 shkurt u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që “të largohen sa më parë nga Ukraina” në mesin e frikës për një pushtim nga Rusia. Në njoftimin e MPJD-së u tha se duke parë tensionet në mes dy shteteve, “tashmë nuk mund të përjashtohet fillimi i një konflikti të hapur të armatosur”. “Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin... Читать дальше...

Java me REL-in

Evropaelire.org 

Debati rreth restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës; tarifat e reja të energjisë elektrike; barnat pa fletëudhëzues në gjuhën shqipe; projekt për ta bërë lëndën e matematikës më atraktive; biznes i dy motrave nga Skenderaj që mbron ambientin dhe shqetësimet se një përshkallëzim në krizën Rusi-Ukrainë mund të rrezikojë furnizimet me gazin rus në Evropë. Këto janë disa prej temave për të cilat Radio Evropa e Lirë raportoi në javën që po e lëmë pas, të cilat po ua risjellim përmes këtij artikulli. Читать дальше...

Qindra mjekë largohen nga Maqedonia e Veriut

Evropaelire.org 

Rexhail Ramadani nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut është një nga mantelbardhët që e ka braktisur vendlindjen, për të ushtruar profesionin e mjekut në Gjermani. Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se nepotizmi, ndërhyrja e politikës në përzgjedhjen e atyre që do të shkojnë në specializim, ishin arsyet kryesore që e detyruan ta braktiste vendin. “Nuk m’u ofrua një vend pune si mjek, nuk m’u dha mundësia për të specializuar, në shumë konkurse për punësim u eliminova. Kjo përpjekje e imja zgjati pesë-gjashtë vjet... Читать дальше...

Osmani: Duhet mençuri dhe jo emocione në kontestin me Bullgarinë

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani,  të dielën [13 shkurt] paralajmëroi intensifikim të bisedimeve me Bullgarinë për zgjidhjen e kontestit që po mban të bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që nga nëntori i vitit 2020. Ai tha se pas datës 17 shkurt do të ketë takime të më shumë grupeve punuese, përfshirë ato për tekstet shkollore, kulturën dhe integrimin evropian. Osmani tha se qëndrimet e palës maqedonase mbetet... Читать дальше...

Kosova regjistron 6 viktima dhe 602 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 602 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të dielën[13 shkurt]. Rastet e reja dolën pas testimit të 4,386 mostrave, që i bie se 13.72 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 2,584 pacientë, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 12,651. Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 810,708 persona. Читать дальше...

Të shkruash një letër të mirë motivuese

Evropaelire.org 

Letrat motivuese konsiderohen shpeshherë kyçe për pranim në universitet, për të fituar bursë apo ndonjë vend pune. Këto letra njihen ndryshe edhe si letra aplikimi. Një pjesë e mirë e studentëve harxhojnë shumë energji për të shkruar këtë letër dhe prapëseprapë mund të mos jenë të kënaqur me rezultatin. Shkruajnë, heqin paragrafë, janë në kërkim të ideve, i kap paniku se çfarë të vendosin në fillim e çfarë në fund të letrës. Venera Kolshi - Shala, e cila merret me këto letra në baza ditore... Читать дальше...

Fluturimet për në Ukrainë ndërpriten apo ridrejtohen në mesin e krizës

Evropaelire.org 

Disa linja ajrore kanë anuluar ose devijuar fluturimet për në Ukrainë mes frikës së shtuar se një pushtim nga Rusia është i afërt, pavarësisht bisedimeve intensive të fundjavës midis Kremlinit dhe Perëndimit. Në një bisedë një orëshe të së shtunës me Presidentin rus, Vladimir Putin, Presidenti amerikan, Joe Biden tha se pushtimi i Ukrainës do të shkaktonte "vuajtje të gjerë njerëzore" dhe se Perëndimi është i përkushtuar ndaj diplomacisë për t'i dhënë fund krizës. Ai megjithatë kishte shtuar... Читать дальше...

Ndryshimet klimatike rrallojnë shpendët shtegtarë në Shqipëri

Evropaelire.org 

Mijëra shpendë shtegtarë nuk e kanë bërë vizitën e tyre të përvitshme në bregun perëndimor të Shqipërisë sivjet, thonë ekspertët, duke drejtuar gishtin nga ndryshimet klimatike, mbipeshkimi dhe urbanizimi, si faktorë të mundshëm. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Ambasadori rus në Suedi thotë se Rusia nuk brengoset për sanksione

Evropaelire.org 

Moska nuk brengoset për rrezikun e sanksioneve perëndimore nëse do të pushtonte Ukrainën, tha ambasadori i Rusisë në Suedi për një gazetë suedeze. “Më falni për gjuhën time, por neve nuk na interesojnë sanksionet e tyre”, tha Viktor Tatarintsev, për gazetën Aftonbladet në një intervistë të postuar të shtunën vonë. "Ne kemi pasur tashmë kaq shumë sanksione dhe në këtë kuptim ato kanë pasur një efekt pozitiv në ekonominë dhe bujqësinë tonë," tha diplomati veteran, i cili flet rrjedhshëm suedisht... Читать дальше...

Australia dhe Kanada evakuojnë ambasadat në Kiev

Evropaelire.org 

Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara në pezullimin e operacioneve në ambasadat e tyre në Kiev mes frikës se një pushtim rus i Ukrainës mund të jetë i afërt. "Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë të shkaktuar nga grumbullimi i trupave ruse në Ukrainë, qeveria ka udhëzuar largimin e stafit në Ambasadën Australiane në Kiev dhe ka pezulluar përkohësisht operacionet në Ambasadën tonë në Kiev," tha Ministrja e Jashtme Marise Payne në një deklaratë të dielën. Читать дальше...

Vietnami heq kufizimet për COVID-19 në fluturimet ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Vietnami do të heqë kufizimet e tij lidhur me COVID-19 në fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve me të gjitha tregjet duke filluar nga 15 shkurti, pa asnjë kufizim në numrin e fluturimeve, raportoi të dielën gazeta shtetërore Tuoi Tre. Vendi i Azisë Juglindore vendosi kontrolle të rrepta kufitare në fillim të pandemisë për të mbajtur jashtë COVID-19, me njëfarë suksesi fillestar, por kjo i dha një goditje sektorit të tij të turizmit në zhvillim, i cili përbën rreth 10 për qind të produktit të brendshëm bruto. Читать дальше...

Mungesa e gazit rus mund të shkaktojë “katastrofë” në Evropë

Evropaelire.org 

Gazi natyror që rrjedh nga tubacionet e Rusisë, ngroh shtëpitë dhe objektet në pjesën më të madhe të Evropës. Thënë ndryshe, Rusia është furnizuesja më e madhe e Evropës me këtë lëndë. Një e treta e gazit, që arrin në kontinent, kalon përmes Ukrainës. Tani, kur frika për pushtimin e Ukrainës nga Rusia është rritur, njësoj janë rritur edhe shqetësimet për zvogëlimin ose ndërprerjen e gazit rus në Evropë. Shtetet e Bashkuara, por edhe vende të tjera perëndimore, e kanë kërcënuar Rusinë me sanksione shkatërruese, nëse sulmon Ukrainën. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Медведев остался лучшим среди россиян в обновлённом рейтинге ATP, Рублёв — восьмой






Котэ

Творческий рай – универсальный маркетплейс

ОНК: Арестованный замминистра обороны Иванов заявил о стабильном состоянии

Что случилось к этому часу: главные новости дня к 19:00 24 апреля