ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 14.03.2022

BE pajtohet për sanksione të reja kundër Rusisë

Evropaelire.org 

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për një pako të katërt me sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, ka thënë zyra e presidencës franceze e bllokut evropian më 14 mars. Presidenca franceze e BE-së ka thënë se pjesë e pakos ndaj Rusisë do të jetë heqja e statusit të “shtetit të favorizuar për tregti”, vendim që mund t’ia hapë derën bllokut për të vendosur tarifa të ashpra ndaj mallrave ruse dhe për ta renditur Rusinë në nivelin e njëjtë me Korenë Veriore dhe Iranin. ... Читать дальше...

Si po rekruton Rusia mercenarë për luftën në Ukrainë?

Evropaelire.org 

BBC Kanalet në mediat sociale dhe grupet private të mesazheve po përdoren në Rusi për të rekrutuar brigada të reja të mercenarëve për të luftuar në Ukrainë përkrah ushtrisë ruse, ka mësuar transmetuesi britanik BBC. BBC-ja ka biseduar me një mercenar që po shërben aktualisht dhe me një ish-luftëtar që ka lidhje të ngushta me organizatat kryesore të mercenarëve në Rusi, të cilët kanë treguar detaje lidhur me fushatën e rekrutimit. Mercenari që, aktualisht, është duke shërbyer tha se shumë veteranë... Читать дальше...

Kremlini: S’ka kërkesë për takimin Putin-Zelensky

Evropaelire.org 

Rusia nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë që presidenti rus, Vladimir Putin të zhvillojë bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën Kremlini. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë  më herët se nuk përjashtohet takimi mes dy liderëve. Zelensky ka bërë thirrje për takime të drejtpërdrejta me Putinin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës. Peskov ka thënë të hënën se nuk ka pasur diskutime për një takim të mundshëm të Putinit dhe presidentit amerikan... Читать дальше...

Britania prezanton skemën për strehim të refugjatëve

Evropaelire.org 

Qeveria britanike ka prezantuar të hënën, 14 mars, skemën Shtëpi për Ukrainën, për ata që duan të regjistrohen për të qenë nikoqirë të refugjatëve ukrainas. Vetëm një orë pas prezantimit të skemës, 1,500 persona janë regjistruar në sistem. Sekretari për Komunitet, Michael Gove, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka një histori të “mbështetjes së personave më të cenueshëm në periudhën më të errët”. Nuk do të ketë kufizime në numrin e refugjatëve që mund të pranohen nëpër shtëpi, sipas skemës britanike. Читать дальше...

Sllovakia dëbon tre anëtarë të Ambasadës ruse

Evropaelire.org 

Sllovakia ka njoftuar të hënën, 14 mars, për dëbimin e tre pjesëtarëve të stafit të Ambasadës ruse dhe u ka dhënë afat prej 72 orësh që të largohen nga shteti. “Sllovakia ka vendosur të dëbojë tre pjesëtarë të stafit të Ambasadës ruse”, ka thënë zëdhënës i Ministrisë së Jashtme sllovake, Juraj Tomaga. “Ministria e Punëve të Jashtme… në të njëjtën kohë, i bën thirrje Ambasadës së Federatës Ruse që përfaqësuesit e saj të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me Konventën e Vjenës sa u përket marrëdhënieve diplomatike”... Читать дальше...

Banorët e fundit të Irpinit mes rrënojave dhe kufomave

Evropaelire.org 

Mijëra njerëz kanë ikur nga qyteza e Irpinit, afër kryeqytetit ukrainas, Kievit, pasi zonat e banimit janë gjendur nën sulme të vazhdueshme ruse. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa prej banorëve që kanë mbetur ende aty – ata nuk kanë rrymë apo gaz për ngrohje, ndërsa kufomat vazhdojnë të qëndrojnë nëpër rrugë. (Paralajmërim: Kjo video ka pamje shqetësuese)

Shqiptarët e Luginës, të ndarë në zgjedhjet e Serbisë  

Evropaelire.org 

Të ndarë dhe të pakoordinuar, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, që pritet të mbahen më 3 prill. Partitë shqiptare do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare - me gjithsej 20 kandidatë. Për shkak të dallimeve politike, ato thonë se nuk kanë arritur të merren vesh për një listë të përbashkët, ashtu sikurse në zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët e Luginës janë bashkuar... Читать дальше...

OKB ndan edhe 40 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të hënën, 14 mars, se ky institucion do të ndajë edhe 40 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën. Duke folur nga Nju Jorku, ai ka thënë se fondet do të ndihmojnë për furnizime të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe furnizimeve tjera në këtë shtet, si dhe ofrimin e parave të gatshme për ata që kanë nevojë. Guterres ka paralajmëruar se ndonjë përshkallëzim i mëtejmë i luftës në Ukrainë – qoftë aksidental apo i qëllimshëm – kërcënon “gjithë njerëzimin”. Читать дальше...



