ru24.net
World News in Albanian
Март
2022

Новости за 24.03.2022

Lufta në Ukrainë godet sektorin e bujqësisë në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Sektori i bujqësisë në Maqedoninë e Veriut tashmë po i ndien goditjet nga lufta në Ukrainë. Bujqit ankohen se lakra e bardhë, e cila vilet në sezonin e pranverës, u ka mbetur pa shituar, pasi më shumë se një e treta prodhimit të saj me vite është importuar në tregun e Ukrainës.  Ky treg për Maqedoninë e Veriut është i rëndësishëm edhe për eksportin e pjeshkave, mollëve, trangujve si dhe nektarinës. Bllazho Vitanov, që punon në një kompani që importonte lakër në Ukrainë, thotë për Radion Evropa... Читать дальше...

Biden: Putin ka llogaritur në përçarjen e NATO-s

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, u tha gazetarëve në Bruksel më 24 mars, se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, para se të niste pushtimin e Ukrainës ka menduar që NATO do të përçahej. Ai tha se aleanca ushtarake është më e bashkuar se kurrë. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)

Të mbijetuarat e rrethimit nazist të Leningradit dënojnë luftën në Ukrainë

Evropaelire.org 

Anna Klementyeva, 90-vjeçare, e di mjaft mirë se çfarë është lufta. E lindur në Leningrad – tani Shën Petersburg – ajo ishte evakuuar për në Jarosllav së bashku me shokët e klasës kur trupat gjermane iu afruan qytetit. Megjithatë, ajo u sëmur rëndë dhe në shtatorin e vitit 1941 u kthye në qytetin e saj. “Më 8 shtator 1941, treni me të cilin po udhëtonim u godit nga dy bombardues fashistë”, shkroi ajo në një letër dërguar North.Realities të Radios Evropa e Lirë, teksa aktualisht jeton në Spanjë. Читать дальше...

Biden thotë se Putin e llogariti gabim vendosmërinë e Perëndimit  

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e ka llogaritur gabim vendosmërinë perëndimore para se të niste pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Sipas tij, presidenti rus nuk e ka menduar se shtetet perëndimore do të ishin të unifikuara në vendosjen e sanksioneve dhe mbështetjen me armë për forcat ukrainase. Biden u tha gazetarëve gjatë një konference në Bruksel se pushtimi rus i Ukrainës ka ndërtuar unitet më të madh brenda NATO-s, Bashkimit Evropian dhe... Читать дальше...

Vuçiq kundërshton suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq, është suspenduar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai shtoi se të premten, më 25 mars, pritet të shkarkohen “të gjithë komandantët dhe policët serbë” që morën pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars. Këshilli Gjyqësor i Kosovës njoftoi më 24 mars se ka suspenduar Stevanoviqin, por institucionet e Kosovës nuk kanë... Читать дальше...

Ukrainasja: Dua që kumbara ime në Moskë ta shohë shtëpinë time të shkatërruar

Evropaelire.org 

Forcat ruse kanë vazhduar grantimet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke shkatërruar disa ndërtesa banimi më 23 mars. Një grua, shtëpia e së cilës u dëmtua nga granatimet, i bëri apel kumbarës së saj në Moskë, teksa tha se ajo duhet “të shohë” se forcat ruse po sulmojnë caqe civile, pavarësisht mohimeve nga Kremlini. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)

Suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Evropaelire.org 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të mbajtur më 24 mars, ku u vendos edhe për themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor ndaj Stevanoviqit. Në njoftim u tha se vendimi për suspendim do të jetë në fuqi deri "në një njoftim tjetër". Suspendimi i Stevanoviqit vjen pasi ajo kishte marrë pjesë në një takim në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të serbëve të Kosovës. Читать дальше...

Rusia dëbon një diplomat të Malit të Zi

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka njoftuar zyrtarisht Malin e Zi për dëbimin e një diplomati të tij nga Moska. “Kjo masë është në përgjigje të vendimit të Malit të Zi, të miratuar më 4 mars të këtij viti, për të shpallur një diplomat të Ambasadës ruse në Podgoricës si persona non grata”, tha Ministria e Jashtme ruse më 24 mars. Më herët gjatë këtij muaji, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli një diplomat rus persona non grata (person të padëshiruar), duke thënë se vendimi ishte marr... Читать дальше...



