ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 22.02.2022

SHBA shpall sanksione kundër Rusisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shpalli një varg sanksionesh kundër Rusisë, një ditë pasi presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin, mori vendim për t’i njohur rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura dhe urdhëroi dërgimin e trupave atje.  ”SHBA-ja beson se Rusia është agresor i qartë në tensionet me Ukrainën”, tha Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë. Sipas tij, vendimi i Putinit paraqet shkelje të ligjit ndërkombëtar. “Dy institucione financiare... Читать дальше...

Shkupi pret pasoja energjetike nga kriza në Ukrainë

Evropaelire.org 

Thellimi i krizës në Ukrainë mund të ketë ndikim në tregjet ndërkombëtare, gjë që mund të ketë ndikim edhe në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë zyrtarët dhe njohësit në Shkup. Ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Besimi, tha se përshkallëzimi i krizës në Ukrainë, pasi Rusia njohu dy rajonet lindore Luhanskun dhe Donjeskun si entitete të pavarura, mund të ketë ndikim veçmas në fushën e energjisë. “Varet nga ndikimi mbi tregjet në Evropë në fushën e energjisë, i cili tashmë është ndierë. Читать дальше...

Vizita e Patrushevit - për “mercenarët” apo për diversionin në Ballkan?

Evropaelire.org 

Mediat pro-qeveritare në Serbi kanë raportuar se oficeri i parë i inteligjencës së Kremlinit, Nikolai Patrushev, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Beogradin më 28 shkurt. Sipas këtyre raportimeve, që kanë arritur edhe në mediat ndërkombëtare, Patrushev do të bisedojë me zyrtarët serbë për pretendimet se “mercenarët” nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina “do të luftojnë në Ukrainë kundër palës ruse”. Ky informacion është prezantuar së voni nga ministri i Jashtëm rus... Читать дальше...

Rusia thotë se do të evakuojë diplomatët nga Ukraina

Evropaelire.org 

Rusia tha më 22 shkurt se shumë shpejt do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina “për të mbrojtur jetën e tyre”, pasi ligjvënësit rusë miratuan kërkesën e presidentit Vladimir Putin, që të përdorë forcën ushtarake jashtë vendit. “Për të mbrojtur jetën e diplomatëve, udhëheqja ruse ka vendosur që të evakuojë personelin e misioneve të huaja ruse në Ukrainë, vendim që do të zbatohet shumë shpejt”, tha Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate. Ministria ruse tha e diplomatët kanë pranuar... Читать дальше...

Çfarë është gazsjellësi Rrjedha Veriore 2?   

Evropaelire.org 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka pezulluar procesin e certifikimit të tubacionit të gazit natyror, të njohur si Rrjedha Veriore 2, pasi që Rusia i ka njohur si të pavarura rajonet e kontrolluara nga separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.  Gazsjellësi nënujor e dërgon drejtpërdrejt gazin rus në Evropë nëpërmjet Gjermanisë dhe është i kompletuar, por ende nuk funksionon.   Së voni, ky projekt është bërë objektiv kryesor i qeverive perëndimore që përpiqen të ushtrojnë ndikim mbi Rusinë, për... Читать дальше...

Putin kërkon njohjen e Krimesë si Rusi, e krahason me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për njohjen ndërkombëtare të Krimesë si pjesë të Rusisë dhe e ka krahasuar atë me Kosovën. Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë ka nisur mbështetjen për një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës. Gjatë një fjalimi më 22 shkurt, Putin ka thënë se aneksimi i Krimesë duhet të njihet si reflektim legjitim i zgjedhjes së banorëve lokalë. Aneksimi i Krimesë, pas organizimit të... Читать дальше...

Qëndrimi i Ballkanit Perëndimor pas vendimit të Putinit 

Evropaelire.org 

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia si dhe anëtari kroat dhe ai boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, kanë dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, që të njohë si entitete të pavarura dy rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska. Por, një gjë të tillë nuk e kanë bërë Serbia dhe lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës... Читать дальше...

Vuçiq: Do ta dënoj Rusinë kur Ukraina të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainë nga Rusia, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të “dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”. "Serbia gjithmonë ka mbështetur integritetin e Ukrainës dhe nuk ka pasur ndryshime”, tha Vuçiq për Pink TV gjatë vizitës në Monako. Ai iu kundërpërgjigj deklaratës së ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, i cili tha se populli... Читать дальше...