Javët e ardhshme, vendimtare për luftën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Kjo nuk ishte lufta që Moska e priste. Forcat ukrainase po rezistojnë më shumë sesa kishin parashikuar shumë analistë ushtarakë para se Rusia të niste pushtimin më 24 shkurt, teksa forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha dhe një sërë disfatash logjistike, që i ka detyruar të rigrupohen dhe të ndryshojnë taktikat, teksa përparimi i tyre në këtë shtet është ngadalësuar. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka pretenduar se deri më tani ka vrarë mbi 12,000 trupa ruse, por natyra fluide dhe ndryshimet... Читать дальше...

EULEX-i përforcon njësinë policore në Kosovë

Evropaelire.org 

Misioni evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi të hënën se do të përforcojë njësinë e tij të specializuar policore me një njësi rezervë. Në një komunikatë dërguar mediave, EULEX tha se kjo njësi, e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë, nga Portugalia, Franca dhe Italia, “do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim” për të përforcuar, siç tha, “kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it”. “Njësia Policore e Specializuar... Читать дальше...

Në luftë me flakët

Evropaelire.org 

Në ditën e nëntëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë, Radio Evropa e Lirë ju sjell, të përmbledhur në një fotogaleri, punën e pjesëtarëve të Shërbimit Shtetëror Emergjent të Ukrainës gjatë ndërhyrjeve për të shuar zjarret si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë ruse dhe ofrimit të ndihmës për civilët.

Borrell në Shkup: Pushtimi i Ukrainës, “sulm barbar i Putinit”

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur “sulm barbar” agresionin rus në Ukrainë, sulm që sipas tij paraqet “shkelje të parimeve dhe të së drejtës ndërkombëtare”, “luftë të Putinit”, që nuk është e orientuar vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. Këtë Borell e tha të hënën, më 14 mars, në Shkup, pas takimit me drejtuesit e lartë të Maqedonisë së Veriut, më të cilët ka biseduar për perspektivën evropiane, si dhe agresionin rus në Ukrainë. Читать дальше...

Çernobili mbetet sërish pa rrymë

Evropaelire.org 

Ish-termocentrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë ka mbetur sërish pa energji elektrike, pasi forcat ruse dëmtuan - për herë të dytë - linjën e tensionit të lartë në termocentral, tha kompania kombëtare e energjisë në Ukrainë, Ukrenergo. Kompania tha përmes një deklarate se linja, e cila furnizon me energji elektrike edhe qytetin Sllavutiç, është dëmtuar përsëri nga forcat ruse, pasi ekuipazhi i Ukrenergo-s e ka riparuar atë. Termocentrali është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik javën e kaluar. Читать дальше...

Borrell: Pushtimi i Ukrainës, moment për ringjalljen e zgjerimit të BE-së

Evropaelire.org 

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku duhet të fillojë bisedimet zyrtare për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur. Duke folur në një konferencë për media në Shkup, Borrell tha se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia është “një moment për ringjalljen e procesit të zgjerimit të BE-së”. Borrell shtoi se blloku do t’i vazhdojë diskutimet me Bullgarinë, e cila ka kërcënuar se do t’i pengojë përpjekjet e Shkupit për integrimin evropian. Читать дальше...

Nis ndalesa e pagave për punëtorët që s’punojnë 

Evropaelire.org 

Aleksandri, një qytetar serb nga veriu i Mitrovicës, ka “punuar” në Ministrinë e Arsimit të Kosovës nga janari i vitit 2016. Në punë, nuk ka shkuar asnjë ditë, por rrogën e ka marrë rregullisht. Kjo praktikë është ndërprerë vetëm pas gjashtë vjetësh - në shkurt të këtij viti, kur Ministria e Arsimit nuk ia ka ndarë rrogën. Aleksandri ishte punësuar në ministri pas një marrëveshjeje që Kosova dhe Serbia kishin arritur në Bruksel, për integrimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturës Mbrojtje Civile. Читать дальше...

Kusari-Lila: Kosova do ta shqyrtojë mbajtjen e zgjedhjeve nëse Serbia i dërgon kërkesë

Evropaelire.org 

Kosova do ta shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe, nëse Beogradi zyrtar i dërgon kërkesë Qeverisë së Kosovës, tha të hënën shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza  Kusari-Lila. “Përgjigja e institucioneve të Kosovës, tashmë e konfirmuar edhe në nivel të legjislativit, është që vetëm në një pranim të kërkesës zyrtare nga shteti i Serbisë drejtuar shtetit të Kosovës me kërkesë bazuar në ligjet e aplikueshme të Kosovës dhe në praktikat evropiane... Читать дальше...

