ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 21.03.2022

Biden paralajmëron sektorin privat për sulme të mundshme kibernetike ruse

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar bizneset dhe organizatat joqeveritare në shtet që menjëherë të “forcojnë” mbrojtjet e tyre kundër sulmeve të mundshme kibernetike nga Qeveria ruse. Ai u thirr në “informacione në zhvillim të inteligjencës” që sugjeronin për plane të tilla nga Kremlini. “I bëj thirrje partnerëve tanë në sektorin privat që të forcojnë menjëherë mbrojtjet e tyre kibernetike... Ne na duhet që të gjithë të bëjnë pjesën tonë për të luftuar një nga kërcënimet e kohës sonë”... Читать дальше...

Trupat ruse hapin zjarr ndaj protestuesve ukrainas në Herson

Evropaelire.org 

Trupat ruse në qytetin e okupuar ukrainas të Hersonit kanë qëlluar me armë zjarri dhe me shok bomba drejt protestuesve paqësorë. Disa video amatore të publikuara më 21 mars në rrjetet sociale, shfaqin të paktën një person të plagosur në Sheshin e Lirisë, në këtë qytet në jug të Ukrainës. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha)

BE: Siguria e Ballkanit nuk mund të merret si punë e kryer

Evropaelire.org 

Siguria e Ballkanit Perëndimor nuk mund të merret si punë e kryer, thuhet në një dokument strategjik të Bashkimit Evropian (BE). Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të shteteve anëtare të BE-së kanë miratuar në takimin e tyre në Bruksel kanë miratuar dokumentin strategjik për vizionin e sigurisë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm të titulluar si “Kompasi strategjik”. Edhe pse puna në përpilimin e këtij dokumenti kishte nisur para dy vjetësh, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zënë vend në këtë... Читать дальше...

Pengesa e Serbisë për në BE

Evropaelire.org 

“Pas zgjedhjeve të 3 prillit dhe formimit të një shumice të re parlamentare dhe një qeverie të re, udhëheqja politike e Serbisë duhet të jetë e qartë në përkushtimin e saj ndaj zgjedhjes strategjike të Serbisë për Evropën”, thotë për Radion Evropa e Lirë Vlladimir Billçik, raportues i Parlamentit Evropian (PE). Billçik e thekson këtë në përgjigjen e tij ndaj pyetjes se a pret përparim në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) këtë vit. Gjatë tri javëve të agresionit rus kundër Ukrainës... Читать дальше...

Pas rritjes së pagës minimale kërkohet më shumë produktivitet

Evropaelire.org 

Punëtorët në Maqedoninë e Veriut me pagë minimale gjatë këtij muaji do të paguhen 50 euro më shumë, përkatësish paga e tyre nga 15 mijë denarë (250 euro), është rritur në 18 mijë denarë (300 euro). Por, afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se për t’u bërë ballë harxhimeve rreth rritjes së pagave, do të jenë të detyruar të shkurtojnë vendet e punës nëse nuk rritet produktiviteti i punëtorëve. “Vlerësimi ynë është se rritja e pagës do të ndikojë në produktivitetin e tyre pasi kjo ka qenë dhe... Читать дальше...

SHBA: Ushtria e Mianmarit ka kryer gjenocid ndaj minoritetit Rohingya

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht përcaktuan se ushtria e Mianmarit ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në dhunën kundër minoritetit Rohingya, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Blinken paralajmëroi se për sa kohë që junta do të jetë në pushtet, askush në Mianmar nuk do të jetë i sigurt. Duke njoftuar për këtë vendim, Blinken tha se sulmet ndaj minoritetit Rohingya ishin “të gjera dhe sistematike” dhe se dëshmitë tregonin se ka pasur qëllim të qartë që të shkatërrohet ky minoritet mysliman. Читать дальше...

Lulzim Basha jep dorëheqje nga kreu i PD-së

Evropaelire.org 

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së në Tiranë, Basha tha se është dorëhequr nga udhëheqja e partisë pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta mbajtur partinë e bashkuar pas muajsh të tërë përparjesh të brendshme që konfrontuan Bashën me ish-kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Kam vendosur të bëj një hap pas dhe të jap dorëheqjen nga detyra,” tha Basha pas takimit me kryesinë e PD-së... Читать дальше...

