ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 09.03.2022

SHBA-ja dënon përdorimin “barbar” të forcës kundër civilëve në Ukrainë

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar përdorimin “barbar” të forcës kundër civilëve, pasi sulmet ajrore ruse goditën një spital të fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol të Ukrainës. “Është e tmerrshme të shohësh këtë lloj të përdorimit barbar të forcës ushtarake kundër civilëve të pafajshëm në një shtet sovran”, tha Sekretarja për Media, Jen Psaki. Në sulmin ajror në Mariupol janë plagosur të paktën 17 persona, tha një zyrtar ukrainas. Ky sulm ndodhi teksa hapja e korridoreve humanitare mundësuan që... Читать дальше...

A mund të mbijetojë bota pa naftën dhe gazin rus? 

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se do t’i kufizojnë importet e naftës ruse. Kjo, edhe pavarësisht faktit se Rusia ka paralajmëruar se mund të ndërpresë furnizimin e Evropës me gaz, nëse vjen deri te ndalimi i naftës së saj. Çfarë sanksionesh ka për naftën dhe gazin rus? SHBA-ja ka marrë vendim për të ndaluar plotësisht importet e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia, pasi Ukraina - e cila ndodhet nën pushtimin rus - ka bërë thirrje për zgjerimin e sanksioneve. Читать дальше...

BE-ja shton në listën e sanksioneve edhe 160 shtetas rusë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian të mërkurën ka shtuar edhe 160 oligarkë dhe ligjvënës rusë në listën e sanksioneve. Sanksionet kanë në shënjestër kripto-asetet dhe sektorin detar. Këto masa janë vazhdimësi e ndëshkimeve të bllokut ndaj Moskës e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Blloku evropian po ashtu tha se tri banka bjelloruse do të largohen nga sistemi i mesazheve SWIFT, për shkak të mbështetjes së Minskut për sulmin e Kremlinit ndaj Ukrainës. “Ne po shtrëngojmë edhe më tej sanksionet në përgjigje... Читать дальше...

Evakuimi i vështirë nga Irpini

Evropaelire.org 

Evakuimi i civilëve nga Irpini ka qenë i vështirë për personat e sëmurë që lëvizin me karroca. Imazhet nga atje tregojnë karroca fëmijësh, karroca dore, karroca invalidësh e shporta dyqanesh të lëna nga qytetarët që po evakuohen nga Irpini

Tiranë: Qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve  

Evropaelire.org 

Disa qindra qytetarë protestuan të mërkurën para Kryeministrisë në Tiranë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri. Qytetarë, aktivistë e artistë u mblodhën në sheshin Dëshmorët e Kombit, duke kërkuar jetë më të mirë dhe duke thënë se me çmimet që janë sot, nuk do t’ia dalin të jetojnë një jetë normale. Atyre iu bashkuan edhe fermerët e blegtorët të cilët thanë se përveç naftës, çmimet e plehrave kimike dhe inputeve bujqësore janë bërë të papërballueshme për ta. “Ne rrogën para se ta marrim na shkon në shpenzime. Читать дальше...

Çmimet rriten sërish 

Evropaelire.org 

Buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksitë janë vetëm disa produkte dhe shërbime, të cilat, nga e mërkura e 9 marsit, janë shtrenjtuar sërish në tregun e Kosovës.    Një litër naftë ka arritur në 1.75 euro, ndërsa një litër benzinë në 1.66 euro.  Nga produktet ushqimore, një litër vaj, nga më pak se 2.00 euro, është bërë 2.39 euro; një bukë nga 0.40 euro është bërë 0.50 euro, një kilogram miell ka arritur deri në 0.99 euro dhe një kilogram sheqer po ashtu deri në... Читать дальше...

Ukraina raporton për të plagosur nga sulmi në Mariupol

Evropaelire.org 

Zyrtarët ukrainas thanë se 17 persona janë plagosur në sulmin ajror rus në spitalin e fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol, në jug të Ukrainës. Shefi i administratës ushtarake ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, tha se numri i fëmijëve të plagosur “është zero, falë Zotit dhe shpresojë që ky numër të mos ndryshojë”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi i 9 marsit ishte një “mizori”, duke ripërsëritur thirrjet që Shtetet e Bashkuara dhe NATO të krijojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën. Читать дальше...

“Shkatërrim kolosal” nga sulmet ajrore në spitalin e Mariupolit

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë se më 9 mars ka kryer një sulm shkatërrues ajror në një spital të fëmijëve dhe maternitet në qytetin jugor të Mariupolit. Ai tha se fëmijët ishin në mesin e personave që kanë mbetur “nën rrënoja”. Këshilli i qytetit të Mariupolit postoi një video nga vendi i ngjarjes, duke shtuar se shkatërrimi ishte “kolosal”. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)



Qeveria subvencionon naftën për bujqit

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që fermerëve dhe bujqve t’iu subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro.  Subvencionimi do të bëhet në vlerën prej rreth 0.36 centë për litër naftë, të përllogaritur me hektarë të poseduar të tokës së punuar. Programet e subvencionimit do të shpallen brenda këtij muaji. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media të mërkurën. Sipas tij, për produkte të tilla strategjike, bujqit përveç naftës do të subvencionohen edhe për plehërim pranveror. Читать дальше...

