ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 06.03.2022

Shtatë të vdekur pasi tornadot godasin Ajovën

Evropaelire.org 

Shtatë persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë, pasi disa tornado goditën Ajovën qendrore, duke shkatërruar shtëpi e duke rrëzuar pemë dhe linja elektrike. Sipas autoriteteve, kjo është stuhia më vdekjeprurëse që ka goditur këtë shtet amerikan në më shumë se një dekadë. Zyrtarët e emergjencave tha se gjashtë persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë nën pesë vjeç. Po ashtu, janë plagosur edhe katër të tjerë, kur tornadot goditën zonën jugperëndimore të Des Moines. Ndërkaq, në qarkun Lucas, autoritetet... Читать дальше...

Kongresisti amerikan i kërkon Bidenit ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në NATO

Evropaelire.org 

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, demokrati, Ritchie Torres, ka kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. Në një letër dërguar presidentit Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kongresisti Torres ka thënë se pas situatës së krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës, duhet që Uashingtoni t’i ndihmojë Kosovës që të anëtarësohet në NATO. “Duke marrë parasysh pushtimin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike. Читать дальше...

Blinken: Po punojmë me Poloninë për ta furnizuar Kievin me avionë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara në mënyrë aktive po shikojnë të arrijnë një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë të prodhimit rus, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Pilotët ukrainas veçse dinë të përdorin këta avionë dhe Blinken tha se SHBA-ja mund të ofrojë avionë të tjerë për Poloninë si kompensim për dërgesat në Ukrainë. “Ne po shikojmë në mënyrë aktive çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe jemi duke parë se sa mund t’i furnizojmë ne më pas ata... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut e gatshme të pranojë refugjatë ukrainas

Evropaelire.org 

Në rrjetet sociale po shtohen postimet e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që shprehin gatishmërinë e tyre për t’iu ofruar strehim refugjatëve nga Ukraina, të cilët po ikin pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt. Një nga këta persona që ka postuar një mesazh të tillë në rrjetet sociale është edhe Ana Mitrejçevska nga Manastiri. Ajo thotë se mund të strehojë dy apo tre persona nga Ukraina. “Tash e disa vjet punoj në projekte të ndryshme të organizatave joqeveritare, me ç’rast kam njohur shumë miq nga e gjithë bota... Читать дальше...

OKB e alarmuar me zhvillimet në centralin bërthamor të kontrolluar nga forcat ruse

Evropaelire.org 

Ukraina e ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se menaxhmenti në centralin bërthamor Zaporizhja është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse, që po e kontrollojnë këtë objekt. Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” lidhur me zhvillimet e fundit. Sipas udhëzimeve të sigurisë së ANEB-it, personeli operativ “duhet të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tij të sigurisë dhe të ketë kapacitet që të marrë vendime pa presion”. Читать дальше...

Protesta në Rusi kundër luftës në Ukrainë

Evropaelire.org 

“Jo luftës” dhe “Turp ju qoftë”, ishin disa prej sloganeve në protestat e mbajtura në 53 qytete ruse. Mijëra qytetarë kundërshtuan luftën e Rusisë në Ukrainë. Sipas autoriteteve, mbi 3,500 persona u arrestuan gjatë protestave të 6 marsit. (Përgatiti: Lendi Susuri)

Macron bisedon me Putinin për luftën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Sipas Pallatit Elize, Macron i ka bërë thirrje Putinit që t’i japë fund luftës dhe të sigurohen centralet bërthamroe të Ukrainës, pasi për shkak të granatimeve shpërtheu një zjarr në centralin Zaporizhja. Sipas njoftimit, Putin i tha presidenti francez se Rusia nuk dëshiron që të sulmojë centralet bërthamore. Putin po ashtu i tha homologut të tij francez se Rusia do të arrijë qëllimet e saj përmes “negociatave ose luftës”... Читать дальше...

Mijëra protestues kundër luftës në Ukrainë arrestohen në Rusi

Evropaelire.org 

Mbi 3,500 protestues kundër luftës në Ukrainë raportohet se janë arrestuar të dielën në mbarë Rusinë, ka raportuar agjencia e lajmeve ruse Interfax, duke cituar Ministrinë ruse të Brendshme. Sipas organizatës monitoruese, OVID-Info 3,895 persona u arrestuan në 53 qytete ruse. Kjo organizatë shtoi se numri mund të jetë më i madh pasi policia ka arrestuar më shumë persona sesa në listën e publikuar.  Ministria e Brendshme tha se 1,700 janë arrestuar në Moskë, ndërkaq 750 të tjerë në Shën Petersburg. Читать дальше...



