ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 05.03.2022

Turqia dhe SHBA-ja do të koordinojnë përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë

Evropaelire.org 

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara mbesin “në koordinim të ngushtë” teksa po punojnë për zgjidhjen diplomatike të pushtimit rus të Ukrainës, tha Ministria e Jashtme e Turqisë pas bisedimeve që zhvilluan të shtunën zëvendësministrat e Jashtëm të dy shteteve. Raportet midis Turqisë dhe SHBA-së kanë qenë të tensionuara viteve të fundit për një varg çështjesh, përfshirë edhe blerjen nga Ankaraja të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 dhe dallimeve të politikave në Siri dhe në lindje të Mesdheut. Uashingtoni... Читать дальше...

A do ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit në BE lufta në Ukrainë?

Evropaelire.org 

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, thonë se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të forcimit të stabilitetit, tani pas agresionit rus në Ukrainë. Ata vlerësojnë se Rusia paraqet kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për shtetet tjera që kundërshtojnë forcën e saj pushtuese ndaj shteteve sovrane, andaj integrimi evropian i shteteve të rajonit mund t’i evitojë rreziqet për një destabilizim të mundshëm. “Për... Читать дальше...

Kryeministri izraelit takohet me Putinin për luftën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky është takimi i dytë që presidenti rus ka zhvilluar me ndonjë liderë të huaj, që prej se forcat e tij nisën pushtimin e Ukrainës dhjetë ditë më parë. Bennett ende nuk i është bashkuar liderëve ndërkombëtarë në dënimin e ofensivës ruse, duke theksuar se Izraeli ka lidhje të forta si me Moskën ashtu edhe Kievin. Ukraina më herët i ka kërkuar Bennettit që të ndërmjetësojë bisedimet për krizën. Sipas një zyrtari izraelit... Читать дальше...

Eksodi i ukrainasve

Evropaelire.org 

Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.

Ukraina pret sanksione të reja kundër Rusisë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha të shtunën se pret rezultate të bisedimeve që zhvilloi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai tha se ai pret që në ditët në vijim të vendosen sanksione të reja ndaj Rusisë, por edhe që Ukraina të marrë armë të reja. Kuleba tha se ishte i frustruar që NATO ka refuzuar të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, duke thënë se një gjë e tillë do të rrisë numrin e viktimave në mesin e civilëve. Sekretari Blinken dhe ministri... Читать дальше...

Italia sekuestron vilat dhe jahtet e oligarkëve rusë

Evropaelire.org 

Policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte në vlerë prej 143 milionë eurosh që i përkisnin pesë rusëve që janë në listë të sanksioneve për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi Qeveria italiane të shtunën. Pronat luksoze që janë sekuestruar gjendeshin në disa prej lokacioneve më prestigjioze të Italisë – në ishullin Sardenja, në Liqenin Komo dhe në Toskanë  - ndërkaq super-jahtet u sekuestruan në portet në veri të vendit. Operacionet e policisë italiane ishin të koordinuara teksa... Читать дальше...

Granatimi i banesave në periferi të Kievit

Evropaelire.org 

Një zonë e banueshme në Irpin, në veriperëndim të Kievit, ishte cak i granatimeve të vazhdueshme që forcat ruse po kryejnë përreth kryeqytetit ukrainas. Kjo video amatore, e postuar në rrjetet sociale më 4 mars, shfaq granatimet ndaj banesave në këtë zonë. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)

Shkollat në Ukrainë shndërrohen në gërmadha

Evropaelire.org 

Shkollat në mbarë Ukrainën janë shkatërruar nga granatimet dhe sulmet ajrore ruse. Në një prej këtyre sulmeve, një nxënëse e plagosur ka publikuar një video në Instagram ku ka thënë: “Shpresoj që gjërat janë më mirë në vendin ku jetoni... Dërgojani këtë video të gjithë miqve tuaj rusë”. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)



Blinken premton më shumë ndihmë për refugjatët ukrainas

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi të shtunën një pikëkalim kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës, të cilin qindra-mijëra persona po e përdorin për t’u larguar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Blinken po ashtu vizitoi një qendër në Poloni ku po qëndrojnë rreth 3,000 refugjatë. Ai tha se Uashingtoni po përgatitet që të ndajë edhe 2.75 miliardë dollarë për krizën humanitare. “Populli i Polonisë e di se sa e rëndësishme është të mbrohet liria”, tha ai pasi bisedoi me ministrin e Jashtëm polak, Zbigniew Rau. Читать дальше...

