ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 07.03.2022

Rusia: Refuzimi i naftës do të ishte “katastrofik”

Evropaelire.org 

Liderët e Perëndimit, sikurse kryeministri britanik, Boris Johson, janë duke shtyrë përpara idenë që Evropa të mos jetë e varur nga nafta ruse. Si përgjigje, zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë të hënën, 7 mars, se zëvendësimi i furnizimeve me naftën ruse në Evropë do të merrte më shumë se një vit. Novak ka thënë se ndalesa në naftën ruse do të çonte në “pasoja katastrofike” për tregjet globale dhe do të rriste çmimet në mbi 300 dollarë për fuçi. Kjo shifër është më e madhe se dyfish në krahasim me çmimet aktuale. Читать дальше...

Me objektiv karshi tankeve 

Evropaelire.org 

Të raportosh nën zhurmët e eksplozivëve e tankeve nuk është diçka e panjohur për Marian Kushnir, korrespodent i Radios Evropa e Lirë në Ukrainë. Nga viti 2015 ai kishte raportuar nga frontet e konfliktit mes ushtrisë ukrainase dhe forcave separatiste të mbështetura nga Rusia në dy rajonet lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck – që njihen me termin Donbas. Kushnir rastisi pikërisht në këtë zonë më 24 shkurt kur Federata Ruse nisi sulmin ndaj Ukrainës. Ai thotë se nuk e dinte shkallën e... Читать дальше...

Shqipëria bëhet me rrugën “Ukraina e Lirë”

Evropaelire.org 

Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko, njëherësh kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka thënë se të hënën, 7 mars, Këshilli i Tiranës ka votuar në të mirë të emërtimit të një rruge në Tiranë, “Ukraina e Lirë”. Në këtë rrugë, sipas saj, gjenden ambasadat e Ukrainës, Kosovës, Serbisë dhe Rusisë. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi... Читать дальше...

Pak përparim për korridoret humanitare në rundin e tretë të negociatave

Evropaelire.org 

Rundi i tretë i negociatave në mes të Kievit dhe Moskës ka përfunduar në orët e mbrëmjes së 7 marsit, derisa negociatorët ukrainas kanë përmendur përparim të lehtë për korridoret humanitare, që u mundësojnë qytetarëve të ikin nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë. Krijimi i korridoreve humanitare, që u mundësojnë civilëve ikjen nga qytetet që po sulmohen, ka qenë pikë grindjeje në mes të dy palëve, pasi më herët kanë dështuar përpjekjet për të krijuar kalime të sigurta, andaj mijëra persona kanë mbetur të bllokuar brenda qyteteve. Читать дальше...

Vuçiq dëshiron “të ruajë Serbinë nga konfliktet dhe luftërat” 

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia tashmë ka marrë një vendim lidhur me sanksionet ndaj Rusisë dhe se ai vendim i është paraqitur opinionit. Këtë deklaratë, Vuçiq e ka bërë më 7 mars duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me qëndrimin që ka Beogradi ndaj ngjarjeve në Ukrainë.  Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Serbia mbështeti integritetin territorial të atij vendi dhe në të njëjtën kohë vendosi të mos u bashkohet sanksioneve, të cilat Bashkimit Evropian i vendosi ndaj Moskës zyrtare. Читать дальше...

Escobar: Rusisë t’i pamundësohet shfrytëzimi i luftës për të penguar përparimin në Ballkanin P.

Evropaelire.org 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Perëndimi nuk duhet të lejojë Rusinë që të përdorë luftën e saj në Ukrainë për të penguar përparimin e shteteve në Ballkanin Perëndimor. “Rusia nuk është duke synuar interesat më të mira të këtyre shteteve. Ekonomitë tuaja janë të lidhura në Evropë. Partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investitorët janë në Bashkimin Evropian. E ardhmja juaj është në Evropë, si vende anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë... Читать дальше...

Nga Prishtina në solidarizim me Ukrainën

Evropaelire.org 

Të hënën në Prishtinë është mbajtur një protestë solidarizuese me popullin ukrainas që po përballet me pushtim nga ana e Rusisë. Në protestë iu bë thirrje Rusisë t’i ndalë luftimet në mënyrë që të mos humbin jetën më shumë njerëz. Ukrainasja Zhana Zeka që mori pjesë në protestë, tha se nuk ka informacione për një pjesë të familjarëve të saj që ndodhen në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Hakohen kanalet ruse për të shfaqur mbulim të pavarur të luftës në Ukrainë

Evropaelire.org 

Disa kanale televizive në Rusi janë hakuar dhe përmbajtja e tyre është zëvendësuar me mbulim të luftës në Ukrainë nga transmetuesit e pavarur, Current Time dhe Dozhd, kanale që tashmë janë bllokuar nga autoritetet në Rusi. Në disa llogari në rrjetin social, Twitter, është thënë se grupi  Anonymous – i cili njihet që gati një dekadë - ka qenë mbrapa sulmit. Në mesin e kanaleve të prekura televizive kanë qenë Wink dhe Ivi – të ngjashme me Netflix – dhe kanalet televizive, Russia 24, Channel One, Moska 24, ka thënë grupi i hakerëve në Twitter.



