ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 04.03.2022

Rusia bllokon qasjen në Facebook  dhe kufizon qasjen në Twitter

Evropaelire.org 

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi Facebook-un në vend, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të premten. Sipas agjencive të lajmeve Interfax dhe RIA Novosti, qasja në Twitter u kufizua në bazë të një kërkese të Prokurorit të Përgjithshëm nga 24 shkurti - dita e pushtimit rus të Ukrainës. Rregullatori nuk lëshoi një deklaratë për të shpjeguar arsyet pas vendimit. Më herët të premten, mbikëqyrësi i medias tha se ka bllokuar Facebook-un në Rusi për disa... Читать дальше...

Sulmi ajror rus vret gjashtë persona në një fshat afër Kievit

Evropaelire.org 

Një sulm ajror rus ka vrarë gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë, në fshatin Markhalivka pranë Kievit, tha policia rajonale më 4 mars. Dy të rritur dhe dy fëmijë u plagosën në sulmin ajror dhe u dërguan me urgjencë në spital, tha policia rajonale e Kievit. Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha më herët gjatë ditës se që nga mesnata e 3 marsit, u regjistruan 1006 viktima, përfshirë 331 vdekje, të regjistruara mes civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt. Читать дальше...

Në Serbi mbahet marsh në mbështetje të Rusisë

Evropaelire.org 

Qytetarë serb kanë marshuar në Beograd të premten duke valëvitur flamuj rusë dhe duke mbajtur fotografi të presidentit Vladimir Putin, në një shfaqje të rrallë të mbështetjes publike për Moskën pas sulmit të saj në Ukrainë. Serbia po kryen një akt delikat balancues midis aspiratave të saj evropiane, partneritetit me NATO-n dhe aleancës së saj shekullore fetare, etnike dhe politike me Rusinë. Për shumë serbë të zakonshëm, kujtimi i bombardimeve të NATO-s ndaj objektivave strategjikë në Serbi për... Читать дальше...

Maqedonia e V. bën përpjekje për evakuimin e shtetasve të saj nga Ukraina

Evropaelire.org 

Ministri pa resor i angazhuar për Diasporën, Xhemail Çupi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se autoritetet maqedonase në bashkëpunim me forcat aleate, përmes kanaleve diplomatike, po bëjnë përpjekje që t’i kthejnë 50 shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët akoma kanë mbetur në Ukrainë, duke shtuar se 50 persona të tjerë janë tërhequr me sukses pas shpërthimit të luftës atje. Ai bën të ditur se 25 prej tyre janë në korridore të sigurta, përderisa 25 të tjerë gjenden në zonat e konfliktit me rrezik. Читать дальше...

Të paktën 56 të vdekur në sulmin vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Evropaelire.org 

Policia në Pakistan ka thënë se të paktën 56 persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën kur dy sulmues vetëvrasës qëlluan me armë në një xhami në Peshawar më 4 mars. Ata më pas shpërthyen një mjet shpërthyes gjatë një lutjeje të rregullt. Muhammad Asim, zëdhënësi i spitalit, i tha Radio Mashaal më herët gjatë ditës se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. Shefi i policisë së qytetit, Muhammad Ijaz Khan, tha në një deklaratë se dy sulmuesit hapën zjarr ndaj policisë... Читать дальше...

Gatishmëria e Kosovës për pranimin e refugjatëve ukrainas 

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës beson se ka kapacitete për pritjen e 5.000 refugjatëve eventualë nga Ukraina, thonë nga ekzekutivi i vendit. Siç thuhet, Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur rezolutën e Kuvendit të Kosovës, të miratuar më 3 mars, “e cila dënon ashpër agresionin dhe invazionin e paligjshëm dhe të paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, duke u rreshtuar kështu me shtetet demokratike”. Kuvendi i Kosovës, përmes rezolutës së miratuar, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që në rast nevoje, të mundësojë strehimin e 5.000 refugjatëve... Читать дальше...

Reagimi i rusëve kur atyre iu shfaqën fotografi nga Ukraina

Evropaelire.org 

Shumë rusë po ekspozohen çdo ditë ndaj propagandës nga Kremlini, e cila fsheh shkatërrimin e tmerrshëm dhe vrasjet e njerëzve si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga shteti i tyre, Rusia. Si reaguan rusët e zakonshëm, në Perm dhe në Vladivostok, kur gazetarët e Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, iu shfaqën atyre disa fotografi?