Parlamenti rus miraton përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit

Evropaelire.org 

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus ka miratuar kërkesën e presidentit, Vladimir Putin, për përdorimin e forcës ushtarake jashtë shtetit.  Ky vendim shihet si finalizim i dislokimit ushtarak në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. Ky njoftim vjen një ditë pasi Putini njohu si entitete të pavarura rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Rusia. Po ashtu, ky vendim i autoriteteve ruse mund të paralajmërojë për qëllimet e Putinit që të nisë një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës. Читать дальше...

BE-ja kërkon që Rusia të tërheqë njohjen e rajoneve në lindje të Ukrainës

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar vendimin e Rusisë që të njohë dy rajonet lindore të Ukrainës si shtete të pavarura dhe ka kërkuar nga Moska që ta tërheqë këtë vendim. Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska njohu rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut si entitete të pavarura. Këto rajone kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Borrell përmes një deklarate në emër të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, tha se Moska me këtë veprim... Читать дальше...

Dodik: Bosnja duhet të qëndrojë krejtësisht neutrale ndaj zhvillimeve në Ukrainë

Evropaelire.org 

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, tha më 22 shkurt se ky shtet duhet të qëndrojë “krejtësisht neutral” sa i përket zhvillimeve në Ukrainë. Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, dhe miratoi dërgimin e trupave ruse në atë zonë. Dodik komentoi deklaratat e dy anëtarëve të tjerë të Presidencës të Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefiq Xhaferoviq... Читать дальше...

Kosova regjistron një viktimë dhe 158 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Kosova regjistroi një viktimë dhe 158 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) më 22 shkurt. Rastet e reja dolën pas testimit të 1,626 mostrave, që i bie se 9.71 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas raportit të MSH-së – që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake – janë shëruar edhe 644 pacientë. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus janë 3,396. Sa i përket vaksinimit, në Kosovë janë administruar edhe 1,211 doza të vaksinës. Читать дальше...

Gjermania e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Lituani

Evropaelire.org 

Gjermania mund të dërgojë më shumë trupa në Lituani, pasi Rusia njohu dy rajonet në lindje të Ukrainës si të pavarura, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes. “Është e qartë se ne duhet të zbatojmë masa më të rrepta parandaluese”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë një konference të përbashkët për media në Vilnius me homologun e saj lituanez. Lituania është shtet anëtar i NATO-s dhe në jugperëndim kufizohet me Rusinë. “Dua të theksoj se ne jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa ajrore dhe tokësore. Читать дальше...

Tensionet Rusi-Ukrainë rrisin çmimet e naftës

Evropaelire.org 

Çmimet e naftës dhe të gazit janë në rritje, nga frika se kriza midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë ndërprerje apo çrregullime në furnizime. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila është pikë ndërkombëtare e referimit, arriti të martën në 99.38 dollarë për fuçi - çfarë është niveli më i lartë në shtatë vjet. Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura. Putin urdhëroi edhe vendosjen e trupave ruse atje. Читать дальше...

Kancelari gjerman pezullon procesin e certifikimit të Rrjedhës Veriore 2 

Evropaelire.org 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se shteti i tij do të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit kontrovers, Rrjedha Veriore 2, pas veprimeve të fundit të Moskës në Ukrainë. Ky projekt synon dërgimin e gazit rus në Gjermani. Scholz u ka thënë gazetarëve më 22 shkurt se ia ka kërkuar të pezullohet procesi i rishikimit të projektit nga një rregullator gjerman. Projekti kap vlerën e 11 miliardë dollarëve. “Kjo tingëllon teknike, mirëpo është hap i nevojshëm administrativ, ashtu që të mos ketë certifikim të gazsjellësit... Читать дальше...

Talibanët u kërkojnë grave të mbulohen - qoftë edhe me batanije

Evropaelire.org 

Policia fetare e talibanëve u ka thënë grave që punojnë në Qeverinë e talibanëve të mbulohen, pasi në të kundërtën mund të humbin vendet e punës. Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, ka thënë më 22 shkurt se gratë nuk duhet të shkojnë në punë nëse nuk janë të mbuluara në mënyrën e duhur. Ende nuk është bërë e qartë pse kjo deklaratë është lëshuar në këtë kohë. Shumica e grave në Afganistan kanë gjithmonë kokat e mbuluara kur dalin në publik. Ato mund të vendosin “tjetër lloj hixhabi. Читать дальше...

Kurti: Kosova mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosoves mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, deklaroi të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, ku deputetë të pozitës dhe opozitës kërkuan vëmendjen e Qeverisë sa i përket situatës në Ukrainë, Kurti tha se Kosova do të jetë "përherë e bashkërenduar me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n". Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës... Читать дальше...

