ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 16.03.2022

Biden e quan Putinin “kriminel lufte”

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, për herë të parë e ka quajtur “kriminel lufte” presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Deri më tani, administrata Biden kishte shmangur përdorimin e kësaj fraze. Duke folur për gazetarët pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë të organizuar të mërkurën, Biden tha: “Mendoj se ai është kriminel lufte”. Pas komenteve të presidentit Biden për Putinin, agjencia ruse e lajmeve TASS, raportoi se Kremlini i ka cilësuar këto deklarata të presidentit amerikan... Читать дальше...

Çfarë do të nënkuptonte falimentimi i Rusisë? 

Evropaelire.org 

Associated Press Agjencitë e vlerësimit thonë se Rusia, pas pushtimit të Ukrainës, ndodhet në prag të pamundësisë për t’i paguar obligimet qeveritare. Për më tepër, udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar se falimentimi rus nuk është më një “ngjarje e pamundur”. Po, përse Rusia ka arritur në këtë gjendje? Sanksionet që i ka vënë Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, kanë vendosur kufizime të mëdha mbi bankat dhe transaksionet e tyre financiare me Rusinë. Читать дальше...

Biden: Ukrainës do t’i dërgojmë dronë dhe sisteme kundërajrore

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi më 16 mars se do t’i japë 1 miliard dollarë Ukrainës përmes paketës së re të armëve me rreze të gjatë veprime dhe dronëve, duke thënë se kjo është një mbështetje e “paprecedent” për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Biden tha se pozicioni i tij mbetet i pandryshuar ndaj kërkesës së vazhdueshme të Kievit që Perëndimi të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit, që NATO-ja vazhdimisht e ka refuzuar nga frika se kjo do të mund ta përshkallëzonte... Читать дальше...

Cel Kosova i gëzohet mosmiratimit të Projektkodit Civil

Evropaelire.org 

Organizata për Barazi dhe Liri, Cel Kosova, i është gëzuar vendimit të Kuvendit për të mos miratuan Projektkodin Civil në versionin aktual, për shkak se, sipas kësaj organizate, nuk garanton barazi në të drejtën në martesë. Në një postim të kësaj organizate që merret me të drejtat e komunitetit LGBTI, thuhet se “alternativa e ofruar në formën e partneritetit civil krijon paqartësi dhe nuk ofron zgjidhje për garantimin e të drejtës për jetë familjare të komuniteteve LGBTIQ+”. Deputetët e Kuvendit të Kosovës... Читать дальше...

Kuleba: Teatri ku strehoheshin civilët është shkatërruar plotësisht

Evropaelire.org 

Autoritetet ukrainase thanë se forcat ruse kanë sulmuar Teatrin në Mariupol, që përdorej për strehimin e civilëve. Zëvendëskryetari i qytetit ukrainas të Mariupolit, Serhiy Orlov, i tha transmetuesit britanik BBC se në Teatrin e bombarduar gjendeshin 1,000 deri në 1,200 persona. Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se ndërtesa është shkatërruar plotësisht. Ai tha se sulmi ndaj këtij teatri ishte "krim lufte". Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur nëse ka viktima. ... Читать дальше...

Konfuzioni për kohëzgjatjen e rezervave të Kosovës   

Evropaelire.org 

Mielli dhe prodhimet e miellit, ilaçet, produktet higjienike, si dhe nafta, janë produktet kryesore që përbëjnë rezervat shtetërore të Kosovës. Ato mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e katastrofave natyrore, luftërave apo edhe krizave në furnizim, thotë një nga themeluesit e rezervave shtetërore të Kosovës, Shaban Halimi, tashmë në pension. Lufta në Ukrainë dhe pengesat në zinxhirin furnizues shkaktuan panik në disa prej vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën... Читать дальше...

GJND-ja urdhëron Rusinë që ta ndalë pushtimin e Ukrainës

Evropaelire.org 

Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara e ka urdhëruar Rusinë që ta ndalë operacionin e saj ushtarak në Ukrainë, teksa gjyqtarët thanë se ishin “thellësisht të shqetësuar” nga pushtimi i paprovokuar i Moskës, që nisi muajin e kaluar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) publikoi vendimin më 16 mars, duke thënë se 13 gjyqtarë votuan për dhe dy kundër këtij vendimi. Ky urdhër jen pasi Kievi ka ngritur një rast për pretendimet ruse se Ukraina po kryen gjenocid në shtet, gjë që ishte edhe një... Читать дальше...



Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Evropaelire.org 

Një tërmet i fuqishëm prej 7.3 ballësh ka goditur bregdetin verior të Japonisë më 16 mars, duke nxitur alarmin për cunami. Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ka goditur 60 kilometra nën nivelin e detit. Ky rajon është pjesë e veriut të Japonisë ishte goditur nga një tërmet vdekjeprurës prej 9.0 shkallë të Rihterit më 2011. Ai tërmet kishte shkaktuar fatkeqësinë bërthamore në centralin bërthamor të Fukushimës. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur për viktima apo dëme nga tërmeti i fundit.