Rusia me notë proteste ndaj SHBA-së për cilësimin e Putinit si “kriminel lufte”

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka ftuar në bisedë ambasadorin amerikan në Rusi, John Sullivan, pas deklaratave të bëra së fundmi nga presidenti Joe Biden, i cili e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, “kriminel lufte” për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ministria tha përmes një deklarate më 21 mars se lëshoi një demarsh dhe i dorëzoi një notë proteste Sullivanit “në lidhje me deklaratat e papranueshme të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, në lidhje me presidentin e Rusisë”. Читать дальше...



Nënat e ushtarëve rusë i kërkojnë djemtë në Ukrainë

Evropaelire.org 

Khrystyna punon në një linjë të ndihmës, të krijuar nga autoritetet ukrainase, për t’iu ofruar informata familjeve të ushtarëve rusë, të zhdukur gjatë luftës. Thirrjet e tyre janë lutje të dëshpëruara për ndihmë, shpesh të shoqëruara me kërkim-falje. Në dy prej thirrjeve, dy gra në Ukrainë po i kërkonin vëllezërit e tyre, në ushtrinë pushtuese ruse. Njëra prej tyre pyeti: “A po lufton vëllai im kundër nesh?”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Serbia paralajmëron për hapa të ardhshëm për zgjedhjet e 3 prillit

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha të hënën se autoritetet e Kosovës duan t'i pengojnë serbët e Kosovës që të votojnë më 3 prill në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë. Petkoviq e cilësoi si “gënjeshtër” dhe “mashtrim” deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka vullnet të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e tij, “qëndrimi i Republikës së Serbisë dhe organeve të saj shtetërore... Читать дальше...

Rusia shpall të jashtëligjshëm Facebook-un dhe Instagram-in

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Moskë ka vendosur që platformat e kompanisë Meta të emërohen si “organizata ekstremiste”, një lëvizje që i bën të jashtëligjshme platformat sociale të kësaj kompanie, Facebook dhe Instagram. Gjykata tha se ky vendim hyn në fuqi “menjëherë”. Prokurorët shtetërorë nisën këtë procedurë gjyqësore pasi më 10 mars mediat raportuan se platformat e Meta-s po u lejonin përdoruesve të Facebook-ut dhe Instagram-it në disa shtete që të bënin thirrje për dhunë ndaj rusëve dhe ushtarëve rusë... Читать дальше...

DASH: Kosova të mos devijojë nga plani i tranzicionit të FSK-së

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, por kërkesat për anëtarësim janë komplekse dhe kërkojnë një qasje afatgjate dhe të kujdesshme, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit. “Kosova mund ta dëshmojë më së miri gatishmërinë e saj për përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në NATO, duke vazhduar zbatimin aktiv të planit 10-vjeçar të tranzicionit [të Forcave të Sigurisë së Kosovës] dhe duke mos devijuar prej tij”, shtoi zëdhënësi. Читать дальше...

Nuk ka kërkesë nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

Evropaelire.org 

Serbia ende nuk i ka bërë ndonjë kërkesë të drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të saj presidenciale dhe parlamentare brenda territorit të Kosovës, tha të hënën Mimoza Kusari - Lila, shefe e Grupit Parlamentar të partisë qeverisëse në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje. Duke folur pas një mbledhjeje të Kryesisë së Kuvendit, Kusari - Lila përsëriti qëndrimin e mëhershëm të Qeverisë së Kosovës, se për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit mund të vendoset vetëm pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga Serbia. Читать дальше...

Ministrat e BE-së diskutojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes nga Bashkimi Evropian janë takuar të hënën, 21 mars në Bruksel për të diskutuar për më shumë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Ministrat nga 27 vendet anëtare të bllokut evropian do të diskutojnë edhe për ndihmën urgjente dhe bashkëpunimin ushtarak. Vendimi për sanksione të mëtejme “do të dominojë në takim dhe nuk do të jetë i lehtë”, ka thënë një diplomat i bllokut evropian para takimit. Kjo mbledhje vjen para... Читать дальше...

Kromozomi i dashurisë

Evropaelire.org 

Në Prishtinë janë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down. Ndër tjerash është organizuar shitja e produkteve të punuara nga anëtarët me sindromë Down në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Ndërsa në mesditë është mbajtur edhe marshi “Ec me këpucët e mia”, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Aktivitetet kishin për qëllim të ngrenë vetëdijen e qytetarëve për nevojat dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down. Читать дальше...

