ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2022

Новости за 26.02.2022

KPM-ja kërkon ndalimin e transmetimit të televizioneve ruse në Kosovë

Evropaelire.org 

Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës, ka njoftuar të shtunën, më 26 shkurt, se ka vendosur për largimin e përkohshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse. Radio Evropa e Lirë kupton se në mesin të këtyre kanaleve janë Russia Today (RT), Russia 24, Planeta RTR. Ky vendim vlen për të gjithë operatorët, përfshirë ata që operojnë në mjedise me shumicë serbe e te cilët transmetojnë disa nga këto kanale ruse. “Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës... Читать дальше...

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës armë anti-tank dhe armë kundërajrore

Evropaelire.org 

Gjermania ka miratuar dërgimin e një sasie të konsiderueshme armësh për Ukraninën e cila prej tri ditësh është duke u përballur me luftime kundër forcave ruse. Kancelari gjerman Olaf Scholz, në Twitter ka njoftuar se bëhet fjalë për njëmijë armë anti-tank si dhe raketa të tipit stringer, armë kundërajrore. “Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën më miri që mundemi për t'u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë... Читать дальше...

Qeveria: Kemi rritur sasinë e rezervave shtetërore

Evropaelire.org 

Kosova ka rritur sasinë e rezervave të saj shtetërore, tha të shtunën ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. “Ju njoftoj se duke pasur parasysh nivelin jo të kënaqshëm të rezervës shtetërore të viteve të mëhershme, unë them me konfidencë të plotë që shteti ynë me të gjitha veprimet e nevojshme ka rritur sasinë e rezervës shtetërore. Kemi blerë mallra dhe naftë vitin e kaluar për nevojat rezervë, po ashtu edhe këtë vit”, tha ajo, duke shtuar në rezervë shtetërore janë të përfshira produkte ushqimore... Читать дальше...

Rusia urdhëron ushtrinë të zgjerojë ofensivën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Ushtarëve rusë u janë dhënë urdhra që të zgjerojnë ofensivën në Ukrainë “nga të gjitha drejtimet” pasi Kievi ka refuzuar që të zhvillojë bisedime me Moskën në Bjellorusi, tha të shtunën Ministria ruse e Mbrojtjes. “Pasi pala ukrainase refuzoi procesin e negociatave, sot të gjitha njësive u është dhënë urdhri të zhvillojnë avancim nga të gjitha drejtimet në përputhje me planet operacionale”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov. Kremlini tha të premten se presidenti rus... Читать дальше...

Çfarë do të thotë pushtimi i Ukrainës për faturat e energjisë?

Evropaelire.org 

Associated Press Përkundër luftës në Ukrainë, gazi natyror vazhdon të rrjedhë normalisht përmes tubacioneve kryesore nga Rusia në Evropë. Megjithatë, pushtimi rus dhe sanksionet që po e pasojnë shkaktojnë pasiguri për lidhjet energjetike. Bota tashmë përballet me çmime të larta të energjisë dhe me kriza furnizimi. Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka lëkundur tregjet e energjisë, jo vetëm për faktin se Evropa varet nga furnizimet ruse me gazin natyror, por Rusia është gjithashtu një prodhuese e madhe e naftës. Читать дальше...

Franca ndalon një anije, dyshohet se është e një kompanie të sanksionuar ruse

Evropaelire.org 

Policia detare e Francës ka ndaluar një anije që autoritetet dyshojnë se i përket një kompanie ruse, që është shënjestruar nga sanksionet e Bashkimit Evropian, kanë raportuar më 26 shkurt agjencitë AFP dhe Reuters. BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës. Anija po transportonte vetura dhe ishte nisur drejt Shën Petersburgut. Autoritetet kanë “pasur dyshim të fuqishëm se ajo ishte e lidhur me interesat ruse të shënjestruara nga sanksionet”... Читать дальше...

Orban: Hungaria nuk do t'i bllokojë sanksionet kundër Rusisë

Evropaelire.org 

Hungaria do t'i mbështesë të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe nuk do të bllokojë asgjë, tha kryeministri i këtij vendi, Viktor Orban. “Atë që e vendosin kryeministrat e BE-së, e pranojmë dhe e mbështesim edhe ne", tha Orban, duke folur në kufirin midis Hungarisë dhe Ukrainës. "Kjo është koha për të qenë të bashkuar. Është luftë", tha ai dhe shtoi se përpjekjet për paqe janë më të rëndësishmet. Sipas gazetës britanike Guardian, Orban është konsideruar më herët si njëri nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus... Читать дальше...



Pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s?

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje NATO-s që të mos zgjerohet në Ukrainë apo në ndonjë ish-republikë tjetër sovjetike, duke shprehur shqetësimin për aleancën ushtarake dhe politike të krijuar si kundërpeshë ndaj ish-Bashkimit Sovjetik. Pse? Shumë e shohin çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO si thelbësore për tensionet dhe krizën që kulmoi me nisjen e pushtimit të Ukrainës nga Rusia natën e 24 shkurtit. Megjithatë, ka shpjegime të tjera se pse Rusia pushtoi Ukrainën. ... Читать дальше...

Rusia urdhëron mediat t’i fshijnë artikujt me fjalët “pushtim” ose “sulm”

Evropaelire.org 

Agjencia ruse e monitorimit të mediave, Roskomnadzor, i urdhëroi mediat që t’i fshijnë raportet që përdorin fjalët: “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte”, për të përshkruar inkursionin e paprovokuar ushtarak të Rusisë në Ukrainën fqinje. Agjencia tha se ka nisur hetime për “përhapjen e informacioneve jo të besueshme” kundër gazetës së pavarur Novaya Gazeta dhe mediave të tjera, si: Ekho Moskvy, InoSMI, Mediazona, New Times e Dozhd. Crimea.Realities e Radios Evropa e Lirë është po ashtu në listë. Читать дальше...

Policia e Kosovës rrit kapacitetet në veri; Serbia reagon

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka dërguar “pajisje logjistike dhe kontejnerë” në vendkalimin kufitar Bërnjak, të cilat, siç tha, do t’i shërbejnë policisë kufitare. Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës “po punon ekskluzivisht në interes të sigurisë së qytetarëve dhe krijimit të një ambienti të sigurt”. Bërnjaku ndodhet në veri të Kosovës - pjesë e banuar me shumicë serbe. Pas nisjes së sulmeve ruse në Ukrainë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti thanë se kanë marrë masa shtesë të sigurisë. Читать дальше...

Kievi cak i granatimeve ruse

Evropaelire.org 

Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.

Kovaçevski: Lufta në Ukrainë, pasoja për sigurinë dhe ekonominë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin në botë. Në një fjalim të mbajtur të shtunën, ai tha se agresioni ushtarak “është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe kërcënim për sigurinë euroatlantike”. “Ne, së bashku me aleatët, kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive. Shekulli 21 duhet të jetë shekull i dialogut, jo i luftës”, tha ai. Kovaçevski shtoi se gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është stabile dhe se... Читать дальше...

Macron: Lufta në Ukrainë do të zgjasë

Evropaelire.org 

Bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës, paralajmëroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke komentuar sulmet e shtetit rus në fqinjin e tij jugor. “Mund t’ju them një gjë këtë mëngjes: kjo luftë do të zgjasë”, tha Macron në panairin vjetor të bujqësisë në Paris. “Kjo krizë do të zgjasë, kjo luftë do të zgjasë dhe të gjitha krizat që vijnë me të do të kenë pasoja. Duhet të jemi të përgatitur”, tha Macron. Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur... Читать дальше...

Sulm me raketa në Kiev

Evropaelire.org 

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është goditur mëngjesin e së shtunës nga dy raketa. Tani për tani, është e paqartë se cilat ishin objektivat. Sipas autoriteteve në Kiev, një nga raketat goditi një ndërtesë banimi. Reuters raporton se një raketë ra në zonën afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit. (Përgatiti: Arben Hoti)

Presidenti i Ukrainës: Do ta mbrojmë vendin

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dha një mesazh sfidues mëngjesin e 26 shkurtit, duke thënë se forcat ruse rrethuan Kievin, porse Ukraina nuk do të kapitullojë. “Mos u besoni lajmeve të rreme”, tha Zelensky në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter. “Unë jam këtu, nuk i dorëzojmë armët, do ta mbrojmë vendin tonë, të vërtetën, tokën, fëmijët tanë... Të gjitha këto do t'i mbrojmë”, tha ai, teksa qëndronte pranë Zyrës presidenciale në qendër të Kievit.   Më herët, ai... Читать дальше...

