ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 22.03.2022

Zelensky pritet t’i adresohet samitit të NATO-s më 24 mars

Evropaelire.org 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet gjatë kësaj jave samitit të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, raportoi Interfax Ukraine. Kjo agjenci e lajmeve ka cituar zëdhënësin e Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, të ketë thënë se Ukraina do të “marrë pjesë në mënyrë aktive” në samit, i cili do të mbahet më 24 mars. “Së paku, ky do të jetë një adresim i presidentit, dhe në më së shumti mund të jetë pjesëmarrje e plotë, natyrisht përmes video-formatit”, tha Nykyforov. “Formati... Читать дальше...

Si mund ta përdorë Rusia Ligjin e falimentimit kundër kompanive të huaja? 

Evropaelire.org 

Reuters Derisa kompanitë e huaja largohen nga Rusia, për shkak të luftës në Ukrainë, ato përballen me mundësinë që Ligji rus i falimentimit të përdoret për të sekuestruar asetet e tyre, e madje edhe për t’i ndëshkuar ato. Në Shtetet e Bashkuara, ligjet e falimentimit janë të hartuara në atë mënyrë që kompanive në borxhe iu ofrojnë mundësinë e një fillimi të ri. Kompanitë që përballen me vështirësi në SHBA, zakonisht hyjnë me vetëdëshirë në falimentim, pasi ligji u lejon të mbajnë menaxhimin dhe kontrollin ekzistues mbi asetet e tyre. Читать дальше...

Kurti: Nuk kam synuar që përmes kërkesës për zgjedhje ta sjell njohjen e Serbisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me kërkesën që Qeveria serbe t’i drejtohet asaj të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, nuk ka synuar që të sjellë njohjen e pavarësisë nga Serbia.   “Unë kurrë nuk kam synuar që nëpërmes këtij letërkëmbimi ta sjell njohjen e Serbisë. Unë e kam ditur që kjo nuk bëhet, mirëpo nuk mund të kërkojë askush prej meje që unë të mos e njoh Republikën e Kosovës, pavarësinë e vendit tonë”, tha Kurti në një intervistë për transmetuesin publik të Kosovës. Читать дальше...

Banorët e rrethuar të Mariupolit në luftë për mbijetesë

Evropaelire.org 

Teksa forcat ruse po vazhdojnë ta godasin qytet-portin jugor ukrainas të Mariupolit, rreth 300,000 banorë të ngujuar po luftojnë për mbijetesë. Ushqimet po harxhohen, ndërsa në qytetin e rrethuar nga pushtuesit rusë nuk ka as ujë e as rrymë. Njerëzit e strehuar nëpër bodrume të ftohta shfrytëzuan një pezullim të bombardimeve për të nxjerrë gjësende nga shtëpitë e tyre të shkatërruara dhe për t’i varrosur të afërmit e vrarë. (Përgatitën: Trim Haliti & Arben Hoti)

Dendias dëshiron të udhëheqë misionin e ndihmës për Mariupolin

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka propozuar që të udhëheqë një mision për ndihmë humanitare në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit. Dendias tha në një konferencë për media në Athinë më 22 mars se për të nderuar Manolis Androulakis, diplomatin e fundit evropian që u largua nga Mariupoli, ai kishte vendosur kontakte me kreun e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të koordinuar përpjekjet për dërgimin e ndihmës. “I kam dërguar një notë verbale palës ukrainase duke kërkuar... Читать дальше...

OBSH: Disa shtete evropiane hoqën “brutalisht” masat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Dhjetëra shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë, kanë hequr kufizimet për COVID-19 në mënyrë “shumë brutale” dhe tani po përjetojnë një rritje të rasteve, me gjasë për shkak të variantit më të transmetueshëm BA2, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha në një konferencë për media në Moldavi, se ishte “optimist, por vigjilent” për zhvillimin e pandemisë në Evropë. Sipas tij, rastet me sëmundjen COVID-19 janë... Читать дальше...