Shkupi vendos masa kundër rritjes së çmimeve

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të mërkurën ka miratuar masa të reja, për të mbrojtur, siç ka thënë, qytetarët nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe energjisë elektrike, si pasojë e krizës botërore për shkak të konfliktit në Ukrainë. Qeveria ka vendosur lirimin e akcizës për karburantet, heqjen e TVSH-së për artikujt ushqimor bazë, si mielli, buka, vaji, mishi, sheqeri, vezët e disa prodhime tjera. Një vendim tjetër është mbajtja deri në fund të vitit e akcizës prej 5 për... Читать дальше...

Vdiq personi që iu transplantua zemra e derrit

Evropaelire.org 

Ka vdekur personi i parë në botë të cilit i ishte transplantuar zemra e derrit, e modifikuar gjenetikisht. David Bennett, që vuante nga një sëmundje e pashërueshme e zemrës, mbijetoi për dy muaj pasi kreu operacionin në Shtetet e Bashkuara. Por, gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej disa ditë më parë, thanë doktorët e tij në Balitmor dhe 57-vjeçari vdiq më 8 mars. Bennett i kuptonte rreziqet e këtij operacioni dhe para se të operohej kishte thënë se procedura ishte “ekspertimet”.

Scholz: Nuk do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë

Evropaelire.org 

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ky koment erdhi pasi Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29 në bazën amerikane në Gjermani. “Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes... kemi dërguar armë, gjë për të cilën iu kemi treguar, por po ashtu është e vërtetë që ne e kemi shqyrtuar me kujdes se çfarë do të bëjmë, dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”... Читать дальше...

Këngë në vendstrehime: Muzika frymëzon Ukrainën e dërrmuar nga lufta

Evropaelire.org 

Këngëtarë dhe muzikantë, të rinj e të moshuar, janë incizuar duke luajtur, teksa përpiqeshin të ngrinin moralin e ukrainasve në vendstrehime për mbrojtje nga bombardimet, në metronë e Kievit, dhe në zona të tjera të rrezikuara nëpër vend, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Ukraina kërkon armëpushim pas ndërprerjes së rrymës në Çernobil

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Rusisë që të pajtohet për armëpushim, në mënyrë që të kryhen riparime në centralin bërthamor të Çernobilit, vendi ku ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore. Ky central është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik dhe ka shqetësime për rrjedhje të rrezatimit. Kompania ukrainase e Energjisë, Ukrenergo, ka thënë më 9 mars se rryma është ndalur në central për shkak të një ndërprerjeje të linjës elektrike që lidh centralin bërthamor... Читать дальше...

BE do të zgjerojë sanksionet ndaj zyrtarëve dhe oligarkëve rusë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian është pajtuar për të zgjeruar rundin e tretë të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, për të shënjestruar një numër më të madh të oligarkëve dhe zyrtarëve të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, për shkak të sulmit të paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës. Presidenca franceze e Këshillit Evropian, ka thënë më 9 mars se sanksionet e reja do të zbatohen ndaj “liderëve rusë dhe oligarkëve, si dhe familjeve të tyre”, duke përmendur se ata janë përfshirë në agresionin rus kundër Ukrainës. Читать дальше...

Rritje rekorde e çmimit të naftës në Shqipëri

Evropaelire.org 

Çmimet e naftës në Shqipëri kanë shënuar rritje të hovshme brenda natës, duke arritur të mërkurën në nivel rekord prej 260 lekësh (2.03 euro) për litër nga 230 lekë për litër (1.80 euro) një ditë më herët. Kjo rritje e çmimit është e katërta brenda javës në Shqipëri. Në bazë të Institutit shqiptar të Statistikave, ky çmim shënon një rritje prej rreth 50 për qind nga mesatarja e çmimit të naftës për litër në treg gjatë vitit 2021. Tregu i destabilizuar i naftës është pasojë direkte e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. Читать дальше...

Kosovës i vihet në pikëpyetje produkti i sigurisë kombëtare

Evropaelire.org 

Vendi nga ku Kosova importon sasinë më të madhe të grurit dhe miellit - Serbia - ka paralajmëruar se nga e enjtja e 10 marsit do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit, për shkak të krizës në tregje, që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Gruri është lëndë e parë për prodhimin e miellit dhe si i tillë konsiderohet produkt strategjik për sigurinë kombëtare. Për sigurimin e tij, Kosova varet skajshmërisht nga importi. Gjatë vitit 2021, vendi ka importuar 84 mijë tonë lloje të ndryshme... Читать дальше...