NATO ia zgjat mandatin Stoltenbergut për shkak të luftës së Rusisë

Evropaelire.org 

Me rrezikun e zgjerimit të konfliktit në Evropë, NATO ka ndërmarrë veprime për stabilitet, teksa të enjten ia zgjati mandatin sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, edhe për një vit teksa aleanca ushtarake po përballet me krizën e sigurisë të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Stoltenberg shkroi në Twitter të enjten se ishte i “nderuar” me vendimin e liderëve të NATO-s që mandati i tij në krye të aleancës të zgjatej deri më 30 shtator të vitit 2023. “Teksa ne përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në gjeneratë... Читать дальше...

Vuçiq mirënjohës ndaj Rusisë për gazin

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se i ishte mirënjohës zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, që u kujdes për problemet e mundshme të Beogradit me pagesën e gazit rus.  “E falënderoj Peskovin për këtë. Mediat ruse raportuan sapo thashë se problemi për ne është pagesa në rubla, për shkak të paqëndrueshmërisë së valutës. Shpresoj se do të arrijmë ta zgjidhim edhe këtë”, tha Vuçiq, më 24 mars, në Televizionin Pink. Ai paraprakisht vlerësoi se rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror në tregun botëror... Читать дальше...

Valë e re sanksionesh amerikane ndaj politikanëve dhe oligarkëve rusë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj më shumë se 400 politikanëve, oligarkëve dhe kompanive ruse për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga ana e Rusisë. Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë më 24 mars se ka zgjeruar listën e të sanksionuarve, duke përfshirë kompani ruse të mbrojtjes, 328 anëtarë të Dumës Shtetërore dhe shefin e institucionit më të madh bankar në Rusi, Sberbank. “Sot, ky është vendimi i fundit për të vendosur kosto të rëndë ndaj Federatës Ruse për luftën e paligjshme dhe të pabazë kundër Ukrainës”... Читать дальше...

Të premten vazhdojnë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, të premten, më 25 mars, do të zhvillojë takime në Bruksel në kuadër të procesit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Bislimi do të takohet me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Diplomatët në Bruksel këtë takim e quajnë si “takim në kuadër të dialogut” dhe paralajmërojnë se të njëjtën ditë, Lajçak do të komunikojmë përmes video-lidhjes edhe me delegacionin e Serbisë. Читать дальше...

Albright, sekretarja që mbështeti përpjekjet për çlirim

Evropaelire.org 

Krerë shtetërorë dhe qytetarë të Kosovës kanë nderuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albrightit, që vdiq më 23 mars, në moshën 84-vjeçare. Albright, e cila udhëhoqi diplomacinë amerikane gjatë luftës në Kosovë, konsiderohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që NATO të ndërhynte mbi caqet ushtarake e policore serbe - ndërhyrje kjo që çoi në çlirimin e Kosovës.

Udhëheqësit perëndimorë kujdesen edhe për sigurinë e Ballkanit

Evropaelire.org 

Në katër samitet e mëdha që gjatë ditës së sotme zhvillohen në Bruksel, e ku agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është tema kryesore, flitet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor. Në Bruksel tashmë është zhvilluar samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s, ai i G7-s, ndërsa më vonë gjatë ditës do të ketë një takim të Këshillit Evropian me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e i fundit nis edhe takimi dyditësh i Këshillit Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg... Читать дальше...

E premtja shpallet ditë zie në Kosovë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të premten, 25 mars, ditë zie, si shenjë nderimi pas vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. “Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tone, sepse edhe vetë e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë... Читать дальше...

I fiksuar pas Ukrainës: Si erdhi deri te pushtimi?

