ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 15.03.2022

Maqedoni e V: Uniformat policore do të jenë edhe në gjuhën shqipe

Evropaelire.org 

Uniformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe, në komunat ku mbi 20 për qind e popullasisë është me shqiptarë. Në njoftimin e Qeverisë, të publikuar të martën, 15 mars, thuhet se vendimi është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. “Uniformat policore në Shkup dhe në komunat ku së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare (gjuhën shqipe) të ndryshme nga maqedonishtja, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që përdoret nga së paku 20 për... Читать дальше...

Kryeministrat e Çekisë, Polonisë dhe Sllovenisë arrijnë në Kiev

Evropaelire.org 

Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, kanë arritur të martën, 15 mars, në Kiev, për të treguar mbështetje për Ukrainën, teksa vazhdojnë sulmet ruse në këtë shtet. “Neve na duhet të ndalim këtë tragjedi, që po ndodh në lindje, sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se liderët kanë arritur në kryeqytetin ukrainas. Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë përmes një postimi në Twitter se të... Читать дальше...

Pamjet nga droni shfaqin shkatërrimin në rajonin Sumi

Evropaelire.org 

Qyteti i vogël ukrainas, Ohtirka, në rajonin Sumi, besohet se shkatërruar në masë të madhe nga bombardimet e artilerisë ruse. Pamjet nga droni, të publikuara nga ushtria ukrainase në platformën Telegram, tregojnë pasojat e sulmeve në zona banimi më 14 mars, nga të cilat kanë mbetur të vdekur të paktën tre persona. Autoritetet rajonale të Sulmit kanë raportuar se termocentrali dhe një stacion i energjisë janë shkatërruar po ashtu, dhe qyteti nuk ka rrymë dhe ujë.

Gjobitet gazetarja ruse që protestoi në televizionin shtetëror

Evropaelire.org 

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila ka protestuar të martën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në një televizion rus, kundër luftës në Ukrainë, është gjobitur me 213 dollarë për “organizim të një ngjarjeje masive të paligjshme”. Gjykata e ka shpallur atë fajtore, ka thënë agjencia e lajmeve, RIA. Faqja e pavarur, Meduza, ka thënë se ajo është gjobitur për video-adresimin që e ka incizuar vetë, dhe jo për protestën në studion televizive. Televizioni shtetëror është burimi i vetëm i lajmeve për miliona rusë. Читать дальше...

Policët e arrestuar: “A ka ndonjë kafe për këta burra?”

Evropaelire.org 

Me qindra euro dyshohet të kenë marrë si ryshfet nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, policët dhe doganierët që u arrestuan të hënën (14 mars) në Komunën e Gjakovës dhe atë të Prizrenit. Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të shqiptojë masën e paraburgimit prej një muaji për 50 zyrtarët policorë dhe doganorë, që dyshohen për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Seanca për masën e paraburgimit ka nisur në ora 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës... Читать дальше...

Kiev: Vdes një kameraman i kanalit Fox

Evropaelire.org 

Kameramani i kanalit Fox News, Pierre Zakrzewski, është vrarë jashtë Kievit, ka thënë rrjeti televiziv amerikan. Zakrzewski është vrarë dhe kolegu i tij, Benjamin Hall është plagosur, pasi makina e tyre është sulmuar të hënën në hyrje të Horenkas, rreth 20 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit, ka thënë shefja e Fox-it, Suzanne Scott. “Pierre ka qenë fotograf i zonës së luftës, i cili ka mbuluar gati secilin material ndërkombëtar për Fox News, nga Iraku në Afganistanin e Siri, gjatë kohës së tij me ne”, ka thënë ajo. Читать дальше...

Për dhe kundër tërheqjes së parave nga Trusti

Evropaelire.org 

Ideja e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk është e arsyeshme dhe dëmton kontributpaguesit, thotë për Radion Evropa e Lirë, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri. Megjithatë, profesori i Ekonomisë, Muhamet Sadiku, mendon se tërheqja e kursimeve pensionale është një alternativë, e cila, sipas tij, mund të zbusë gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale të qytetarëve. Qytetarët në Kosovë janë goditur nga një rritje e lartë e çmimeve të konsumit. Inflacioni në shkurt të këtij viti ka arritur në 7.5 për qind... Читать дальше...

Fëmijët refugjatë ukrainas rrëfejnë tmerret e luftës

Evropaelire.org 

Qindra mijëra fëmijë ukrainas janë bërë refugjatë, prej kur Rusia e pushtoi vendin e tyre, Ukrainën, më 24 shkurt. Dëshmitë e tyre për tmerret e luftës përbëjnë një kombinim goditës të emocioneve të thella dhe të përshkrimeve të qeta. Fëmijët po ashtu kanë reflektuar për politikën, ndërsa një vajzë ka hamendësuar se presidenti rus, Vladimir Putin, mbase është “lënë pas dore si fëmijë”. Radio Evropa e Lirë ka intervistuar disa fëmijë refugjatë ukrainas, në Poloni dhe në Lituani, ndërmjet 2 dhe 8 marsit. Читать дальше...