Rusia ndalon protestat kundër pushtimit të Ukrainës në kryeqytet

Evropaelire.org 

Autoritetet në Moskë kanë refuzuar kërkesat për protesta nga kundërshtarët e pushtimit të Ukrainës, si dhe nga mbështetësit e forcave të armatosura të Rusisë. Në një deklaratë të premten, qyteti përmendi pandeminë e koronavirusit në arsyetimin e ndalimit. Autoritetet nuk zbuluan se kush kishte bërë kërkesë për tubime dhe me çfarë arsyeje. Partia opozitare, Yabloko, megjithatë kishte kritikuar ashpër pushtimin e Ukrainës nga presidenti, Vladimir Putin dhe njoftoi se do të organizonte një marsh proteste në Moskë. Читать дальше...

SHBA “nuk është e përgatitur” për zonën e ndalim-fluturimit” në Ukrainë

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë të premten se pavarësisht thirrjeve nga Kievi, Uashingtoni nuk është i përgatitur për të mbështetur zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, pasi konflikti do të përshkallëzonte me Rusinë “në nivel krejt tjetër”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për zonë të ndalim-fluturimit disa herë, prej kur Moska ka nisur pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt, dhe ka përsëritur këtë thirrje më 4 mars, pasi Rusia ka sulmuar centralin më të madh bërthamor në Evropë... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës mbështet mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanët rusë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka shtruar çështjen e ndalimit të fluturimit në hapësirën ajrore të Kosovës me KFOR-in dhe NATO-n. “Ne jemi shumë të interesuar që ta bëjmë këtë”, deklaroi të premten zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke shtuar se Qeveria është në koordinim me NATO-n për vendimet e hapat e ardhshëm.   Megjithatë, një zyrtar i NATO-s ka thënë të enjten për Radion Evropa e Lirë se hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur.  “Komandanti... Читать дальше...

Mbretëria e Bashkuar synon sektorin energjetik të Rusisë në sanksionet e reja

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar do të shënjestrojë sektorin energjetik të Rusisë në rundet e ardhshme të sanksioneve. Qeveria ka hezituar deri më tani për të bërë këtë mes paralajmërimeve që kjo mund të rrisë faturat e energjisë në kohën kur çmimet e naftës dhe gazit tashmë janë në nivele të larta. Që nga pushtimi rus i Ukrainës javën e kaluar, Britania ka vënë në shënjestër disa banka ruse me sanksione, si dhe kompani si kompania e mbrojtjes Rostec dhe linja ajrore Aeroflot. "Ne kemi qenë shumë të koordinuar për sanksionet... Читать дальше...

Pasojat e sulmeve në Ukrainë

Evropaelire.org 

Imazhet që vijnë nga Ukraina tregojnë për pasojat nga sulmet e forcave ruse. Grumbuj automjetesh të shkatërruara e gërmadha ndërtesash janë disa nga pamjet e vendbanimit Buça, në rajonin e Kievit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Mali i Zi mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë

Evropaelire.org 

Hapësira ajrore e Malit të Zi është mbyllur të premten për të gjithë avionët rusë, me vendim të Agjencisë së Aviacionit Civil të këtij vendi. Ky veprim pason masat e ngjashme që kanë ndërmarrë vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Për kontrollin e trafikut ajror të Serbisë dhe të Malit të Zi, përgjegjëse është një agjenci e përbashkët e këtyre dy vendeve. Megjithatë, Serbia nuk do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë... Читать дальше...

Putin: Mos vendosni më shumë sanksione ndaj nesh

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar të premten, 4 mars, ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë, që të mos “ekzagjerojnë situatën” duke vendosur më shumë sanksione ndaj shtetit të tij. Presidenti rus ka folur në një takim qeveritar që është transmetuar në kanalin shtetëror, Rossiya 24. “Ne nuk kemi synime të këqija kundër fqinjëve tanë”, ka pretenduar Putin. Ai ka thënë se Qeveria e tij “nuk sheh nevojë” që fqinjët të marrin veprime shtesë, të cilat do të “bëjnë marrëdhëniet tona edhe më të këqija”. Читать дальше...

Sulmi në centralin bërthamor mund të ishte sa "gjashtë shpërthime të Çernobilit"

Evropaelire.org 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten, 4 mars, se sulmi rus në centralin bërthamor, Zaporizhzhia, do të mund të rezultonte me shkatërrim të barabartë sa “gjashtë shpërthime sikurse të Çernobilit”. Ai ka nisur adresimin televiziv duke thënë: Popull i Ukrainës! Ne jemi mbijetuar natën që do të mund të ndalte rrjedhën e historisë – historisë së Ukrainës, historisë së Evropës”. Ai ka thënë se Rusia e ka ditur se çfarë ka qenë duke bërë kur ka sulmuar drejt në central dhe e... Читать дальше...

