ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 16.02.2022

Hagë: Nis gjyqi ndaj një afgani të akuzuar për krime lufte

Evropaelire.org 

Në Hagë të Holandë më 16 shkurt nisi gjykimi ndaj një afgani i akuzuar për krime lufte kundër të burgosurve politikë. Ai thuhet se kishte qenë mbikëqyrës i një burgu famëkeq në Kabul në kohën kur pretendohet se i ka kryer krimet. I akuzuari, i identifikuar si Abdul R., 76 vjeç, akuzohet se ka qenë komandant i burgut Pul-e-Charkhi, në të cilin të burgosurit janë mbajtur pa gjyq, janë torturuar dhe ekzekutuar. Ai akuzohet se ka ndihmuar në trajtim çnjerëzor dhe për heqje të lirisë. Nëse gjendet... Читать дальше...

Ukraina kërkon nga OKB-ja të diskutojë për rezolutën ruse lidhur me Donbasin

Evropaelire.org 

Ukraina zyrtarisht ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të diskutojë për rezolutën e miratuar nga Parlamenti i Rusisë, përmes së cilës kërkohet që të njihen rajonet në lindje të Ukrainës, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se e ka parashtruar kërkesën në OKB për rezolutën për rajonin e Doneskut dhe Luhanskut, që njihen me termin Donbas. Sipas Kulebas, rezoluta ruse minon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në lindje të Ukrainës. Читать дальше...

Ukrainasit shënojnë Ditën e Unitetit

Evropaelire.org 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka shpallur 16 shkurtin Ditë të Unitetit, duke thënë se disa kanë spekuluar se kjo do të jetë dita kur Rusia do të nisë pushtimin e Ukrainës. Ukrainasit e kanë shënuar këtë ditë duke vendosur flamujt kombëtarë dhe duke demonstruar solidaritet mes vete. Rusia ka vendosur 150,000 trupa në kufijtë ukrainas, por Kremlini mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën.

VMRO thotë se nuk pranojë asnjë marrëveshje me Sofjen

Evropaelire.org 

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë, nëse zgjidhje që mund të arrihet do të dëmtojë interesat kombëtar dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar të mërkurën, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Ai ka kërkuar nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, që të miratojë në Kuvend një rezolute për mbrojtjen e figurës dhe të identitetit të heroit kombëtar të maqedonasve, Goce Dellçev. Kryetari... Читать дальше...

Escobar: Nga Kosova presim angazhim në dialog dhe kompromis

Evropaelire.org 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Uashingtoni ia ka bërë të qartë Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, se për të arritur deri te njohja reciproke me Serbinë, duhet të bëjë kompromise. Escobar u paraqit të mërkurën para Nënkomitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, ku foli për angazhimin dhe strategjinë e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, që synim ka normalizimin... Читать дальше...

Biletë pa kthim e të rinjve nga Kosova drejt Gjermanisë

Evropaelire.org 

Erijon Shala nga Istogu - qytet në pjesën perëndimore të Kosovës - synon të largohet drejt Gjermanisë. I shoqëruar nga prindërit e tij, 19-vjeçari, me profesion automekanik, aplikoi për vizë pune në Ambasadën gjermane në Prishtinë, më 15 shkurt. Teksa foli për Radion Evropa e Lirë, ai tha se nuk mund të punojë më për 15 euro në ditë. “Për më shumë se tetë orë punë jam paguar 15 euro, atje [në Gjermani] do të paguhem 17 euro për orë”, tha Erijoni. Në dokumentet që kishte mbledhur për të aplikuar për vizë, kishte edhe një kontratë pune.

BE dhe G7 me bisedime të reja për krizën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Liderët perëndimorë planifikojnë që gjatë ditëve në vijim të diskutojnë për krizën që është nxitur nga grumbullimi i mijëra trupave ruse në kufijtë dhe zonat përreth Ukrainës. Ministria e Jashtme gjermane konfirmoi më 16 shkurt se ministrat e jashtëm të shteteve të Grupit të Shtatëve (G7) do të mbajnë një takim urgjent në Mynih më 19 shkurt. Bisedimet do të udhëhiqen nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Këto bisedime do të mbahen në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, që zhvillohet nga 18 deri më 20 shkurt. Читать дальше...

Kosovë: Tri viktima dhe 508 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Kosova ka regjistruar tri viktima dhe 508 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) më 16 shkurt. Rastet e reja dolën pas testimit të 4,320 mostrave, që i bie se 11.75 për qind e të testuarve rezultuan pozitivë për sëmundjen COVID-19. Në raportin e MSH-së – që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake – thuhet se edhe 1,281 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 8,685. Në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,278 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Читать дальше...



SHBA-ja akuzon Kinën se nuk po respekton zotimet për tregti të lirë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën se nuk po i përmbushë zotimet ndaj Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe tha se po shikonte për rrugë të reja për t’iu kundërvënë praktikave agresive tregtare të Kinës. Në raportin vjetor lidhur me përmbushjen e kritereve të Kinës ndaj OBT-së, Zyra për Përfaqësimin Tregtar e SHBA-së tha të mërkurën se Kina nuk po i përmbahet premtimit që të mbajë tregjet e saj të hapura për konkurrencën e huaj. Këtë zotim, Kina e kishte bërë kur iu bashkua kësaj agjencie më 2001. Читать дальше...

Ukraina “mund të mbytet” nga Rusia

Evropaelire.org 

Rusia po zhvillon stërvitje “të paprecedente” detare në Detin e Zi, duke rritur edhe më shumë frikën për pushtimin e Ukrainës. Stërvitjet, që janë planifikuar të zgjasin deri më 19 shkurt, kanë ndërprerë korsitë e transportit detar, që janë jetike për eksportet e Ukrainës. Sipas Shteteve të Bashkuara, Rusia gjithashtu ka grumbulluar rreth 130,000 trupa në kufijtë lindorë dhe veriorë të Ukrainës dhe mund të sulmojë në çdo moment - gjë të cilën Moska e mohon. Por, edhe pa pushtim, bllokada e rrugëve... Читать дальше...