Rigjykimet rrisin mosbesimin në drejtësi

Evropaelire.org 

Familjarët e 14 viktimave dhe të lënduarve në aksidentin që kishte ndodhur më 14 shkurt të vitit 2019 në afërsi të fshatit Llaskarcë, në autostradën Shkup-Tetovë, ende janë në pritje të drejtësisë lidhur me këtë fatkeqësi komunikacioni. Por, ata dyshojnë se zvarritja e procesit gjyqësor mund të çojë në rigjykimin këtë lëndë pasi tash e 90 ditë nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore. Mitko Avramovski, i cili në këtë aksidenti kishte humbur djalin e tij Bobanin, 30-vjeçar, thotë se zvarritja... Читать дальше...

Ligjvënësit rusë zgjerojnë ligjin për “informacionet e rreme”

Evropaelire.org 

Ligjvënësit rusë kanë miratuar një ligj që kriminalizon shpërndarjen “e informatave të rreme” lidhur me operacionet e entiteteve të shtetit, përfshirë edhe të ambasadave jashtë vendit. Ky është një zgjerim i legjislacionit që bëri që disa media të pezullonin operacionet e tyre në Rusi. Ligji i miratuar në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Dumën Shtetërore, në leximin e dytë dhe të tretë, më 22 mars zgjeroi ligjin e mëhershëm që bënte vepër penale shpërndarjen “e informacioneve të qëllimshme të rreme”... Читать дальше...



Ushtarët rusë në Ukrainë pa radiolidhje  

Evropaelire.org 

“Nuk kemi asnjë komunikim. Nuk kemi radiolidhje. Asgjë”, u thotë një ushtar rus personave që e marrin në pyetje. Kështu bëhet e ditur përmes një videoje të re të publikuar në YouTube gjatë këtij muaji nga mbrojtësit ukrainas. Në katër javët e para të luftës, deklarata të tilla, së bashku me bisedat e përgjuara, pajisjet e kapura dhe fotografitë e radiolidhjeve të lira sugjerojnë se pamundësia për të komunikuar – në zinxhirin e komandës dhe përgjatë degëve të ushtrisë ruse – po pengojnë planet e luftës së Moskës. Читать дальше...

AUV shton kontrollin lidhur me gripin e shpezëve  

Evropaelire.org 

Në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me gripin e shpezëve dhe situata në terren është nën kontroll, thanë zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) dhe infektologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, tha për Radion Evropa e Lirë se monitorimi i situatës në terren është shtuar pas konfirmimit të prezencës së gripit të shpezëve, apo si njihet ndryshe virusi H5N8, në shtetin fqinj, Shqipëri. “Më 21 mars, AUV ka... Читать дальше...

Rusia hedh poshtë paralajmërimet e SHBA-së për sulme të mundshme kibernetike

Evropaelire.org 

Kremlini të martën mohoi paralajmërimet e Uashingtonit se mund të jetë duke u përgatitur për të kryer sulme kibernetike në përgjigje të sanksioneve perëndimore dhe tha se nuk përfshihet në “banditizëm”. Presidenti amerikan, Joe Biden, të hënën paralajmëroi bizneset që të rrisin mbrojtjen kundër sulmeve të mundshme kibernetike nga Rusia, duke thënë se “informacionet në zhvillim të inteligjencës” sugjerojnë se Moska mund të jetë duke planifikuar që të kryejë sulme të tilla. “Federata Ruse për dallim nga shumë shtete perëndimore... Читать дальше...

Një vit i Qeverisë Kurti: “Pritje të papërmbushura”  

Evropaelire.org 

Nisur nga fakti se lista e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ka fituar mbi 50 për qind të votave, qytetarët kanë pasur pritje të mëdha nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, thonë disa të anketuar në Prishtinë. Por, një vit pas nisjes së punës së Qeverisë Kurti, ata thonë se nuk kanë parë ndryshime pozitive në jetën e tyre. Qeveria aktuale e Kosovës është formuar më 22 mars të vitit të kaluar, duke pasuar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat Vetëvendosja e Kurtit ka dalë e para. Читать дальше...

Vuçiq takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar më 22 mars me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Takimi pasoi njoftimin e BE-së se autoritetet në Kosovë e kanë refuzuar kërkesën e Quint-it për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë të 3 prillit. Vuçiq sot është takuar edhe me ambasadorët e vendeve të Quint-it në Beograd. Sipas raportimeve, Vuçiq pritet t’u drejtohet mediave. Sot, po ashtu, është mbajtur edhe një seancë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë kryeministrja e Serbisë... Читать дальше...