Granatime në Irpin teksa civilët tentojnë të largohen

Evropaelire.org 

Në Irpin, në afërsi të Kievit, forcat ruse kanë granatuar, teksa civilët kanë tentuar që të largohen. The New York Times ka raportuar se si pasojë e granatimeve janë vrarë tre civilë. Ushtarët ukrainas janë parë pranë një ure të shkatërruar të cilën po e përdorin civilët, duke i ndihmuar ata që të evakuohen. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)

Marsh në Shkup kundër agresionit rus në Ukrainë

Evropaelire.org 

Në sheshin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, të dielën u mbajt një marsh kundër agresionit rus dhe në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Protestuesit thanë se lufta duhet të ndalet pasi pasojat po ndjehen kudo, madje edhe në Maqedoninë e Veriut. “E gjithë Evropa është nën kërcënimin nga një sulm bërthamor. [Presidenti rus, Vladimir] Putini do të bëjë përpjekje të mëdha për të pushtuar Ukrainën. Ai është një monstër dhe synon të hyjë në histori si një pushtues i madh”... Читать дальше...

Kievi dhe Moska me akuza të ndërsjella për dështimin e evakuimit të civilëve

Evropaelire.org 

Për të dytën ditë me radhë, planet për evakuimin e civilëve nga qyteti Mariupol kanë dështuar, kanë thënë zyrtarët ukrainas, teksa të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën. Banorët do të duhej të evakuoheshin nga Mariupoli nga ora 10:00 deri në orën 21:00 sipas kohës lokale, në bazë të një marrëveshjeje për armëpushim lokal. Por, këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko, tha se evakuimi është pezulluar për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga trupat ruse. “Nuk ka ‘korridore... Читать дальше...

OKB: Deri më tani janë konfirmuar 364 vdekje të civilëve në Ukrainë

Evropaelire.org 

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se deri më tani ka konfirmuar vdekjen e 364 civilëve në Ukrainë, që prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt. OKB tha se edhe 759 civilë të tjerë janë plagosur. Të dhënat janë deri në mesnatën e të shtunës. Kjo zyrë përdorë metodologji strikte dhe vetëm raporton për numrin e viktimave të konfirmuara. Zyra për të Drejtat e Njeriut tha se shifrat reale vlerësohet se janë shumë më të larta, “veçanërisht në territorin e kontrolluar nga Qeveria dhe veçmas në ditët e fundit”. Читать дальше...

Gazetarët ikin nga granatimet në Irpin

Evropaelire.org 

Pasi dëgjuan zhurma të shumta të granatimeve, gazetarët e mediumeve ndërkombëtare që ishin në qytetin Irpin, që gjendet në afërsi të Kievit, vrapuan për t’u larguar teksa bombardimet e forcave ruse vazhdonin. Bashkë me gazetarët, u larguan edhe disa qytetarë. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Ibrahim Berisha)

Valë e re çmimesh

Evropaelire.org 

Një valë e re çmimesh nga tregjet e huaja pritet ta godasë edhe tregun e Kosovës, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Rusia është një prej prodhueseve më të mëdha të energjisë në botë dhe shpërthimi i luftës në Ukrainë ka çrregulluar tregjet e naftës dhe gazit në tërë globin. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, më 6 mars, ka arritur në 118 dollarë për fuçi. Rritja e çmimit të derivateve dhe energjisë në botë, pritet që drejtpërdrejtë të rrisë edhe çmimet e produkteve tjera... Читать дальше...

Erdogan i kërkon Putinit të shpallë armëpushimin në Ukrainë

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, ka njoftuar zyra e presidentit turk. Pas një telefonate njëorëshe, presidenca turke përmes një deklarate njoftoi se Erdogan i tha Putinit se Turqia është e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje paqësore të konfliktit. Sipas deklaratës, Erdogan tha se një armëpushim do të lehtësonte situatën humanitare. Читать дальше...

BE-ja, e shqetësuar për një përshkallëzim tensionesh në Ballkan

Evropaelire.org 

Shqetësimet në Bruksel për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve në Ballkanin Perëndimor janë serioze, thonë burimet në selinë e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Në këto dy organizata thonë se për një kohë të gjatë kanë qenë të vetëdijshëm për tentimet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të pengojë stabilitetin afatgjatë dhe perspektivën euroatlantike të rajonit. Këto shqetësime, gjatë kësaj jave i ka shprehur edhe Parlamenti Evropian në një rezolutë... Читать дальше...

Tentimi për evakuim në Mariupol derisa luftimet vazhdojnë

Evropaelire.org 

Këshilli i qytetit të Mariupolit në Ukrainë, ka njoftuar se një evakuim i rreth 400,000 banorëve të bllokuar nga rrethimi i forcave ruse, do të bëhet të dielën më 6 mars, në bazë të një armëpushimi të përkohshëm që do të zgjasë deri në orën 21:00 sipas kohës lokale. Një plan i ngjashëm dështoi të shtunën më 5 mars, pasi armëpushimi nuk u respektua plotësisht. Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë. Ndërkohë, luftimet vazhduan në shumë zona të tjera më 6 mars... Читать дальше...