Ukrainasit protestojnë në qytetin e kontrolluar nga forcat ruse

Evropaelire.org 

Qindra persona, që kanë mbajtur flamuj ukrainas, janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit Herson, duke brohoritur kundër pushtimit rus. Forcat ruse e kanë marrë nën kontroll këtë qytet që gjendet në jug të Ukrainës. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)

Abazoviq njofton për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri, njëherësh mandatari për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me luftën në Ukrainë. Sipas një njoftimi të Qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq ka thënë se shteti i tij qëndron me aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të mbrojtur vlerat e civilizimit. “Mali i Zi është i gatshëm të zgjerojë sanksionet në mënyrë që të ndjekë plotësisht politikën e jashtme të BE-së. Ne do të monitorojmë... Читать дальше...

Putin mohon se ka plane për të shpallur gjendje lufte

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk e ka në plan që të shpallë gjendje lufte në Rusi. Gjatë një takimi me punëtorët e kompanisë ajrore ruse, Aeroflot, presidenti rus tha se një vendim i tillë do të ndërmerrej vetëm në “rast të agresionit të jashtëm, në zona të përcaktuara të aktivitetit ushtarak”. “Por, ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj që të mos kemi një të tillë”, tha ai. Ka pasur zëra se Putini po planifikonte që të shpallte gjendje ushtarake – që nënkupton që ligji... Читать дальше...

Britania e Madhe do të përshpejtojë sanksionet kundër rusëve

Evropaelire.org 

Britania e Madhe do të mund të lëvizë më shpejt sa i përket sanksionimit të biznesmenëve rusë, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, tha kryeministri britanik Boris Johnson, duke shtuar se masat e reja ligjore do të dërgohen në parlament javën e ardhshme. I pyetur nga korrespondentët e huaj në Londër se pse Roman Abramovich, biznesmeni rus i profilit më të lartë në Britani për shkak të pronësisë së tij të Klubit të Futbollit Chelsea, nuk ishte sanksionuar, Johnson tha se qeveria duhej të jetë e kujdesshme. Читать дальше...

Kriza në tregjet ndërkombëtare prek paratë e Trustit

Evropaelire.org 

Vlera e investimeve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas zyrtarëve të këtij institucioni, ka shënuar humbje rreth 90 milionë euro. Humbjet kanë ardhur si pasojë e krizës në tregjet ndërkombëtare të shkaktuar nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë. Nga Fondi i Kursimeve Pensionale, prej mbi 2.3 miliardë euro, 78 për qind e mjeteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare dhe rreth 22 për qind në Kosovë. Fondi prej mbi 2.3 miliardë eurosh u takon mbi 700 mijë kontribut-paguesve të Kosovës. Читать дальше...

Pezullohet evakuimi në Mariupol, ushtria ruse akuzohet për të shtëna

Evropaelire.org 

Zyrtarët ukrainas i pezulluan planet e evakuimit të civilëve në qytetin jugor të Mariupolit, pas raporteve për të shtëna nga ushtria ruse. Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka urdhëruar armëpushim në Mariupol dhe në qytetin e vogël pranë, Volnovaka, për të mundësuar evakuimin e civilëve. Zyrtarët e Mariupolit njoftuan përmes rrjeteve sociale se “për shkak të faktit se pala ruse nuk i përmbahet armëpushimit dhe vazhdon të bombardojë Mariupolin dhe rrethinat e tij, evakuimi i popullsisë civile është shtyrë”. Читать дальше...

Osmani: Anëtarësimi në NATO parakusht për paqen në rajon

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të shtunën se shteti i Kosovës e ka objektiv kryesor anëtarësimin në NATO. Duke folur në ceremoninë që është mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në shënimin e Epopesë së UÇK-së, Osmani tha se sa Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), po rritet çdo ditë e më shumë. Teksa ka përmendur luftën në Ukrainë, ajo tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm që të ruhet paqja në rajon. “Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë, andaj... Читать дальше...