Rusia sanksionon Bidenin

Evropaelire.org 

Rusia ka vendosur të martën sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse. Sipas Ministrisë, Bidenit tani i ndalohet hyrja në Rusi. Kjo masë është “pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të administratës aktuale amerikane”, është thënë në deklaratë. Sanksionet do të aplikohen edhe për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns. Читать дальше...

Kurti paralajmëron bisedime për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të martën, 15 mars, se është në kontakt me ambasadat e Kuintit dhe të Bashkimit Evropian, që të gjendet një zgjidhje për serbt e Kosovës që duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit në Serbi. Vendet e Kuintit janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Gjermania. Kurti ka thënë se Qeveria synon që të drejtat e serbëve të mos shkelen, por edhe të mos cenohet shtetësia e Kosovës. “Konsiderojmë që në njërën anë... Читать дальше...

Kërkohet një muaj paraburgim për policët dhe doganierët

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të shqiptojë masën e paraburgimit prej një muaji për 50 zyrtarët policorë dhe doganorë, që dyshohen për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Seanca për masën e paraburgimit ka nisur të martën në ora 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës, një ditë pas aksionit të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, ku u arrestuan të pandehurit. Vendimi për masën e paraburgimit prej 30 ditësh pritet të merret të mërkurën... Читать дальше...

A është e jashtëligjshme që të huajt të luftojnë për Ukrainën?

Evropaelire.org 

Teksa mijëra qytetarë të huaj po shkojnë në Ukrainë në mënyrë vullnetare, me qëllim që t’i ndihmojnë këtij shteti të mbrojë veten nga pushtimi rus, disa prej tyre mund të përballen me pasoja ligjore kur të kthehen në shtetet e tyre. Shtetet e Ballkanit Perëndimor sanksionojnë pjesëmarrjen në konflikte apo luftëra të huaja. Në Kosovë, shembull, që prej vitit 2015 ndalohet bashkëngjitja në konflikte të armatosura jashtë vendit. Qytetarët e Kosovës mund të dënohen deri në 15 vjet burgim nëse marrin... Читать дальше...

Zelensky: Disa vende të NATO-s janë të hipnotizuara nga Rusia

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu zhgënjimin e tij me aleancën ushtarake të NATO-s, pas refuzimit të kësaj të fundit për të vendosur zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Përmes një video-lidhjeje, Zelensky foli të martën me kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe përfaqësues të vendeve të tjera në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës. NATO-ja është “aleanca më e fortë në botë”, por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”, tha Zelensky. Rusia... Читать дальше...

Serbia paralajmëron eksporte të grurit në Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Sasi të grurit dhe misrit do të eksportohen në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi të martën Ministria e Bujqësisë e Serbisë, përkundër ndalesës së vendosur ditë më parë. Njoftimi u bë pas një takimi që zhvilluan në Beograd ministri i Bujqësisë i Serbisë, Branisllav Nedimoviq, dhe ministrja e Bujqësisë e Shqipërisë, Frida Krifca. Në komunikatën për media thuhet se vendet e nismës “Ballkani i Hapur”, si dhe vendet e tjera fqinje, “mund të llogarisin te Serbia si një partner i besueshëm... Читать дальше...

Borrell në Tiranë: Të rijetësohet procesi i integrimit të Ballkanit

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian , Josep Borrell, tha se ka ardhur koha të rijetësohet procesi i zgjerimit dhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e pakthyeshme e Bashkimit Evropian.  “Të qenët të bashkuar është më e rëndësishme se kurrë. Ka ardhur koha që të rigjallërohet procesi i zgjerimit. E di që këtë ndoshta e keni dëgjuar edhe herë të tjera në të shkuarën. Ju vetë (Ramës) keni thënë se na duhen vepra e jo fjalë”, tha Borrell në një konferencë për media më kryeministrin shqiptar Edi Rama... Читать дальше...

Kuvendi debaton për rritjen e çmimeve

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës po reagon me vonesë dhe pa takt ndaj krizave, me të cilat së fundi po përballet Kosova, qoftë atë energjetike, apo tani me atë të rritjes së çmimeve, tha deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, teksa prezantoi temën për të cilën u thirr seanca e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahet të martën. “Rritja e çmimeve është bërë pandemi e dytë. Nuk ka produkt të cilit nuk i ka lëvizur çmimi. Inflacioni mbetet një nga kërcënimet kryesore të rimëkëmbjes së shpejt... Читать дальше...