Putin: Rusia do të arrijë qëllimet në Ukrainë

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rusia do të arrijë qëllimet në Ukrainë dhe nuk do të zmbrapset para, siç tha ai, përpjekjeve të Perëndimit për të arritur dominimin global dhe shkatërrimin e Rusisë. Putin tha se Rusia është e gatshme të diskutojë statusin neutral për Ukrainën, tri javë pas nisjes së luftës që ka lënë të vrarë mijëra persona dhe ka detyruar miliona ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre. Ai tha se pushtimi, apo siç e quan Rusia “operacion të posaçëm ushtarak” po shkon “sipas planit”. Читать дальше...

Opozita maqedonase kundër gjuhës shqipe në uniformat e policisë

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë që uniformat e policisë të jenë në dy gjuhë, në maqedonisht dhe shqip, ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut, në veçanti tek opozita maqedonase, e cila e kritikon Qeverinë se në vend që të merret me çështjet ekonomike, ajo po merr vendime të tjera të panevojshme, sipas VMRO DPMNE-së. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski është në gjendje, siç tha, që edhe në ballin e tij të shkruajë në tri apo pesë  gjuhë, vetëm që të mos merret me problemet reale të qytetarëve. Читать дальше...

Projektkodi Civil nuk kalon në parim

Evropaelire.org 

Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar. Në sallë, në momentin e votimit ishin 77 deputetë nga 120 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim. Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i "bashkësive civile" ndërmjet personave me gjini të njëjtë.  Votat kundër... Читать дальше...

Këshilli i Evropës zyrtarisht e përjashton Rusinë

Evropaelire.org 

Këshilli i Evropës tha se Komiteti i Ministrave zyrtarisht kanë vendosur ta përjashtojnë Rusinë nga ky trup për të drejtat e njeriut. Kjo është hera e parë që një anëtar përjashtohet nga ky Këshill. Këshilli i Evropës, me seli në Strasburg, tha përmes një deklarate më 16 mars se ka miratuar në mënyrë unanime mocioni “që thotë se Federata Ruse më nuk mund të jetë anëtare e organizatës”.   Ky vendim vjen në ditë pasi Rusia kishte njoftuar organizatën se do të tërhiqej, duke shtuar se “Federata... Читать дальше...

Kryeministri britanik: Ukraina nuk do të anëtarësohet së shpejti në NATO 

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të mërkurën se “nuk ka asnjë mundësi që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”. Johnson tha se e kupton presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili të martën në një video-telefonatë me të dhe përfaqësues të vendeve të tjera në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës, shprehu zhgënjimin e tij që Ukraina nuk ishte lejuar të anëtarësohej në NATO. “Kjo është e vërteta dhe ne thjesht duhet ta pranojmë ashtu siç është”, tha Johnson. “Kam biseduar me Volodymyr... Читать дальше...

Zelensky sërish kërkon zonë të ndalim-fluturimit

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Kongresit dhe presidentit amerikan, Joe Biden, që të ofrojë ndihmë shtesë ushtarake që të mbrohet qielli mbi Ukrainë dhe kërkoi sanksione të mëtejme kundër Rusisë. Këto thirrje ai i bëri gjatë një adresimi drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.   “Rusia e ka shndërruar qiellin ukrainas në një burim të vdekjes për mijëra njerëz”, tha Zelensky më 16 mars teksa iu drejtua ligjvënësve amerikanë përmes një video-adresimi. “Kam nevojë që të mbroj qiejt tanë”, tha ai. Читать дальше...

Borrell: Angazhimi i BE-së është të ruajë stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë 

Evropaelire.org 

“Në këtë moment vendimtar, prania e EUFOR-it në terren është jashtëzakonisht e rëndësishme për garantimin e sigurisë. Është edhe më e rëndësishme se kurrë. Për këtë arsye ne kemi dyfishuar praninë tonë. Në këtë moment, i siguroj qytetarët e Bosnje e Hercegovinës se angazhimi ynë i vendosur është të ruajmë stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës”, ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, të mërkurën, më16 mars, gjatë një turneu... Читать дальше...

Ukraina refuzon propozimet ruse për neutralitet  

Evropaelire.org 

Ukraina tha të mërkurën se dëshiron që siguria e saj të garantohet nga forcat ndërkombëtare dhe hodhi poshtë propozimet e Rusisë që ajo të miratojë një status neutral të krahasueshëm me Austrinë ose Suedinë. “Ukraina është tani në një gjendje lufte me Rusinë. Si rezultat, modeli mund të jetë vetëm ‘ukrainas’ dhe vetëm me garanci sigurie të verifikuara ligjërisht”, tha kryenegociatori i Ukrainës, Mikhailo Podolyak, në komentet e publikuara nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai... Читать дальше...

Cilat janë gjasat që Kina ta ndihmojë ushtarakisht Rusinë?