BE: Kosova refuzoi propozimin e Quint-it për zgjedhjet serbe

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë të martën, më 22 mars, në konferencën për shtyp të Komisionit Evropian, se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi. Vendet e Quint-it janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca. “BE-ja ka vepruar si lehtësues, përfaqësuesi i Lartë... Читать дальше...

Zelensky para deputetëve italianë: Jemi në prag të mbijetesës

Evropaelire.org 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar Parlamentit italian nëpërmjet video-lidhjes. Ai u ka thënë deputetëve italianë se shteti i tij është në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe ka paralajmëruar se Moska dëshiron të depërtojë në pjesën tjetër të Evropës, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters. “Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ata duan të hyjnë brenda, mirëpo barbarizmi nuk duhet të depërtojë”, ka thënë ai. Presidenti ukrainas ka përsëritur thirrjet... Читать дальше...

Tenisti ukrainas e lë raketën për ta rrokur pushkën

Evropaelire.org 

Në vitin 2013, ai shkaktoi njërën ndër befasitë më të mëdha në historinë e tenisit, duke eliminuar kampionin në fuqi, Roger Federer, nga turneu Wimbledon. Sot, tenisti ukrainas, Sergiy Stakhovksy, është luftëtar vullnetar në një patrullë ushtarake në Kiev, të cilin ai zotohet se do ta mbrojë “deri në fund” përballë forcave ruse. Kanë kaluar mbi dy javë prej kur ai është rikthyer në Ukrainë dhe i është bashkuar brigadës territoriale, të përbërë nga vullnetarë që për detyrë kanë mbështetjen e ushtrisë kundër pushtimit rus... Читать дальше...

Krivokapiq: Deklarata e Kurtit për demarkacionin, 'provokim i papranueshëm'

Evropaelire.org 

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, konsideron se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me demarkacionin është “provokim i papranueshëm”.   Kurti ka deklaruar të hënën se me Qeverinë e re malazeze do të diskutojë për çështjen e demarkacionit midis Malit të Zi dhe Kosovës.  Krivokapiq vlerëson se qëndrimi i Kurtit në fakt është paralajmërim për “aspiratat e rrezikshme të cenimit të integritetit territorial” të Malit të Zi.  “Është interesant që nuk ka asnjë reagim... Читать дальше...

Gazetari rus vendos në ankand Çmimin e tij Nobel

Evropaelire.org 

Kryeredaktori i gazetës së pavarur Novaya Gazeta – me bazë në Moskë – Dmitry Muratov, do ta vendosë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel, me qëllim të mbledhjes së fondeve për refugjatët ukrainas, të cilët kanë ikur për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga ana e Rusisë. Muratov, i cili është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe më 2021, për betejën e tij që të ruajë të vërtetën si gazetar, e ka bërë të ditur këtë njoftim në gazetën e tij më 22 mars. “U bëj thirrje grupeve të ankandeve... Читать дальше...

Qëndrimi ndaj Ukrainës kushtëzon formimin e Qeverisë së Malit të Zi 

Evropaelire.org 

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është arsyeja e vonesës së bisedimeve për formimin e Qeverisë së re në Mal të Zi, sepse për këtë çështje nuk ka marrëveshje mes palëve që duhet ta formojnë atë, thotë analisti politik në Podgoricë, Zllatko Vujoviq. Sipas tij, i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviq, nuk do të ketë mbështetje në Kuvendin e Malit të Zi, nëse të gjithë pjesëmarrësit në Qeveri nuk e dënojnë hapur agresionin rus në Ukrainë. Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog. Читать дальше...

Новости России
Москва

Я – фартовая! Слушательница ENERGY отправилась в Мексику на выступление Джареда Лето


Mariupol: Katër arsyet se pse ky qytet ka kaq shumë rëndësi për Rusinë

Evropaelire.org 

BBC Mariupoli është qyteti i bombarduar më së rëndi dhe më i shkatërruari në luftën e Ukrainës me Rusinë – duke pësuar më së keqi nga sulmet e vazhdueshme ruse. Ky qytet është kyç për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë. Por pse?    Më poshtë mund të lexoni katër arsyet se pse marrja e kontrollit të këtij qyteti-port do të ishte një fitore e madhe strategjike për Rusinë – dhe një goditje e madhe për Ukrainën. Sigurimi i korridorit tokësor ndërmjet Krimesë dhe Donbasit Gjeografikisht, qyteti i Mariupolit zë një vend të vogël në hartë... Читать дальше...