Rusia bombardon Kievin

Evropaelire.org 

Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët në një ndërtesë banimi në kryeqytetin e Ukrainës, pas një varg sulmesh ruse me artileri. Një raketë është parë mbi qiellin e Kievit, në mëngjesin e hershëm të 15 marsit, ndërsa kanë pasuar një vezullim i madh dhe shpërthime të zhurmshme. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

IOM: Numri i refugjatëve ukrainas kalon 3 milionë

Evropaelire.org 

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina qëkur Rusia ka nisur pushtimin e saj më 24 shkurt. Zëdhënësi i IOM-it, Paul Dillon, tha në një konferencë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, se totali është përpiluar nga shifrat e dhëna nga autoritetet kombëtare. Agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR, tha se Polonia strehon më shumë se gjysmën e refugjatëve ukrainas: mbi 1.8 milion. Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh... Читать дальше...

Art në mbështetje të Ukrainës

Evropaelire.org 

Nëpërmjet muraleve dhe veprave të tjera të artit, shumë vende të botës po solidarizohen me Ukrainën, pas pushtimit të saj nga Rusia. (Përgatiti: Trim Haliti)

Новости России
Москва

Энергетические поля компенсируют растущие потребности в электроэнергии


Kremlini e quan “huliganizëm” protestën në televizionin rus

Evropaelire.org 

Kremlini e cilësoi si “huliganizëm” veprimin e një protestueseje ruse, e cila ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror rus. Marina Ovsyannikova, punonjëse në Kanalin Një, doli papritur pas prezantueses së lajmeve të hënën mbrëma, teksa ajo fliste për planet e Qeverisë ruse për të zbutur efektet e sanksioneve perëndimore. Ovsyannikova mbante një tabelë në duar, ku shkruante: “Jo luftës, ndalojeni luftën, mos i besoni propagandës! Ata po gënjejnë këtu”. Ajo është parë dhe dëgjuar për disa sekonda... Читать дальше...

Pushtimi i Rusisë e vë në provë "Ballkanin e Hapur" 

Evropaelire.org 

Megjithëse përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kishin planifikuar që të mbanin një takim të ri, në mes të marsit, në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, ata u pajtuan që për shkak të luftës në Ukrainë, takimi të shtyhet për në muajin maj, thonë nga Oda Ekonomike e Serbisë për Radion Evropa e Lirë.  Siç kanë theksuar nga kjo odë, ky pajtim është arritur në mënyrë që deri atëherë “të gjithë mund të fokusohen në sigurimin e kushteve për funksionimin normal të ekonomive... Читать дальше...

Jahti i lidhur me Abramovichin largohet nga Mali i Zi

Evropaelire.org 

Një jaht i lidhur me miliarderin rus, Roman Abramovich, u largua nga Mali i Zi më 14 mars, pas dy ditësh qëndrimi në Gjirin e Tivatit. Sipas ueb-faqes që monitoron lëvizjen e anijeve “Marine Traffic”, jahti i Abramovichit “My Solar” ka lundruar drejt Stambollit në Turqi. Jahti, në vlerë prej gati gjysmë miliardi eurosh, lundroi në Mal të Zi më 12 mars, pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi t’iu ngrijë asetet disa oligarkëve rusë, që besohet se kanë lidhje me Kremlinin. Perëndimi ka miratuar një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë... Читать дальше...

BE miraton edhe një rund sanksionesh kundër Rusisë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian miratoi të martën një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Sanksionet përfshijnë ndalesa të investimeve në sektorin energjetik rus, në eksportet e mallrave luksoze dhe në importet e produkteve të çelikut nga Rusia. Sanksionet, që hyjnë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare të BE-së gjatë ditës së sotme, ngrijnë edhe asetet e shumë udhëheqësve të biznesit, që mbështesin shtetin rus - në mesin e tyre edhe pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich. Читать дальше...

Tre kryeministra evropianë udhëtojnë drejt Kievit

Evropaelire.org 

Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë do të udhëtojnë sot në Kiev, për të shfaqur mbështetjen “e qartë” për Ukrainën, e cila ndodhet nën pushtimin rus. Kryeministri çek, Petr Fiala, tha në një postim në Twitter se tre liderët do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin Denis Shmyhal. “Qëllim i vizitës është të shprehim mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe lirinë dhe pavarësinë e saj”, tha Fiala. “Në të njëjtën kohë, ne... Читать дальше...

Masa për mbrojtjen e konsumatorëve

Evropaelire.org 

Ulja e akcizës për karburantet, heqja e TVSH-së për ushqimet bazë, kufizimi i çmimit të derivateve të naftës për një periudhë të caktuar, janë disa nga masat e ndërmarra nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor si përgjigje ndaj ngritjes së çmimeve si pasojë e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Në Kosovë, në anën tjetër, reagimi i shtetit është “më i butë“. Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog. Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekonomistë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Теннисистка Александрова оказалась сильнее полячки Швентек на турнире WTA в США






Более 5 тысяч ям устранят в Подольске до конца года

Диетолог Джервасио назвала продукты, которые стоит убрать для разгона метаболизма

В ЦФО объем выдач ипотеки вырос в два раза

В Подмосковье пьяная женщина устроила массовое ДТП с участием восьми машин