Fotografitë e javës

Evropaelire.org 

Ikja e ukrainasve nga pushtimi rus dhe veprimet protestuese kundër Rusisë nëpër Evropë, janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas.

Ku ka ngecur Kosova me pagën minimale? 

Evropaelire.org 

Me gjithë rritjen e inflacionit, paga minimale në Kosovë mbetet e pandryshuar - edhe atë qysh në vitin 2011. Vlera e kësaj page është 170 euro - sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, më e ulëta në Evropë. Inflacioni, në anën tjetër, ka arritur në 7.5 për qind muajin e kaluar, krahasuar me 0.7 për qind sa ka qenë në shkurt të vitit 2021. Këshilli Ekonomik Social i Kosovës, sipas Ligjit të punës, propozon vlerën e pagës minimale në fund të çdo viti kalendarik, e cila më pas kalon për miratim te Qeveria. Читать дальше...

Shkatërrimi i një qendre tregtare në Kiev pas sulmit rus

Evropaelire.org 

Kievi është zgjuar me skena të reja shkatërrimi pasi një sulm i forcave ruse vonë më 20 mars, shkatërroi një qendër tregtare. Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës tha se të paktën tetë persona janë vrarë gjatë këtij sulmi, i cili goditi edhe ndërtesat e banimit.

Lituania: BE-ja nuk duhet të lodhet nga sanksionimi i Rusisë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, ka thënë se Bashkimi Evropian “nuk duhet të lodhet” nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, apo nga ofrimi i ndihmës për Ukrainën. Gabrielius Landsbergis ka paralajmëruar kundër “ndjenjës që të ulemi dhe të pushojmë”. Ai ka folur para gazetarëve në Bruksel, pasi ka arritur për t’u takuar me ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian. Sa u përket sanksioneve, ai ka thënë se është e “pashmangshme” biseda për sektorin e energjisë. Читать дальше...

Rrëzohet një aeroplan me 133 njerëz në Kinë

Evropaelire.org 

Aeroplani i kompanisë China Eastern Airlines me 133 njerëz në bord është rrëzuar të hënën në provincën kineze, Guanksi, kanë raportuar mediat shtetërore. Numri i viktimave nuk dihet ende. Sipas mediave, rrëzimi i aeroplanit në këtë rajon malor ka rezultuar me zjarr në pyje. Fluturimi MU5735 ishte planifikuar të largohej nga qyteti kinez Kunming për në Guangzhou. Faqet për gjurmim të linjave kanë thënë se aeroplani ka qenë në ajër për një orë. Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në zonën e rrëzimit të aeroplanit. Читать дальше...

Zelensky e konsideron Jerusalemin “vendin e duhur” për bisedime

Evropaelire.org 

Izraeli është duke bërë përpjekje për të ndërmjetësuar bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe në të ardhmen mund të jetë vend nikoqir i negociatave të nivelit të lartë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Kryeministri i Izraelit, (Naftali) Bennett është duke tentuar të gjejë zgjidhje për mbajtje të bisedimeve”, ka thënë Zelensky përmes një video-adresimi. “Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, dhe herët apo vonë ne do të nisim bisedimet me Rusinë, me mundësi në Jerusalem”. “Ky është vendi i duhur për të gjetur paqe... Читать дальше...

Kina përballet me valën më të rëndë të pandemisë prej 2020-ës

Evropaelire.org 

Kina është duke u përballur me valën më të rëndë të pandemisë së koronavirusit, prej raportimit të rasteve të para në më shumë se dy vjet. Komisioni shëndetësor i Kinës ka regjistruar më shumë se 4,300 infektime lokale dhe raste asimptomatike të dielën. Disa miliona njerëz janë në izolim në Kinë, pasi shumë qytete kanë vendosur kufizime të pjesshme apo të plota në lëvizje. Shangai, Shenzhen dhe Tangshan janë në mesin e qyteteve më të prekura. Autoritetet kineze janë duke kryer edhe testime masive. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP






В Москве отреставрируют фасады ЦУМа

Юношеский чемпионат по созданию автомоделей на водородном топливе состоится в столице

Ефимов: инвесторы арендуют в Москве 43 объекта по льготной ставке

И на Бали растут томаты