Evropaelire.org 

Associated Press Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për luftën e saj në Ukrainë dhe se Kina i është përgjigjur kësaj kërkese pozitivisht. Si Moska ashtu edhe Pekini kanë hedhur poshtë këtë pretendim, teksa një zëdhënës kinez e ka quajtur “dezinformatë”. Megjithatë, pretendimet kanë nxitur supozime se sa larg do të ishte i gatshëm që të shkonte Pekini për të mbështetur “partnerin më të rëndësishëm strategjik”, ashtu siç së fundmi Ministrja e Jashtme kineze e cilësoi Rusinë. Читать дальше...

Zelensky dhe Lavrovi optimistë rreth bisedimeve për paqe

Evropaelire.org 

Rusia tha të mërkurën se disa pjesë të një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Ukrainën ishin afër arritjes pasi Kievi ra dakord të diskutonte neutralitetin.  "Statusi neutral tani po diskutohet seriozisht së bashku, natyrisht, me garancitë e sigurisë", tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për RBC news.  Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte folur për neutralitetin, së bashku me garancitë e sigurisë për Ukrainën pa zgjerimin e NATO-s, si një variant i mundshëm në shkurt.  Lavrovi... Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Liderët e Evropës Qendrore lavdërojnë “luftën e guximshme” të Ukrainës

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e tri vendeve të Evropës Qendrore e kanë lavdëruar Ukrainën për “luftën e saj të guximshme” kundër forcave pushtuese ruse, pasi përfunduan një udhëtim në Kiev në shenjë solidariteti me qytetin e rrethuar dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Vaclav Smolka, zëdhënës i kryeministrit çek, Petr Fiala, postoi në Twitter një foto të kryeministrit çek më 16 mars, me një jelek mbrojtës dhe me helmetë. Petr Fiala dhe kryeministrat e Polonisë dhe Sllovenisë shkuan në Kiev një ditë... Читать дальше...

Armë, municion dhe para konfiskohen në aksionin  “Brezovica” 

Evropaelire.org 

Dy persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë duke u intervistuar, pas aksionit “Brezovica”, me ç'rast janë bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë, përfshirë edhe objektin e Komunës së strukturave paralele të Serbisë në Shtërpcë. Në këtë aksion është arrestuar kryetari i bordit të “Ski Center Brezovica” dhe një doganier, si të dyshuar për veprën penale “marrja e ryshfetit”. “Gjatë zbatimit të kontrolleve të mëhershme, janë gjetur dokumentacione që ndërlidhen me rastin 'Brezovica'. Читать дальше...

Harkivi i Ukrainës përballet edhe me luftën kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Punonjësit e spitalit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, e gjejnë veten në dy vija të frontit, duke luftuar COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv, derisa jashtë spitalit vazhdojnë bombardimet. Spitali Rajonal i Sëmundjeve Klinike Infektive në Harkiv - objekti kryesor i qytetit për trajtimin e pacientëve me virus gjatë gjithë pandemisë – po vazhdon të përballet me pandeminë. Drejtori i spitalit, Pavel Nartov, tha se sirenat e sulmit ajror bien disa herë në ditë, duke i detyruar... Читать дальше...

Komuniteti LGBTI me sy nga Kuvendi

Evropaelire.org 

Çështja e rregullimit të martesës apo “bashkësive të regjistruara civile” për personat e gjinisë së njëjtë në Projektkodin Civil, pritet të nxisë përplasje pikëpamjesh jo vetëm në Kuvend të Kosovës, por edhe jashtë tij. Leximi i parë i Projektkodit Civil, që ishte paraparë muajin e kaluar është shtyrë, dhe ky lexim do të bëhet në seancën e së mërkurës, më 16 mars, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo në pushtet. Ajo... Читать дальше...

OKB paralajmëron varfëri nëse zgjatet lufta në Ukrainë

Evropaelire.org 

Nëse pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia do të vazhdojë edhe më gjatë, pothuajse 30 për qind e popullsisë prej 44 milionë banorësh, mund të bie në varfëri të skajshme, kurse mbi 60 për qind rrezikon të varfërohet brenda një viti, vlerëson Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në një projeksion të hershëm të publikuar më 16 mars. UNDP citon vlerësimin e qeverisë ukrainase se lufta deri më tani ka shkaktuar një humbje prej të paktën 100 miliardë dollarësh të infrastrukturës kryesore si rrugët... Читать дальше...

Zelensky takon tre kryeministra evropianë në Kiev

Evropaelire.org 

Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, kanë arritur të martën, 15 mars, në Kiev, për të treguar mbështetje për Ukrainën, teksa vazhdojnë sulmet ruse në këtë shtet. Mirëpritja e kryeministrave të huaj në Kiev mund të konsiderohet sukses simbolik për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, i cili ka qëndruar në qytet me popullin e tij.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Мария Шарапова

Первая ракетка России рассказала об общении с Шараповой






Завод «Агма» в Чехове расширит производство

Полянский: США хотят сохранить для себя полную свободу рук в космосе

Россияне начали платить по 3 тысячи рублей за туры на бархатный сезон в Турции

Саша растёт, а липома – нет. Читатели aif.ru собрали деньги для Саши Шубиной