Shansi i Kosovës për NATO

Evropaelire.org 

Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës ka ndryshuar botën brenda ditësh. Ka ndarë Rusinë edhe njëherë nga Perëndimi; ka lëkundur themelet e rendit; ka rivizatuar peizazhin e sigurisë. Në Kosovë janë bërë më të zëshme thirrjet për anëtarësim në NATO.

Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së sugjeron bisedime në Çernobil

Evropaelire.org 

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së ofroi të premten të udhëtonte në Çernobil për të negociuar me Ukrainën dhe Rusinë  për të garantuar sigurinë e uzinave bërthamore të Ukrainës. Oferta erdhi disa orë pasi forcat pushtuese ruse morën kontrollin e termocentralit më të madh të Evropës në Zaporizhzhia pas një beteje me trupat ukrainase që shkaktoi një zjarr dhe frikë për një aksident nuklear "Unë i kam treguar Federatës Ruse dhe Ukrainës gatishmërinë time... për të udhëtuar në Çernobil sa më... Читать дальше...

Новости России
Москва

Эксперт рассказала, как правильно выбрать одежду для спортзала


Uzina bërthamore ukrainase në flakë pas sulmit rus

Evropaelire.org 

Uzina më e madhe e energjisë bërthamore në Evropë është kapluar nga flakët, në orët e hershme të 4 marsit, pasi sulmet ruse goditën centralin ukrainas të Zaporizhjas. Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, për të shmangur katastrofën.

Blinken: NATO nuk synon konflikt, por është e gatshme për të

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar të premten në Bruksel – para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s – se ndonëse aleanca nuk “synon konflikt” është “e gatshme” për të dhe do të mbrojë territoret e vendeve anëtare, teksa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën. Deklaratat e tij kanë ardhur pasi aleatët e NATO-s kanë thënë se janë të bashkuar kundër agresionit rus, mirëpo nuk kanë gatishmëri për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë. Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar këtë mbyllje... Читать дальше...

BE: Asgjë s’ka ndryshuar në procesin e zgjerimit

Evropaelire.org 

Dorëzimi i kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, për anëtarësimin e vendit të tij në BE, aplikimi zyrtar i Gjeorgjisë për anëtarësim, paralajmërimet nga Kosova se do të aplikojë për anëtarësim krahas thirrjeve që këtyre vendeve t'u jepet me një procedurë të shpejtuar statusi i kandidatit, e kanë kthyer në një mënyrë të papritur në fokus përsëri procesin e zgjerimit. Por, në selinë e BE-së duan që të ulin pak pritjet dhe deklaratat të kuptohen më shumë si “porosi politike” sesa... Читать дальше...

Deputetët rusë miratojnë ligjin kundër “lajmeve të rreme” ndaj ushtrisë

Evropaelire.org 

Ligjvënësit rusë kanë miratuar një projektligj që dënon shpërndarjen e “lajmeve të rreme” për operacionet ushtarake, në kohën e mbylljes së mediave të pavarura rreth mbulimit të luftës ruse në Ukrainë. Projektligji, i miratuar më 4 mars, do të shtohet si artikull i veçantë në Kodin Penal, “për të parandaluar diskreditimin e forcave të armatosura të Federatës Rusë gjatë operacioneve të tyre për të mbrojtur interesat e Federatës Ruse dhe qytetarëve të saj, dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”. Читать дальше...

Rusia bllokon faqet e REL-it dhe disa mediave të huaja

Evropaelire.org 

Disa faqe të Radios Evropa e Lirë (REL) dhe faqet ruse të mediave, BBC dhe Deutsche Welle, janë bllokuar në Rusi, sipas grupit vëzhgues, GlobalCheck. Është raportuar edhe për bllokim të platformave, Facebook, Twitter, dhe dyqaneve online të Apple dhe Google. Ky hap është marrë në orët e para të 4 marsit dhe vjen pas disa kërcënimeve ndaj Radios Evropa e Lirë dhe mediave tjera për mbulimin e luftës në Ukrainë. Kjo bllokadë ua pamundëson rusëve qasjen në Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë. Читать дальше...

SHBA aktivizon ekipin e reagimit bërthamor

Evropaelire.org 

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka shkruar në Twitter se ka folur me ministrin e energjisë të Ukrainës pas raportimit për shpërthim zjarri në termocentralin Zaporizhzhia. Granholm ka njoftuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore. "Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë," tha Granholm, e cili mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA-së. "Reaktorët e termocentralit mbrohen nga struktura të forta... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о смене гражданства: «Я никому ничего не доказываю. В меня поверил Казахстан, чему я очень рада»






Итоги субсидирования сельхозпроизводителей подвели в Подмосковье

«А потом мир погас». Жертва молнии рассказал о боли, которую едва пережил

Тамбовский дорожник продолжает тонуть в многомиллионных долгах

До 8 мм осадков выпало в Московском регионе за весь день