SHBA do të rrisë prezencën ushtarake në Lituani

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur transferimin e më shumë trupave amerikane në shtetet baltike. Ai e ka bërë këtë deklaratë pas takimit që ka zhvilluar të hënën, 7 shkurt, me homologun e tij nga Lituania, Gabrielius Landsbergis në Vilnius. Edhe 400 trupa amerikane pritet të arrijnë në Lituani në ditët në vijim. SHBA-ja ka transferuar rreth 7,000 trupa tjerë në Evropë pas pushtimit rus në Ukrainë. Një pjesë e kontingjentit do të stacionohet në Lituani, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Читать дальше...

"Po i vrasin fëmijët": Civilët ukrainas nën sulme të vazhdueshme ruse

Evropaelire.org 

Ndërtesat e banimit janë kapluar nga flakët në qytetin jugor ukrainas të Mikolajivit, më 7 mars. Qyteti ndodhet në një rrugë strategjike ndërmjet Hersonit, i cili është i okupuar nga forcat ruse, dhe qytet-portit të Odesës. Banorët e Odesës dhe të Zaporizhjas po përgatiten për t’i mbrojtur qytetet e tyre përballë sulmeve të pritshme ruse. Civilët ndodhen nën sulme të vazhdueshme nëpër Ukrainë, përfshirë në Kramatorsk, në lindje të vendit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Fortifikohet Odesa

Evropaelire.org 

Qendra e Odesës, një qytet kyç ukrainas pranë Detit të Zi, në jugperëndim të vendit, është kthyer në një zonë të fortifikuar. Pozicionet mbrohen nga ushtarë ukrainas, të cilët vëzhgojnë zbarkimet eventuale ajrore ose detare të forcave ushtarake ruse.

Zelensky bën thirrje për bojkotimin e produkteve ruse

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për bojkotim global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën. “Nëse pushtimi vazhdon dhe Rusia nuk heq dorë nga planet e saj kundër Ukrainës, atëherë ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”, tha Zelensky në një video-adresim të hënën. Sipas tij, bota duhet t’i refuzojë eksportet e Rusisë, sidomos naftën dhe produktet e saj. “Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë edhe më me vendosmëri”, tha ai. Zelensky tha se as Rusia... Читать дальше...

Lufta e Rusisë në Ukrainë: Fillimi i fundit të një superfuqie energjetike?

Evropaelire.org 

Vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për ta pushtuar Ukrainën po i kthehet bumerang industrisë ruse të energjisë – industrisë kryesore të ekonomisë së vendit – ndërsa Evropa po dyfishon përpjekjet për të diversifikuar burimet e energjisë dhe për të larguar varësinë nga nafta dhe gazi rus, teksa kompanitë perëndimore po largohen nga Rusia. Në dy javët e fundit, Gjermania – ekonomia më e madhe e Evropës – ka pezulluar projektin e një tubacioni që mëtonte të eksportonte gaz natyror nga Rusia. Читать дальше...

Tri vende të Ballkanit në listën e “shteteve jomiqësore” të Rusisë

Evropaelire.org 

Qeveria e Federatës Ruse miratoi të hënën një listë të shteteve dhe territoreve të huaja, që, siç tha, kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, lista përfshin: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut - që të tria vende anëtare të NATO-s. “Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë, pas fillimit të një operacioni special ushtarak të forcave të armatosura ruse në Ukrainë”... Читать дальше...

Ministri i Jashtëm rus do të takojë homologun ukrainas

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Pritet të jetë ky takimi i parë midis diplomatëve të lartë qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë të shkurtër për mediat. Agjencitë ruse të lajmeve e konfirmuan po ashtu planin. Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ndan kufi detar me Rusinë dhe Ukrainën në Detin e Zi... Читать дальше...

Kosova në solidaritet me Ukrainën

Evropaelire.org 

“Qëndrojmë me Ukrainën”, “Paqe për Ukrainën” dhe “Bota ka parë mjaftueshëm luftëra” ishin disa prej sloganeve të protestës solidarizuese me popullin ukrainas, që u mbajt të hënën në Prishtinë. Ukraina është nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Sipas Kombeve të Bashkuara, qindra njerëz janë vrarë dhe mbi 1.5 milion janë zhvendosur. Në protestën në Prishtinë, që u organizua nga disa organizata joqeveritare, morën pjesë qytetarë, por edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe diplomatë të akredituar në Prishtinë. Читать дальше...