Navalny pret dënimin pasi gjykata e shpall fajtor për përvetësim

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Rusi e ka shpallur fajtor politikanin opozitar, Aleksei Navalny nën akuzat për përvetësim, të cilat mund t’ia shtojnë atij edhe një dekadë në dënimin me burgim, që veçse është duke e vuajtur. Gjykatësja, Margarita Kotova ka lexuar dënimin e tij më 22 mars në një burg jashtë Moskës, ku është duke u mbajtur Navalny. Ajo nuk e ka bërë të ditur ende dënimin. Prokurorët kanë kërkuar dënim me burgim për 13 vjet. Navalny ka kaluar vitin e kaluar në burg për akuza të ndryshme pas kthimit në Rusi nga Gjermania... Читать дальше...

Kurti: Për zgjedhjet serbe në Kosovë duhet të ketë marrëveshje mes dy vendeve

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të hënën vonë se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Sipas një komunikate të Qeverisë, Kurti i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës. Kurti u ka thënë ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë se “ne nuk dëshirojmë që t’ua pamundësojmë të... Читать дальше...

Vazhdojnë kërkimet pas rrëzimit të aeroplanit në Kinë

Evropaelire.org 

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar pas rrëzimit të një aeroplani në jug të Kinës më 21 mars. Fluturimi i kompanisë, China Eastern Airlines, - i nisur nga qyteti kinez, Kunming për në Guangzhou - ka qenë duke bartur 132 pasagjerë kur është përplasur në majat e provincës Guanksi. Presidenti kinez, Xi Jinping ka urdhëruar hetim të plotë. Mediat lokale kanë thënë se ekipet e shpëtimit kanë identifikuar vendin ku është përplasur aeroplani dhe aty kanë gjetur valixhe, kuleta dhe kartela identifikimi të pasagjerëve. Читать дальше...

Dy gra vriten pas sulmit në një shkollë në Suedi

Evropaelire.org 

Dy gra kanë vdekur pasi kanë qenë “subjekte të dhunës” në një shkollë në qytetin suedez, Malmo, ka thënë Policia. Një nxënës 18-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje. Mediat lokale kanë raportuar se nxënësi ka qenë i armatosur me thikë dhe sëpatë, ndonëse Policia ende nuk ka bërë të ditura hollësitë. Dy gratë, të punësuara në Shkollën Latine të Malmos, janë dërguar në spital, mirëpo kanë vdekur nga plagët e marra. Rreth 50 persona, nxënës dhe mësues, kanë qenë në ndërtesë kur ka ndodhur sulmi. Читать дальше...

Japonia dënon tërheqjen e Rusisë nga bisedimet për traktat të paqes

Evropaelire.org 

Japonia ka kritikuar vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga bisedimet bilaterale për traktat të paqes dhe për të pezulluar projektet e përbashkëta ekonomike, të lidhura me ishujt e kontestuar. Rusia dhe Japonia ende nuk u kanë dhënë fund zyrtarisht armiqësive të Luftës së Dytë Botërore, për shkak të ishujve që gjenden afër ishullit Hokaido. Këta ishuj njihen si Kurils në Rusi dhe si Territoret Veriore në Japoni. Vendimi i Moskës për t’u tërhequr nga bisedimet ka ardhur si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga Tokio drejt Rusisë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA отреагировала на битву Елены Рыбакиной с топовой теннисисткой за полуфинал турнира в Майами






Еще одному ребенку из числа детей-сирот вручили сертификат на квартиру в Клину

Жилой квартал с хоккейным центром будет построен на участке бывшей промзоны «Грайвороново»

Три школьницы из Жуковского выиграли на всероссийской олимпиаде по МХК

Андрей Бочкарев: ФОК «Акварис» готов более чем наполовину