Lufta në Ukrainë ndan opinionin në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Kundrejt qëndrimit të udhëheqësve politikë në Maqedoninë e Veriut që është rreshtuar përkrah forcave euroatlantike, të cilat i kanë dhënë mbështetje sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, në mediat sociale paraqiten grupe të caktuara që vihen në mbrojtje të palës ruse, gjë që ka çuar në polarizimin e shoqërisë. Në rrjetet sociale janë paraqitur qëndrime që përmbajnë gjuhë të urrejtjes në pretendimet se Ukraina ka mbështetur bombardimin e viseve të banuara me shumicë shqiptare në... Читать дальше...

Arrestohen 50 zyrtarë për marrje ryshfeti

Evropaelire.org 

Në një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës, që është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 14 mars u arrestuan 48 policë dhe dy zyrtarë doganorë, thanë autoritetet e drejtësisë. Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “marrja e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës... Читать дальше...

Escobar: Mali i Zi mbetet objektiv tërheqës për Moskën

Evropaelire.org 

Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën dhe kjo është arsyeja përse  Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë duhet t’i shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus, Vladimir Putin, tha i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E njëjta ideologji e gabuar po e shtyn Kremlinin të parandalojë dhe ngadalësojë integrimin euroatlantik të Ballkanit, tha Escobar për të përditshmen malazeze, Vijesti. Ai u bëri... Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Daçiq: Me sanksione kundër Rusisë, Serbia do ta dëmtonte veten

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se sikur Serbia t’i vendoste sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ajo “nuk do ta dëmtonte Moskën, por interesat e veta”. Daçiq tha se Rusia po ndihmon në “mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”, sepse, sipas tij, ajo nuk po e lejon Kosovën që të “kalojë” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Rusia është i vetmi vend që do të vendosë veto ndaj njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ndërsa vendet perëndimore nuk do ta tërheqin njohjen... Читать дальше...

Ukraina, thirrje Perëndimit për më shumë armë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i bëri thirrje Perëndimit që ta furnizojë Ukrainën me armë dhe të zbatojë më shumë sanksione kundër Rusisë, me qëllim që të parandalohet, siç tha, përfshirja e vendeve të tjera në një konflikt më të gjerë. Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj që të bëjnë më shumë për ta ndihmuar atë që t’i rezistojë pushtimit rus. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Disa qeveri perëndimore kanë shprehur... Читать дальше...

Evropa me rritjen më të madhe të importeve të armëve

Evropaelire.org 

Rajoni i Evropës ka shënuar rritjen më të madhe të importeve të armëve: për 19 për qind në periudhën 2017-2021, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë eksportuar më shumë armë sesa Rusia. Në raportin e publikuar më 14 mars nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes (SIPRI), me seli në Stokholm, thuhet se krahasuar me periudhën 2012-2016, kjo rritje e importeve të armëve në Evropë përbën 13 për qind të të gjitha transfereve globale të armëve. Sipas raportit, importuesit kryesorë të armëve në Evropë janë: Mbretëria e Bashkuar... Читать дальше...

SHBA paralajmëron Kinën që të mos e ndihmojë Rusinë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara thanë se Kina do të përballet me “pasoja të ashpra” nëse e ndihmon Rusinë në pushtimin e Ukrainës, raportojnë mediat amerikane. Zyrtarë të paidentifikuar raportohet se u kanë thënë mediave të shumta amerikane se Rusia i ka kërkuar Kinës t’i ofrojë ndihmë ushtarake. Ambasada kineze në Uashington tha se nuk është në dijeni për këtë kërkesë. Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se Uashingtoni “po komunikon... Читать дальше...

Zelensky përsërit thirrjet për zonë ndalim-fluturimi

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri sërish thirrje udhëheqësve të NATO-s që të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. “Nëse nuk e mbyllni qiellin tonë, është çështje kohe kur raketat ruse do të bien në territorin tuaj, në territorin e NATO-s”, tha Zelensky në një video-adresim të postuar në mediat sociale. Thirrja e tij vjen pasi raketat ruse qëlluan të dielën një bazë stërvitore ushtarake në Javoriv të Ukrainës. Lokacioni ndodhet 25 kilometra larg Polonisë - vend anëtar i NATO-s. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA сообщила о достижении Рыбакиной после победы над Швентек






Расписание ряда поездов Ярославского направления МЖД изменится в мае

Аквапланирование с фатальными последствиями

Спасли москвичку весом 300 кг. Трагические и счастливые истории людей 200+

РФ применяет судебный механизм ЭЗО в отношении холдинговой структуры Альфа-банка