Evropaelire.org 

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Një muaj më pas: mijëra njerëz të vrarë; miliona të zhvendosur; banesa, spitale, shkolla e rrugë të shkatërruara. Si çoi fiksimi i presidentit rus me Ukrainën në një operacion të madh ushtarak në Evropë, të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore?

Kosova shënon 23-vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës me një seancë solemne ka shënuar 23-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe. Fillimisht, deputetët e Kuvendi të Kosovës, me një minutë heshtje kanë nderuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare. Në seancë, përmes një video mesazhi gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, e uroi Kosovën për këtë ditë. Ai tha se 23 vjet më parë NATO-ja ka bërë "gjënë e duhur për popullin e Kosovës". Читать дальше...

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mban vulën e Madeleine Albrightit 

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare. Kryeministri Kurti tha të enjten, 24 mars, se ndërhyrja e NATO-s, për të ndalur gjenocidin në Kosovë - me bombardimet kundër Serbisë - mban vulën e zonjës Albright. Kosova dhe populli i saj, tha Kurti, do të jenë gjithmonë falënderues dhe mirënjohës. “Dija e saj e thellë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Koreja Veriore teston raketën e ndaluar interkontinentale

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka testuar një raketë të ndaluar interkontinentiale për herë të parë prej vitit 2017, sipas Koresë Jugore. Raketa, e cila ka rënë në ujërat e Japonisë, ka fluturuar më shumë se një orë dhe ka arritur një lartësi prej më shumë se 6,000 kilometrash. Zyrtarët japonezë kanë vlerësuar se raketa ka arritur një distancë prej 1,100 kilometrash – çka nënkupton se në teori mund të arrijë në Shtetet e Bashkuara. Në javët e fundit, ky shtet ka testuar një mori raketash, duke përfshirë disa... Читать дальше...

Stoltenberg: Putin bëri “gabim të madh” me pushtim të Ukrainës

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë “gabim të madh” me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Duke folur para samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s më 24 mars, Stoltenberg ka thënë se liderët do të diskutojnë “nevojën për riorganizim të parandalimit dhe mbrojtje në periudhë afatgjatë”. Aleanca ushtarake ka thënë se do të dyfishojë numrin e dislokimeve që ka në Evropë, duke përmendur Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë. Читать дальше...

Britania do t’ia dërgojë 6,000 raketa ushtrisë ukrainase

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se shteti i tij do të dërgojë 6,000 raketa shtesë dhe ndihmë financiare në vlerë të 33 milionë dollarëve për ushtrinë e Ukrainës, e cila është duke luftuar pushtimin nga ana e Rusisë. Johnson i ka bërë këto deklarata në prag të nisjes së samitit të NATO-s dhe atij të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), të cilat mbahen në Bruksel. “Mbretëria e Bashkuar do të punojë me aleatët tanë për të rritur mbështetjen ushtarake dhe atë ekonomike për Ukrainën... Читать дальше...

Rusia dëbon diplomatë amerikanë në shenjë hakmarrjeje

Evropaelire.org 

Rusia ka thënë se do të dëbojë një numër të diplomatëve amerikanë, si shenjë hakmarrjeje, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dëbuar 12 diplomatë rusë. Uashingtoni ka thënë muajin e kaluar se do të dëbojë diplomatët rusë nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, dhe më vonë ka bërë të ditur se do të dëbojë edhe një rus shtesë, për të cilin autoritetet amerikane kanë pretenduar se është spiun. Të hënën, Ministria e Jashtme e Rusisë ka marrë në pyetje ambasadorin amerikan në Rusi... Читать дальше...

Lajçak për Asociacionin: Duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha për Radion Evropa e Lirë se blloku evropian dëshiron të mos krijojë standarde të posaçme për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të krijohet duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Теннисист Медведев вышел в полуфинал турнира в Майами, обыграв Харри






Новое начало: Куба снова становится «большим ухом Москвы»?

В Орехово-Зуеве на ярмарке трудоустройства представили более 700 вакансий

Сдавший участникам атаки на «Крокус» квартиру обжаловал Касимов свой арест

Голикова: число обращений за помощью от пострадавших в «Крокусе» может вырасти