Pamjet nga lart shfaqin fluturimin e raketave ruse afër Kievit

Evropaelire.org 

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka siguruar pamje të xhiruara nga droni, të cilat shfaqin ato që besohet të jenë raketa ruse të tipit “Grad”, duke u hedhur në rajonin e Kievit, më 5 mars. Xhirimet janë bërë nga vullnetarët që po i ndihmojnë ushtrisë ukrainase. Ata nuk kanë treguar vendndodhjen e saktë, për arsye të sigurisë.

Perëndimi kërkon pezullimin e Rusisë nga Interpol-i

Evropaelire.org 

Disa vende perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, i bënë thirrje Interpol-it që ta pezullojë Rusinë nga organizata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit. Sipas sekretares së Brendshme britanike, Priti Patel, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kërkuan “pezullimin e menjëhershëm të qasjes së Rusisë” në sistemet e Interpol-it. “Veprimet e Rusisë paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në zbatimin e ligjit”, tha Patel. Читать дальше...

Vdekjet e civilëve shtohen teksa Rusia vazhdon bombardimet në Ukrainë

Evropaelire.org 

Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.

Новости России
Москва

«Где ваши манеры?»: интервью со звездным экспертом по этикету Дианой Булатовой


Kosova paralajmëron strehimin e familjarëve të ushtarëve ukrainas të KFOR-it

Evropaelire.org 

Kosova së shpejti do të pezullojë regjimin e vizave transit për qytetarët e Ukrainës dhe do të krijojë kushte për strehimin e familjarëve të ushtarëve të Ukrainës, të cilët janë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Kështu bëri të ditur ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, gjatë një raportimi para Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Diasporë. “Qytetarët e Ukrainës në kufirin me Kosovën mund të hyjnë pa viza, por ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Kosovë... Читать дальше...

Australia i kërkon Kinës të marrë anën e Ukrainës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i kërkoi Kinës që t'iu bashkohet përpjekjeve për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës. Morrison paralajmëroi se bota është në rrezik të riformësohet nga një “hark autokracie”. Kina, e cila ka lidhje të ngushta me Moskën, ka refuzuar ta cilësojë si pushtim sulmin rus ndaj Ukrainës, ndërsa u ka kërkuar vendeve perëndimore që t’i respektojnë “shqetësimet legjitime” të Rusisë për sigurinë. Pekini ka bërë thirrje për zgjidhjen e krizës përmes negociatave. Читать дальше...

Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2008

Evropaelire.org 

Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë që nga viti 2008, pasi SHBA-ja tha se po diskuton me aleatët për embargo të mundshme mbi furnizimet ruse. Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si standard ndërkombëtar, shkoi në mbi 139 dollarë për fuçi, përpara se të binte sërish nën 130 dollarë. Tregjet e energjisë janë tronditur ditëve të fundit, për shkak të frikës për furnizime, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se... Читать дальше...

Zelensky akuzon Rusinë për vrasje të qëllimshme të civilëve

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi ushtrinë ruse se forcat e tij “do të ndjekin deri në varr çdo ushtar që kryen krime lufte” në Ukrainë. Ushtarët rusë “do të përballen me ditën e gjykimit” për “vrasje të qëllimshme”, tha ai në një adresim nga Kievi. “Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë”, tha Zelensky. “Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, shtoi ai. Zelensky... Читать дальше...

Rusia po përgatitet për "sulm të gjithanshëm" në Kiev

Evropaelire.org 

Zyrtarët e mbrojtjes në Ukrainë paralajmëruan se Rusia po përgatit forcat e saj për të nisur një sulm të gjithanshëm në kryeqytetin Kiev. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se ushtria ruse ka grumbulluar tanke dhe njësi të motorizuara të këmbësorisë, që aktualisht janë në rrugë drejt qytetit të afërt, Irpin. Në njoftim thuhet se komandantët rusë kanë furnizuar forcat e tyre me karburante të dërguara nga Bjellorusia. Zyrtarët po ashtu thanë se ushtria ruse po i përqendron përpjekjet e saj edhe në rrethimin e qyteteve lindore... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Хромачёва и Бабош выиграли турнир WTA в Руане в парном разряде






Жителей ХМАО пригласили на Всероссийский субботник 27 апреля

В Красноярске владелица алабая привязала собаку к машине и протащила по дороге

Сергей Собянин рассказал об обсуждении благоустройства еще восьми общественных пространств

В Москве пройдёт цикл открытых лекций с психологами и учёными для поддержки выпускников