Ukraina raporton për mijëra ushtarë rusë të vrarë

Evropaelire.org 

Ushtria ukrainase tha se mbi 3,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga ndërhyrja e forcave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt. Në një postim në Facebook, ajo tha se rreth 200 të tjerë janë zënë robër. Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime. Rusia, deri më tash, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale. Video: Fqinjët në Evropën Qendrore presin qytetarët e parë... Читать дальше...

Ukraina raporton për rritje të nivelit të rrezatimit në Çernobil

Evropaelire.org 

Autoritetet ukrainase thanë se nivelet e rrezatimit janë rritur në zonën e Çernobilit, që prej se kjo uzinë bërthamore u mor nën kontroll nga trupat pushtuese ruse. Ekspertët në Agjencinë Bërthamore të Ukrainës thanë se nivelet e rrezatimit kanë ndryshuar për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda ushtarake në atë zonë, duke ngritur në ajër pluhurin radioaktiv. Uzina e Çernobilit, që është jashtë funksionit, u mor nën kontroll nga forcat ruse më 24 shkurt, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Читать дальше...

SHBA-ja do ta sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, konfirmoi të premten Shtëpia e Bardhë. Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se vendimi është marrë pas një telefonate që presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen BE-së në sanksionimin e presidentit Putin dhe ministrit... Читать дальше...

Presidenti ukrainas i gatshëm për bisedime të paqes me Rusinë

Evropaelire.org 

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, tha se Ukraina është e gatshme të mbajë menjëherë bisedime të paqes me Rusinë dhe për mundësinë e një armëpushimi. Rusia ka thënë se do të bisedonte me delegacionin ukrainas, vetëm nëse ushtria ukrainase dorëzohet. Zëdhënësi i presidentit Zelenskyi, Serhiy Nykyforov, shkroi në Facebook se mohonte deklaratat se “ne kemi refuzuar që të mbajmë bisedime". “Ukraina ishte dhe vazhdon të jetë e gatshme për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve dhe për paqe. Читать дальше...

Makina e blinduar shtyp një shofer në Kiev

Evropaelire.org 

Një shofer i moshuar është nxjerrë nga vetura e tij më 25 shkurt, pasi ai u shtyp nga një automjet i blinduar në periferi të Kievit, teksa forcat ruse po avancojnë drejt kryeqytetit ukrainas. Personi që gjendjen në këtë veturë raportohet se ka shpëtuar pasi një grup personash i dolën në ndihmë. Ka pasur raportime se sabotuesit rusë kanë vjedhur makinat e blinduara ukrainase.

SHBA-ja do të ofrojë ndihmë shtesë të sigurisë për Ukrainën

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje shtesë të sigurisë për Ukrainën, teksa Qeveria në Kiev po përballet me pushtim të shkallës së gjerë, tha Pentagoni të premten, duke shtuar se ende nuk është vendosur se cila është mënyra më e mirë për të dërguar ndihmë.   “Dua të jem i qartë: Ne do të ofrojmë mbështetje shtesë të sigurisë për Ukrainën. Ne do ta bëjmë këtë. Por, si do të dërgohet kjo ndihmë, ende nuk është përcaktuar”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby dhe shtoi se “hapësira ajrore mbi Ukrainë është e kontestueshme”. Читать дальше...

Këshilli i Evropës suspendon Rusinë

Evropaelire.org 

Këshilli i Evropës ka suspenduar të gjithë përfaqësuesit e Rusisë nga pjesëmarrja në organin e të drejtave pan-evropiane të Komitetit të Ministrave, si dhe në Parlament, pasi Moska sulmoi Ukrainën. Këshilli i Evropës, që ka 47 shtete anëtare, njoftoi për këtë vendim më 25 shkurt. Në deklaratë u tha se ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë.   Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric tha se sulmi në Ukrainë përbënte “shkelje flagrante” të statutit të Këshillit... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Бадоса из-за травмы снялась с матча против Соболенко и заплакала у сетки






Традиции проводить субботники в Москве исполнилось 105 лет

И неработающим, и работающим: пенсионерам со стажем необходимо срочно оформить льготу

«Я к этому не готов»: попавший в больницу Манукян задумался о завершении карьеры

Стоит насторожиться: за одуванчики на даче начнут штрафовать уже с мая