Zelensky: Zona e ndalim-fluturimit do të parandalonte katastrofën humanitare

Evropaelire.org 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se nëse nuk shpallet zona e ndalim-fluturimit për të mbrojtur Ukrainën, komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për katastrofë të madhe humanitare. Zelenskiy ka thënë më 9 mars se Rusia ka rritur shkallën e sulmeve në ditën e 14-të të luftës dhe se bota nuk mund të rri duarkryq. “Rusia përdor raketa, aeroplanë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës tonë. Është detyrë humanitare e botës që të përgjigjet”, ka thënë ai. Читать дальше...

Ukrainasi që u shtyp nga autoblinda do që t’i bashkohet ushtrisë pas shërimit

Evropaelire.org 

Një burrë ukrainas, i cili është me fat që është gjallë, pasi një autoblindë e goditi veturën e tij në Kiev, më 25 shkurt, i ka falënderuar njerëzit që e shpëtuan, dhe ka thënë se do t’i bashkohet forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, sapo të aftësohet për të ecur përsëri. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Новости России
Москва

Питерским генералам сидеть в столице // Экс-начальника ГУ МВД по Санкт-Петербургу и его подчиненных хотят судить за взятки в Москве


"Fëmijët tanë po vdesin": Banorja e Harkivit kërkon ndalimfluturim mbi Ukrainë

Evropaelire.org 

Në një intervistë emocionale për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, banorja e Harkivit, Yulia Sukhovyeyeva, i ka bërë thirrje botës që të vendosë zonë ndalimfluturimi mbi Ukrainë, për të ndaluar bombardimet nga forcat ruse. Yulia është një ndër miliona ukrainas që po ikin nga vendi për t’i shpëtuar luftës. Sapo ta nxjerrë fëmijën e saj jashtë, në një vend të sigurt, ajo thotë se planifikon të kthehet në qytetin e saj, ku prindërit e saj vazhdojnë të qëndrojnë, dhe ku forcat ruse po sulmojnë rregullisht. Читать дальше...

Kremlini: SHBA i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë të mërkurën, 9 mars, se Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe se Moska do të mendojë seriozisht si të veprojë, pasi presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur ndalesë në naftën ruse dhe importe tjera të energjisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia ka qenë dhe do të mbetet furnizuese e besueshme e energjisë. Peskov ka thënë se Perëndimi e ka bërë situatën shumë të vështirë dhe e ka detyruar Rusinë të mendojë seriozisht. Biden ka... Читать дальше...

Kosova themelon grupin punues për anëtarësim në NATO 

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e grupit punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, 9 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se objektivi kryesor i këtij grupi do të jetë avancimi i procesit të integrimit në NATO, fuqizimi i pranisë së Kosovës në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me aleatët strategjikë ndërkombëtarë. Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë... Читать дальше...

Rusët ia mësyjnë Armenisë për shkak të luftës në Ukrainë

Evropaelire.org 

Teksa Rusia përballet me sanksione të paprecedentë të Perëndimit për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe Kremlini po rrit presionin brenda vendit ndaj kujtdo që vë në pikëpyetje luftën e Moskës, Aleksei, një shtetas rus që punon në media, vendosi se ishte koha që të largohej nga shteti. “Prandaj ndjeva një nevojë urgjente që të largohem nga shteti im”, tha për Radion Evropa e Lirë, Aleksei, i cili nuk pranoi që të identifikohej me emrin e plotë. Ai këto deklarata i bëri më 3 mars, pasi arriti në... Читать дальше...

Serbia pezullon eksportet e grurit, miellit, misrit e vajit

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit nga e enjtja e 10 marsit. “Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiq të martën. Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiq tha se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët. "Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet... Читать дальше...

Ukrainasi që po iu ndihmon njerëzve të ikin nga lufta

Evropaelire.org 

Roman Kalgin la punën si zyrtar i teknologjisë informative, për të marrë njerëz nga turmat e ukrainasve të zhvendosur në stacionin e trenave në Lviv, dhe për t’i dërguar ata me furgonin e tij në kufirin me Poloninë. “Njerëzit vijnë të thyer, në lot”, thotë ai. “Duhet t’i qetësosh ata dhe t’iu thuash se gjithçka do të jetë mirë”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Кудерметова выиграла турнир WTA в Штутгарте в парном разряде






"Однажды вода поднялась до стен Кремля". Как может затопить Москву и Санкт-Петербург

В столице растет производство косметики

В России стартовала акция памяти «Георгиевская лента»

Букеты от 1500 рублей: Россиянам объяснили, как заработать в Вербное воскресенье