Përpjekja nga Mali i Zi për të minuar NATO-n 

Evropaelire.org 

Në Mal të Zi duhet të formohen autoritetet, në mënyrë që vendi të marrë një vendim të harmonizuar me NATO-n, anëtare e së cilës është, thotë admirali në pension dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Dragan Samarxhiq. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se kjo nënkupton domosdonë që kriza aktuale politike në vend të zgjidhet apo që Qeveria e re të formohet sa më parë, të zgjidhet kryetari i Parlamentit dhe që institucionet të vihen në funksion. Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë... Читать дальше...

Ukraina thotë se NATO po mashtrohet nga Rusia

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka akuzuar të shtunën aleancën e NATO-s për përkulje ndaj presionit rus. Këto akuza ai i bëri duke komentuar refuzimin e anëtarëve e NATO-s që të zbatojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë. “NATO nuk është forca që ukrainasit e kishin imagjinuar më parë”, shtoi Kuleba. Duke folur në televizionin ukrainas, Kuleba tha gjithashtu se ishte i hapur për bisedime me homologun e tij rus Sergei Lavrov, por vetëm nëse këto negociata do të ishin “domethënëse”. Читать дальше...

Afër 800 mijë refugjatë ukrainas kanë arritur në Poloni

Evropaelire.org 

Rreth 787,300 njerëz që kanë ikur nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Poloninë fqinje deri më tani, thanë të shtunën autoritetet polake. Vetëm të premten nga Ukraina në Poloni kanë hyrë 106,400 njerëz. Kjo është shifra më e lartë brenda një dite që nga data 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, tha zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pavel Szefernaker. Qeveria e Polonisë ka ngritur 30 pika pritjeje kufitare, tha Szefernaker, ndërsa zyrtarët lokalë kanë ngritur më shumë qendra në qytete dhe bashki anembanë vendit. Читать дальше...

Protestë në Tokio kundër pushtimit rus të Ukrainës

Evropaelire.org 

Qindra njerëz marshuan të shtunën në Tokio, duke protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës. Protestuesit gjatë tërë kohës bërtitnin “Ndaloni luftën”. Disa mbanin pankarta në duar ku shkruhej: “Ne qëndrojmë me Ukrainën”, dhe disa të tjerë mbanin fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin. Granatimet ruse në një central bërthamor në Ukrainë që ndodhën të premten dhe kërcënimi i nënkuptuar i Putinit për luftë bërthamore, kanë shqetësuar edhe qytetarët e Japonisë. Ky shtet pësoi sulme atomike... Читать дальше...

Dita e dhjetë e pushtimit rus ngjall frikën e vdekjeve të civilëve ukrainas

Evropaelire.org 

Ushtria ukrainase ka paralajmëruar se forcat pushtuese ruse po luftojnë për të rrethuar kryeqytetin, Kiev, dhe qytetin e dytë të rrethuar të Harkivit, derisa diplomatët perëndimorë kërkojnë masa për të frenuar konfliktin dhe paralajmërojnë se civilët ka të ngjarë të përballen me sulme më intensive. Rusia dhe Ukraina kanë konfirmuar se janë pajtuar për armëpushimin e përkohshëm në dy qytete. Autoritetet ukrainase thanë se po punojnë për detajet e evakuimit të qytetarëve. Presidenti ukrainas... Читать дальше...

Samsung ndalon dërgesat në Rusi për shkak të sulmit ndaj Ukrainës

Evropaelire.org 

Firma jug-koreane Samsung ka ndaluar dërgesat në Rusi, si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës. Dërgesat në Rusi janë pezulluar “për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike”, tha Samsung në një deklaratë të shtunën. “Ne vazhdojmë të monitorojmë në mënyrë aktive këtë situatë komplekse për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, thuhet në deklaratë. Kompania bëri të ditur se do të dhurojë 6 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët. Samsung është marka më e njohur për celularët në Rusi, me një... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP






Мэр Москвы открыл путепровод через МЦД-3 рядом с аэропортом Шереметьево

Еще одному ребенку из числа детей-сирот вручили сертификат на квартиру в Клину

В Ярославле будут судить капитана врезавшегося в пирс теплохода

Жилой квартал с хоккейным центром будет построен на участке бывшей промзоны «Грайвороново»