Britania vendos sanksionet e para ndaj Rusisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha të martën se shteti i tij do të sanksionojë pesë banka dhe tre individë të parus, përfshirë edhe Gennady Timchenko, në përgjigje të vendimit të Rusisë për të njohur dy rajonet në lindje të Ukrainës, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska. "Sot, Mbretëria e Bashkuar po sanksionon pesë bankat ruse: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Black Sea Bank. Ne po ashtu po sanksionojmë tre individë me të ardhura të larta", tha Johnson para Parlamentit britanik. Читать дальше...

Новости России
Москва

Баскетболист ЦСКА Хэнлан назвал Москву лучшим местом для жизни


Siria mbështet vendimin e Rusisë për Donbasin

Evropaelire.org 

Siria ka thënë të martën se mbështet vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të njohur dy rajonet ukrainase, Donjeck dhe Luhansk, si të pavarura. Këto rajone njihen si Donbas. “Siria mbështet vendimin e presidentit Putin për të njohur republikat Luhansk dhe Donjeck dhe do të bashkëpunojë me to”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar ministrin e Jashtëm sirian, Faisal Mikdad. Sipas agjencisë, Mihdad i ka bërë këto deklarata në Forumin Valdai në Moskë më 22 shkurt. “Ajo çfarë Perëndimi po bën kundër Rusisë sot... Читать дальше...

BE: Veprimet e Rusisë përbëjnë akt të luftës

Evropaelire.org 

Komisionari Evropian për Drejtësi, Didier Reynders, ka thënë se njohja e pavarësisë së rajoneve Donjeck dhe Luhansk nga ana e Rusisë dhe dërgimi i trupave në ato territore përbën “akt të luftës”. Ai ka thënë se blloku evropian është i gatshëm për të vënë sanksione kundër Rusisë. Duke folur për transmetuesin belg, RTBF, Reynders ka thënë se duhet të ketë pajtueshmëri unanime mes vendeve anëtare për të miratuar sanksionet. Ai ka thënë se masat mund të shtohen gradualisht, varësisht prej veprimeve ruse. Читать дальше...

Anglia merr vendim për heqjen e të gjitha masave kundër pandemisë

Evropaelire.org 

Anglia do t’iu japë fund të gjitha kufizimeve për luftim të pandemisë më 1 prill. Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se personat e infektuar nuk do të kenë më detyrim ligjor për t’u izoluar, teksa ka prezantuar planin “e jetesës me COVID”. Prej 1 prillit, ofrimi i testeve falas do të ketë shënjestër vetëm ata që janë më të cenuar, ka thënë Johson. Mirëpo Asociacioni i Mjekëve Britanikë, ka thënë se plani nuk mbron ata që rrezikohen më shumë nga ky virus. Partitë... Читать дальше...

Rusia: Lavrov është ende i gatshëm të takojë Blinkenin

Evropaelire.org 

Rusia ka thënë se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është ende i përgatitur për të mbajtur bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të dërguar trupa në rajonet e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë. “Edhe në momentet më të vështira.. ne themi: Ne jemi gati për negociata”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova më 22 shkurt. “Pra poziciononi ynë mbetet i njëjtë. Ne jemi të gatshëm për procesin e negociatave”... Читать дальше...

Sanksionet e para ndaj Rusisë

Evropaelire.org 

Gjermania dhe Britania kanë ndërmarrë veprime ndaj Rusisë në përgjigje të vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të njohur dy rajone në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska.  Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se shteti i tij do të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit kontrovers, Rrjedha Veriore 2, pas veprimeve të fundit të Moskës në Ukrainë. Ky projekt synon dërgimin e gazit rus në Gjermani. Ndërkaq... Читать дальше...

Pala kosovare përfundon takimin me Lajçakun

Evropaelire.org 

Të martën në Bruksel po zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve. Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar takimet duke i përshkruar si “takime në kuadër të dialogut”, sepse nga përvoja e së kaluarës është parë se palët shpesh nuk janë takuar fare, por vetëm kanë pasur takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak. Takimin e parë me Lajçakun e ka pasur Besnik Bislimi, zëvëndëskryeministër i Kosovës. Menjëherë pas tij... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Новак Джокович в пятый раз получил спортивный «Оскар» как атлет года






ЕС разработал план по использованию доходов от замороженных активов России

Замминистра обороны РФ задержан по делу о взятке: что известно на данный момент

Ъ: следствие обратится в суд с ходатайством об аресте Иванова в среду

Трамп указал на попытки демократов обвинить его в связях с Россией