NATO nuk sheh asnjë shenjë se Rusia po tërheq trupat pranë Ukrainës

Evropaelire.org 

Rusia tha të mërkurën se po tërhiqte disa trupa të vendosura afër kufirit me Ukrainën, por NATO deklaroi se nuk po sheh shenja të një tërheqjeje. Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa në lindje, veri dhe jug të Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime se po planifikon një sulm. Moska mohon se ka ndonjë plan të tillë dhe këtë javë tha se po tërhiqte disa forca dhe armë, megjithëse dha pak detaje. Këto pretendime janë pritur me skepticizëm nga SHBA-ja dhe aleatët e saj – edhe pse dukej se ulën... Читать дальше...

Tregu i Serbisë në Kosovë zvogëlohet për rreth 37%

Evropaelire.org 

Sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për gati 37 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017, tregojnë të dhënat e Doganave të Kosovës. Sipas llogaritjeve të tyre, vlera e importit të mallrave serbe në Kosovë ka qenë 450 milionë euro në vitin 2017, apo 36.8 për qind më shumë se në vitin 2021, kur ky import ka arritur në 305 milionë euro. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Odën Ekonomike të Serbisë dhe disa kompani të këtij vendi që eksportojnë në Kosovë - të tilla si “Metalac”... Читать дальше...

Vietnami do të lehtësojë rregullat e izolimit për ta ringjallur turizmin

Evropaelire.org 

Vietnami po redukton periudhën e izolimit për turistët ndërkombëtarë që udhëtojnë atje nga tre në një ditë, duke filluar nga 15 marsi, u tha një deklaratë të qeverisë të mërkurën. Të ardhurve do t'u kërkohet të izolohen në një hotel dhe duhet të rezultojnë negativ për COVID-19 përpara se të dalin nga hoteli. Kufiri ndërkombëtar i Vietnamit u mbyl për turistët në mars të vitit 2020 pasi pandemia e koronavirusit përfshiu globin. Për një kohë të gjatë, vetëm shtetasit vietnamezë dhe ekspertët... Читать дальше...

Presidenti gjerman: Luftimi i korrupsionit faktor në perspektivën e rinisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka rikujtuar rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Ai i ka dërguar të mërkurën (16 shkurt) një letër urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, lidhur me përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë letër ai ka thënë se “Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”. “Një rëndësi të madhe merr realizimi me vendosmëri i agjendës së rëndësishme të reformave... Читать дальше...

Gjykata e BE-së miraton kushtëzimin e fondeve me sundimin e ligjit

Evropaelire.org 

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian vendosi të mërkurën (16 shkurt) se blloku me 27 vende mund të lidhë mbështetjen financiare për shtetet anëtare me respektimin e sundimit të ligjit. Gjykata ka thënë se kundërshtimi lidhur me këtë nga Hungaria dhe Polonia duhet të hidhet poshtë. Qeveritë e krahut të djathtë të të dy vendeve kishin argumentuar se një veprimi të tillë i mungonte baza e duhur ligjore. Të dy kombet, përfitues të mëdhenj të fondeve të BE-së, janë vënë nën kritika në rritje gjatë... Читать дальше...

Vaksina kundër COVID-19 te shtatzënat mund të mbrojë foshnjat pas lindjes

Evropaelire.org 

Vaksinat kundër COVID-19 mund të mbrojnë foshnjet pasi të lindin dhe të zvogëlojnë numrin e hospitalizimeve të tyre për shkak të temperaturës. Kështu thuhet në një studim nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara i publikuar të martën (16 shkurt). Studimi është ndër të parët që kanë treguar dobi eventuale për foshnjet që lindin pasi nënat e tyre gjatë shtatzënisë kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer ose Moderna. Tashmë dihej se antitrupat që zhvillohen nga vaksina kundër COVID-19 transferohen te fetusi përmes kordonit të kërthizës. Читать дальше...

Rusia njofton largimin e trupave pas stërvitjeve ushtarake në Krime

Evropaelire.org 

Rusia të mërkurën (16 shkurt) tha se stërvitjet ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Moska kanë përfunduar dhe se ushtarët po ktheheshin në garnizonet e tyre, një ditë pasi njoftoi tërheqjen e parë të trupave nga kufijtë e Ukrainës. “Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pasi kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin në pikat e tyre të përhershme të vendosjes”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Moskës. Televizioni shtetëror tregoi imazhe të njësive ushtarake që... Читать дальше...

Biden thotë se sulmi rus ndaj Ukrainës është ende i mundshëm

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se një sulm rus ndaj Ukrainës ende “është shumë i mundshëm”, por përpjekjet diplomatike të nivelit të lartë do të vazhdojnë, me qëllim që të zgjidhet kriza pas grumbullimit ushtarak rus. “Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrë të vendosur ndaj një sulmi rus në Ukrainë, që vazhdon të jetë një mundësi”, tha Biden. Gjatë një adresimi nga Shtëpia e Bardhë të martën, Biden tha se raportimet se Rusia ka tërhequr disa forca nga kufiri me Ukrainën, ende nuk janë verifikuar nga Uashingtoni. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Андреева победила Подороску на старте турнира WTA в Руане






ЦГ: Киев атаковал ядерный щит России, предполагается ответ

Интересная новость

Как провести выходные в Москве и не разориться: гид по бюджетному отдыху в столице

Reuters: российским чиновникам ужесточают правила выезда из страны