Afër 1 milion refugjatë ukrainas vetëm në Poloni

Evropaelire.org 

Autoritetet polake kanë njoftuar se rreth 922,440 refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në Polini që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Vetëm të shtunën, 129,000 njerëz kaluan kufirin, njoftuan autoritetet kufitare, ndërsa të dielën në mëngjes, 39,800 hynë ukrainas në Poloni. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme polake, shumica e refugjatëve janë shtetas ukrainas, megjithëse janë regjistruar edhe shtetas të Uzbekistanit, Bjellorusisë, Indisë, Nigerisë, Algjerisë, Marokut, SHBA-së dhe disa vendeve të tjera. Читать дальше...

Blinken premton mbështetjen amerikane në Moldavi

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar mbështetjen e Amerikës për Moldavinë – ish-republikën e vogël sovjetike me prirje perëndimore – e cila së fundi po përballet me një fluks refugjatësh nga Ukraina dhe po shikon me kujdes luftën e Rusisë me fqinjin e saj. Blinken u takua të dielën (më 6 mars) me zyrtarë të lartë moldavë, të cilët po bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare në trajtimin e më shumë se 120,000 refugjatëve nga Ukraina që pritet të mbërrijnë në këtë vend. Po ashtu... Читать дальше...

Новости России
Москва

Минобороны: техника парада Победы передислоцируется в Москву


Visa dhe Mastercard pezullojnë punën në Rusi

Evropaelire.org 

Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard kanë njoftuar se kanë pezulluar punën në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Visa tha në një deklaratë se do të ndërpresë transaksionet “gjatë ditëve në vijim” dhe si rrjedhojë kartelat e lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë jashtë vendit, si dhe kartelat e huaja të lëshuara në Rusi. Alfred Kelly, kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë së pagesave dixhitale me bazë në SHBA, tha se janë të detyruar të veprojnë këtë mënyrë, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Читать дальше...

Radio Evropa e Lirë pezullon punën në Rusi

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë (REL) ka pezulluar punën e saj në Rusi. Sipas një deklarate, REL njoftoi se gazetat e saj në Rusi po përballeshin me presion të madh të policisë. “Me keqardhjen më të thellë njoftojmë pezullimin e punës tonë fizike në Moskë. Ky nuk është një vendim që Radio Evropa e Lirë e ka marrë vetë, por është një vendim që na është detyruar nga sulmi i regjimit të Vladimir Putinit mbi të vërtetën”, tha Jamie Fly, president dhe drejtor i përgjithshëm i Radios Evropa e Lirë. Organizata... Читать дальше...

Qyteti i Mariupolit “në prag të katastrofës humanitare”

Evropaelire.org 

Situata në rajonin e Sumyt dhe në qytetin e Mariupolit, është “në prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24” të dielën në mëngjes. Aktualisht, nuk ka furnizim me energji elektrike ose ujë në dy qytete në rajonin verior të Sumyt, tha këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko. Megjithatë, ai shtoi se nata e së shtunës ka qenë “relativisht e qetë”. Gjatë së shtunës, Ukraina dhe Rusia u pajtuan për një armëpushim që synonte largimin e civilëve të iknin nga Mariupoli... Читать дальше...

Zelensky u drejtohet ligjvënësve amerikanë: Na dërgoni më shumë avionë

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën iu drejtua ligjvënësve amerikanë, të cilëve u kërkoi që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë më shumë avionë për ushtrinë e tij dhe të ndërprenë importet e naftës rus. Zelensky nisi adresimin e tij përmes video-lidhjes duke u thënë ligjvënësve se kjo mund të jetë hera e fundit që ata e shohin të gjallë, raporton AP. Ai sërish kërkoi që NATO duhet të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën ose të dërgojë më shumë avionë luftëtarë, në... Читать дальше...

Pushteti dhe opozita maqedonase me akuza të ndërsjella për rezervat ushqimore

Evropaelire.org 

Kriza në Ukrainë e ka gjetur të papërgatitur Maqedoninë e Veriut, e cila ka mungesë të rezervave ushqimore dhe të karburanteve, ka thënë të shtunën opozita maqedonase, duke komentuar situatën me rritjen e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. “Nëse Qeveria e dinte për krizën, pse nuk u përgatit në kohë? Të gjitha vendet e rajonit e deklarojnë qartë dhe me zë të lartë gjendjen e rezervave dhe vetëm në vendin tonë Qeveria ka retorikë boshe. Për këtë arsye qytetarët janë të shqetësuar. Ata nuk i besojnë më qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Александрова проиграла Жабер в первом круге турнира WTA в Штутгарте






В Московском регионе выпало от 10 до 20 мм осадков за день

МЧС предупредило москвичей о сильном ветре 19 апреля

Лазарева суббота: дата, история, суть праздника и как его правильно провести

"Майские праздники 2024 года будут самыми страшными в XXI веке": синоптики разочаровали россиян